Nga Bedri Islami
Botuar në DITA
Ai mbërriti i fundit në kështjellë. Diku nga ora gjashtë e pasdites, kur gjërat kishin filluar dhe vetëm disa e prisnin. Kështjella ishte ende në dritëhijen e saj dhe askush nga ata që e pritën nuk mund ta mendonin se shumë gjëra do të kishin emrin e tij.
I lodhur nga rruga, i zbehtë dhe i hequr në fytyrë, dukej i drojtur në atë mjedis të llampadartë, ai ende nuk e dinte se do të ishin ditët e tij.
Shpesh herë është folur mbi ditët e fundit të Konferencës, presionin dhe atë që ka ndodhur mes Thaçit dhe mendësisë ndërkombëtare, hijet dhe passkenat e konferencës, dallimet e mëdha mes shefave të diplomacisë ndërkombëtare, dëshirës për ta mbyllur shpejt një çështje që kishte njëqind vite që u sillej nëpër këmbë, duke e lënë të përgjakurën në brezni të tjera.
Është e vërtetë se presioni mbi Hashim Thaçin për nënshkrimin e Marrëveshjes së Rambujesë ka qenë i gjithanshëm, i përditshëm, sidomos në ditët e fundit, nga të gjitha instancat mirëdashëse për Kosovën, në të janë përfshirë që nga shokët e tij të delegacionit e deri tek zonja e hekurt, Ollbrajt; ka pasur takime të pafund, ditën e natën, haptas e fshehtas, të qeta dhe të tensionuara, herë pas here ka qenë objekt i përkëdheljeve politike, më vonë edhe i presionit të jashtëzakonshëm.
Bri tij ishte Veton Surroi, të cilit i dukej se e gjithë çka luhej ishte e huaj dhe e pakuptueshme, Rugova, i ftohtë, enigmatik, i heshtur, askush nuk e kuptonte dot atë, as shefat e diplomacisë botërore, e, pak më tej Qosja, që ishte krejt i një mendje me Thaçin.
Në të vërtetë, për diplomacinë perëndimore, sidomos amerikane, ka qenë e pakonceptueshme se si është e mundur që një djalë 30-vjeçar, i cili deri asaj dite nuk kishte pasur asnjë lloj mundësie ta ndiqte as nga afër aktivitetin politik të të mëdhenjve të politikës, tashti, krejt papritmas, i vënë në qendër të saj, bëhet kryengritës, kundërshton, pajtohet me diçka dhe reagon ndaj diçkaje tjetër; pret me mirësjellje bisedimet e gjata dhe, në fund të tyre, duke folur lehtas, thotë përsëri, jo, nuk e firmos në këtë mënyrë si është paraqitur.
Përse mund ta bënte këtë ai, kur, për më tepër e dinte krejt mirë se si ishin vuajtjet e luftës, se si ishte të të vriteshin të afërmit, miqtë e shokët, të kishe ankthin e së papriturës së luftës?
Disa herë është thënë dhe është shkruar se pas heshtjes apo mosmiratimit të tij qëndronte hija e Demaçit. Edhe më sipër u përpoqa të sqaroj se, duke pas pjesë të së vërtetës, kjo pjesë lidhej me respektin ndaj figurës së tij; nuk ishte e gjitha.
E vërtetë është se për Thaçin pakkush kishte dëgjuar deri atëherë në kancelaritë perëndimore, ose më saktë nuk kishin dashur të dëgjonin atë që po bëhej e qartë. Jo rrallë, shikimi i këtyre zyrave, edhe për UÇK-në, ishte i mjegulluar, hidheshin si në vorbull fjalë dhe ide për financimin e saj ilegal, për kontrabandë dhe më keq se kaq, e megjithëse kanë shkuar më shumë se 15 vjet, në asnjë rast nuk janë dëshmuar si të sakta vorbullat e tyre. Mirëpo atëherë, dashje pa dashje, por më shumë e para, ky ishte mendimi edhe për drejtuesit politikë e ushtarakë të UÇK-së apo të LPK-së.
Kjo do të bënte që dalja e Thaçit në pozitën e kryesuesit të ishte e papritur, të ishte njëra nga befasitë e para të Konferencës. “Ne as që e kishim idenë se kush ishte ai” – do të shkruante më pas James Rubin, por shumë shpejt, tepër shpejt, ata mësuan të vërtetën se “pjesa tjetër e delegacionit shqiptar tashmë kishin bërë të ditur se ata do të përkrahnin çdo gjë që do të vendoste ai”.
Kjo do të ndodhte për dy arsye themelore, e para, sepse në figurën e tij u veshën tiparet e UÇK-së dhe respekti për të, ishte në të njëjtën kohë edhe shenjë nderimi për luftën dhe, së dyti, sepse edhe anëtarët e tjerë të delegacionit, në veten e tyre, ishin të bindur se ajo që po u afrohej, jo vetëm që nuk ishte më e mira e mundshme, por mund të kishte edhe të papritura.
