Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Këshilla për ushqimin që duhet t’i keni parasysh për festa
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kuriozitete > Këshilla për ushqimin që duhet t’i keni parasysh për festa
KurioziteteLifestyle

Këshilla për ushqimin që duhet t’i keni parasysh për festa

Published: December 30, 2023
Shpërndaje

Periudha e fundvitit nënkupton: Ushqime, ëmbëlsira, dhurata, drita, festë! Por edhe ndjesi faji dhe pendese në janar, për teprimin me ushqimin. Nisur nga kjo, ja ku i keni ca këshilla që duhet t’i merrni në konsideratë këto ditë:

Bëni një pauzë përpara se të hani

Çelësi është ndërgjegjësimi. Kur të doni të hani, gjithmonë ndaloni në atë moment midis dëshirës për të ngrënë dhe të ngrënit në të vërtetë. Këtu do të kuptoni nëse jeni të uritur apo thjesht të mërzitur, të lodhur, të stresuar apo të etur.

- Publicitet -
Bëni një skanim: Trup-Mendje-Zemër

Vini re ndjesitë e ndryshme në trupin tuaj. Shpesh tensioni në qafë apo shpatulla, mund të sinjalizojë ankth dhe stres, jo uri.

Për mendjen, nëse produktiviteti juaj është i dobët dhe e gjeni veten duke menduar se çfarë ka në kuzhinë, me siguri nuk jeni të uritur, thjesht jeni mërzitur duke mësuar, punuar etj.

Për zemrën, dëgjoni emocionet tuaja.

A ndiheni të lodhur nga një natë e vonë, ku po punoni për të mbyllur një punë me afat kohor të caktuar? Ankthi juaj mund të krijojë “uri në kokë” (head hunger). Mendojini këto përpara se të hani.

Nëse nuk jeni me të vërtetë të uritur, do të hani dhe nuk do të ndiheni të kënaqur, pasi nuk po adresoni rrënjën e vërtetë të problemit, duke bërë që të hani gjithnjë e më shumë.

Adresoni nevojat tuaja (Përtej ushqimit)

Dilni jashtë për një shëtitje rreth lagjes për të lehtësuar disi stresin, shtrihuni për pak gjumë rreth 20-minuta, ose pini një gotë ujë për të eleminuar etjen e zgjatur.

Ushqeni urinë tuaj të vërtetë! Vini re a po e kërkoni ushqimin si një rehati emocionale apo jeni vërtet të uritur. Nëse jeni të trishtuar dhe doni një përqafim, lini veten të qajë, në mënyrë që të ndiheni të lehtësuar.

Nëse keni frikë dhe dëshironi siguri, pranoni se si ndiheni. Ushqejeni urinë emocionale me dashuri për veten dhe jo kalori boshe.

Nëse edhe pasi bëni këtë, ju duket se uria juaj është rritur (dhe nuk keni ngrënë më herët), atëherë kemi të bëjmë me oreks/uri dhe jo diçka tjetër.

Kujtojini vetes çfarë do ndodhë më pas

Kjo nuk është hera e parë që ju ndieni dëshirën për të kënaqur urinë emocionale dhe mund të mos jetë e fundit. Por, si do ndiheni pas kësaj? Thuajini vetes:“Nëse e bëj këtë, më pas ndoshta do të ndihem i/e zhgënjyer, i/e fryrë.”

Kujtoni se të hani edhe pjesën e mbetur të bakllavasë mund t’ju bëjë të ndiheni mirë në moment, por kjo ndjenjë e mirë nuk do të zgjasë shumë më pas.

Asgjë nuk është absolute

Ju mund të jeni të vetëdijshëm se nuk jeni të uritur fizikisht, por përsëri ta teproni me ushqimin në një ditë të caktuar. Të gjithë e bëjmë herë pas here dhe nuk ka pse të ndihemi fajtorë për këtë.

Mbi të gjitha, besoni në veten tuaj. Besoni në forcën tuaj të brendshme. Besoni në aftësinë tuaj për të trajtuar gjithçka në jetën tuaj, pa u kthyer tek ushqimi.

 

p.c. / dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • “I kam dëgjuar flamingot, por s’e kuptoj pse nuk ndahen nga sorrat”, Rama reagon për protestën në bulevard
  • Amnistia penale kalon sot në Kuvend, Gogu: 466 persona lirohen menjëherë, mes tyre 11 gra dhe 1 fëmijë
  • Gjyqi i Metës, prokurori: Kemi provat për 279 mijë dollarë, produkt korrupsioni, ish-kreu i LSI bëri pastrimin e tyre
  • Dosja e drogës Koçeku-Shehu-Hamzai: Dalin fotot e ‘samiteve’ në Aruba dhe Antwerp
  • FOTO: Masivitet dhe qëndrueshmëri, jo vetëm Trump. Si e fitoi protesta e Tiranës vëmendjen e mediave të mëdha në botë

Komentet e Fundit

  1. Shendetsia falas on Shkrihet’ kadastra e Dibrës, 14 urdhër-arreste për zyrtarë, mes tyre kandidati për deputet
  2. Berlin on ‘Zemër, Bela ka F-5, ndërsa ne kemi F-6, më pëlqen shumë, Puuucc’
  3. Dashi on Parlamenti Evropian miraton raportin e Shqipërisë për vitin 2025
  4. Berlin on Dosja e drogës Koçeku-Shehu-Hamzai: Dalin fotot e ‘samiteve’ në Aruba dhe Antwerp
  5. Mutdhënësi on Shkrihet’ kadastra e Dibrës, 14 urdhër-arreste për zyrtarë, mes tyre kandidati për deputet

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?