Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Këta janë pesë burrat më të pasur në botë, çfarë u ka ndodhur tre vitet e fundit me pasurinë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Ekonomi > Këta janë pesë burrat më të pasur në botë, çfarë u ka ndodhur tre vitet e fundit me pasurinë
EkonomiLajmi i fundit

Këta janë pesë burrat më të pasur në botë, çfarë u ka ndodhur tre vitet e fundit me pasurinë

Published: January 16, 2024
Shpërndaje

Pavarësisht krizës në shumë rajone të botës, më të pasurit vijojnë të shtojnë pasuritë e tyre.

Sipas një raporti të Oxfam, pesë njerëzit më të pasur në botë e kanë dyfishuar pasurinë e tyre që nga viti 2020.

Pasuria e tyre është rritur me 114% në një total prej 869 miliardë dollarësh, pas marrjes në konsideratë të inflacionit, sipas raportit vjetor të pabarazisë të Oxfam.

- Publicitet -

Nëse trendet aktuale vazhdojnë, bota mund të ketë trilionerin e parë brenda dekadës.

Në të njëjtën kohë, gati 5 miliardë njerëz në mbarë botën janë bërë më të varfër, pasi përballen me inflacionin, luftën dhe krizën klimatike.

Do të duheshin gati 230 vjet për të eliminuar varfërinë bazuar në trajektoren aktuale.

Raporti bazohet në të dhënat e përpiluara nga Forbes dhe publikimi i tij përkon me fillimin e takimit vjetor të Forumit Ekonomik Botëror në Davos, Zvicër, një event elitar që mbledh disa prej njerëzve më të pasur dhe liderëve botërorë.

Megjithëse pabarazia është në rritje, ka disa zhvillime zhvillime të rëndësishme sa u takon punëtorëve.

Nabil Ahmed, drejtor i drejtësisë ekonomike dhe racore i Oxfam America, thotë se ka një rritje të grevave dhe marrëveshjeve që përmirësojnë kompensimin dhe kushtet e tyre të punës.

Gjithashtu, disa qeveri kanë qenë në anën e tyre, duke nxitur politika që synojnë forcimin e të drejtave të punëtorëve.

Elon Musk, i cili drejton disa kompani, duke përfshirë Tesla dhe SpaceX, ishte fituesi i madh në vitet e fundit. Pasuria e tij u rrit në 245.5 miliardë dollarë në fund të nëntorit, 737% më shumë nga marsi 2020, pas llogaritjes së inflacionit.

Bernard Arnault, kryetar i gjigantit francez të mallrave luksoze LVMH, dhe familja e tij kishin një vlerë neto prej 191.3 miliardë dollarësh, më shumë se 111%.

Themeluesi i Amazon, Jeff Bezos, kishte një pasuri prej 167.4 miliardë dollarësh, me 24% rritje.

Pasuria e themeluesit të Oracle, Larry Ellison arriti në 145.5 miliardë dollarë, me një rritje prej 107%.

Në fund të pesëshes së më të pasurve qëndron CEO i Berkshire Hathaway, Warren Buffett, pasuria neto e të cilit u rrit 48% në 119.2 miliardë dollarë- shkruan Respublica.

n.s. / dita

 

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
2 Comments
  • Agim Anastasi says:
    January 16, 2024 at 6:24 pm

