Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: SHËNIM: Zgjedhjet e 14 majit, këtë herë është ndryshe për Ilir Metën
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kryesore > SHËNIM: Zgjedhjet e 14 majit, këtë herë është ndryshe për Ilir Metën
Kryesoreopinion

SHËNIM: Zgjedhjet e 14 majit, këtë herë është ndryshe për Ilir Metën

Published: April 10, 2023
Shpërndaje

 

Nga Bedri Islami

Botuar në DITA

- Publicitet -

Ndryshe nga Sali Berisha që, çdo fushatë elektorale e ka perceptuar gjithnjë si “betejën e jetës”, Ilir Meta, i përmbajtur zakonisht, këtë e ka për herë të parë. Berisha, edhe nëse do të votohej për kryeplakun e fshatit më të humbur të këtij vendi, do të përdorte gjithnjë të njëjtin fjalor politik, do të sulej për jetë a vdekje dhe do të ndillte luftën. Aleati i tij i tanishëm, përgjithësisht më pak i lexuar, nuk e ka vrarë mendjen për gjëra të vogla, i ka përqeshur përpjekjet e Berishës kur sulej deri në fund, duke i rënë edhe murit me kokë, ka bërë llogaritë e tij me gjak të ftohtë, ka nxjerrë dobitë dhe humbjet, duke qenë gjithnjë politikan i praktikës, pa asnjë lloj emocioni, ka pritur qetësisht se çfarë do të përfitojë nga lëvizjet e tij, dhe, për disa vite e ka ndjerë pushtetin, jo përmes forcës që zotëronte, por përmes kalkulimeve praktike.

Ndryshe nga herët e tjera, këtë përpjekje elektorale, që nuk është politike, ai e ka betejën e jetës së tij politike, ku ka hedhur gjithçka, sipas parimit, lere ose merre, duke e ditur se pas kësaj shumë çka do të jetë ndryshe, nëse fiton dhe ri ngrihet, ose do të ketë humnerën e tij politike, çka pritet të ndodhë.

Viti 2021 ishte sprova e madhe, ku, më shumë gaboi vetë dhe gaboi të tjerët, ku e ndjeu se figura e tij nuk zgjon më as interes, as emocion, e, për më tepër, nuk është shans për fitore.

Në vitin 2021 ai i ngatërroi të gjithë në kampin opozitar dhe fundosi forcën e tij politike, theu çdo tabu të mundshëm presidenciale, bëri thirrje huliganësh dhe mblodhi rreth vetes ata “të fortë” që besonin ende tek paratë e tij, të cilat duket se i mbledh me dëshirë dhe pasion, ndërsa i shpërndan me dhimbje.

Normalisht, të gjithë “kapedanët” e politikës në këto 3 dekada kanë qenë njerëz të lexuar, me pasione të lindura që herët, duke e ëndërruar pushtetin si një mundësi të pazakontë. Kanë qenë përgjithësisht hokatarë, që sillnin diçka të re në diskursin e tyre politik; në kampin e së majtës ishin më liberalë dhe të shkujdesur, ndryshe nga konservatorizmi i së djathtës që nuk u bë kurrë e djathtë.

Ndryshe nga këta, Meta do të mbetet si njeriu me bllok në duar, jo vetëm në rastin e njohur me Dritan Priftin. Ai ka llogaritur gjithmonë dhe gjithçka, por kurrë nuk e kishte vënë në hesap rënien e tillë, buzë humnerës, i gatshëm të sakrifikohej edhe në “malin me gropa”; në defterët e tij nuk ishte parashikuar humbja e tillë, dhe, që “ i treti i domosdoshëm” të kishte vetëm tre deputetë, njëra nga të cilat gruaja dhe bashkë kryetarja e forcës së tij politike, tjetri – një figurë ku personaliteti nuk ka njohje dhe, i fundit, i panjohur.

Zgjedhjet e tanishme vendore janë shansi i tij. Ndoshta i fundit. Pas tyre do të mbetet vetëm njeriu me bllok dhe do të bjerë njeriu me dy mbiemra, njëri nga të cilët është ai i bashkëpunëtorit të Sigurimit. Ai e di këtë më mirë se kushdo tjetër.

Në të gjithë hesapet e tij shuma e përfytyruar nuk del si e kishte menduar, dhe, nëse vjen rënia, rrokullisja do të jetë fatale. Fatale për të, e mirëpritur për shoqërinë shqiptare.