Ndoshta, pikërisht këto kundërshtime, të Demaçit në Prishtinë dhe të Thaçit në Rambuje, do të bënin që herë pas here të zgjidhej diçka nga lëmshi i pasigurisë.
Nëse në draftin e parë ishte shkruar e zeza mbi të bardhë se UÇK-ja do të zhdukej në një periudhë kohore 3 ose 4 muaj pas nënshkrimit të Marrëveshjes, Thaçi nuk kishte se si të ishte i një mendje me këtë. Kjo do të çonte drejt shndërrimit ose transformimit të saj, si një periudhe kalimtare, e nevojshme për sigurinë e Kosovës.
Nëse ishte menduar se në Kosovë, edhe një vit pas Marrëveshjes, do të ishin 5 mijë forca policore e ushtarake, ai përsëri nuk do të mund të ishte i një mendje me të. Pa folur për anekset e tjera politike, të sigurisë apo ushtarake.
Presioni mbi të ka qenë, mendoj unë, ndoshta i papërballueshëm. Kur zonja Allbright arriti në Rambuje, disa ditë pasi kishte filluar Konferenca, O’Brien, njëri ndër negociatorët kryesorë amerikanë, njohës i mirë i rrjedhave të ngjarjeve në Kosovë, për një kohë të gjatë ndihmës i sekretares së shtetit amerikan, i tregoi asaj se personaliteti kryesor i delegacionit shqiptar ishte Hashim Thaçi, lideri i krahut politik të UÇK-së.
Ky do të ishte sinjali i parë për të se ku duhej përqendruar vëmendja, por jam i bindur se kurrë nuk do e ketë menduar se ky djalë i ri, të cilit i tha në mirëdashje se “shpresoj që ju të bëheni Gerry Adams i Kosovës”, do të ishte njëkohësisht edhe guri i provës. Ata u takuan për herë të parë në një dhomë të vogël, të fshehtë në bodrumin e kështjellës dhe ky do të ishte në vargun e takimeve të tjera, herë të qeta, herë të papërmbajtura, nga të cilat do të vareshin shumë gjëra.
Mirëpo përse ai ngurronte të firmoste, përse dilte kështu kundër rrymës dhe ngulmonte deri në momentin e fundit se duhej shtuar edhe diçka më tepër në Marrëveshjen e përcaktuar.
Mendoj se kjo është thënë në një fjali të zonjës Albright, në njërin nga takimet e shumta me Thaçin.
Ajo do i thotë atij tepër e zemëruar: “E di se e ke shumë të vështirë të heqësh dorë nga pavarësia, por nëse nuk pranon nuk do ta kesh më përkrahjen e perëndimit. Do ta rrezikosh miqësinë me mua dhe me zotin Rubin. Nuk ke miq më të mirë se mua e Rubinin në perëndim”.
Ky do të ishte thelbi i kundërshtimit të tij, ndoshta do të ishte i njëmendtë të hiqte dorë nga miqësia me dy nga personazhet më të respektuar të kësaj ngjarje, por nuk do të hiqte dorë, të paktën deri në momentin e fundit, nga pavarësia e Kosovës.
Mendoj se kjo ishte edhe deviza e qëndrimit të tij.
Në fund të fundit, gjithçka ishte mes dy zgjedhjeve: të perëndimit që kërkonte qetësimin e situatës, për të kaluar hallet në një kohë tjetër, dhe të Kosovës, që përmes Thaçit, kërkonte zgjidhjen përfundimtare, ose, së paku, rrugën drejt përfundimtares. Po ashtu, në bisedat e gjata, të koklavitura, plot tension e rrëshqitëse, zonja Ollbrajt e kërkonte Rambujenë si një fitore të saj, si një Dejton të saj; ndërsa Thaçi e kërkonte atë si një fillesë të re për kombin, dhe, në fund të fundit ai e dinte se, edhe po ta kishin detyruar të nënshkruante jashtë vullnetit të tij, pak kush do i bindej atij nënshkrimi.
Sepse edhe ai vetë, i pari, nuk do i bindej. Unë vazhdoj të jem i bindur se qëndrimi i Thaçit ishte i vetmi i saktë në atë Konferencë dhe krejt ndryshe nga qëndrimi i Rugovës, i cili, që pas draftit të dytë, që ishte drafti i nënshtrimit, nuk bënte asgjë tjetër, veçse i binte me bërryl Thaçit, dhe i thoshte: “Nënshkruaje, bre Hashim, dhe të ikim në shtëpi”. Si do të thoshte më pas analisti i njohur, Blerim Shala, “është interesant që dr. Rugova jo vetëm kësaj here, por gjithmonë gjatë Konferencës së Rambujesë është treguar tejet pasiv dhe jo fort i interesuar për zhvillimet rreth tij, në delegacionin e Kosovës apo edhe në qarqet e Konferencës”.
