Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Konflikti për Aeroportin e Vlorës, Pacolli i shkruan Ramës: Nëse nuk ka zgjidhje deri më 28 maj, shihemi në Arbitrazh
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Ekonomi > Konflikti për Aeroportin e Vlorës, Pacolli i shkruan Ramës: Nëse nuk ka zgjidhje deri më 28 maj, shihemi në Arbitrazh
EkonomiLajmi i fundit

Konflikti për Aeroportin e Vlorës, Pacolli i shkruan Ramës: Nëse nuk ka zgjidhje deri më 28 maj, shihemi në Arbitrazh

Published: May 22, 2026
Shpërndaje

Kompania zvicieriane, MABCO Constructions SA ka paralajmëruar shtetin shqiptar se do t’i drejtohet arbitrazhit ndërkombëtar për situatën e krijuar në aeroportin e Vlorës, nëse deri më 28 maj 2026 nuk ndërmerret një ndërhyrje institucionale për situatën e krijuar, ku kompania është përjashtuar faktikisht nga kantieri dhe nga kontrolli operacional i investimit të saj.

Në një letër zyrtare drejtuar kryeministrit Edi Rama, ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, Avokaturës së Shtetit dhe institucioneve të tjera përgjegjëse, kompania në pronësi të Behgjet Pacollit deklaron se, megjithëse zotëron 98% të kuotave të shoqërisë koncesionare VIA dhe është investitori kryesor, financuesi dhe garantuesi i projektit, përfaqësuesve, inxhinierëve, specialistëve dhe nënkontraktorëve të saj u është ndaluar hyrja në aeroport që prej 18 majit 2026.

Kompania pretendon se administrimi i kontestuar i VIA-s, i mbështetur nga veprime dhe mosveprime të institucioneve shtetërore, po tenton të marrë kontrollin faktik të projektit në momentin kur aeroporti ndodhet pranë hyrjes në fazën operacionale. Sipas MABCO-s, kjo po ndodh ndonëse nuk ekziston asnjë transferim kuotash i regjistruar në QKB apo i miratuar nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë për kalimin e kontrollit nga MABCO te 2A Group, aksioneri me 2% të kuotave.

- Publicitet -

MABCO thekson se, që prej shtatorit 2025, ka dërguar mbi 50 letra dhe njoftime formale institucioneve shqiptare, pa marrë, sipas saj, asnjë përgjigje substanciale. Në dokument kompania pretendon se veprimet dhe mosveprimet e institucioneve shqiptare përbëjnë shkelje të Marrëveshjes së Koncesionit dhe të Traktatit Dypalësh të Investimeve Zvicër–Shqipëri.

Njoftimi i kompanisë MABCO

MABCO i kërkon shtetit shqiptar ndërhyrje urgjente për Aeroportin e Vlorës: afati i fundit 28 maj 2026, përpara arbitrazhit ndërkombëtar

MABCO Constructions SA i ka dërguar një letër zyrtare Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, Avokaturës së Shtetit, Zyrës së Kryeministrit dhe institucioneve të tjera përgjegjëse, duke njoftuar se situata në projektin e Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës ka kaluar nga paralajmërimet e përsëritura në përjashtim faktik të MABCO-s nga kantieri dhe nga kontrolli real i investimit të saj.

Në letër, MABCO thekson se vepron si zotëruese e 98% të kuotave të Vlora International Airport – VIA sh.p.k., si investitori kryesor, financuesi dhe garantuesi i projektit, dhe jo si kontraktor i zakonshëm. Kompania pretendon se 2A Group, ortak me 2% të kuotave, po tenton të marrë kontrollin faktik të projektit përmes një administrimi të kontestuar të VIA-s, të regjistruar në QKB, megjithëse sipas MABCO-s nuk ekziston asnjë transferim kuotash i paraqitur për regjistrim në QKB apo i miratuar nga MIE.