Fushata që bën ai tani nuk i ngjan askujt tjetër. Është ajo e një të zemëruari, në buzë të rrënimit. Nëse më parë ka bërë sikur është i zemëruar dhe ka kërcënuar nën petkun presidencial se “po vjen Ilir Meta me trimat e tij”, tani është vërtet i zemëruar. Me gjithçka. Me Edi Ramën që e rrokullisi në këtë fund të politikës, duke e bërë thuajse të papërfillshëm, me njerëzit që nuk e duan, por e shohin si aleat nga halli, me trimat e tij që nuk janë më aq besnikë, me fjalorin e varfër si karrocier sharabajke, me opozitarët që e shohin si të keqen e domosdoshme, Me Lulëzim Bashën, që u pasurua aq shpejt dhe gjeti kohën të ia mbathë nga beteja politike, me gruan e tij, e cila la hapur shtegun e asaj që kishte bërë mendje lehtësisht, me Top Channel , që zbuloi një ditë të bukur lidhjen e familjes së tij me kompanitë ruse në zonat e ngrohta ofshore, me aleatin e tij Sali Berisha, që, edhe pse i shpallur i padëshiruar në dy shtetet e mëdha anglo saksone, që janë në të vërtetë fuqia e botës, përsëri ka dhjetëra herë më shumë ndjekës se sa ai, me partinë e tij, që, pasi nuk i kreu punë “integrimi” , janë kthyer në atë fushë ku mungesat janë më të mëdha, në lirinë e tyre.

Kësaj here ai nuk pyet për askënd dhe për asgjë. Asnjë kandidat bashkie nuk është i mjaftueshëm për fushatën e tij. Mund të ketë raste kur as nuk e di dhe as nuk i intereson se kush është ai, zgjedhja ka qenë e “doktorit”, atij i duhet fitorja dhe këtë mund ta arrijë duke qenë i dyti i domosdoshëm i opozitës, për të qenë nesër i pari i saj.

Ka disa dosje për njeriun e politikës Ilir Metaj në prokurorinë speciale, SPAK, ashtu si ka dosje edhe për qytetarin Ilir Metaj. Janë vetëm maja e ajsbergut e asaj që mund të ndodhë, nëse ai humbet përfundimisht. Dosjet e hapura janë si gojët që mund ta përfshijnë të gjithin, së bashku me vilat dhe pasuritë e tij.

Enigmatik në jetën e tij politike, ndryshe nga bashkëshortja entuziaste dhe këmbë rrëshqitëse në politikë, Metaj është i ngadaltë, i kujdesshëm, enigmatik më shumë se sa zakonisht; i dashuruar me pushtetin, jo për hir të pushtetit, si është Berisha, por për begatitë që i ka sjellë pushteti.

Berisha mund të humbasë çastet e sigurisë, Metaj i ndjell ato. Nuk ka qenë kurrë i reformuar si njeri i politikës, gjithnjë i deformuar, dhe tani mund të jetë fundi.

Aleatit të vogël të Berishës i duhet domosdo fitorja, qoftë edhe në dy a tre bastionet e njohura të së majtës. I duhet fitorja në Durrës apo në Elbasan, duke e ditur se humbja do të ishte saktësim i faktit të njohur se prej kohe këto qendra janë kthyer majtas. I duhet ruajtja e fitores në Shkodër, pasi ndryshe gjithçka që ka pasur në këtë qytet do të lidhej me deputetin Agron Çelaj. I duhet të ndryshojë diçka në Tiranë, pasi e di se Veliaj është matësi se si do të jetë Shqipëria nesër, pas dy viteve, në betejën politike.

Ai nuk do të humbasë asgjë nga ajo që mund të marrë, dhe, kur nuk do të mund ta marrë, do të synojë ta grabisë. Letrat e hapura për lidhjet e familjes së tij me oligarkë rusë mund të jetë vetëm fillimi i çthurjes së lëmshit të madh të korrupsionit të shtrirë edhe jashtë vendit.

Nëse nis, nuk dihet se ku bitis. Loja me kundër akuzën, si ndodh zakonisht në politikën shqiptare, nuk e bën më pak të besueshme atë që ka ndodhur dhe nuk ngjall mallëngjim në mendimin politik ndërkombëtar ndaj një njeriu që mund të jetë jo shumë larg, asgjë. Të jesh hiç në politikë, kur ke qenë gjithçka, duhet të presësh vazhdimin, rënien përfundimtare.

