Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Konflikti i nëndheshëm…
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > Konflikti i nëndheshëm…
KronikeLajmi i fundit

Konflikti i nëndheshëm…

Published: October 10, 2024
Shpërndaje

Pas një sage prej disa dekadash, Xhamia e Namazgjasë u inaugurua të enjten në Tiranë në prani të presidentit turk, Rexhep Taip Erdogan dhe kryeministrit shqiptar, Edi Rama. Por drejtuesit e lartë të Komunitetit Mysliman Shqiptar – pronari “de jure” i xhamisë së re – nuk ishin të ftuar.

Mungesa lidhet me pakënaqësitë e presidentit të Turqisë ndaj drejtuesve të KMSH-së, të cilët sulmohen prej vitesh nga organizata të lidhura me Ankaranë si “gylenistë”, një term që i bën ata armiq të Erdogan.

Ndërtimi i Xhamisë së Madhe nisi në vitin 2015 mbi truallin e njohur si Namazgjah në zemër të Tiranës, me mbështetjen financiare të Drejtorisë për Çështjet Fetare në Turqi, Diyanet. Punimet pothuajse përfunduan në vitin 2019, por hapja e xhamisë u mbaj pezull edhe për pesë vjet të tjera.

- Publicitet -

BIRN mësoi se inaugurimi i vonuar i Xhamisë së Namazgjasë lidhet me një konflikt të nëndheshëm mes Diyanet dhe Komunitetit Mysliman Shqiptar për kontrollin e saj – tension i cili doli në sipërfaqe me njoftimet kontradiktore për hapjen e xhamisë.

Fillimisht, kleriku turk Enes Bastur njoftoi në rrjetet sociale se ishte ngarkuar Drejtoria për Çështjet Fetare për të drejtuar Xhaminë e Namazgjasë në Tiranë. Më pas, KMSH deklaroi tërthorazi mungesën e drejtuesve të saj në inaugurim, duke theksuar se do të përfaqësoheshin nga Myftiu i Tiranës, Gazmend Teqja. KMSH po ashtu pranoi se ajo nuk do të menaxhonte e vetme xhaminë, por përmes një fondacioni me “palën tjetër”, ku Teqja do të jetë kryetar i bordit.

Kjo ndërhyrje e shtetit turk dhe e presidentit Erdogan në çështjet e fesë në Shqipëri kritikohet nga një pjesë e komunitetit mysliman.

“Më shumë se një ceremoni fetare duket si një ceremoni politike,” i tha BIRN ish-kreu i Komunitetit Mysliman Shqiptar, Skënder Bruçaj, sot drejtues i fondacionit “Hafiz Ali Korça” që menaxhon universitetin “Bedër”.

“Ndërhyrja kaq e egër e një institucioni të huaj, ose një shteti të huaj në punët e brendshme, në mënyrën se si menaxhohet jeta fetare në Shqipëri është në kundërshtim me filozofinë islame, por edhe me të drejtat e njeriut, me ligjin këtu dhe me Kushtetutën e Shqipërisë,” shtoi Bruçaj.

Kryetari i Komunitetit Mysliman Shqiptar, Bujar Spahiu dhe klerikë të tjerë nuk iu përgjigjën interesit të BIRN për të komentuar mbi këtë çështje, ndërsa një zyrtar i KMSH-së që foli në kushtet e anonimatit, pranoi se drejtimi i xhamisë përmes një fondacioni ishte “një zgjidhje për të dalë nga ngërçi” që mbante të bllokuar xhaminë.

Presion për influencë

Ish-kryetari i Komunitetit Mysliman Shqiptar, Skënder Bruçaj.
Në një vizitë të mëparshme në janar të vitit 2022 në Tiranë, presidenti turk Rexhep Taip Erdogan i kërkoi Shqipërisë të merrte hapa konkrete kundër atyre që i quajti struktura të FETO në Shqipëri. Turqia i referohet lëvizjes së drejtuar nga kleriku që jeton në SHBA, Fetullah Gylen si FETO dhe e ka shpallur atë organizatë terroriste.

