Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Konflikti brenda PD-së, Veliaj: “I kemi mundur, me vulë dhe pa vulë, të bashkuar dhe copë e çikë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Uncategorized > Konflikti brenda PD-së, Veliaj: “I kemi mundur, me vulë dhe pa vulë, të bashkuar dhe copë e çikë
Uncategorized

Konflikti brenda PD-së, Veliaj: “I kemi mundur, me vulë dhe pa vulë, të bashkuar dhe copë e çikë

Published: June 14, 2024
Shpërndaje

Partia Socialiste e ka mundur Sali Berishën si me vulë, ashtu edhe pa vulë, të bashkuar ose copë e çikë. Me këtë mesazh iu drejtua socialistëve të Njësisë 1, Erion Veliaj, Drejtuesi Politik i PS për Qarkun e Tiranës. Sipas tij, PS do të fitojë sërish në zgjedhjet e 2025.

“Sot nuk është çështja te e majta dhe e djathta, sot janë përballë kultura me anti-kulturën. Sot janë përballë vlerat dhe rrugaçëria. Sot është përballë perëndimi dhe talibanët. Ka edhe një parti tjetër që djeg gomat, ndodhet në Afganistan. Quhet Partia e Talibanëve. Ata nuk dinë ta komunikojmë urrejtjen për Perëndimin, për zhvillimin, dhe djegin goma. Por, zgjedhja është shumë e qartë: kush do punën dhe kush do dhunën; kush do që të shkojë përpara, kush do që të shkojë mbrapsht; kush është për njerëzit, kush është kundra njerëzve. Dhe ajo që e do vendin ta çojë përpara, drejt Perëndimit, është vetëm Partia Socialiste e Shqipërisë. Ne ata i kemi mundur, me vulë dhe pa vulë, të bashkuar dhe copë e çikë. Le ta bëjnë formulën si të duan, ne prapë do i mundim ata”, tha Veliaj.

Ai u ndal edhe te protestat e dhunshme të opozitës me molotovë para Bashkisë së Tiranës. Veliaj u shpreh se sot Shqipëria dhe Tirana janë duke përjetuar ditët më të mira, ndërsa opozita merret me djegie gomash.

- Publicitet -

“Sot jemi në ditët tona më të mira dhe këtë e ka realizuar Partia Socialiste e Shqipërisë. Nuk jemi perfektë, por kush ka bërë 99 punë, i bën edhe 100. Kush djeg vetëm goma, kush vret njerëz, kush sakaton kundërshtarin e vet, eventualisht do i bëjë vetes atë që i ka bërë tjetrit. I pashë herën e fundit në protestë, ziheshin kush rrëmbente mikrofonin. Ia hidhnin flakën njëri-tjetrit, thashë do digjen me njëri-tjetrin, dhe si t’ia shpjegosh botës që u dogjën vetë?! Si mund ta bëjë njeri këtë në 2024? Njerëz që theren me njëri-tjetrin kush të shajë më shumë, kush të shpifë më shumë, kush të djegë më shumë”, tha ai.

Veliaj u shpreh se fajin për këtë sjellje me djegie gomash të opozitës nuk e ka vula. “Si mundet viti 2024, digjen goma akoma në Tiranë? Mendoni që e kanë fajin vulat? Ata edhe me vulë, prapë goma do djegin! Se vetëm ashtu dinë të komunikojnë, vetëm ajo është gjuha e shenjave të tyre”, nënvizoi ai.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Lëkundje tërmeti në Elbasan
  • VOX: Çfarë synon Rama me shpronësimin e tokës në Palasë
  • Një ditë pas plumbave, Kryeministër Edi shpall ullishten e parë strategjike
  • Vuçiçi i cilëson “budallallëqe” kritikat e BE-së ndaj nderimeve për Mlladiçin
  • Kosova padit zyrtarë serbë të sigurisë për masakrën në kompleksin e familjes Jashari

Komentet e Fundit

  1. Emigranti on VIDEO: Zjarri në Himarë u afrohet shtëpive e hoteleve, Tavo: Thirrje urgjente për banorët, largohuni
  2. Biku on VIDEO: Zjarri në Himarë u afrohet shtëpive e hoteleve, Tavo: Thirrje urgjente për banorët, largohuni
  3. Shqipëtari on Një ditë pas plumbave, Kryeministër Edi shpall ullishten e parë strategjike
  4. Mallkimi... on VIDEO: Zjarri në Himarë u afrohet shtëpive e hoteleve, Tavo: Thirrje urgjente për banorët, largohuni
  5. Mentori on VIDEO: Zjarri në Himarë u afrohet shtëpive e hoteleve, Tavo: Thirrje urgjente për banorët, largohuni

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?