Metaj ka lidhur fatin e tij me Foltoren. Për më tepër, e ka lidhur Foltoren me fatin e tij. Ka vendosur të gjithë gurët e politikës së tij në skalionin e parë, për të qenë nesër përsëri dikush. E ka mposhtur Berishën në fushën e tij, duke synuar që një ditë jo të largët ta përzërë krejt. Ai e di se nuk është e rëndësishme të kesh për vete dy a tri bashki më shumë, ku mund të vendosë një grusht nga njerëzit e tij; e rëndësishme për të është të “vrasë mbretin” dhe të sundojë në një amalgamë politike, ku vetë ai është njeriu i pa dëshiruar.

“Asi” nën mëngë është pikërisht njeriu që synon ta dërgojë në limontinë e tij politike, dhe këtë nuk mund ta bëjë duke e trajtuar fushatën e tanishme thjeshtë se kush do të qeverisë në 61 bashkitë e vendit.

Ai synon rikthimin, për të mbyllur aferat e shumta të tij, disa të hapura dhe të tjera që presin të hapen; ai nuk e do politikën si artin e së mundshmes, por si rruga për të ruajtur pasurinë e tij, për të mbrojtur familjen, të shkuarën e pasur dhe një të nesërme, ku, ose do të jetë dikush, ose nuk do të jetë më asgjë.

I lidhur me një fije me aleatin e tij, që, po ashtu, e njeh mirë dhe ia di jo vetëm huqet, por edhe të fshehtat, kjo është e vetmja rrugë e mbijetesës. Rrugë tjetër nuk ka.

Fushata e tanishme është beteja e tij politike. Do i shtyjë me bërryla të gjithë, miq dhe armiq, kundërshtarë dhe mbështetës, të mençur dhe budallenj që i vijnë nga pas, nuk do të lejojë askënd të ketë profilin e tij politik; nuk i nevojiten idetë dhe nuk ka asnjë vizion tjetër, veç kthimit në pushtet. Fillimisht në pushtetin vendor, pastaj në majë, ku ishte dhe pa të cilën nuk e përjeton dot jetën e tij.

Më shumë se tridhjetë vite ka qenë më shumë se dikush, pa qenë askush. Asnjë gjurmë intelektuali nuk ka në jetën e tij, asnjë mendim i mençur nuk të mbetet në mend nga ligjërimi politik, zhargoni është i mërzitshëm, por synimi është i qartë.

Rend në paraqitjen e kandidatëve të primareve, megjithëse asnjëri nuk është i tij, e di fare mirë se asnjë nga premtimet e tij nuk ka vend, por kjo nuk është e rëndësishme. Nga fundi ëndërron majën, ndaj është edhe më i rrezikshëm se dikur. Si gjithçka që është në grahmat e fundit.

—–

©Copyright Gazeta DITA

Ky artikull është ekskluziv i Gazetës DITA, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar DITA dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
13 Comments
  • edi says:
    April 11, 2023 at 6:18 am

    Si spjegohet more Bedri qe nuk na shkruan asnje fjale per mazhorancen por e ben punen per te ne nje menyre tinzare duke luftuar gjithmone opoziten i sherben me mire dhe nuk bie ne sy qe je nje maskara enverist.

    Reply
  • LEON says:
    April 11, 2023 at 6:45 am

    Eshte callata,callata,por nuk eshte pa Parti si Berisha.E ka nje cader ku te fusi koken.
    Aty ka strehuar edhe Berishen me turmat e tij.
    A do t`i mbaje dot edhe pas Zgjedhjeve?
    Shkodren,Tropojen,Dibren,Durresin,E;basanin,Kavajen deri ne Lushnje i fiton Cadra Ilir Metes, e sigurte.
    Tiranen dhe jugun i fiton Edvin Rama,megjithese e ka doren te rende.Vjedh shume dreqi.
    Po u futen hajdutet e bIlir Metes dhe kafshet e Berishes ne pushtet lokal,Ata jane si karkalecat,,Te rrujne,.Kane 10 vjet pa vjedhur,..Qari hajdutit Goxilla,qe do fitoje zgjedhjet e 2025.