Ditët po rrokulliseshin shpejt. Ishte një vorbull brenda së cilës mund të humbisje, apo edhe më keq, të mbyteshe. Mbi Konferencën ishte vetëm një njeri që mund të dëgjohej, Kadare, dhe vetëm një dorë që mund të zgjatej pa mëdyshje, pakëz romantike, por gjithnjë e dobishme, shteti shqiptar.
Mendimi i Kadaresë kishte më shumë vlerë se qindra konferenca shtypi, ai ishte zëri i elitës dhe i figurës kombëtare, pa asnjë dyshim me më shumë autoritet në Lëvizjen Çlirimtare, megjithëse nuk besoj se ai e dinte këtë, asnjë lider tjetër nuk kishte vlerën e tij dhe çdo thënie e Kadaresë në mbështetje të luftës ishte si një kambanë alarmi. Ndaj letra e dërguar prej tij kishte në vete ankthin e tij, por edhe ankthin tonë. Ndërsa shteti shqiptar kishte një dimension tjetër, ndoshta për herë të parë në këto vite ai po bënte një pjesë të rëndësishme të detyrës së tij.
Në mbrëmjen e natës së parafundit u nisa për në Bruksel, së bashku me Xhevat Bislimin. Bisedova me Thaçin për qëndrimin që do të mbahej dhe mbështetjen e organizatës. Ai nuk ndjehej i lëkundur, megjithëse e dija se sa vështirë e kishte. Ne shqiptarët jemi të çuditshëm. Jo rrallë, për të mos thënë gjithnjë, miratojmë gjithçka vjen nga larg. Themi vetëm “urra” dhe bëjmë më tej, pa e ditur se strukturat e mëdha kanë edhe dobësitë e tyre, lojën e tyre. Sidoqoftë, Thaçi, ndërsa po bëhej problemi i të tjerëve, nuk po ishte më “problemi” i shqiptarëve. Në Bruksel arrita natën vonë dhe së bashku me një mik vjenez shkuam në kuartierin e NATO-s.
Me vete kisha një kopje të materialit që kishte përgatitur Bardhyl Mahmuti mbi masakrat serbe, por edhe një material që më kishte sjellë nga lufta Ramiz Lladrovci me disa nga përqendrimet e ushtrisë serbe. Në atë natë dhe të nesërmen u bënë katër telefonata të rëndësishme.
Biseda e parë ishte me zotin Rexhep Mejdani, Presidentin e shtetit shqiptar. Ai donte të dinte më shumë për qëndrimin e delegacionit të UÇK-së në konferencë. Sapo kishte takuar pjesëtarët e familjes Jashari. Ishte i shqetësuar, për më tepër, rrjedhat kishin shkuar në forma të ndryshme tek ai. Disa muaj më parë, një delegacion i lartë i LPK-së dhe i UÇK-së ishte takuar me zotin Mejdani në zyrën e tij. Biseda kishte qenë e ngrohtë, ai ishte tejet komunikues dhe dashamirës, nuk kërkonte të imponohej, e kishte lënë mënjanë qëndrimin e një presidenti dhe kërkonte të ishte sa më i natyrshëm.
Mirëpo, duke e respektuar jashtëzakonisht, ne kërkonim më shumë. Ishte një periudhë kur kishte filluar ofensiva e madhe serbe dhe UÇK-ja kishte vështirësi në logjistikë. Ndërsa shteti shqiptar kishte mjaft dhe, ne mendonim, se ishte koha, që të bënte më shumë se sa deri asaj kohe. Kërkesën e bëmë haptas, sepse ndjeheshim si në shtëpinë tonë, mirëpo, çuditërisht, me gjithë përpjekjet e tij, refuzimi erdhi nga dikasteri i mbrojtjes.
Një zyrtar i lartë kërkonte patjetër një urdhër me shkrim, mirëpo, ato ditë, askush nuk mund të lëshonte një urdhër të tillë. Më pas, miqësisht, pyeta njërin ndër këshilltarët e tij politikë, përse nuk mund të lëshohej një urdhër i tillë. Ishte një përgjigje befasuese, se “nëse do të lëshohet një urdhër si ky, nesër ai botohet në ‘New York Times’”.
Unë mbeta i çuditur.
Kur zoti Mejdani më telefonoi për Konferencën dhe domosdoshmërinë pse duhej nënshkruar ajo, ndjehej shqetësimi i tij. Vinte nga larg, por vinte i sinqertë.
