Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Kina publikon dokumentar: Ja si mund ta sulmojmë Tajvanin
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Kina publikon dokumentar: Ja si mund ta sulmojmë Tajvanin
AktualitetBote

Kina publikon dokumentar: Ja si mund ta sulmojmë Tajvanin

Published: August 7, 2023
Shpërndaje

Kina ka publikuar një dokumentar të ri lidhur me gatishmërinë e ushtrisë së saj për të sulmuar Tajvanin.

Në këtë dokumentar janë shfaqur ushtarët duke bërë betimin për të dhënë jetën e tyre nëse është e nevojshme, përderisa Pekini vazhdon të ashpërsojë retorikën ndaj ishullit vetëqeverisës.

“Ndjekja e ëndrrave”, një dokumentar me tetë pjesë, u transmetua nga transmetuesi shtetëror CCTV, më herët gjatë kësaj jave për të shënuar 96-vjetorin e Ushtrisë Popullore Çlirimtare.

- Publicitet -

Në të u shfaqën stërvitjet ushtarake dhe dëshmitë e dhjetëra ushtarëve, disa prej të cilëve shprehën vullnetin e tyre për të vdekur në një sulm të mundshëm kundër Tajvanit.

Kina pretendon se Tajvani – një demokraci vetëqeverisëse – është pjesë e territorit të saj dhe do të pushtohet edhe me forcë, nëse është e nevojshme.

Media shtetërore dhe ushtria kineze shpesh publikojnë materiale propaganduese, duke shfaqur modernizimin e ushtrisë, por edhe stërvitjet ushtarake.

Këto materiale përdoren për të rritur nacionalizmin kinez dhe për të shfaqur besimin e ushtrisë kundër Tajvanit, dhe në mënyrë implicite, raportet e ishullit me Shtetet e Bashkuara.

SHBA-ja nuk e njeh Tajvanin si shtet sovran, por është zotuar se do ta ndihmojë ishullin që të mbrojë veten në rast të një pushtimi.

Muajin e kaluar, Shtëpia e Bardhë njoftoi për një paketë të ndihmës ushtarake për Tajvanin në vlerë prej 345 milionë dollarësh. Ky vendim u kritikua nga Pekini.

Dokumentari “Ndjekja e Ëndrrave” shfaqi, mes tjerash, stërvitjet ushtarake të quajtura “Shpata e Përbashkët”, në të cilat u simuluan goditjet precize ndaj Tajvanit. Këto stërvitje u mbajtën në prill rreth ishullit vetëqeverisës pasi presidentja tajvaneze, Tsai Ing-wen, vizitoi SHBA-në.

Në dokumentar janë shfaqur edhe tri anijembajtëse kineze duke lundruar me disa luftanije të tjera.

Ushtria kineze muajve të fundit ka dërguar luftanije në Ngushticën e Tajvanit, që janë parë si kërcënim ndaj Tajvanit.

Po ashtu, ushtria ka kaluar vijën ndarëse në këtë ngushticë dhe zonën joformale të demarkacionit mes dy shteteve, shpesh për të kundërshtuar ndërveprimet mes Tajvanit dhe SHBA-së.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • E RËNDË: Video intime ku shfaqen persona të njohur në Tiranë po shpërndahen masivisht në WhatsApp
  • Kostoja e përuljes dhe korrupsionit
  • Rusët rindërtojnë fshehurazi bunkerin e “Dorës së Vdekur”: Çfarë është baza për sulme bërthamore
  • Gjykata Kushtetuese rrëzon kërkesën e deputetëve të PD për Avokatin e Popullit
  • Ndeshja San Marino – Shqipëri, njoftim i rëndësishëm për tifozët shqiptarë

Komentet e Fundit

  1. Detari on ANALIZË: Serbia, Shqipëria dhe Kosova përballë administratës së sotme amerikane
  2. Detari on ANALIZË: Serbia, Shqipëria dhe Kosova përballë administratës së sotme amerikane
  3. Dudumi on SPAK refuzon kërkesën për pjesëmarrjen e Veliajt në mbledhjen e Këshillit Bashkiak
  4. Patriot on Balla: Korrupsion ka edhe në Gjermani dhe Itali
  5. 1thundrak on Nuk ishte objekt hetimesh, ja si doli Vlora Hyseni në përgjimet e SPAK

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?