    Reply
  • redaktori says:
    April 11, 2023 at 7:30 am

    Percapjet e Bedri Islamit jane gjithmone ne funksion te pushtetit te Edi Rames. Gjithcka e gjithkend e sheh vetem nen okielon qe e sheh edhe Edi Rama nga kryeministria. Edhe Ilir Meta per Bedriun eshte ashtu sic e sheh Edi Rama . Ilir Meta ishte Burre i keq ne rastin e videos me Dritan Priftin qe u be sebepi i 21 janarit. Ilir Meta u be Burre i mire kur bashkoi votat me Ramen dhe e solli ne pushtet me 2013. Ilir Meta serish Burre i mire kur Rama e zgjedh Kryetar Kuvendi. Ilir Meta Burri me i mire kur futet ne Presidence nga Rama….per tu bere pastaj ky Ilir Meta Burre shume i keq kur del nga Presidenca e deklaron opozitarizem ndaj pushtetit Rama !
    Ky pra eshte Bedriu, nje percues i enderrave e deshirave te pushtetit Rama. Per te ditur pra se kush jane orekset e pushtetit Rames, ato i tregon neper editoriale ky Bedriu pa u skuqur, zverdhur e pa u lodhur fare.

    Reply
  • Kujdes spiunet says:
    April 11, 2023 at 8:07 am

    Në dallim nga komentatoret e tjere te Dites, dy tre prej te cileve jane unikë, Bedriu ndikohet shume nga Qero Bazja.
    C lexon te Qero Ymeri, e gjen te Bedrua yne me pas.
    Nuk di a e din Bedriu qe Qerua eshte aftoqin e shitur

    Reply
  • demo says:
    April 11, 2023 at 8:20 am

    Se kanace,se bucele,se buljere,kete nuk di ta them,,por Bedri Islami ka aftesine te marre formen,ngjyren,eren,shijen,vetite e Edi Rames.

    Reply
  • SOS says:
    April 11, 2023 at 12:00 pm

    NGA BERIU CFARE KERKONI
    ENDE NUK E KENI NJOHUR
    ESHTE SHKODRAN O TE URUAR
    QE HANE MISH TE NGORDHUR

    SI CAKEJ I SHKOJNE NGA PAS
    LUANIT AZGAN
    POR SAPO FUQITE E LENE
    SULEN QE TA HAN

    Reply
  • PO says:
    April 11, 2023 at 1:26 pm

    Asgje e re nga fronti i luftes kunder Berishes dhe Ilir Metes! Presim vendimet perfundimtare te arrestimit te tyre!

    Reply
  • Tironci says:
    April 11, 2023 at 1:32 pm

    Lexoni:

    Agron Dalipaj eshte shume inteligjent edhe me gjuhen shqipe shpjegon edhe zberthen fjalet e latinishtes edhe te greqishtes.

    Agron Dalipaj me librin “Greqishtja, bije e shqipes” shpjegon fjalet e greqishtes edhe ky eshte libri:

    bukinist.al/sq/studime-kritike/9188-greqishtja-bije-e-shqipes.html

    Me librin “Latinishtja dhe italishtja ne prizmin e shqipes 1” Agron Dalipaj shpjegon fjalet e latinishtes dhe italishtes edhe ky eshte libri:

    bukinist.al/sq/publicistike-ese/14881-latinishtja-dhe-italishtja-ne-prizmin-e-shqipes-1.html

    Edhe me kete liber Agron Dalipaj shpjegon fjalet e latinishtes dhe italishtes:

    bukinist.al/sq/publicistike-ese/14882-latinishtja-dhe-italishtja-ne-prizmin-e-shqipes-2.html

    “Mitet origjina dhe gjuha e tyre” eshte libri i Agron Dalipajt qe shpjegon emrat e mitologjise greke qe jane te gjitha emra shqip:

    bukinist.al/sq/publicistike-ese/14879-mitet-origjina-dhe-gjuha-e-tyre.html

    Prandaj Agron Dalipaj eshte nje Gjigand. Kurse Eqrem Cabej eshte nje zero.

    Reply
  • Tironci says:
    April 11, 2023 at 1:35 pm

    Lexoni te verteten e madhe:

    Shqiptarët janë popull më i madh se sa spanjollët, rumunët, hungarezët, grekët dhe serbët

    Shqiptarët janë sa 3-fishi i grekëve edhe sa 4-fishi i serbëve edhe kjo është e rëndësishme për ta ditur.

