Artan Xh. DUKA
“Vrima e zezë” që rrezikon urimet çdo vit të ri
Sipas shkencës koha ngadalësohet me shpejtësinë, deri “ndalet”në rastin e “event horizon” (pragu) i një vrime të zezë në hapësirë (për ata që soditin nga larg). Por, edhe pa shkuar aq larg, koha “ndal” edhe rrotull nesh atëhere kur gjërat mbeten po ato e këtu hyn dhe realiteti i ngrehinës“vendnumëro”demokratike ipas viteve 90.
Kemi 32 vjet që urojmë për më mirë dhe sërisht gjithshka sfumohet nga e njëjta “vrimë e zezë”politike që na është poftisur nëdemokraci e që “ndal” e “vjedh” parreshtur kohën e një brezi të tërë, thith parreshtur energji, shpresë, mund, djersë, jetë brezazh, kotëson urimet me të njëjtin përfundim… një“stafetë”brezash zhgënjimi, humbje shprese, ankthi për të ardhmen…ndryshenjohur si “tranzicion”.
Një tranzicion ky tashmëpa datë “skadence” qëgjenerohetparreshtur dhe i vjen për shtat politikësmakute që daton prej viteve 90 përmes një vijimësie e riciklimi fytyrash, pinjollësh, retorikash, platformash që e shndërruar në “vrimëtë zezë” mes nesh, sa më shumë koha kalon aq më shumë shton karshillëkun e “gravitetin” thithës paralelisht me shkallën e abuzimit nëvite.
Dëshmia më e fundit e dukshme e agonisë së shoqërisë për t’i shpëtuar vorbullës thithëse të kësaj “vrime të zezë” që e ka futur të përditshmen e qytetarit në “pilot automatik” rraskapitës për mbijetesë, është saga e vetëreformës në drejtësi. E kaluar me “konsensus” mjaft vite më parë, ajo akoma nuk zgjon shpresë se para ligjit jemi të gjithënjësoj dhe e zvarritur në kohë, ajo vetëm e ndërlikon më tej misionin e saj.
Sot politika e tranzicionit ndjehet më e plotfuqishme dhe më arrogante se kurrë. Ka futur duart kudo. Nga qorrsokaku pa kthim me fatin e pronës që nga tek i zoti ka kaluar tek më i “zoti” me pasoja social-ekonomike për qytetarin dhe ekonominë, kontrolli ndaj votës përmes një ligji zgjedhor hibrid që garanton statukuonë (ndryshe “establishmentin”) përmes “trastave” partiake, tjetërsimi e degradimi i mjedisit urban e rural në kurriz të natyrës dhe trashëgimisë, zhbërja e trashëgimisë industriale-bujqësore duke futur modën e tregtarit, futja e modelittë “suksesit” të shpejtënë kurriz të vlerave qytetare e respektit ndaj ligjit, pronës dhe tjetrit, provokimi i kohezionit shoqëror përmes politizimit ekstrem dhe vështrimit bardhë e zi të së shkuarës, spekullimi me gjetje si “këshillimi kombëtar” etj për tema të nxehta në vënd, marrja anë në raportin e brishtë ateizëm-besim fetar,diskriminimi mes shtresave në shoqëri dhe sanksionimi i diskriminimin pozitiv nëkarshillëk tëligjit një për të gjithë…
Pasoja e gjithë kësaj politike 32 vjeçare janë çoroditja publike, pafuqia e humbja e besimit tek ndryshimi, politika dhe demokracia, paniku dhe largimet nga “sytë këmbët” nëpër botë për shumë syresh, ulja e stekës morale qytetare në përpjekjen për mbijetesë… dhe ky si normaliteti i ri!
Politika e tranzicionit ka 32 vjet që“grabit”e “ndal” kohën e qytetarëve duke xhiruar në vënd jetën e tyreme të njëjtat premtime, anatemime, zhgënjime, ndjesa e reflektime të rreme… me kryedëmin më të madh sindromën se ky “vënd nuk bëhet”.
Një amoralitet politik ky qëprek fundin sidomos kur vetëshpresa për të ardhmen bëhet kalë beteje nga një takëm në opozitë qëdikur hodhën lopatëne parë në varrin e saj.Vërtet në parim opozita është bartësja e shpresës por kur ajo vetëpërfaqëson të shkuarën qëe lamëpas jo njëherë por dy here, vetëshpresa bëhet vërtetëe pashpresë.