MABCO referon se më 14 maj 2026 administrimi i kontestuar i VIA-s lëshoi një njoftim për ndërprerjen e marrëdhënieve të ndërtimit, të cilin MABCO e refuzoi më 16 maj 2026. Më 17 maj u komunikua kufizimi i aksesit në kantier, ndërsa më 18 maj përfaqësuesve, inxhinierëve, specialistëve, punonjësve dhe nënkontraktorëve të MABCO-s iu ndalua fizikisht hyrja në kantier. Më 21 maj, sipas kompanisë, u lëshua një tjetër njoftim që synon ta paraqesë përjashtimin e MABCO-s si “refuzim për bashkëpunim” dhe të krijojë bazë për inventarizim ose marrje të njëanshme të punimeve, pajisjeve, dokumentacionit dhe materialeve teknike të MABCO-s.

Sipas MABCO-s, ky përjashtim nuk mbështetet në asnjë vendim gjyqësor të formës së prerë, në asnjë vendim të ligjshëm të Autoritetit Kontraktues dhe në asnjë akt të vlefshëm që do të justifikonte largimin e investitorit kryesor nga një projekt strategjik. Kompania pretendon gjithashtu se Policia e Shtetit është përdorur për zbatimin praktik të një vendimi privat të kontestuar, duke krijuar një situatë faktike në favor të 2A Group.

Në letër ngrihen edhe shqetësime për sigurinë dhe lirinë e lëvizjes së specialistëve ndërkombëtarë në zonën e akomodimit të kantierit, përfshirë specialistë kinezë, si dhe për bllokimin për më shumë se shtatë muaj të pajisjeve kritike për certifikimin, përfshirë automjete zjarrfikëse dhe pajisje X-Ray. MABCO kërkon që, përpara çdo hapi drejt certifikimit të aeroportit, të kryhet një auditim teknik i pavarur ndërkombëtar i pistës dhe sistemeve të fushës ajrore, përfshirë AGL, ALS, PAPI dhe sistemet përkatëse të sigurisë aeroportuale.

MABCO njofton se, që prej shtatorit 2025, ka dërguar mbi 50 letra dhe njoftime formale institucioneve shqiptare, pa marrë përgjigje substanciale. Sipas kompanisë, veprimet dhe mosveprimet e institucioneve përbëjnë shkelje të Marrëveshjes së Koncesionit, përfshirë nenet 11.5, 11.9, 13 dhe 18, si dhe të Traktatit Dypalësh të Investimeve Zvicër–Shqipëri.

Në aspektin ekonomik, MABCO deklaron se projekti është mbështetur nga mbi 90 milionë euro kapital, 6 milionë euro interesa të paguara mbi financimin, 10 milionë euro kontribute direkte të MABCO-s, 152 milionë euro ekspozim kolaterali dhe një garanci financiare me kërkesë të parë prej 72 milionë eurosh. Kompania vlerëson se vlera ekonomike e vënë në rrezik është në rendin 250–300 milionë euro.

Përmes letrës, MABCO i kërkon shtetit shqiptar që deri më 28 maj 2026 të garantojë akses të menjëhershëm dhe të mbrojtur në kantier për MABCO-n dhe stafin e saj, të ndalojë përdorimin e policisë për përjashtimin e investitorit kryesor, të sigurojë lirinë e lëvizjes dhe kushtet bazike për punonjësit dhe specialistët, të ruajë provat, të zhbllokojë pajisjet kritike në dogana, të mos njohë efektet e njoftimeve të kontestuara të datave 14 dhe 21 maj 2026, si dhe të organizojë një takim urgjent institucional me MIE, NjZP, Autoritetin e Aviacionit Civil, Albcontrol, Inxhinierin e Pavarur dhe BKT.

Në mungesë të përmbushjes së këtyre kërkesave deri më 28 maj 2026, MABCO paralajmëron nisjen e arbitrazhit ndërkombëtar kundër Republikës së Shqipërisë sipas Traktatit Dypalësh të Investimeve Zvicër–Shqipëri dhe ndjekjen e të gjitha mjeteve juridike të parashikuara në Marrëveshjen e Koncesionit dhe në ligj.