Biseda e dytë ishte me zotin Pandeli Majko. Ai ishte më impulsiv. Ishte përpjekur të lidhej me Thaçin, por nuk kishte arritur. Më tha se dokumenti duhej nënshkruar sa më parë dhe e ndjeva shqetësimin e tij. Ishte tepër i sinqertë. I shpjegova rrjedhën e gjërave. Papritmas më tha: “Thaçi duhet ta nënshkruajë. Në se i dalin probleme, le t’u thotë shokëve se kështu më urdhëroi Pandeliu”. Unë mbeta. Në të vërtetë e doja dhe e respektoja atë, por kjo ishte tepër naive. E dija se ishte një moment sinqeriteti, mirëpo deri atëherë duhej ta kishte mësuar se, në qoftë se nuk na kishte urdhëruar deri atëherë për asgjë, nuk mund të fillonte tashti të urdhëronte.
Ishte tepër vonë, në të vërtetë kishte qenë vonë gjithnjë, jo vetëm për atë. Sidoqoftë zoti Majko do të mbeste për shumë kohë figura politike më e afërt për shqiptarët në Kosovë. Impulsiv si ishte, ai kishte gjithnjë ndjenjën e lartë të sinqeritetit. Edhe trazimet që u krijuan në javët e fundit të luftës, disa pengesa që ishin të panevojshme, por që sollën acarime të mprehta, më shumë ishin rrjedhojë e nëntokës politike, grupimeve brenda të njëjtës strukturë.
Biseda e tretë ishte me zotin Sabri Godo. Me të unë u lidha përmes ministrit të atëhershëm të Punëve të Jashtme, Paskal Milo. Nga të gjitha figurat politike në Shqipëri, ai më shumë se të tjerët, kishte qenë gjithnjë një mbështetës i hapur, i fuqishëm dhe pa dorashka i luftës në Kosovë. Asnjëherë nuk kishte pasur ekuivoke, edhe kur koha mund të kishte qenë e tillë. Zoti Godo ishte vërtet i trazuar. Kjo ndihej në zërin e tij dhe në fjalët që i thoshte me aq dhimbje. I thashë se Thaçi e kishte të drejtën për të vepruar nga organizata. Zoti Godo më kërkoi të takoheshim, por isha larg. Më tha tepër butësisht: “Është koha të jesh këtu”. Ishte në të drejtën e tij.
Më pas zoti Godo, kur u takua me Thaçin, i tregoi për bisedën tonë dhe për mendimin tim që marrëveshja duhet të nënshkruhej. Thaçi i tha: “Bedriu e ka telefonin tim, le të më marrë dhe të më thotë vetë. Në organizatë nuk është aq e thjeshtë”.
Biseda e katërt ishte nga Kosova. Nuk ishte një telefonatë direkte. Nëna e mikut tim Hamid Xhema, të cilën e kisha njohur kur vinte tek i biri në Shtutgart, i kishte thënë atij se “Thuaji atij mikut tënd nga Shkodra, të flasë me shokët e tij, të nënshkruhet një marrëveshje, se për emër të zotit po digjemi në flakë. Veç të mos mbesim ma nën Serbi, se vjen prapë koha e digjemi për së gjalli”.
Në vend të mbylljes:
Ishte një ditë e ftohtë fundshkurti. Pas shirave që kishin rënë disa ditë më parë, përzier me dëbora të squllura, kishte filluar të dilte një diell i plotë, që nuk ngrohte. Kishim tri ditë, që së bashku me Kujtim Hysenin dhe ish zëvendësministrin e punëve të jashtme të Shqipërisë, Pëllumb Xhufin, qëndronim me orë të tëra duke diskutuar se cila mund të ishte rruga e zgjidhjes.
Kujtim Hysenin, si thashë, e kisha pasur në gjimnaz mësues të gjuhës franceze, ndërsa me Pëllumbin kishim qenë bashkë në fakultet. Kishim kohë pa u parë, rrjedhat e jetës na kishin shpërndarë, tani na kishte mbledhur Rambujeja.
Në hotelin e vogël, të njohur si “Imbis”, ngadalë po fillonte të binte heshtja. Na kishte ardhur e plotë projektmarrëveshja që do të firmosej pas konsultimeve në Kosovë dhe njerëzit përpiqeshin të lexonin mes rreshtave pak shpresë më shumë.
Njëri nga shokët tanë, tepër praktik si gjithnjë, Ibrahim Kelmendi, tha i menduar, “Le të shpresojmë që Millosheviqi nuk do e nënshkruajë”.
Pastaj u nisëm për punë të tjera. Lufta ende nuk kishte mbaruar. Terrori i madh sapo kishte filluar, një e treta e gjithë forcës ushtarake të Serbisë po derdhej me zjarr e me hekur drejt Kosovës.