Kërkesa të tilla kanë qenë të përsëritura në mënyrë të drejtpërdrejtë apo përmes kanaleve diplomatike dhe e kanë detyruar në të shkuarën qeverinë shqiptare që të mbyllë disa shkolla të lidhura me Gylen apo të dëbojë një mësues të akuzuar si “Gylenist”.

Përplasje të tilla përfshinë gjithashtu edhe çështjet e fesë.

Ish-kreu i Komunitetit Mysliman Shqiptar, Skënder Bruçaj kujton se problemet e KMSH-së me Diyanet filluan që prej vitit 2014, kur u kërkua ndërprerja e marrëdhënieve me fondacionin “Sema” që financon dhe menaxhon medresetë e vendit si dhe emërimi i disa imamëve turq.

Bruçaj thotë se KMSH kishte qenë i hapur për të bashkëpunuar me Diyanet, duke i dhënë mundësinë që të hapte medresetë e veta dhe të konkurronte me fondacionin “Sema”, pasi ndërprerja e marrëdhënieve me këtë të fundit ishte konsideruar e pamundur teknikisht, ligjërisht dhe nga ana njerëzore.

“Ishin me mijëra nxënës në këto shkolla dhe nuk kishte alternativë”, tha Bruçaj.

Ai shtoi gjithashtu se edhe kërkesa e dytë për të pranuar që imamët të emëroheshin apo të paguheshin nga Diyanet ishte e pamundur për t’u plotësuar nga KMSH. Sipas Bruçajt, në Ankara nuk kuptohet ndryshimi mes Diyanet – një institucion në varësi të qeverisë dhe KMSH-së, e cila gëzon autonomi dhe ka detyrimin të qëndrojë larg politikës.

Emërimi i imamëve nga Drejtoria për Çështjet Fetare në Turqi, Diyanet, është një ndër politikat e përhapura të Ankarasë zyrtare në Europë, e cila ka shkaktuar së fundmi përplasje në Gjermani. Sipas një raportimi të Reuters, pas dyshimeve se imamët ishin përdorur për spiunim nga Ankaraja, Gjermania vendosi zëvendësimin e tyre me klerikë të trajnuar dhe shkolluar në Gjermani.

Përpjekjet për ndikim shoqëruan edhe ndërtimin e Xhamisë së Namazgjasë, e cila u financua nga Diyanet. Bruçaj i tha BIRN se bazuar në raportet e survejimit që ai ka parë kur drejtonte Komunitetin, në vitin 2019 kishin përfunduar gati 96% e punimeve.

Ai dyshon se punimet u ndërprenë për të penguar Komunitetin Mysliman Shqiptar që të merrte në dorëzim xhaminë dhe ta menaxhonte atë.

“Burokratët në Ankara nuk e donin këtë dorëzim dhe mosdorëzimi i saj ishte pjesë e përpjekjeve disa vjeçare për të fituar kontroll mbi KMSH-në,” tha Bruçaj.

Drejtimi i paqartë i xhamisë

Mënyra se si do të menaxhohet Xhamia e Namazgjasë mbetet e paqartë, por BIRN mësoi nga zyrtarë pranë KMSH se është arritur një kompromis, i cili ende nuk është zyrtarizuar. Gjithsesi, fondacioni që do të menaxhojë xhaminë nuk është krijuar ende, ndërsa nuk ka qartësi as për mënyrën e drejtimit.

Sipas një zyrtari të KMSH-së, i cili foli në kushtet e anonimatit, fondacioni u gjet si një zgjidhje për të shprehur mirënjohjen, por edhe për faktin se Namazgjaja nuk do jetë thjesht një xhami, por do të ketë edhe aktivitete të tjera.