 

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
31 Comments
  • 3D says:
    May 22, 2026 at 6:55 pm

    A nuk mori mësime shteti nga Hajdin Sejdia

    Reply
  • Shqip says:
    May 22, 2026 at 7:39 pm

    Pacolli ka plotësisht të drejtë. Me sa duket ai refuzon të bashkëpunojë me mafian e drogës dhe shtetin e zënë që duan ta përdorin aeroportin për transport malli edhe për qëllime të tjera. Pacolli duhet të shkojë direkt në Arbitrazh, dhe atje do ta shohin si shteti ashtu edhe plehu mafioz i 2 përqindeshit.

    Reply
    • QEMAJL SIMNICA says:
      May 24, 2026 at 2:40 am

      E MORE TRIM PO TA BESOJ SE NË KREJT LINDJEN SI ME RUSI JE NDAR I KNAQUR SEPSE EDHE ATA JON FALENDERUS KUR SE ME SHTETIN E LEKGJIVE JO POR NDOSHTA AS KUSH NUK I FALENDERON GËNJESHTRAT E TYRE SEPSE ATA KURR NUK KAN VLERSUAR KOSOVART SI QË VLERSOJN FASHISTËT DHE TRE ARSMIQT SHEKULLOR OK.JAM ME JU E QDO NJERI QË I BËHET E PADRRJT SI NDAJ TEJE NJASHTU NDAJ MEJE KU PËR NJI APARTMAN TIMIN PRES NJI QERTIFIKAT MBI 3VJET S BESON SA HER KAM PATUR DHIMBJE KOKE DUKE PRITUR TRIMIN PËR PERFUNDIMIN E KONTRATATES TË FUNDIT SHKAKU I QERTIFIKATËS SEPSE HUMBI BESA QË KURR SE KAM PRITUR PREJ NJI VLLAU TI MI OFENDOJ GJITH KOSOVART SE GJAJA KËTA PO NA I PAGUJN SHPËNZIMET TONA QE UNE JU BOJ BE SE KOSOVART NUK JAN TRADHTAR SE NUK E DOJN HARAMIN SI BËJN ATA.KAN
      HARRUAR SE FAL KOSVARVE JON ÇLIRU EDHE ATA NGA STALINIZI I ENVERIT NJI VIT MË VON PAS FORMIMIT TË LIDHJES TON MË 23 DHJETOR TË 1989 BUSTI KOMUNIST RA MË 1990 NGA LIDHJA JON ME AZEM HAJDARIN LAVDI SHPIRT BARDHIT SE DASHTI KOSOVËN E DR.IBRAHIM RUGOVËN MA SHUMË SE VETËN LAVDI NË PËRJETSI AMIN E AMEN
      RA

      Reply
    • Agim Meco says:
      May 24, 2026 at 12:13 pm

      Çfar faji kane taksapaguesit shqiptare te paguajne papërgjegjshmërinë e kryenarkomanit te Shqiperisë eshte rast i perseritur me shume se nje vete .mjer ne kush na qeveris

      Reply
  • lalai says:
    May 22, 2026 at 9:11 pm

    po mire, e verteta si eshte, pse eshte bllokuar Pacolli? kete na sqaroni

    Reply
    • Salsano says:
      May 24, 2026 at 3:30 pm

      Investimi esht privat e jo me taksat tona

      Reply
  • demo says:
    May 22, 2026 at 10:06 pm

    Eshte mesuar ti humbe 100% Arbitrazhet,por nuk ze mend.Kujton se eshte kryeminister i nje frurriku pulash dhe do tja hedhe Gjykatave Evropjane si bllokon ketu arrestimin e hajdutes me imunitet p[arlamentar.

