Kombëtarja shqiptare e futbollit për 15-vjeçare ka korrrur një rezultat mbreslënës në FIFA U-15 World Cup & Festival 2026, që u zhvillua në Baku të Azerbajxhanit, duke u renditur në vendin e 17-të mes 189 përfaqësueseve pjesëmarrëse. Në këtë turne të besuarit e trajnerit Armand Dama rregjistruan disa fitore të rëndësishme.
Shqipëria e mbylli fazën e parë me pesë fitore në pesë ndeshje, duke siguruar vendin e parë në Grupin Y. Në fazën pasuese, kuqezinjtë u mposhtën 1-2 nga Egjipti, por reaguan me fitore ndaj Algjerisë (4-1), Australisë (2-1) dhe Bosnjë-Hercegovinës (4-3).
Në ndeshjen e fundit të aktivitetit, Shqipëria barazoi 2-2 me Perunë, ndërsa triumfoi 6-5 në serinë e penalltive. Ky rezultat i dha fund rrugëtimit të kuqezinjve në turne, të cilin e përfunduan në pozicionin e 17-të në renditjen e përgjithshme.
