Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Komisioneri Publik i qëndron kërkesës për shkarkimin e prokurorit Artur Ismajlukaj
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Komisioneri Publik i qëndron kërkesës për shkarkimin e prokurorit Artur Ismajlukaj
AktualitetPolitike

Komisioneri Publik i qëndron kërkesës për shkarkimin e prokurorit Artur Ismajlukaj

Published: March 25, 2024
Shpërndaje

Gjatë leximit të qëndrimeve përfundimtare Komisioneri Publik këmbënguli në kërkesën për shkarkimin e prokurorit Artur Ismajlukaj, bazuar kryesisht në cënimin e besimit te drejtësia. Avokati i prokurorit e kundërshtoi këtë qëndrim dhe kërkoi lënie në fuqi të vendimit të konfirmimit.

Komisionerja Publike Irena Nino lexoi të hënën qëndrimet përfundimtare në çështjen ndaj prokurorit Artur Ismajlukaj dhe i kërkoi Kolegjit të Posaçëm të Apelimit që të vendoste shkarkimin e tij, për cënim të besimit të publikut te drejtësia.

Në krahun tjetër avokati Rezart Kthupi që lexoi mbrojtjen e prokurorit, tha se kërkesa nuk ishte e bazuar. Kthupi vuri në dukje se pretendimet e Komisionerit ishin të bazuara vetëm në sa pretendohej si kontakte të papërshtatshme, ai tha se prokurori kishte punuar me integritet.

- Publicitet -

Gjatë seancës Komisionerja Nino theksoi se u qëndronte të gjitha shkaqeve të ankimit, duke renditur sërish ato që konsiderohen si kontakte të papërshtatshme të prokurorit. “Bazuar në sa më sipër referuar, vlerëson se subjekti i rivlerësimit nuk arriti nivel të besueshëm për konfirmimin në detyrë”, tha Nino në fjalën e saj.

Nga ana e tij Ismajlukaj, që ishte i pranishëm në seancë, u mbrojt nga avokati Rezart Kthupi. Ky i fundit i kundërshtoi pretendimet e Komisionerit Publik duke këmbëngulur se nuk provohej cënimi i besimit të publikut te drejtësia.

Ismajlukaj u konfirmua në detyrë më 7 korrik 2023 pasi u përball me dy seanca dëgjimore në të cilat kryesisht u diskutua mbi udhëtimet e tij në makina me persona me precedentë penalë, në një rast me makinën e një personi të dënuar për krim të organizuar në Rimini të Italisë. Për pasurinë dhe profesionalizmin nuk u evidentuan probleme domethënëse.

Ismajluakaj deklaroi se udhëtimet kishin qenë të rastësishme, me qëllim që të mbërrinte pranë familjes ose në vendin e punës. Subjekti i rivlerësimit mohoi të kishte pasur njohje me shtetasin e dënuar në Itali, duke shpjeguar se mjeti i tij përdorej nga një funksionar policie në momentin kur kishte udhëtuar.

Megjithatë pas vendimit për Ismajlukaj Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit rekomandoi ankimimin e tij në Kolegj. Komisioneri Publik po ashtu vendosi të bëjë ankim, bazuar kryesisht mbi të njëjtat problematika që u vunë në dukje gjatë shqyrtimit nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit.

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, trupa e kryesuar nga Rezarta Schuetz, me relatore Natasha Mulaj dhe anëtarë Sokol Çomo, Ina Rama, Mimoza Tasi, njoftoi se pas dëgjimit të palëve do të tërhiqej për vendim. Vendimi u caktua të shpallej në 2 prill./BIRN

b.m/dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Strasburgu merr vendim për Belerin: Arrestimi i ligjshëm, mbajtja e zgjatur në paraburgim, e pajustifikuar
  • Asambleja e PS, Veliaj kërkesë Sekretarit të partisë dhe SPAK-ut për të marrë pjesë
  • Aksidentohen prej mjegullës rreth 50 makina në Bullgari, 10 viktima dhe 27 të plagosur
  • A kanë ekzistuar Eva dhe Adami? Një udhëtim nga Shkenca, te mendja e Krijuesit
  • SPAK kërkon psikolog për hetuesit e BKH-së, 15 mln lekë për kasaforta dhe grirëse dokumentesh

Komentet e Fundit

  1. demo on Padija është fara e të keqes: Por a mjafton të njohësh të mirën për të mos bërë keq?
  2. Rozafa on “Rama në fund do tërhiqet zvarrë”! Duhen ndaluar fjali të tilla në emisionet e opinioneve?
  3. ¿? on HISTORI: Kush ishte fajtori dhe cila është e vërteta e Masakrës së Gërhotit?
  4. Xhon on ​Dëshmitë tronditëse në GJKKO për dosjen “Partizani” / Qirjazi dhe Malaj: Oketa na kërkoi firmën me ngulm! Mediu: S’mbaj mend
  5. Gjergj on Serbia hap sirtarët e drejtësisë për Vuçiçin, hetime për korrupsion, dhunë dhe manipulim votash

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?