Rambujeja po zhvendosej furishëm në fushëbetejat e Kosovës. Liderët serbë asnjëherë nuk kishin qenë të interesuar që çështja e Kosovës të zgjidhej përmes bisedimeve. Ata kishin projektuar të zgjidhnin “problemin shqiptar” me një përndjekje masive, të paparë deri atëherë. Ora e tragjedisë po binte furishëm.
Milutinoviq i kishte thënë disa ditë më parë zonjës Albright “E pse brengoseni aq tepër për këta shqiptarët? Ne mund ta zgjidhim problemin e tyre vetëm për disa javë”.
Kishin filluar “javët” e tyre. Do të ishin të tmerrshme. Si thonte dikur në një poemë të tij, Agim Gjakova, njerëzit zgjoheshin dhe nuk e dinin nëse do të flinin e ku do të flinin. Njerëzit flinin e nuk e dinin në se do të zgjoheshin.
U largova nga Rambujeja një ditë të diel. Të dielltë. Të ftohtë. Si në baladat e lashta, shumë po ndrit e pak po nxehë. A do të ndodhte kështu edhe me Rambujenë, të ndritë shumë e të nxehë pak?
Nuk e dija, askush nuk e dinte, të gjithë ishim në pritje..
—–
©Copyright Gazeta DITA
Ky artikull është ekskluziv i Gazetës DITA, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar DITA dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.
Ok per sa thote autori por per keshillen e berishes atehere per delegacionin kosovar ne Rambuje pse nuk shprehet fare ?
Ky ishte nje nga momentet me kritike te kombit dhe berisha (qe thote se shqetesohet aq shume per Kosoven) doli hapur kunder kesaj Marreveshjeje qe do sillte Clirimin e Kosoves; po te kishin degjuar Thaci me shoke keshillen e ketij dhe te mos e nenshkruanin, sot e kesaj dite ushtria dhe policia serbe do ishte ne Kosove.
Ky njeri (saliu) ose eshte njeri me vizion zero (medemek burre shteti ky palaco….) ose eshte agjent i serbise ose ndone shteti tjeter anti shqiptar si franca apo ndonje gje e tulle..
I njejti percaktim per kete njeri moster mbetet edhe ne lidhje me ngjarjet e viteve 1996 – 97 ne Shqiperi
Ne vitin 1990 Shqiperia pati nevoje per nje njeri normal, por per turpin e saj nxorri kte palaco kuq e blu !
Aresyeja qe populli yne nxorri kete produkt skarco eshte se ishim nje popull I sterlodhur nga diktatura dhe mjerimi
Ky Moguli Ahmet Kamberi(Nuk e di fare cdo te thote mogul),duhet te priste 30 vjet te shkruante Historine e Partise?Te gjithe ato qe ndodhen dhe po ndodhin sot,jane pregatitur ne Kaplloqen(e quajne edhe subkoshience) e rrethit te ngushte te Bllokut,ku bente pjese edhe Berisha edhe Kamberi,edhe Edi Rama.
Ju dhe femija juaj edi rama keni pare nga Blloku nje Europe ne Lux,,nje Panorame me Veliera ,me Jahte,me vetura te shtrenjta,,PA PUNE,Pa Uzinat e Naftes,pa miniera,pa Industri,pa Bujqesi te stermundimshme,pa Ushtri.
Pjella juaj eshte Sali Berisha,Shkelzeni,edi rama,Eriku i Fullanit.
Kosoves i duhen Bedri Islama.Per fate te keqe eshte e mbushur me niperit e Rhaman morines qe zhgarralisin mediat kosovare.Si bajrushat,zeqira,robella,butuqa….
Perendimi ishte kaq i fuqishem te mos lejonte qe ne Serbine e vogel te mos vinte ne pushtet kriminelet.
Perendimi, eshte nje fole pederastesh qe pordhunohen rregullisht nga Anglia.
Artan ,komentuesit i them te lexoje nje here Rezoloten e marveshjes se Rambujese dhe pastaj te jape mendimin se pse dikush ,si Berisha ishte kunder . Te gjithe ishin kunder asaj marreveshje qe nuk conte Kosoven ne pamvarsi por ne te njejten situate te vitit 1974 , nje autonomi nen drejtimin e Serbise . Fati yne desh qe Miloshevici i pa afte si politikan te mos pranonte qe te nderhynte Nato pastaj . Ndodh qe fati ndihmon dhe jo zgjuarsia , ndonjehere .Miloshevici ishte i bindur 100% se Rusia s”do te lejonte nderhyrjen e Natos .Si pati mendjen mori dhe fundin e merituar .