    Reply
    • Anonymous says:
      May 23, 2026 at 7:40 am

      Jojo ne gjygj nderkombtar ka te humb rama dhe shqipria se mendja tyre kosovarin do e mashtrojn por ka per te dal e kunderta do e shifni

      Reply
  • Noli says:
    May 22, 2026 at 11:11 pm

    Rama nuk e ha shantazhin.(per aresye krenarie).
    Bere gabim Pacoll.
    Do sillesh verdalle si çifuti ne shkretetire

    Reply
    • Mario says:
      May 23, 2026 at 7:55 am

      Nuk e ha Rama. Por do e hajm un edhe ti duke paguar ato 200 miljon

      Reply
      • Partia partia says:
        May 23, 2026 at 11:19 am

        Shteti po ta fut ty, duke paguar dyfishin e airoportit per te ja dhene shokeve fale.

        Presjonij po e han, edhe ska ca thit po per te na futur neve dyfishin bashk me ty, po ka akoma njerez si ti qe rrin pa buk per partine

        Reply
    • Kujtim says:
      May 23, 2026 at 4:43 pm

      Ah qeveri hajdute
      A nuk kan nxjerr mesim nga e kaluara.
      Po ne arbitrazh Pacolli do fitoj 3 deri 4 fish me shume
      Të pakten nja 600 milion e me shume

      Reply
  • Arbeni says:
    May 23, 2026 at 5:00 am

    Mendojë se Z Pacolli po i bëhet një padrejtësi nga shteti shqiptar,duke filluar nga gjykatat tona të diskredituara e korruptuara e gjer tek ministria e infrastrukturës MIE.Ai qelbësira kosovar me 2% të investimit si ka mundësi që bllokon me forcë inxhinierët ,teknikët dhe punonjësit e kompanisë MABCO të Pacollit që ka 98% të kuatave të ndërtimit ?Më e keqja është se Komisariati i policisë së Vlorës dërgon policët për të penguar me forcë punën e specialistëve të MABCO-s.Kjo gjë tregon se në këtë punë të pist koqevarit të Valon Ademi ndihmon edhe vet qeveria shqiptare.Ku e gjen kurajon qelbësira 2% me të cilën Pacolli fshin menderen ,të bllokojë me forcë hyrjen e punonjësve të MABCO-s?!Sugurisht klane mafioze të politikës kërkojnë t’i rrëmbejnë B Pacollit aeroportin e Vlorës.Dje pashë në Tv ministrin me 4 sy duke kërcënuar kompaninë e Pacollit.Kryeministri jonë po bën sehirxhiun kur puna për përfundimin e aeroportit po pengohet nga mafia shtetërore duke vendosur policë në hyrje të aeroportit.Më vjen keq por ky qëndrim i tij është i patolerueshëm.Bexhet Pacolli ka të drejtë dhe Z Rama duhet të ndërhyjë për të zhbllokuar punën në aeroport dhe ti thotë ndal mos na çajë bythën Valon Ademit.Policët duhet t’i përdor për të larguar larot e 2%-shit që kanë bllokuar pirzën.Z Rama taksapaguesit shqiptarë nuk ta kanë borxh të paguajnë dënimet prej qindra milion Euro nga gjykatat e arbitrazhit.Si duket humbja e gjyqit ndaj mafiozit Beketi nuk i qënka bër mësim kryeministrit tonë.Është folur prej kihësh nga media për një plan për t’i marrë investimin B Pacollit nga mafia politike shqiptare e kryesuar nga hajdutja mbesa e Beqir Ballukut Belinda.Turp për zotin Rama që po hesht !