    Shqiptarët janë popull numerikisht më i madh se sa spanjollët edhe 34 popuj të tjerë të Europës. Shqiptarët e Shqipërisë, Kosovës, Maqedonisë, Luginës së Preshevës edhe Malit të Zi janë gjithsej 12,8 milionë bashkë me emigrantët shqiptarë në BE, Britani, Zvicër, SHBA, Kanada e Australi.

    Kurse serbët janë gjithsej vetëm 3,7 milionë. Pra shqiptarët janë afërsisht sa 4-fishi i serbëve.

    Greqia ka 4,9 milionë shtetas grekë edhe jo 9,8 milionë si mashtrohet zyrtarisht nga Greqia duke e deklaruar numrin e popullsisë së Greqisë 2-fish se sa është në të vërtetë. Pra shqiptarët janë afërsisht sa 3-fishi i grekëve.

    Shqiptarët janë numerikisht më shumë se sa të gjithë 11 popujt e tjerë të rajonit:

    grekët: 4,9 milionë
    (por grekët janë popull artificial i përbërë nga shqiptarë, arumunë edhe sllavë)
    serbët: 3,7 milionë
    boshnjakët: 4,1 milionë
    sllavo-maqedonasit: 0,85 milionë
    malazezët: 0,25 milionë
    kroatët: 2,3 milionë
    sllovenët: 0,9 milionë
    bullgarët: 5 milionë
    moldavët: 2 milionë
    rumunët: 12,2 milionë
    hungarezët: 11 milionë

    Duket shumë qartë që popujt e tjerë të rajonit janë numerikisht shumë të vegjel para shqiptarëve.

    Madje mund të thuhet që popujt fqinj të rajonit duken si popuj-xhuxhash në krahasim me shqiptarët.

    Vetëm rumunët (12,2 milionë) edhe hungarezët (11 milionë) u afrohen numerikisht shqiptarëve. Por shqiptarët (12,8 milionë) janë numerikisht më shumë se sa rumunët (12,2 milionë) edhe hungarezët (11 milionë).

    Pra shqiptarët janë popull më i madh se sa rumunët edhe hungarezët.

    Popujt e tjerë në Europë që janë numerikisht më pak se sa shqiptarët:

    spanjollët: 12 milionë
    katalanët në Spanjë: 5,5 milionë
    galicët në Spanjë: 1,5 milionë
    baskët në Spanjë: 1 milionë
    portugezët: 5 milionë
    suedezët: 8 milionë
    norvegjezët: 4,5 milionë
    finlandezët: 5 milionë
    danezët: 4,5 milionë
    islandezët: 0,3 milionë
    estonezët: 1 milion
    letonezët: 1,4 milionë
    lituanezët: 3 milionë
    bjellorusët: 8 milionë
    çekët: 10 milionë
    sllovakët: 4,5 milionë
    austriakët: 3,5 milionë
    zviceranët: 3 milionë
    belgët: 3,5 milionë
    hollandezët: 3,4 milionë
    luksemburgasit: 0,25 milionë
    irlandezët: 2,5 milionë
    skocezët në Britani: 5 milionë
    valisët në Britani (Wales): 3 milionë

    Këta janë 11 popuj në rajonin e Gadishullit Ilirik edhe 24 popuj të tjerë në Europë.

    Shqiptarët janë numerikisht më shumë se sa të gjithë këta popuj. Shqiptarët janë madje numerikisht më shumë edhe se sa spanjollët se në Spanjë kanë ngelur vetëm 12 milionë spanjollë. 40 milionë spanjollë kanë ikur në vendet e Amerikës Latine.

    Në gati të gjitha vendet e Europës Perëndimore numrat e popullsisë manipulohen duke i deklaruar 2-fish se sa janë në të vërtetë. Vetëm Franca edhe vendet skandinave nuk e bëjnë këtë mashtrim me numrin e popullsisë. Vendi me më shumë banorë në BE është Franca me 68 milionë banorë. Francezët janë 57 milionë edhe 11 milionë janë emigrantët në Francë. Francezët janë populli më i madh në Europë.

    Spanja ka vetëm 20 milionë banorë pa emigrantët e huaj edhe jo 40 milionë si mashtron me këtë manipulim Spanja. Këtë manipulim të numrit të popullsisë së Spanjës e vërtetojnë të gjitha qytetet e Spanjës si Madridi, Valencia, Barcelona, Sevilla etj. Edhe nga banorët e Spanjës janë 12 milionë spanjollë, 5,5 milionë katalanë, 1,5 milionë galicë edhe 1 milionë baskë.