    Nje puntor fiton 1800€ mesatarist ne nje muaj . Ai tatohet me 1/4 e rroges ,pra shteti Demokrat i rembene 400€. Por tatimi nuk mbaron ketu. Sa here te shkoi ne dyqan do tatohet per çdo blerje . Korekte me qytetarin. Po me te pasurin?! Fiton miliona dhe tatohet me 900€. E pabesueshme . Ky eshte realiteti ne demokracine e diteve tona te lumtura . Keta jane pasaniket sot me lavdi qe nuk paguajne. Mbahen dhe per shume te ditur e te zote. Kane kudo shtetin ne krahe. Edhe kryeministri Rama vendosi te tatoi 15 procent profesionet e Lira . Por nuk tha kurre se sa procent taton milioneret vendas . Keto dite ndodhi dicka e pabesushme ne Gjermani . Nje pasanike dhuroi miliona dhe akuzoi shtetin qe nuk e tatonte. Shume e rende . Ku eshte shteti demokrat???!!!!! Por kjo milionere nuk u mjaftua me kaq. Shkoi ne Dawos aty ku mblidhen jo vetem politika por dhe ekonomiste nobel te shtetit, e protestoi perse nuk tatoheshin milioneret ?! Policia u dergua urgjent dhe e arrestoi milioneren e reshqitur , duke e çuar direkte ne biruce. Nuk lejojme te demtohet demokracia qe po gezojme. Ta di mire kjo zonje. Car do kjo te kthejme Marksin me tatimin progresiv? Po nuk e lejojme ne, me duart tona te fuqishme. Kishte Te drejte Zaloshja kur tha para shume vitesh se Marksi iku pergjithnje . Pa turp nje nga gazetat kryesore gjermane tha se Marksi eshte profeti me i madh i gjithe kohrave . Na ruaj o zot. Na ruaj demokracine qe po gezojme. Te pasurit jane shembull per ne . Ne se nuk kemi buke kaloni me big brother argetim . Ku po shkohet? A do e kaloi bota kete depresion si 100 vite me pare? Ka nisur ne 2008 . Bankat mbushen me parate e taksapaguesve qe te mbijetojne. Te mbijetoi kapitalizmi i moderuar ku palitikanet po behen me te pasur se vet kapitalistet. Patjeter do kemi lufte. Do kemi dhe tjeter covid. Po edhe inflacion. Populli do paguaj per inflacionin, pra per spekullimin qe behet ne vite. Te na rojne te pasurit qe na duan e na punesojne. Dikush thote do ndyshohet gjithshka. Ruana o zot Demokracine.

    Reply
    • ¿? says:
      January 17, 2024 at 12:14 am

      Kot po te pyes une o Agim Anastasi, ti cfare pune ben, a ke bere, a fundja di te besh, pervec te qellosh tastieren e kompjuterit me egersi? Une vetem si shembull po te mar kete Jeff-in e Amazones. Biznesin e vet si shites librash on-line ky e filloi nga garazhi i shtepise se vet me nje investim minimal dhe u be nje nga pasaniket me te medhenj te kohes. Cfare te bejme tashti. t’ia marrom parate qe fitoi me zotesine e vet dhe t’ua shperndajme dembeleve dhe kokegdhejve, dhe sigurisht rroga te majme zyrtareve komuniste? E dyta ate punen e tatimit progresiv e ke komplet gabim se, nuk paguajne tatime e taksa njelloj si te pasurit ashtu edhe puntoret, tatimi progresiv egziston qe c’ke me te dhe nuk eshte shpikje e Marksit. Marksit leri mbivleren se me ate e ka kuptuar qarte si funksionon cdo gje ne kete bote (lesh, domethene). Vetem nje gje nuk kuptoi Marksi, qe te hante duhet te punonte, po gjithe jeten e vet nuk kapi pune me dore dhe rrojti qyl ne kurriz te Engelsit qe i jepte ndonje cope buke nga parate e babait qe e kishte, mos o Zot, pasanik. Prandaj kur i referohesh Marksit kujtohu qe ishte nje kokerr llafollogu demebel qe donte te shpetonte Boten, po nuk qe i Zoti te nxirrte buken e vet.

      Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Lamallari: Mund të shpallim persona të tjerë “Non Grata”
  • Dalin emrat e subjekteve juridike nga Shqipëria që janë në listën e zezë amerikane
  • Lëkundje tërmeti në Berat
  • VIDEO: Veprimi i këtij polici në protestë flet më shumë se fjalimet dhe kordonet ndarës
  • A mund të zhvillohet Shqipëria pa humbur veten?

Komentet e Fundit

  1. K R on VIDEO: Veprimi i këtij polici në protestë flet më shumë se fjalimet dhe kordonet ndarës
  2. Kol @ seferi 1989 on VIDEO: Veprimi i këtij polici në protestë flet më shumë se fjalimet dhe kordonet ndarës
  3. Kol @ seferi 560 on VIDEO: Veprimi i këtij polici në protestë flet më shumë se fjalimet dhe kordonet ndarës
  4. X on VIDEO: Veprimi i këtij polici në protestë flet më shumë se fjalimet dhe kordonet ndarës
  5. 👺 n'burg, 🥶 n'burg on A mund të zhvillohet Shqipëria pa humbur veten?

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?