I mirë shkrimi i Bedriut. Por po aq të mirë edhe shkrimet e Viktor Malajt dhe Ahmet Kamberit. Të cilëve nuk u janë lejuar komentet nga lexuesit! Me këtë të fundit, Ahmet Kamberin, jam 100% dakort. Vetëm kam dy vërejtje: E para nuk kam asnjë shpresë se do të vijë një rini qê do ta ribêjê Shqipërinê! Kjo rini ka humbur çdo ideal. Ose më mirë ideali i saj ështê droga, pasurimi me krime, imoraliteti, jetesa qyl dhe pa punuar etj etj. Shkatërrimi i vlerave morale është një projekt botëror i drejtuar mjeshtërisht nga Sorosi, Bilderbergët, Iluminati etj. Pra nga kasta drejtuese e globit. Prandaj nuk ka më asnjë shpresë. Shqipëria një ditë do të zhbëhet fare. Më së shumti do të mbesë vêrtet një shprehje gjeografike. E dyta, dhe me shumê rëndësi, artikullshkruesi ka “harruar” të kritikojë rolin e Enver Hoxhês në të gjitha të metat dhe dështimet e sistemit të kaluar. Të tejzellshmit, siç i quan A. Kamberi, ishin shpirti dhe zemra e Enverit. Pikërisht për këtê shkak ai eleminoi edhe ish – shokët e tij të luftës dhe rindërtimit. Mê të fundit Mehmet Shehun dhe Kadri Hazbiun. Enveri ishte “nëna” e shtypjes dhe terrorit në vend. Për të tjera plotësusht dakort me zotin Kamberi.
Mogul, more demo, do te thote manjat ose oligark dhe termi vjen nga India, duke pasqyruar hierarkine e nje sekti…
Po Rita, verejtja juaj qendron.
Marreveshja nuk jepte gjithcka ne pjate ! Prandaj Thaci u kthye ne Kosove ku mori konsensus me te gjere dhe u rikthye ne Rambuje ku firmosI Marreveshjen e famshme, veprim per te cilin ish sekretarja e shtetit e ndjera Ollbrajt (te cilen komunisti berisha e etiketoi dikur si komuniste…) e vleresoi si vullnet te nje populli per paqe nepermjet negociatave !
Kjo Marreveshje do ishte celesi i solit per te filluar Koncertin e Natos mbi serbi ne Pranveren e vitit 1999, Koncert I cili do sillte Lirine e shumepritur !
Ma do mendja qe berisha, njesoj si I trashi dhe i ligu serb milloshevic e dinin qe Bashkimi Sovjetik ishte shperbere, dhe Russia ende ishte teper e brishte ne cdo drejtim; ne keto kushte ishte thjesht Mungese Intuite te mos llogarisje pafuqine e Moskes per te kundershtuar vendosmerisht Perendimin ne kete moment.
Kujtoj ketu vendosmerine e Klintonit kur permendi atehere shprehjen: Edhe sikur gjithe Europa te turbullohet
Ne nje perpjekje per te mbrojtur pozicionin fatal te berishes ne lidhje me Marreveshjen, B, Mustafa, ish minister i Jashtem I demokrateve do shprehej se berisha nuk kushte patur informacionet e duhura …. ( I gjori….) pa beri Gafen e Madhe qe e ben me turp : i trashe apo agjent ??
Edhe nje here : po te kishte degjuar berishen, Kosova pergjithmone do mbetej nen serbi !!!!
Dhe e Verteta me e Madhe eshte se ishte vete Zoti qe beri Drejtesi ne Kosove !
Kuptoj se kemi mendime te kunderta per nje ngjarje historike ku kalimin e nje cerek shekulli kohe se afermi ,interpretimet jane nga me te ndryshme.Dhe nuk dua t’i shfaq krejt mendimet e mija se asnje lloj vlere s’kane por vec mbetem ne cudi se pse orientimet e juaja si dhe te mijat jane krejt te kundërta. Te respektohen te gjithe ,qofshin dhe ,,,,gabim ???
Lexoni keto vjersha fantastike:
Epopeja e Sali Berishes
Sali Berisha fytyre mut,
hurin ne bythe duhet me ia fut.
Sali Berisha eshte nje dudum,
e shkerdhefte derri ne sume.
Shkelzen Shkerdhen Berisha,
nga pordhet iu gris kemisha.
intelektuali e shkerdhen,
Shkelzen Berishen ne nje legen.
Grida Grida Duma,
te qifte derri te suma.
