Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Sëmundja që mendohej e zhdukur rikthehet afër vendit tonë pas 50 vitesh! Ky është ushqimi që ka shkaktuar infeksionin, sipas mjekëve
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Bote > Sëmundja që mendohej e zhdukur rikthehet afër vendit tonë pas 50 vitesh! Ky është ushqimi që ka shkaktuar infeksionin, sipas mjekëve
BoteKryesore

Sëmundja që mendohej e zhdukur rikthehet afër vendit tonë pas 50 vitesh! Ky është ushqimi që ka shkaktuar infeksionin, sipas mjekëve

Published: July 11, 2023
Shpërndaje

Në Sardenjë ishullin autonom të fqinjit tonë Italisë, është kthyer pas 50 vitesh sëmundja e kolerës.

Mediat në vend raportojnë se një i moshuar nga Arbus-i është shtruar në pavijonin e sëmundjeve infektive të spitalit Santissima Trinità në Cagliari.

Deri më tani, gjendja e tij shëndetësore është e qëndrueshme dhe ai po përmirësohet.

- Publicitet -

Pacienti, i cili vuante nga sëmundjet e zemrës, ndodhet në spital prej pesë ditësh. Vendi dhe dita e infektimit nuk dihen ndërsa udhëtime jashtë shtetit nuk ka bërë së fundmi.

Simptomat e para mendohet se janë shfaqur te i moshuari një muaj më parë dhe ky element vështirëson përcaktimin e saktë të momentit të infektimit.

Mjekët po kryejnë kontrolle epidemiologjike tek familjarët e pacientit që jetojnë në zonën e Medio Campidano dhe që aktualisht nuk shfaqin asnjë simptomë, megjithatë priten rezultatet e analizave të cilave u janë nënshtruar.

Dyshimet e para janë që i moshuari ta ketë marrë kolerën nga ushqimi i detit, i pa gatuar.

“Njerëzit duhet ta kuptojnë që ushqimet e detit nuk konsumohen të gjalla. Shumë njerëz shpesh marrin infeksion në zorrë sepse hanë ushqim deti të gjallë,” deklaroi Matteo Bassetti, drejtori i sëmundjeve infektive në spitalin San Martino në Xhenova.

Kolera është një infeksion akut diarreal i shkaktuar nga bakteri Vibrio cholerae. Transmetimi i tij ndodh me kontakt oral, direkt ose indirekt, me feçe ose ushqim të kontaminuar dhe në rastet më të rënda mund të çojë në fenomene të rrezikshme dehidrimi.

Bakteri i kolerës është kryesisht i pranishëm në ujë dhe mund të kontaminojë ushqime të tilla si molusqet dhe produktet e peshkimit, të cilat, nëse hahen të papërpunuara ose të paziera, mund të transmetojnë infeksionin.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Mosmarrëveshja e vjetër në Egje po hyn në një fazë të re tensioni
  • Kush është kandidati për president i Kosovës, Bekim Sejdiu?
  • LVV dhe LDK pajtohen që Bekim Sejdiu të jetë kandidat për president
  • Dyshohet se Balluku fshehu vilën në Dhërmi në emër të tij, Igli Tare paraqitet në SPAK
  • Ishte shoqëruar në komisariat për vjedhje, ndërron jetë 32-vjeçari në Vlorë

Komentet e Fundit

  1. Dashi on Emër i ri për një premtim të vjetër
  2. ANA on Emër i ri për një premtim të vjetër
  3. Detari on Protestë në Paris në mbrojtje të aktivistit shqiptar antifashist që rrezikon burgun në Gjermani
  4. demo on Shqipëria i ndalon hyrjen cisternës së lidhur me “flotën hije” ruse
  5. Arbeni on Emër i ri për një premtim të vjetër

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?