Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: FOTO: Leje të shumta nga qeveria për resorte luksi, kush është Isa Aliu i lidhur me grupin e kokainës goditur nga SPAK
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Analiza > FOTO: Leje të shumta nga qeveria për resorte luksi, kush është Isa Aliu i lidhur me grupin e kokainës goditur nga SPAK
AnalizaInvestigim

FOTO: Leje të shumta nga qeveria për resorte luksi, kush është Isa Aliu i lidhur me grupin e kokainës goditur nga SPAK

Published: June 16, 2026
Shpërndaje

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në kuadër të procedimit penal nr. 138 të vitit 2020, ka finalizuar një operacion kompleks kundër një grupi të strukturuar kriminal, i përfshirë në trafikun ndërkombëtar të lëndëve narkotike

Një nga personat kryesorë, për të cilin është nxjerrë urdhër arresti është Isa Aliu.

Përmes kompanive të tij zoti Aliu ka marrë disa leje për ndërtime resortesh në bregdet nga Gjiri i Lalzit deri në Jug.Një nga kompanitë kryesore përmes të cilit Aliu sipas SPAK ka pastruar paratë e drogës është Aliu Road House shpk.

- Publicitet -

Nga hetimet është provuar se paratë e përfituara nga trafiku ndërkombëtar i kokainës janë transferuar në Shqipëri, “cash” për të shmangur sistemin bankar në fazën e parë dhe më pas janë investuar në pasuri të paluajtshme, në krijimin dhe blerjen e aksioneve të kompanive tregtare, shoqëri të ndryshme kryesisht në fushën e ndërtimit, hotelerisë, konsulencës etj.

Në muajt Maj 2021 – Qershor 2021, rezulton se kompania “Aliu Road House” sh.p.k, ka filluar aktivitetin e saj në sektorin e ndërtimit.

Dyshohet se, për të mos tërhequr menjëherë vëmendjen nga strukturat ligjzbatuese, personi nën hetim Isa Aliu, orientoi që kompania të shfaqej fillimisht si nënkontraktore për ndërtim banesash.

Shfaqja e kompanisë në këtë mënyrë, do të “justifikonte” sërish flukset e ardhshme të parave cash dhe shtrirjen e pritshme në sektorin e ndërtimit,” thuhet në njoftimin e SPAK.

Sipas hetimeve paraprake, skema e pastrimit të parave është realizuar më pas përmes blerjes fiktive të kuotave të kapitalit në shoqëri tregtare, me çmime shumëfish më të ulëta se vlera nominale, për të marrë kontrollin e kompanive me kosto minimale.

Fondet janë qarkulluar përmes huave mes personave fizikë dhe kompanive të lidhura, me qëllim krijimin e një historiku ekonomik fiktiv dhe humbjen e gjurmës së origjinës së parave.

Pjesë e goditjes janë dhe vëllezërit Bibaj, të cilët edhe këta zotërojnë një sërë pronash dhe kompanish ndërtimi përfshirë hoteleri në Dhërmi përmes kompanisë Altea Invest.

Shpëtim Bibaj dhe vëlezërit e tij zotërojnë edhe hotelin e afiluar nga Melia i Artan Dulakut i quajtur Hotel Elisa Tirana.

 

Vijon

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
4 Comments
  • Vlora 97 says:
    June 16, 2026 at 1:38 pm

    Ça thoni bre
    Palloshi esht i ndershem
    Pas Balluqes ky vjen direkt i dyti per ndershmeri

    Reply
    • Anonymous says:
      June 16, 2026 at 2:52 pm

      @Vlora97. Qafsha pér zotin, burra mo té miré se Belinda dhe Edi nuk gje dot. I vetmi qé i afrohet kshtu nga bukuria, osht Taulant Palla, ai qé bo sikur e do fort Edin.!!!

      Reply
  • Kokpalari 21 janarit says:
    June 16, 2026 at 2:30 pm

    Ka dal garant xha Temja
    Nuk jep leje kumandari per drogaxhij

    Reply
    • Anonymous says:
      June 16, 2026 at 6:02 pm

      Kapterrit, palloshi ja ka bere aq te madh pensionin saqe mund te jete nje nga investitoret e Zvernecit.

      Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Nafta shkon 214 lekë për litër, Braçe: Të kthehet Bordi i Transparencës, rritja është e qëllimshme
  • Balluku qëndron 20 minuta në SPAK, “kyç” gojën para gazetarëve
  • Ilir Beqaj lirohet nga qelia, GJKKO i cakton masën arrest në shtëpi
  • 1 euro për të huajt, 100 pengesa për shqiptarët! Certifikimi i pronës, ndjenja e rëndë e pabarazisë para shtetit dhe pushtetit
  • A do arrestohet Balluku

Komentet e Fundit

  1. demo on Bëhet zyrtare: Qeveria i jep kompanisë që promovon aktori i njohur turk 885 mijë metra katrorë tokë në Vlorë për 1 euro
  2. Anonymous on Bëhet zyrtare: Qeveria i jep kompanisë që promovon aktori i njohur turk 885 mijë metra katrorë tokë në Vlorë për 1 euro
  3. Gen Z on “Po më thua të mos u besoj syve?” Rama pranon takimin në jaht, përplaset me gazetaren: “Si mund të thosha Jo…”
  4. Katiu on A do arrestohet Balluku
  5. 1thundrak on Bëhet zyrtare: Qeveria i jep kompanisë që promovon aktori i njohur turk 885 mijë metra katrorë tokë në Vlorë për 1 euro

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?