Përmes një deklarate për mediat, KMSH falenderoi presidentin Erdogan dhe kryeministrin shqiptar, Edi Rama që “bënë të mundur realizimin e kësaj ëndrre të besimtarëve myslimanë shqiptarë”.

Në njoftim thuhet gjithashtu se KMSH do të përfaqësohet nga myftiu i Tiranës, Gazment Teqja, i cili do të jetë kreu i bordit të fondacionit të përbashkët “mes KMSH dhe palës tjetër” që do të administrojë Xhaminë e Namazgjasë.

Edhe Myftinia e Tiranës deklaroi përmes një njoftimi se imami zyrtar i Xhamisë së Madhe të Tiranës do të jetë Teqja, njëkohësisht kreu i Fondacionit “që do të jetë autoriteti i vetëm administrues i këtij kompleksi”.

Megjithatë, Bruçaj parashikon se kjo xhami do të jetë nën kontrollin e qeverisë turke.

“KMSH u shty në një kompromis jo të hijshëm, duke lëshuar prej autoritetit dhe autonomisë së tij, por kjo është një sakrificë e përkohshme për t’u dhënë qytetarëve xhaminë,” tha ai, ndërsa shtoi: “Politikanët vijën e ikin, xhamia do të mbetet aty”!

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
7 Comments
  • Spak says:
    October 11, 2024 at 12:02 am

    Ka disa kohe se fundmi qe Tosi,Lubonja, nga proletary nga veshja ,tani na eshte bere intelektual! Thua qe Saliu ja rriti rrogen! Mjere keta njerez servile te poshter dhe cmirzinj! Turp Lubonja tani ne pleqeri,pa folur per “ambasadorin” e djalit te gaqo Neshos dhe servilin kamikaze te Likes!

    Reply
  • ce says:
    October 11, 2024 at 4:20 am

    Po pse ju duket cudi qe autoritetet Turke duhet te kene ne administrim xhamine e re Namazgjah , kjo eshte mese normale derisa ato kane hedhur miliona euro qe jane djerse e popullit turk si te mos jene dhe menagjues te saj.
    Po Janullatos a ka mbi 25 vjet qe eshte drejtues i kishes Autoqefale Shqiptare,
    Po kisha katolike a eshte drejtuar nga ipeshkvi te emeruar nga vatikani is Angjelo Safandra apo dhe te tjere.

    Reply
  • K R says:
    October 11, 2024 at 6:31 am

    Më 10 tetor 2024 Shqipëria mori dy dhurata nga Turqia: Xhaminë e Namazgjasë dhe dronët kamikazë.
    Të parën për besimtarët, të dytën për trimat. Kryeministri Edi Rama tha se dronët janë një mesazh i Turqisë se Shqipëria është e pagoditshme. Nga kush? Askush nuk e di.
    Një shtet bën dhuratë dronët kur ata janë kërkuar më parë, pa folur për faktin se kush do t’i operojë këta dronë. Mos do jenë si xhamia? Armë në menaxhim turk?

    Nëse hedh një sy në internet mund të gjesh shpjegime sesi kjo kategori arme ka evoluuar nga armë kundër sistemeve ajrore në armë sulmi.

    Nga viti 2000 e pas, përdorimi i tyre është kryesisht sulmues. Kundër kujt e kërkon Shqipëria këtë armatim? Dhe nga kush kërcënohet?
    Kush do guxonte të sulmonte një anëtar të NATO-s që tani duhet ta mbrojë Turqia?

    Shndërrimi i Shqipërisë në këtë lloj ankorazhi turk interpretohet aty ku duhet ashtu siç është dhe duhet, çka përbën një zhvillim jo pa pasoja për të ardhmen. Pasi nëse ky kryeministër flet si shejtan budalla sepse ashtu i leverdis, tani e dinë të gjithë se Shqipëria që ai e ka uzurpuar nuk është e virgjër.

    Nuk është ai vendi i vogël e i pafuqishëm, por një lavire e shumëpërdorur që nuk ka det ta lajë pocaqinë që ka.

