Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Frika e Kissinger: SHBA dhe Kina ‘në greminën’ e konfliktit, do ketë përplasje ushtarake nëse…
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Bote > Frika e Kissinger: SHBA dhe Kina ‘në greminën’ e konfliktit, do ketë përplasje ushtarake nëse…
BoteKryesore

Frika e Kissinger: SHBA dhe Kina ‘në greminën’ e konfliktit, do ketë përplasje ushtarake nëse…

Published: June 18, 2023
Shpërndaje

SHBA dhe Kina mund të rrëshqasin në një përplasje të hapur ushtarake nëse vijojnë të ndjekin politikat e tyre të tanishme, paralajmëroi ish-Sekretari amerikan i Shtetit Henry Kissinger në një intervistë.

Duke folur për Bloomberg, ish-burri i shtetit, i cili konsiderohet gjerësisht se ka qenë arkitekti i detantit kino-amerikan në vitet 1970, u pyet nëse mendonte se Kina do përpiqej të rimerrte Tajvanin në të ardhmen e afërt.

Ndërsa Kissinger nuk dha një përgjigje përfundimtare, ai paralajmëroi se ‘në trajektoren e tanishme të marrëdhënieve, mendoj se një konflikt ushtarak është i mundshëm’.

- Publicitet -

Ai pretendoi se marrëdhëniet Kinë-SHBA kanë arritur një ‘situatë unike’ pasi të dy vendet e shohin njëri-tjetrin me dyshim të thellë.

“Kërcënimi më i madh për Kinën është Amerika, në perceptimin e saj, dhe e njëjta gjë është e vërtetë edhe këtu në SHBA”, tha Kissinger.

“Nga ana tjetër, luftërat janë bërë ose të pafitueshme…ose të fitueshme vetëm me kosto tejet të larta”, shtoi ish-diplomati, duke paralajmëruar se të dyja vendet duhet të tërhiqen tani pasi qëndrojnë në ‘majë të greminës’.

Kissinger këmbënguli se ‘trajektorja e tanishme e marrëdhënieve duhet të ndryshohet’ dhe vuri në dukje shenjat që të dyja palët po kërkojnë uljen e tensioneve.

Megjithatë, ai argumentoi se ishte e diskutueshme nëse SHBA-ja dhe Kina do ishin në gjendje të qetësonin tensionet.

“Ata nuk janë përfshirë ende në llojin e dialogut që unë kam sugjeruar. Por unë mendoj se ata po ecin drejt tij”, tha ai.

Diplomati veteran me sa duket i referohej vizitës së ardhshme të Sekretarit Amerikan të Shtetit Antony Blinken në Kinë. Sipas Uashingtonit, të dy palët synojnë të ‘diskutojnë rëndësinë e mbajtjes së linjave të hapura të komunikimit’, si dhe një numër çështjesh dypalëshe shqetësuese.

Udhëtimi historik vjen në një pikë të ulët në marrëdhëniet mes dy vendeve, me Tajvanin ndër çështjet më përçarëse. Kina e konsideron ishullin e vetëqeverisur si pjesë të territorit të saj sovran dhe është zemëruar nga blerjet e pajisjeve ushtarake amerikane nga Taipei.

Zyrtarët e lartë kinezë kanë deklaruar vazhdimisht se do parapëlqenin një ribashkim paqësor me Tajvanin, por nuk e kanë përjashtuar përdorimin e forcës për të arritur këtë qëllim.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
2 Comments
  • Piro says:
    June 18, 2023 at 12:18 pm

    Kush i ka jetuar ose edhe lexuar lidhjen e marredhenieve midis SHBA dhe Kines ne ate kohe e di mire se ajo ishte ideja e presidentit Nikson per te hapur per industrine, teknologjine dhe tregtine amerikane tregun gjigand te Kines. Kjo behej pasi kancelari Willi Brandt nisi “Ostpolitiken” qe hapi tregun e BRSS te asaj kohe per mallrat dhe teknologjine gjermano-perendimore. .
    Keshtu lidhja dhe zbutja me KInen, ishte nje “Ostpolitike” e Niksonit per te cilen Kisingeri ka luajtur rolin e nje te derguasri te Niksonit.

    Reply
  • Bureto says:
    June 18, 2023 at 3:57 pm

    Kanë thënë se “lufta është mjeti i vetëm për të pastruar nevojtoret e paqes!”. Kjo pavarësisht kostove. Dhe ky çast vjen kur në marrëdhëniet midis shteteve shterojnë mjetet politike dhe ato të diplomacisë si armë e saj. Sidoqoftë për shumë arsye mendoj se një luftë midis Kinës dhe Amerikës, nuk do ketë. Si ato të mëparshmet, kryesisht lokale, të ndodhura pas luftës së dytë botërore dhe si kjo e fundit Rusi-Ukrainë, ka patur dhe do të ketë gjithmonë. Vetë armatimi i ethshëm, që nga prodhimi dhe tregëtia e tyre e armëve, që shtetet bëjnë janë një provë.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • PDK-ja e refuzon sërish Kurtin, i kërkon konstituimin e Kuvendit
  • “Jam e persekutuar politike nga Erdogan”, lihet në burg 32-vjeçarja turke që u arrestua në Rinas
  • Nënë e bir me origjinë shqiptare aksidentohen për vdekje në Greqi, ishin duke shkuar në punë
  • Heqje patente dhe gjoba të majme: Hyjnë në fuqi ndryshimet e Kodit Rrugor
  • FSHF tërheq mbështetjen për Infantinon, Shqipëria i bashkohet qëndrimeve europiane për qeverisjen e FIFA-s

Komentet e Fundit

  1. Emonomisti on Një simptomë e skemës së PPP-ve, me kosto të tjera të larta financiare për taksapaguesit
  2. Dashi on Boshllëku i Lirisë
  3. Vl on Një simptomë e skemës së PPP-ve, me kosto të tjera të larta financiare për taksapaguesit
  4. Vl on Ish-krahu i djathtë i Ilir Prodës shpallet në kërkim pas një incidenti në Dhërmi
  5. Dashi on Këtë herë, Rama do ta mbajë “retreat”-in në Pogradec në 24 dhe 25 gusht

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?