    Prandaj 12,8 milionë shqiptarët janë më shumë se sa 12 milionë spanjollët.

    Shqiptarët duhet ta dinë që janë një popull kaq i madh.

    Reply
  • Aldrin says:
    April 11, 2023 at 3:40 pm

    Kur lexon titullin dhe vetem nje fjali e kupton cfare ka tjerrur Bedriu, si Penelopa, gjithnje te njejten pelhure te Ramutit. Vlera e vertete jane komentet. Ato jane vleresimi i shkrimit.
    O Bedri, soji juaj ka kohe qe ka dale jashte kohe. Ju iku vlera bashke me dinjitetin, ju iku fytyra bashke me hipokrizine dhe imoralitetin e sherbetorit te paguar.
    Nuk e shikon qe nuk te pine uje me shkrimet e tua te skllavit te shitur?

    Reply
  • Tironci says:
    April 11, 2023 at 5:58 pm

    Lexoni te verteten per Enverin:

    Enver Hoxha nuk vdiq ne Prill 1985. Te homazhet vune nje kukulle plastike te bere si Enveri per te genjyer njerezit dhe per ta bere te besueshme qe Enveri kishte vdekur. Enveri vazhdoi jeten ne fshehtesi ne vilat efshehta te familjes Hoxha edhe ka levizur edhe jashte Shqiperise. Edhe nje gazete e Britanise e tha qe Enveri nuk vdiq por qe iku vetem nga skena politike edhe vazhdoi jeten ne fshehtesi. Shikoni kete video per te kuptuar qe Enveri nuk vdiq vazhdoi jeten ne fshehtesi:

    youtube.com/watch?v=PdWgjNA-Vuc

    Reply
  • Tironci says:
    April 11, 2023 at 7:10 pm

    Enver Hoxhes do i behej zemra mal nese do e dinte kete te vertete shume shume te madhe:

    Shqiptarët janë popull më i madh se sa spanjollët, rumunët, hungarezët, grekët dhe serbët

    Shqiptarët janë sa 3-fishi i grekëve edhe sa 4-fishi i serbëve edhe kjo është e rëndësishme për ta ditur.

    Shqiptarët janë popull numerikisht më i madh se sa spanjollët edhe 34 popuj të tjerë të Europës. Shqiptarët e Shqipërisë, Kosovës, Maqedonisë, Luginës së Preshevës edhe Malit të Zi janë gjithsej 12,8 milionë bashkë me emigrantët shqiptarë në BE, Britani, Zvicër, SHBA, Kanada e Australi.

    Kurse serbët janë gjithsej vetëm 3,7 milionë. Pra shqiptarët janë afërsisht sa 4-fishi i serbëve.

    Greqia ka 4,9 milionë shtetas grekë edhe jo 9,8 milionë si mashtrohet zyrtarisht nga Greqia duke e deklaruar numrin e popullsisë së Greqisë 2-fish se sa është në të vërtetë. Pra shqiptarët janë afërsisht sa 3-fishi i grekëve.

    Shqiptarët janë numerikisht më shumë se sa të gjithë 11 popujt e tjerë të rajonit:

    grekët: 4,9 milionë
    (por grekët janë popull artificial i përbërë nga shqiptarë, arumunë edhe sllavë)
    serbët: 3,7 milionë
    boshnjakët: 4,1 milionë
    sllavo-maqedonasit: 0,85 milionë
    malazezët: 0,25 milionë
    kroatët: 2,3 milionë
    sllovenët: 0,9 milionë
    bullgarët: 5 milionë
    moldavët: 2 milionë
    rumunët: 12,2 milionë
    hungarezët: 11 milionë

    Duket shumë qartë që popujt e tjerë të rajonit janë numerikisht shumë të vegjel para shqiptarëve.

    Madje mund të thuhet që popujt fqinj të rajonit duken si popuj-xhuxhash në krahasim me shqiptarët.

    Vetëm rumunët (12,2 milionë) edhe hungarezët (11 milionë) u afrohen numerikisht shqiptarëve. Por shqiptarët (12,8 milionë) janë numerikisht më shumë se sa rumunët (12,2 milionë) edhe hungarezët (11 milionë).

    Pra shqiptarët janë popull më i madh se sa rumunët edhe hungarezët.

