Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Kombëtarja e vajzave humbet në “Air Albania”, pësojnë 3 gola nga Luksemburgu
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Sport > Kombëtarja e vajzave humbet në “Air Albania”, pësojnë 3 gola nga Luksemburgu
Sport

Kombëtarja e vajzave humbet në “Air Albania”, pësojnë 3 gola nga Luksemburgu

Published: March 15, 2023
Shpërndaje

Kombëtarja shqiptare U-17 e femrave zhvilloi këtë të mërkurë sfidën e parë kundër përfaqësueses së Luksemburgut, e vlefshme për ndeshjet e raundit të dytë të ligës B të Kampionatit Europian 2023 për këtë grupmoshë.

Vajzat kuqezi të drejtuara nga trajneri Agustin Kola u mposhtën me rezultatin 0-3 nga Luksemburgu në takimin e zhvilluar mesditën e sotme në stadiumin kombëtar ‘Air Albania’ në Tiranë.

Luksemburgaset e nisën ndeshjen mirë, duke përfituar edhe nga gabimet e vajzave kuqezi. Merlevede në minutën e 14-të dhe Konsbruck në 45+1 nga pika e bardhë shënuan në pjesën e parë.

- Publicitet -

Edhe në pjesën e dytë mikeshat sërish me Merlevede (dopietë) shënuan për 0-3. Pas ndeshjes së parë në këto kualifikuese, vajzat kuqezi janë në vendin e fundit me zero pikë.

Kjo ishte ndeshja e parë e Shqipërisë U-17 në këtë raund të dytë të Kampionatit Europian. Ndeshja tjetër e Kombëtares shqiptare do të jetë ajo ndaj Islandës më 21 mars në orën 11:30 në stadiumin ‘Air Albania’.

Sakaq, më 18 mars, do të zhvillohet edhe ndeshja tjetër e grupit B4, mes Luksemburgut dhe Islandës, në stadiumin ‘Air Albania’ në ora 11:30.

m.b./dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Si dhe pse ndikon referendumi në Islandë rrugën e Shqipërisë dhe Malit të Zi drejt BE-së
  • Pezullohen dy policë për publikimin e fotove të Agasit dhe Shpatarakut pas arrestimit
  • Gara për Prokurorin e Përgjithshëm fut në sherr anëtarët e KLP-së
  • Pezullohen përkohësisht fluturimet në hapësirën ajrore të vendit
  • Ergys Agasi del para GJKKO-së, gjykata lë në fuqi masën e “arrestit me burg”

Komentet e Fundit

  1. xxx on Akuza e pazakontë e kryeministrit malazez: Serbia dhe Shqipëria duan të na destabilizojnë
  2. Një shqiptar në Itali on Çfarë ndodhi pas arrestimit të një “shqiptaro-amerikani”: Skema Meskuti-Ibro, një megaskandal ende pa ndëshkim
  3. xxx on Pushtimi me kapital
  4. Një shqiptar në Itali on Çfarë ndodhi pas arrestimit të një “shqiptaro-amerikani”: Skema Meskuti-Ibro, një megaskandal ende pa ndëshkim
  5. Dashi on Për arsye sigurie, Rama zhvendos takimin me ministrat dhe drejtuesit politikë, ja ku do mbahet

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?