    Reply
    • Anonymous says:
      May 23, 2026 at 11:58 am

      Qka ssht kjo kryeneqesi ku me pas fatin me e sjell nje investitor seroioz siwq esht zotriu Pacolli me 98% te aksionev me e pengu qfar i thojn kesaj .nje po e di ose duhet me kangrek shka spo tjeter e krmi ne gjene pa dallim shqiprtart se njrin e zot e ulim apo zhdukim nga faqja edheut qka asht keq asht keq me e gjyku

      Reply
    • Anonymous says:
      May 23, 2026 at 11:01 pm

      Cfar Mafi folni per
      Krymenisterin Rama
      Per shqiprin pse ja fajin Rames pse si doni ju qe Krymenister te banoj me 2 dhoma ajeni Normal
      Gjith ate pun cfar bon per shqiprin per intergrimi per shqiptaret popullin shqiptar

      Per mu si Emigrante 1990
      Nga Gjermania
      Krymenisteri Rama Osht Patriot .dhe ishalla 2 partit bashkohen bashkohen me opoziten te qajn hallin popullit jo duke marr me llafe.
      Arpoerti Vlores mund ket keq kuptim .ska boj me shtetin Shqiptar para Shqipria Respekt

      Reply
      • Zylfie says:
        May 24, 2026 at 8:52 pm

        Hajde ne shqipri mos rri ne gjermeni ne fukarallek!Hajde se ktu jon paret sheshit e ska kush me i mbledh ,jon tu te prit ty,nxito!!!!!

        Reply
  • Tani says:
    May 23, 2026 at 5:53 am

    Shqipetari me Kosovarin asnjiher bashk!

    Reply
    • Anonymous says:
      May 23, 2026 at 9:19 am

      TMERR TIRANË.TMERR VLORË .MAFIA EKA SHTETIN DORË KY RAMA VETEM NENSHKRUAN DHE BEN SHITEJE TOKASH .DETNASH INSELË.KY E UDHEQ SHQIPRINË.PO KU SDUL NJE POLITIKAN IRI NE KET SHQIPËRI NANË TMBROJ INTERESAT E SHTETI KOMBIT POPULLIT .QE VUAN NGA KETA KORUPTA POLITIKANA.E SHKATRRUAN KOMBIN DHE SHQIPËTARIN.PO Z.PACOLLI KA TE DREJT TA BEJ PRIVAT AIROPORTIN E VLORES .NE EMER TI.98% MILIONA INVESTIME KETA LUJN KOQE POLITIKA DHE MAFIA .NE KRY ME RAMEN.TURP TJU VIJ GJITH KUVEND.SPO PARLAMENT.PREJ RAMES EDEI TE DEPUTETI I FUNDIT .INVESTON NJERZIT PER KE SHQIPËTARI .PRAP SE PRAP NUK MJAFTON

      Reply
    • Fjala says:
      May 23, 2026 at 12:53 pm

      Si duket, vetem gjykata ka te drejte te bllokoje, por gjykatat tona kane juriste te tipit Dumani se mbajne dosjen e 21 janari te mbyllur dhe duan ta shkaterrojne Shqiperine per te shpetuar kermen kriminale dhe hajdute Sali Berisha. Shikoni çpo behet sot. Si duket duan se vetem me arme te zgjidhet

      Reply
  • Tani says:
    May 23, 2026 at 6:06 am

    Nuk i ruhet palloshit fare. Nuk i paguan ai gjoben e arbitrazhit e paguajme ne si popull

    Reply
  • Shabani says:
    May 23, 2026 at 7:41 am

    Jojo ne gjygj nderkombtar ka te humb rama dhe shqipria se mendja tyre kosovarin do e mashtrojn por ka per te dal e kunderta do e shifni

    Reply
  • Anonymous says:
    May 23, 2026 at 7:51 am

    Po fjete me qenin do gdhihesh me pleshta – thote polulli

    Reply
  • Moli says:
    May 23, 2026 at 7:51 am

    Po fjete me qenin do gdhihesh me pleshta – thote polulli

    Reply
  • Anonymous says:
    May 23, 2026 at 8:30 am

    A ja ndryshojm pak me mirkuptim po fjete me pleshtat .do te kafshojn qeni se i perkasin qenit pleshtat

    Reply
  • demo says:
    May 23, 2026 at 9:50 am

    Z.Arbeni e ka sqaruar konfliktin per popullin e thjeshte,qe nuk ka dije juridike dhe ekonomike ne kete fushe.