    Popujt e tjerë në Europë që janë numerikisht më pak se sa shqiptarët:

    spanjollët: 12 milionë
    katalanët në Spanjë: 5,5 milionë
    galicët në Spanjë: 1,5 milionë
    baskët në Spanjë: 1 milionë
    portugezët: 5 milionë
    suedezët: 8 milionë
    norvegjezët: 4,5 milionë
    finlandezët: 5 milionë
    danezët: 4,5 milionë
    islandezët: 0,3 milionë
    estonezët: 1 milion
    letonezët: 1,4 milionë
    lituanezët: 3 milionë
    bjellorusët: 8 milionë
    çekët: 10 milionë
    sllovakët: 4,5 milionë
    austriakët: 3,5 milionë
    zviceranët: 3 milionë
    belgët: 3,5 milionë
    hollandezët: 3,4 milionë
    luksemburgasit: 0,25 milionë
    irlandezët: 2,5 milionë
    skocezët në Britani: 5 milionë
    valisët në Britani (Wales): 3 milionë

    Këta janë 11 popuj në rajonin e Gadishullit Ilirik edhe 24 popuj të tjerë në Europë.

    Shqiptarët janë numerikisht më shumë se sa të gjithë këta popuj. Shqiptarët janë madje numerikisht më shumë edhe se sa spanjollët se në Spanjë kanë ngelur vetëm 12 milionë spanjollë. 40 milionë spanjollë kanë ikur në vendet e Amerikës Latine.

    Në gati të gjitha vendet e Europës Perëndimore numrat e popullsisë manipulohen duke i deklaruar 2-fish se sa janë në të vërtetë. Vetëm Franca edhe vendet skandinave nuk e bëjnë këtë mashtrim me numrin e popullsisë. Vendi me më shumë banorë në BE është Franca me 68 milionë banorë. Francezët janë 57 milionë edhe 11 milionë janë emigrantët në Francë. Francezët janë populli më i madh në Europë.

    Spanja ka vetëm 20 milionë banorë pa emigrantët e huaj edhe jo 40 milionë si mashtron me këtë manipulim Spanja. Këtë manipulim të numrit të popullsisë së Spanjës e vërtetojnë të gjitha qytetet e Spanjës si Madridi, Valencia, Barcelona, Sevilla etj. Edhe nga banorët e Spanjës janë 12 milionë spanjollë, 5,5 milionë katalanë, 1,5 milionë galicë edhe 1 milionë baskë.

    Prandaj 12,8 milionë shqiptarët janë më shumë se sa 12 milionë spanjollët.

    Shqiptarët duhet ta dinë që janë një popull kaq i madh.

    Reply
  • ce says:
    April 18, 2023 at 5:04 am

    I forti i pazarit te ri qe te keput ne mes eshte shfryre me ne fund si tollumbace dhe pret fundin politik me 14 maj. Populli i Tiranes nuk do lejoje te futen ne keshillin bashkiak sharebajga e haremit te Jales Elona guri turikali, surratmalokja, drandja e mirdites dru me pre, qe ti ve breket ne koke dhe ta ben kopilin dhe ta le tek dera, apo sharebajgen Silivi caka surratplaka, t’ja fusesh m’shuplaka se lef si kukuvajka.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Dilni, z.President!
  • Mazhoritari si “fjalëkalim” për normalitet demokratik dhe protesta që i ve kapak protestave
  • “Si do bënim ne pa ty”, letra tallëse e arkitektit holandez për Ramën: Mos bëj më zgjedhje, shpallu mbret se ke shumë shije
  • Protesta, Brukseli dhe BE!
  • Besnikëria, mbi meritën

Komentet e Fundit

  1. Fjalë me vend on “Si do bënim ne pa ty”, letra tallëse e arkitektit holandez për Ramën: Mos bëj më zgjedhje, shpallu mbret se ke shumë shije
  2. Detari on “Si do bënim ne pa ty”, letra tallëse e arkitektit holandez për Ramën: Mos bëj më zgjedhje, shpallu mbret se ke shumë shije
  3. demo on Kujdes me algoritmin, por jo për shkaqet që shqetësojnë Ramën
  4. Pensionisti i Porcelanit on Kujdes me algoritmin, por jo për shkaqet që shqetësojnë Ramën
  5. Fatma on “Si do bënim ne pa ty”, letra tallëse e arkitektit holandez për Ramën: Mos bëj më zgjedhje, shpallu mbret se ke shumë shije

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?