    Reply
  • Ali baba me 40 hajdutet says:
    October 11, 2024 at 6:49 am

    Si ka mundesi qe “intelektuali” i pavarur Bedri Islami nuk ka shkruar asgje per kete marreveshje, apo dhe ai eshte turk?!

    Reply
  • Populli says:
    October 11, 2024 at 7:02 am

    Dhe ky konflikt i brendeshem i Turqise,
    na vjen neve ketej ne dere te Albanise,

    si gjithmone dhurate nga ky Ram-Sulltan,
    qe vella shqiptaresh shpalli ate Erdogan,

    ashtu si na solli mu ne mes te tonit vatan,
    dhe Muxhahedinet me konfliktin me IRAN,

    ashtu si po gatitet te na beje dhe peshqeshe te tjere,
    ata Afrikanet qe Italise i shkojne te na i sjelle ne dere,

    kete Shqiperi pra Sulltanat kemi sot me Ramen per dreq,
    ku konfliktet ku jane shko vete ky e ketej nga ne i terheq,

    kete Sulltanat qe nuk e arriti as Zogu as Enveri ne pushtet
    po e shijon sot plotesisht Sulltan Rama me Haremin e vet!

    Reply
  • Fehmi Berisha says:
    October 11, 2024 at 12:29 pm

    Njēherë dikur na shkelen me kuaj,tash vinë na shkelin me Kuran dhe para!
    Aferim shiptarçiçi !

    Reply
  • Tani says:
    October 11, 2024 at 1:21 pm

    …………..
    Para se t’hupet kështu Shqypnia,
    Me pushkë n’dorë le t’desë trimnia!
    Coniu, shqyptarë, prej gjumit çoniu,
    Të gjithë si vllazën n’nji besë shtërngoniu,
    E mos shikoni kisha e xhamia:
    Feja e shqyptarit asht shqyptaria!
    Qysh prej Tivarit deri n’Prevezë,
    Gjithkund lshon dielli vap’edhe rrezë,
    Asht tok’ e jona, prind na e kanë lanë
    Kush mos na e preki, se desim t’tanë
    Të desim si burrat që vdiqnë motit
    Edhe mos marrohna përpara zotit.

    Vaso Pasha
    Poet Rilindas

    Edi Rama, dhe Berisha dhe te gjithe ish kryeministrat pas diktatures, kane qene dhe jane naive, kane qene dhe jane lypcare te nenshtruar !

    Harruan rilindasit tane te vyer ! Harruan vuajtjet e te pareve tane si nuk ju skuqet faqja ! Vjen hoxha i turqise dhe pekujtojne deshmoret e islamit qe sollen fene islame 5000 vjet perpara dhe luten ne turqisht !

    Skenderbeu do tu kishte prere kokar Edi Rames Berishes dhe te gjithe ish kryeministrave te tjere !

    Turp faqja e zeze !

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • EMRAT: Konflikt me armë mes fqinjëve në Shkodër, dy të arrestuar dhe një në kërkim
  • BE-ja propozon planin për integrimin gradual, çfarë përfitojnë vendet kandidate
  • A mund të bëhet një protestë destinacion turistik?
  • “E pranoj plotësisht”, Rama publikon mesazhin me kërkesa të qytetarit: Dorëhiqu në 2030
  • VIDEO: Qytete të rrafshuara dhe njerëz nën rrënoja, rritet bilanci i viktimave nga tërmetet në Venezuelë

Komentet e Fundit

  1. Ilir Troplini on Dordolecët e Propagandës
  2. demo on Dordolecët e Propagandës
  3. E'them Suma on Mbi 200 akademikë nga e gjitha bota, letër publike në mbështetje të protestave masive në Shqipëri
  4. Dudumi on Dordolecët e Propagandës
  5. Goni on Mbi 200 akademikë nga e gjitha bota, letër publike në mbështetje të protestave masive në Shqipëri

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?