    Reply
  • Rroke says:
    May 23, 2026 at 11:15 am

    I bje mendja atij se shkon në arbitrazh ti, a thua se kut të fitosh do paguaj nga xhepi palloshi.

    Reply
    • Anonymous says:
      May 24, 2026 at 4:45 am

      Ata tē dy e kan thurur kētē qē ti ndajn lekēt bashk sepse do marē dyfishin e lekēve nē qoft se vete puna nē gjykat

      Reply
  • capi says:
    May 23, 2026 at 11:53 am

    Po mire o Pacoll ai 98% i kuotave a kapitalit, cfare vlere eshte deklaruar ose ka ne burse. Se mos financimin real/faktik e ka bere ky Avaloni.
    Nejse shteti duhet te ndjeki kontraten, nuk duhet te marri rolin e gjyqtarit ose te arbitrit, per konfliktin midis paleve. Let ti zgjidhin mes tyre. Si eshte ajo shprehjen: keta le te hane kokat e tyre, me mire se te hane ndonje kafshate nga buxheti.

    Keshtu o kumandar, se ty te kemi per keto pune, therrit ndonje cyryk qe mban rrotull si keshilltar juridik, kuptohet nese ke ndonje, dhe zhblloko situaten per pjesen qe te takon si pale ne kete marrveshje.

    Ka vajtur defteri i borxheve dhe gjobave, dhe nje tjeter i duhet.

    Reply
    • 1thundrak says:
      May 24, 2026 at 5:00 am

      Ja mori doren me beketin pallosh evgjiti

      Reply
  • Labi says:
    May 23, 2026 at 5:40 pm

    Pacolli Ademi e Rama jane ne nje thes,shkurt duan te perserisin fenomenin Basha,te arrin milionat e shtetit Shqiptar me ligj.. Taksapagusit Shqiptar jane mesuar me keta pelivane.

    Reply
  • Aldrin says:
    May 24, 2026 at 1:44 pm

    Teatri i grabitjes se shqiptareve vazhdon me permasa te frikshme.
    Investitoret me investitimet dhe financitoret me financitimet.. E dengla te tjera si keto, substanciale, jane celesi me te cilat vidhet dhe rripet deri ne palce populli shqiptar, dhe shkaterrohet me tej Shqiperia.
    Nuk ka ngelur gje qe shqiptaret si popull ta quajne te tyren.
    Cdo gje e shet dhe e blen Rama, si sherbetor i mafies.
    Bashke i kane gatuar te gjitha keto pislleqe, Rama dhe Pacolli.
    Pacolli nuk ka asnje faj, se te gjithe kete maskarallek e dirixhon Rama

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Protestuesit marshojnë në ditën e 18-të të protestës
  • Largimi i deputetes Marjana Koçeku nga Partia Socialiste ka hapur një “Kuti Pandore”
  • Parlamenti Europian kërkon ‘moratorium ndërtimesh’ në zonat e mbrojtura në Shqipëri: A është kjo e detyrueshme për qeverinë shqiptare?
  • VIDEO: Kur protesta flet me gjuhën e dashurisë
  • E FUNDIT: Parlamenti Europian kërkon ‘moratorium ndërtimesh’ në zonat e mbrojtura në Shqipëri

Komentet e Fundit

  1. K R on Qëndrimi i KE-së për Zvërnecin pritet me zhgënjim
  2. K R on Qëndrimi i KE-së për Zvërnecin pritet me zhgënjim
  3. Pensionisti i Porcelanit on Parlamenti Europian kërkon ‘moratorium ndërtimesh’ në zonat e mbrojtura në Shqipëri: A është kjo e detyrueshme për qeverinë shqiptare?
  4. Valbona on Largimi i deputetes Marjana Koçeku nga Partia Socialiste ka hapur një “Kuti Pandore”
  5. Deni on Qëndrimi i KE-së për Zvërnecin pritet me zhgënjim

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?