KISHTE SHUME ENIGMA
NE FUND KOHA FOLI
GJARPER I VERTETE
HASHIM THACI DOLI
PAS SHPINE KOSOVES
THIKEN SEC I NGULI
SE CORBEN E PRISHUR
HENGRI KOKETULI
VRAPON KLANI TIJ
TA BEJE HERO
I FLAK HISTORIA
VATANI SI DO
VRAJE TRADHETINE
TE GEZOSH LIRINE
Mund te mos jem dakord me gjykimet e Bedri Islamit per Rambujene,por fakti qe lejon rubrike komentesh tregon qe s`ka gje per te fshehur. Ndryshe nga disa SKUTHA te medias si Tarifa,Shabani dhe te tjere qe i fshihen opinionit.
Rambuje ishte nje MUT qe e firmosen zagaret e Sorosit Thaci edhe shoket e tij qe rrinin ne hotelet e Tiranes.
Rambuje e thoshte shume qarte: KOSOVA ESHTE PJESE E SERBISE.
Ca mutin donin keta idiotet kosovare qe e firmosen?
Pse nuk kapnin armet edhe te luftonin kunder serbeve keta kosovaret?
Pse vinin si frikacake ne Shqiperi keta kosovaret?
PRANDAJ: MBYLLNI GOJET TUAJA JU KOSOVARET SE VINI ERA MUT !
O Thaci o gomar,
duhesh varur ne litar.
No vax pro kaos
Do plumbin e xha jahos
Flet kot shume kot
O i trashe si bot
Ne tru ke mut
Te gjithe ta kane fut
Nuk nxe mend
Nuk mbush nga askend
Mendje iluyminati http://www.Per ty Latinet e lashte kane nje Proverbe:Ignorantia falimur,et errata discimus.
DUKET KA SHKALLUAR
LIDHENI EUROPEN
DETYRON KOSOVEN
TI BEJ VETES GROPEN
VIKTIMEN GREMIS
XHELATIN E MBAN
PER SERBIN KOSOVEN
SERISH BEN KURBAN
I KA VENE ALBINIT
LITARIN NE FYT
TINES PO GATUAN
BERLININ E DYTE
KU JE EDVIN RAMA
MOS HESHT POR GJEMO
NESE JE PA HILE
KOSOVEN E MBRO
HEJ KOSOVE VET E KE FAJIN
GJARPERINJTE NE GJI VET I KE RRIT
PA E SHKUL ME RRANJE TRADHETINE
KA ME TE MBET LIRIA NE FYT
ZHBIJE TRADHETINE
TE GEZOSH LIRINE
FINALEN E KURTIT
MENDOJ TASH E PARE
DO DAL HASHIM THAC
A ADEM JASHAR
Redjan, ti je ai qe komenton edhe si Ok, Tani edhe Eri. Per ty eshte kjo vjershe speciale:
O Redjan, o katran,
je mut i djegur ne tigan.
Por kosovaret fajin
e kane edhe vet
se lejuan Hashim Thacin
te hidhte shurren perpjete.
Hashim Thaci gomarin
kosovaret e lejuan
te nderonte gjarprin
qe ne Rambuje e mbuluan.
O demo, or ti torollak
nuk fitohet lufta duke ikur si frikacak.
Kosovaret asgje nuk mesuan nga Gjergj Kastrioti,
Luften e fiton vetem me patrioti.
Shqiptaret ndaj serbeve numerikisht jane superiore,
Po duan Serbine e shqyejne vetem per 1 ore.
Ashtu si ka thene
edhe shoku Enver
nuk ta sjellin lirine
ty disa te tjere.
Por edhe Enveri
kete nuk e shpiku vet
e mesoi nga Skenderi
me i madhi i kombit vertet.
Per Hashim Thacin:
Vajte dhe firmose
ti or faqezi
sikur kjo Dardani
na qenke Serbi.
Prap per Hashim Thacin:
Ate Autonomi te ndyre
Ti doje ta ktheje
me firmosjen tende
atje ne Rambuje.
Ti tregove qe je nje tradhetar
Ngele per gjithemone nje jugokosovar.
jugokosovar ti ngele per gjithemone
ndaj dhe ne themi qe te na hash mune.
Shqiptaret ndaj serbeve numerikisht jane superiore,
Ndaj po te duan Serbine e shqyejne vetem per 1 ore.
Serbine e kane frike
vetem injorantet
Shqiptaret e vertete
i bejne gati armet.
Shqiptaret ndaj serbeve
numerikisht jane superiore
Ndaj po te duan Serbine
e shqyejne vetem per 1 ore.
Haleja eshte edhe balene
Ndoshta ai nuk e di
Te luaj fene
Po te duash edhe te qi
I thote te tjereve shkoni luftoni
Haleja byth e zgjuar
Koka prej bidoni
Trapin na ke rruar
Të gjithë ju aty lart, merrni nga një brisk, pak shkumë dhe vihuni në rradhë për t’ia rruajtur heroit Hashim Thaçi. Të gjithë. Kur të mbaroni, vihuni në rradhë për t’ia rruajtur prapë.
