Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Konfliktet rrisin interesimin e Turqisë për rrugën e re tregëtare Kinë-Evropë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Konfliktet rrisin interesimin e Turqisë për rrugën e re tregëtare Kinë-Evropë
AktualitetBote

Konfliktet rrisin interesimin e Turqisë për rrugën e re tregëtare Kinë-Evropë

Published: March 6, 2024
Shpërndaje

Konfliktet në Ukrainë dhe Lindjen e Mesme po ushqejnë interesimin e Turqisë për një rrugë të re tregtare Kinë-Evropë, të njohur me emrin Korridori i Mesëm. Siç njofton nga Stambolli korrespondenti i Zërit të Amerikës, Dorian Jones, mbështetja e Turqisë për këtë korridor po rritet, ndërsa Ankaraja po bën një kthesë të madhe në marrëdhënien dikur të ngrirë me Pekinin.

Ndërsa lufta në Ukrainë nuk po jep shenja përfundimi, Ankaraja shikon një mundësi të re tek projekti Korridori i Mesëm, një rrugë tranziti që lidh Kinën me Evropën nëpërmjet Turqisë dhe që do të shmangte Rusinë dhe sanksionet e vendosura nga Perëndimi.

“Do të jetë një korridor alternativ për hekurudhën ruse Trans-Siberiane, që me sa kuptoj po bëhet një ide popullore, pasi sigurisht shumica e vendeve evropiane po përpiqen tashmë ta anashkalojnë Rusinë për të dërguar mallrat nga Kina në Evropë dhe anasjelltas”, thotë Cangas Ungor, profesore e shkencave politike në Universitetin e Marmarasë.

- Publicitet -

Në takimin e vitit të kaluar të udhëheqësve aziatikë, Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan e përmendi projektin me emrin zyrtar, duke nënvizuar kështu rëndësinë që i jep tashmë qeveria turke.

“Vlera e nismës për Linjën e Transportit Ndërkombëtar Trans-Kaspik është rritur prej zhvillimeve të fundit. Duhet të vazhdojmë të bashkëpunojmë dhe njëkohësisht të përmirësojmë funksionimin e këtij korridori, për të mirën tonë të përbashkët”, tha Presidenti Erdogan.

Deti i Kuq është një tjetër trajektore alternative për tregtinë mes Kinës dhe Evropës dhe analistët thonë se sulmet e grupit huthi në Jemen, ndaj anijeve, për shkak të luftës Izrael-Hamas, e bëjnë edhe më tërheqës për Turqinë projektin e Korridorit të Mesëm.

Mbështetja turke për këtë korridor po rritet, ndërsa po përmirësohen edhe marrëdhënia Ankara – Pekin.

“Marrëdhëniet mes dy vendeve kanë patur gjithnjë ulje-ngritje. Por nëse i hedhim një vështrim sot, mund të shohim se marrëdhëniet mes Kinës dhe Turqisë po rriten në veçanti që nga vizita në Turqi e ministrit të Jashëtm kinez Wang Yi. Nuk ka të bëjë vetëm me motivimin dypalësh, por edhe me sistemin rajonal dhe global. Siç e dini, sistemi global po ndryshon”, thotë Diren Dogan, profesore e marrëdhënieve ndërkombëtare në Universitetin “Alanya Alaaddin Keykubat”.

Marrëdhëniet e Turqisë me Kinën janë tensionuar për shkak të kritikave të Ankarasa për shtypjen nga Pekini të pakicës myslimane ujgure. Shumë prej disidentëve nga kjo popullsi kanë gjetur strehim në Turqi.

Por analistët thonë se tashmë Turqia po e zbut qëndrimin.

“Kina e shikon Turqinë si një vend me rrezikshmëri të lartë në rajon, për shkak të çështjes ujgure. Qeverisë turke iu desh të bëjë të ditur rishtazi, para Vitit të Ri, se preferon të mbajë marrëdhënie të mira me shtetin kinez, se sa të mbështesë plotësisht kauzën ujgure”, thotë Ceren Ergenc, nga Qendra për Studimet e Politikave Evropiane.

Analistët thonë se duhen tejkaluar pengesa domethënëse për Korridorin e Mesëm, për të cilin duhet harmonizimi i doganave mes vendeve nga kalon ai, si dhe shpenzime të mëdha për infrastrukturën.

“Problemi kryesor tani është aspekti financiar. Kush do të investojë tek Korridori i Mesëm?”, thotë zonja Ungor.

Presidenti turk Erdogan mund të përfitonte shumë nga influenca e tij në rajon dhe ai po forcon lidhjet me vendet e Azisë Qendrore. Analistët thonë se shndërrimi i Turqisë në një urë ekonomike mes Lindjes dhe Perëndimit do ta përshpejtonte këtë proces dhe do të sillte përfitime ekonomike.

b.m/dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Kafshohet nga nepërka në Valbonë, turistja nga Zelanda tregon si mbijetoi dhe ka një apel për të gjithë
  • Goxhaj tregon historinë fatkeqe të rekrutit të ri të UÇK në Burrel: Ishin të rinj, nuk e njihnin disiplinën
  • Greqia njofton misionin e parë hapësinor, emri Adrianos Golemis ngjall kuriozitet dhe polemika
  • Lufta SHBA-Iran, arrihet dakordësia për armëpushim të përkohshëm, të martën takimi në Katar
  • Në shtet, privat, apo institucione ndërkombëtare, punët që kishin pagat më të larta në 2025

Komentet e Fundit

  1. K R on Flamingoja nuk mund të qëndrojë përgjithmonë mbi një këmbë
  2. K R on Goxhaj tregon historinë fatkeqe të rekrutit të ri të UÇK në Burrel: Ishin të rinj, nuk e njihnin disiplinën
  3. Sali pordha on Greqia njofton misionin e parë hapësinor, emri Adrianos Golemis ngjall kuriozitet dhe polemika
  4. bled bardhuqi on Kush janë biznesmenët e huaj që paguajnë udhëtimet me avion privat të kryeministrit shqiptar?
  5. Irani on Goxhaj tregon historinë fatkeqe të rekrutit të ri të UÇK në Burrel: Ishin të rinj, nuk e njihnin disiplinën

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?