Me apo pa drejtësi, “kocka” në fytin e kohëngrënësve mbetet dinjiteti qytetar
Qorrsokaku ku na sjell vërdallëprej 32 vjetësh politika e tranzicionit nuk ka pse të jetëagoni pafund e fatalitet si ajo vrima e zezëmes yjeve lart nesh. Drejtësia do të bëjë të vetën por ashtu sikurse thuhet “perëndia, perëndia por dhe duart e mia”, shoqëria duhet të bëjë të vetën.
Demi duhet kapur nga brirët dhe ajo është vota dhe çlirimi saj nga kurthi i kulisittë vitit 2008. Është “guri” i themelit në demokraci, i vetmi “fishek” që kemi në dorë për t’a ulur politikën me këmbë në tokë, i vetmi “çip” që kontrollon më pas çdo politikë social-ekonomike, respektimin e pronës etj. Përpara se tërrezikojëlirinë në betejën me drejtësinë, politika e abuzimit dhe korrupsionit duhet të humbë moralin nëballafaqimin me qytetarinë.
Problemi është se politika e abuzimit nuk do t’a miratonte kurrë, pale t’a ofronte vetë, një sistem zgjedhor që garanton tharjen e “moçalit” në politikë ku deri më tani servilizmi ndaj kryetarittëpartisëtriumfon ndaj përkushtimit ndaj votuesit. Mjerisht kjo sfidë anashkalohet edhe nga vetëpartnerët tanë që preferojnëmbase vijueshmërinë qoftë dhe në kurriz të standartit të përfaqësimit real në kuvënd.
Gjërat mund të lëvizin vetëm nëse imponohen nga një lëvizje qytetareposhtë(jo revolucion aq më tepër i prirë nga nongrata), apo nëse vetë politika e pakapur dëshmon ndjeshmëri. Morali aq shumë i trumbetuar në qeverisje e politikënuk buron as nga “këshillimet kombëtare”tërradhës, as nga kartonat e deputetëve tëhyrë nga “trastat” partiake, as nga riciklimi i së keqes që lamë pas por nga mandatii vulosur nga vota elirëdhe e pa intimiduar nga kurthi i së“keqes më të vogël” kur hidhet në kuti.Nëse Rama e ekipi i tij besojnë se e meritojnë urimin “punambarë” dhe se po bëjnë më të mirën për këtë vënd, atëhere nuk kanë pse t’i ndruhen votës së lirë, bile ajo do t’i lartësojë ata më shumë.
Edhe kur flitet për referendume, i pari që duhet të mbahet duhet të jetë ai për sistemin zgjedhor. Dhe sa kohë politika e ditës mbetet refraktare apo shpërfillëse ndaj tij, krijimi i njëLidhjejeqytetare pro votës së lirë mbetet përgjegjësi urgjente qytetare dhe e mbarë shoqatave civile në vënd. Do të ishte një betejë e gjatë por që rikthen përgjithmonëdinjitetin e votuesit dhe krijon premisa për politikë të përgjegjshme pa kthim. Një Lidhje qytetare kjo që mund të shndërrohet edhe në një mundësi elektorale më pas që do të mund tëpërmbushte të njëjtin qëllim të respektimit të votës së lirë edhe pa pritur pëlqimin nga “lart” për referendum.
Vetëm kur të ndruhet nga vota e lirë, vetëm atëhere politika nuk do e merrte më të mirëqënë votuesin, vetëatëhere koha e shpresa e qytetarit nuk do të merrej më peng prej saj dhe urimet nëçdo pragviti të ri për më mirë, për të gjithë,do tëbartnin vërtet kuptim.
Sot për sot, mes urimeve për familjen e shëndetin, ajo që bashkon shumicën qytetare është dhe “Mot, pa këta në politikë!”. Kohëngrënësit tashmë rrëmbyen tredekada por ku i dihet, me soj e sorrollop, mund të bëhet një shekull i tërë. Një brezi të tërë iu “vodh” koha e mundipor urojmë ende jo dinjiteti qytetar qënë vetvete është po aq trashëgimi e çmuar për brezat më tej. 2023 pastë këmbën e mbarë.
31 dhjetor 2022