Pirro i Epirit,
Romen e shkerdheu,
atje ne Kalabri,
legjionet ia preu.
Aleksandri i Madh,
pushtoi Boten mbare,
edhe u tregoi,
se c’do te thote te jeshe Shqiptare.
Redjan, kjo eshte nje tonelate speciale per ty:
O Redjan o torollak,
ti s’ke rime o alabak,
se nuk ke fare rime,
ndaj shko atje ne vrime.
Ti je mut i thare ne diell,
kush te shikon ty i vjen per te vjell.
O Redjan, o katran,
je mut i djegur ne tigan.
Serbine e kane frike
vetem injorantet
Shqiptaret e vertete
i bejne gati armet.
Shqiptaret ndaj serbeve
numerikisht jane 4-fish superiore
Ndaj po te duan Serbine
e shqyejne vetem per 1 ore.
O idiot!
vargezimi duhet te respektoje edhe Rimen edhe Metrin.
Lexoni:
Mos hani mut kot me artikuj debilash te gazetes mute Dita por lexoni kete:
Keto jane te gjitha idiotesira. Politikanet edhe oligarket nuk kane asnje pushtet ne Shqiperi. Pushtetin e kane Ilir Hoxha edhe Sokol Hoxha ne Shqiperi se nuk ishte budalla Enveri qe te humbiste pushtetin familja e tij. Te gjithe politikanet kryesore i kane vene ne politike cunat e Enverit Iliri edhe Sokoli.
Edi Rama eshte cuni i skulptorit te Enver Hoxhes.
Sali Berisha ishte qe ne vitet 1970-ta edhe 1980-ta shok me Ilir Hoxhen edhe Sokol Hoxhen edhe ka dal edhe familjarisht bashke me cunat e Enverit edhe me vet Enverin ne fotografi. Prandaj berishen ata e ben kryetar te PD.
Fatos Nanon e njihte Nexhmije Hoxha nga instituti i saj marksist-leninist. Prandaj Fatos Nanon ata e ben kryetar te PS.
Ilir Meta eshte kushuri i familjes se Sulo Gradecit nga Skrapari. Sulo Gradeci ishte shoqeruesi i Enver Hoxhes.
Lulzim Basha: Mamaja Lulzim Bashes eshte nje kushurire te Nexhmije Hoxhes nga Dibra edhe prandaj u fut aq shpejt ne politike edhe u be edhe minister.
Pandeli Majko: Mamaja e Pandeli Majkos ishte ne vitet 1970-ta edhe 1980-ta profesoreshe ne Universitetin e Tiranes ku ishte edhe Liljana Hoxha profesoreshe qe eshte gruaja e Sokol Hoxhes. Te dyja keto ishin shoqe te ngushta bashke sepse ishin te dyja nga Korca.
Prandaj kapni Ilir Hoxhen edhe Sokol Hoxhen edhe u konfiskoni te gjitha pasurite se ata kane me shume se 450 miliarde euro. Me pasurite qe keta zagaret Ilir Hoxha edhe Sokol Hoxha u kane vjedhur shqiptareve, Shqiperia do barazohej ekonomikisht me Zvicren.
Ca prisni me kot? Pse genjeheni me politikanet duduma?
Kapni Ilir Hoxhen edhe Sokol Hoxhen edhe u konfiskoni te gjitha pasurite se ata kane me shume se 450 miliarde euro.
Ilir Hoxha edhe Sokol Hoxha jane me te poshter nga Sali Berisha. Berisha eshte vetem nje qen i tyre. Kapini keta muter edhe nxirruani prej hundesh leket qe i kane vjedhur popullit shqiptar !
Lexoni te verteten e madhe:
Gjergj Kastrioti eshte njeriu me i madh qe ka jetuar ne bote !
Enver Hoxha eshte nje xhuxh para Gjergj Kastriotit !
Harrojeni kete krahasim prej debilash fanatike enveriste !
Gjergj Kastrioti eshte LEGJENDARI I PAVDEKSHEM !
Enver Hoxha ishte nje sherbetor i komanduar 100 % nga Londra ashtu si te gjithe komunistet !
Gjergj Kastrioti luftoi 25 vjet me shpate ne dore !
Enver Hoxha nuk beri asgje edhe ishte vetem nje lexuesh lajmesh qe i vinin nga Lonrda !
Mos harroni qe kufijte e Shqiperise i caktoi Londra edhe Londra e komandon qe atehere 100 % politiken !
Gjergj Kastrioti ua kalon edhe Aleksandrit te Madh edhe Pirros se Epirit !
Gjergj Kastrioti eshte ME I FORTI, ME NACIONALISTI, ME PATRIOTI, ME TRIMI, ME I LAVDISHMI qe ka pare historia shqiptare edhe e gjithe botes !