Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë shpreh shqetësim të thellë për vendimin e Dhomave të Specializuara në Hagë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë shpreh shqetësim të thellë për vendimin e Dhomave të Specializuara në Hagë
Aktualitet

Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë shpreh shqetësim të thellë për vendimin e Dhomave të Specializuara në Hagë

Published: September 16, 2026
Shpërndaje

Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë (KASH) ka ndjekur me shqetësim të thellë shpalljen e aktgjykimit të shkallës së parë nga Dhomat e Specializuara të Kosovës me seli në Hagë ndaj ish-drejtuesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Duke respektuar parimet e shtetit të së drejtës, pavarësinë e institucioneve gjyqësore dhe të drejtën e çdo viktime për drejtësi, KASH shpreh zhgënjimin e tij të thellë për këtë vendim. KASH ngre, gjithashtu, shqetësime serioze për kohëzgjatjen e jashtëzakonshme të procesit, paraburgimin shumëvjeçar të të akuzuarve, proporcionalitetin e dënimeve dhe standardet e zbatuara gjatë këtij gjykimi.

KASH rikujton se lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ishte një luftë e drejtë dhe çlirimtare kundër shtypjes, spastrimit etnik dhe dhunës sistematike të regjimit të Slobodan Millosheviçit. Kjo luftë gëzoi mbështetjen e botës demokratike, ndërsa ndërhyrja e NATO-s i dha fund një tragjedie humanitare që kishte detyruar rreth një milion shqiptarë të Kosovës të largoheshin nga shtëpitë e tyre.

- Publicitet -

Makineria shtetërore, ushtarake dhe policore e regjimit të Millosheviçit, si dhe drejtues të lartë të saj, janë gjykuar dhe dënuar nga Tribunali Penal Ndërkombëtar për ish-Jugosllavinë për krimet e kryera në Kosovë dhe në pjesë të tjera të ish-Jugosllavisë. Krimet e dokumentuara të këtij regjimi , vrasjet, masakrat, dëbimet me forcë dhe përndjekja sistematike e popullsisë civile , nuk mund të relativizohen dhe as të barazohen me luftën liridashëse të popullit të Kosovës dhe të udhëheqësve të tij.

Aktgjykimi ndaj katër ish-drejtuesve të UÇK-së nuk është dhe nuk mund të interpretohet si një dënim në emër të popullit të Kosovës, të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës apo të luftës së saj për liri dhe pavarësi. Asnjë vendim gjyqësor nuk mund të njollosë sakrificën e mijëra dëshmorëve dhe viktimave, të zhbëjë të drejtën historike të popullit të Kosovës për liri, apo të përmbysë dallimin themelor ndërmjet agresorit dhe viktimës. Historia e Kosovës dhe karakteri çlirimtar i luftës së saj nuk mund të rishkruhen.

Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë vëren se reagimet e para ndërkombëtare kanë ritheksuar rëndësinë e drejtësisë dhe përgjegjshmërisë, ndërsa në Kosovë dhe në diasporë vendimi ka shkaktuar kundërshtime dhe shqetësime të mëdha. Në këtë kontekst, KASH u bën thirrje partnerëve ndërkombëtarë të Kosovës që të mbajnë një qëndrim të qartë dhe të balancuar: respektimi i proceseve gjyqësore nuk duhet të shndërrohet në relativizim të agresionit serb, në barazim moral të palëve apo në rishkrim të historisë së luftës çlirimtare të Kosovës.

KASH pret që procesi i apelimit të shqyrtojë me paanshmëri dhe rigorozitet të plotë provat, përfundimet juridike, mënyrën e përcaktimit të përgjegjësisë dhe proporcionalitetin e dënimeve, duke garantuar të gjitha të drejtat e të dënuarve për një proces të drejtë. Aktgjykimi i shpallur është i shkallës së parë dhe mjetet juridike ende nuk janë shteruar.

Njëkohësisht, Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë i bën thirrje bashkësisë ndërkombëtare që të zbatojë të njëjtat standarde drejtësie edhe ndaj krimeve masive të kryera nga forcat shtetërore serbe në Kosovë. Drejtësia nuk mund të jetë e plotë, e barabartë dhe e besueshme për aq kohë sa shumë prej përgjegjësve për masakrat, dëbimet, dhunën seksuale, shkatërrimet dhe zhdukjet me forcë vazhdojnë të mbeten të pandëshkuar.

Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë shpreh solidaritetin e tij me popullin e Kosovës dhe me familjet e të dënuarve, duke bërë thirrje për qetësi, unitet, dinjitet dhe besim në mjetet juridike të parashikuara nga ligji.

KËSHILLI I AMBASADORËVE SHQIPTARË

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
2 Comments
  • demo says:
    September 16, 2026 at 9:40 pm

    Ndershmeria,Korrektesia,Bindja ndaj te Huajve Europiane i popullit shqiptar te Kosoves,po i kushton shume Kosoves.
    Te fusesh koken ne sater te nje Gjykate te pamotivuar,te sajuar nga agresori per te gjykuar viktimat,kjo eshte budallallek.
    Hashim Thaci me te tjeret nuk duhet ta lejonin krijimin e kesaj gjykate.Te mos leviznin jasht Kosove dhe te kundershtonin me arme cdo arrestim te kesaj gjykate te paligjshme,te padrejte,antishqiptare.
    Le te krijojne Gjykate per krime lufte te Ukraines ne Hage.Le te arrestojne Zelenskin per krime lufte kunder ruseve ne Ukraine.Eshte e njejta gje.

    Reply
  • Arratisur says:
    September 17, 2026 at 2:17 am

    “KASH pret që procesi i apelimit të shqyrtojë me paanshmëri dhe rigorozitet të plotë provat, përfundimet juridike, mënyrën e përcaktimit të përgjegjësisë dhe proporcionalitetin e dënimeve, duke garantuar të gjitha të drejtat e të dënuarve për një proces të drejtë. ”

    cfare prove mund te egzistoje, a na sqaron dot KASH se paska dyshime dhe pretendon te shqyrtohen provat me paanshmeri.
    A ka shqiptar qe ka qofte dhe me te voglen lekundje per padrejtesin qe po behet per ata kater heronj…

    Po serbia celebroi me veneracion varrimin e kriminelit te saj te Hages javen qe shkoi.
    A nuk guxoni ta akuzoni ate Gjykate si mekanizem serb?

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • E FUNDIT: Vendet kandidate për në BE, edhe nëse pranohen, do përballen me një “periudhë prove” 15-vjeçare pas anëtarësimit
  • Raportohet vdekja e dytë nga murtaja në spitalin e karantinës në Siberi, rritet alarmi
  • Trajneri i Irlandës i drejtohet UEFA-s: Nuk duam më ndeshje me Izraelin
  • Vrima e çelësit u bë kullojëse makaronash
  • Zbulimi i neutrinove me energji të lartë, ndahet Çmimi Nobel në Fizikë

Komentet e Fundit

  1. Patronazhisti on “Ç’i q… tëmën kësaj pune”
  2. Detari on Shumica tani nuk bëjnë më fëmijë, por ky çift në Tiranë sjell në jetë fëmijën e 11-të
  3. Mr. Urith on 103-vjeçari që nuk del në pension: Historia e veteranit që shërben pije prej vitit 1963
  4. Mapo on Shumica tani nuk bëjnë më fëmijë, por ky çift në Tiranë sjell në jetë fëmijën e 11-të
  5. demo on Protestuesit, vezë mbi opinionistin, përplasen me disa deputetë

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?