Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: “Një ditë do vdesësh…” Miliarderi jep këshillën si mos na shkojë jeta dëm
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kryesore > “Një ditë do vdesësh…” Miliarderi jep këshillën si mos na shkojë jeta dëm
KryesoreLifestyleTeknologji

“Një ditë do vdesësh…” Miliarderi jep këshillën si mos na shkojë jeta dëm

Published: April 26, 2023
Shpërndaje

 

Një ditë do të vdesësh. Nuk është një spekulim. Nuk është probabilitet. Është një siguri e pashmangshme.

Është e mundur që qeniet njerëzore të së ardhmes të zbulojnë formulën e pavdekësisë dhe të jetojnë përgjithmonë, duke grumbulluar dhe grumbulluar përvoja pa u nxituar. Por ju nuk do ta arrini atë ditë.

- Publicitet -

Është normale që, nëse e mendon me kujdes, të shkakton siklet. Është një nga dënimet e racës: të jesh kaq i vetëdijshëm për skadimin e jetës tënde. Merrni kohën që ju nevojitet për të menduar për këtë dhe për ta futur këtë mendim në zemër.

Sapo ta bëni, përqendrohuni në të vetmen gjë që është me të vërtetë e rëndësishme: të mos humbni kot kohën e kufizuar që keni.

Para se të pendoheni….

Por si ta ktheni këtë fatalitet universal në një mundësi? Sipas Jeff Bezos, pronar i ‘Amazon’ dhe personi i dytë më i pasur në planet, çelësi qëndron në ndërmarrjen e rreziqeve. Kështu ka thënë së fundmi në një intervistë për ‘Business Insider’:

“Unë mendoj se kur fillon të mendosh gjërat për të cilat je penduar kur arrin të 80-at, pothuajse të gjitha janë ato që ke patur rastin t’i bësh, por nuk i ke bërë, pra lëshimet.

Nuk po flas për diçka që e keni provuar, por nuk përfundoi mirë. Por për lëshimet, braktisjet e objektivave, mundësive. Këtu gjithçka ndryshon. Pra dështimet dhe gabimet tuaja nuk do t’ju rëndojnë. Ajo që do rëndojë, do jetë gjithçka që nuk keni guxuar të bëni.

Guxoni të ndryshoni karrierën. Shkruajini dikujt që keni lënë pas, por që nuk keni mundur ta harroni. Lini punën tuaj për të kaluar pak kohë duke jetuar përvojën e vetmuar në një kasolle. Regjistroni atë album që keni dashur ta regjistroni prej kohësh, shkruani atë roman që keni shtyrë për kaq shumë vite.

E frikshme? Sigurisht që është e frikshme. Por është e vetmja jetë që keni dhe ajo po fluturon. Më mirë të ngatërroheni duke tentuar gjëra, sesa të kaloni tetëdhjetë vjet thjesht duke i numëruar. Thellë brenda jush, e ndjeni këtë që po themi…”

Vetëm nuk ecën gjatë…

Për të qenë besnik ndaj këtij qëndrimi, shton Bezos në të njëjtën intervistë, është e nevojshme të rrethohesh mirë:

“Kur ke njerëz që të duan dhe të mbështesin, jeni gati të rrezikoni më lehtë, sepse e dini se pavarësisht si do shkojë, dikush do t’ju ndihmojë të ringriheni.

Shtysa individuale, forca dhe guximi brenda nesh, janë thelbësore, por mos e mashtroni veten: Nuk ka objektiv që mund ta arrini pa patur njerëz cilësorë në krah.

Ata funksionojnë si një rrjet sigurie që ju fton të ndërmerrni rreziqe. Ata i shtojnë vlerë botës tuaj. Ndihmojini të tjerët dhe mos kini zor të kërkoni ndihmë kur t’ju duhet”.

a.q./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • PURCHASE OF TWO VEHICLES FOR FIRE MANAGEMENT, ENFORSA-SUPPLY-3
  • Eric Wendt votohet nga Senati Amerikan si ambasador në Shqipëri
  • Dhunohen barbarisht bashkëshortët në Fushë-Arrëz, pasi denoncuan parcelat me drogë
  • Udhëheqësit e G7 bien dakord për sanksione të reja kundër Rusisë dhe më shumë armë për Ukrainën
  • EuroNatur: Zhvillimet në Pishë Poro–Nartë konfirmojnë shqetësimet që BE ka ngritur për ruajtjen e zonave të mbrojtura

Komentet e Fundit

  1. Abc on Rama: Pasuritë tona lakmohen nga Kina dhe Rusia
  2. Berlin on Rama: Pasuritë tona lakmohen nga Kina dhe Rusia
  3. Berlin on EuroNatur: Zhvillimet në Pishë Poro–Nartë konfirmojnë shqetësimet që BE ka ngritur për ruajtjen e zonave të mbrojtura
  4. lola on VIDEO: Kur protesta flet me gjuhën e dashurisë
  5. Gani USA on Rama: Pasuritë tona lakmohen nga Kina dhe Rusia

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?