Covid-19 ka shumë të ngjarë të ketë dalë nga një laborator në Wuhan, Kinë, ka përfunduar Nënkomiteti i Përzgjedhur i Kongresit Amerikan për Pandeminë e Koronavirusit në një raport prej 520 faqesh, pas një hetimi dyvjeçar.
Ai zbuloi se virusi zotëronte një karakteristikë biologjike që mungonte në natyrë dhe të dhënat treguan se të gjitha rastet e Covid-19 buronin nga një hyrje e vetme te njerëzit, duke përforcuar teorinë e ‘rrjedhjes laboratorike’.
Raporti pretendon se qeveria kineze, agjencitë brenda qeverisë amerikane dhe disa anëtarë të komunitetit shkencor ndërkombëtar “kërkuan të mbulonin faktet në lidhje me origjinën e pandemisë”.
I zbuluar për herë të parë në qytetin qendror kinez të Wuhan në dhjetor 2019, koronavirusi u përhap shumë përtej kufijve të vendit, duke vrarë mbi 7 milionë njerëz në të gjithë botën.
Sipas raportit, laboratori kryesor kërkimor i Kinës për koronaviruset në Wuhan “ka një histori të kryerjes së kërkimit të përfitimit të funksionit në nivele të papërshtatshme të biosigurisë”. Dokumenti pretendon se studiuesit në laborator “ishin të sëmurë me një virus të ngjashëm me COVID në vjeshtën e vitit 2019, muaj para se COVID-19 të zbulohej në tregun e lagësht”. “Nga pothuajse të gjitha masat e shkencës, nëse do të kishte prova të një origjine natyrore, ato do të ishin shfaqur tashmë,” vazhdoi ai.
Në fillim të pandemisë, teoritë sugjeruan se virusi u shfaq në një “treg të lagësht” kinez. Këto tregje tradicionale janë të njohura për shitjen e shpeshtë të mishit, peshkut, prodhimeve dhe kafshëve ekzotike në kushte josanitare.
Në vitin 2020, megjithatë, presidenti i atëhershëm Donald Trump pretendoi pa dhënë prova se virusi e kishte origjinën nga një laborator kinez. Pekini tha se pretendimi ishte një taktikë rizgjedhjeje që synon të rrisë pozitën e Trump-it në mesin e votuesve republikanë.
Në një luftë fjalësh, zëdhënësi i atëhershëm i Ministrisë së Jashtme kineze Zhao Lijian promovoi një teori konspirative të pabazuar se virusi mund të ishte sjellë në Kinë nga ushtria amerikane.
Në vitin 2021, Trump tha se Kina duhet të paguajë dëmshpërblime për rolin e saj në pandeminë Covid-19, duke argumentuar se nëse dëmi në mbarë botën do të vlerësohej siç duhet, ajo ka të ngjarë të ketë borxh mbi 60 trilion dollarë.
Në të njëjtin vit, dr. Anthony Fauci, këshilltari kryesor mjekësor i Presidentit Joe Biden në atë kohë, i cili u përball me kritika të forta për trajtimin e tij të pandemisë, tha se implikimi që kërkimi laboratorik çoi në pandeminë Covid-19 është “i pandërgjegjshëm” dhe ” molekularisht e pamundur.”
Raporti nga Komiteti i Përzgjedhur gjithashtu solli reagimin e zyrtarëve, duke thënë, “anëtarët dhe stafi kanë ekspozuar korrupsionin e nivelit të lartë në sistemin e shëndetit publik të Amerikës, kanë konfirmuar origjinën më të mundshme të pandemisë, kanë mbajtur përgjegjës publikisht aktorët e këqij të COVID-19, kanë nxitur konsensus dypartiak për çështjet pasuese të epokës së pandemisë.” / New York Post
USA e ka financu dhe asht bashkfajtor në këtë virus, që vrau miliona e shkatërroj ekonominë globale. Kina bashk me usa të dëmshpërblejnë.
Une i besoj njerezve dhe organizatave kompetente.
Per mua kompetente jane Dr. Fauci dhe Organizata Boterore e Shendetesise.
Te dy keto organizma deklaruan se virusi nuk ka ardhur nga Laboratori.
Politika genjen per aresye te ndryshme.
A keni parë emisionin tek rai3, coronavirus, emision e 2011???!!!!
Tjerat histori, fishek lufte asgjë më shumë.
Kësaj lufte që tani ka filluar me plumba
Eshte e pamundur qe tu mbushesh mendjen njerezve, se e gjitha ishte nje mashtrim monumental Global. Nuk kishte virus Covid-19 dhe nuk ka. Nuk ekziston. Ishte thjesht nje iluzion i krijuar nga propaganda e parreshtur, per te manipuluar perceptimin e njerezve se ekziston nje antigjen vdekjeprures. Kete e bene per te justifikuar lockdown-in e masat drakoniane qe shkaterruan shume biznese te vogla, por mbi te gjitha e bene per te manipuluar njerezit dhe ju kalluar daten, qe te pranonin “Vaksinen”. Dhe manipulimi vazhdon ende, duke shpikur teorira me laboratore Kineze etj etj. Kete e bejne per ti dhene kredibilitet ekzistences se Covid-19, nderkohe ata e dine ( nivelet e larta ) qe ai nuk ekziston. E pabesueshme, se sa thelle shkon manipulimi dhe pjerdhja e trurit te njerezimit.
Qe dolli nga Wuhani,nga Wuhani dolli.Ta kene bere qellimisht kinezet,,nuk e besoj.Per mua te rrojne vaksinat.
Edi Rama eshte kryeministri qe shpetoi mijra jete me sjelljen e vaksinave ne kohen e duhur.
Per disa komentues me lart: 1. viruset koronale ekzistojne dhe jane me rezistente se viruset e tjera. 2. ky lloj virusi koronal (covid 19) prezantonte ne disa raste shenja manipulimi laboratorik, 3. ky lloj virusi (koronal) mendohet te jete shfaqur qysh ne dimrin e 2017-18es ne Gjermani, ku humben jeten dhjetra mijra te moshuar brenda dy-tre muajve, 4. ky virus koronal (ra nje prej tyre) u shfaq ne dhjetor 2019 ne Whutan te Kines dhe u be i njohur ne janar 2020 ne Org. Boterore te Shendetsise, prej fillim shkurtit 2020 te gjitha lajmet raportonin mbi kete virus “te ri”, 5. aty nga data 10, 11 shkurt une i bera te njohur lexuesve te DITA-s te pregatiteshin me uje dhe ushqime (vete i morra masat qysh ditet e para te shkurtit), 6. shtypi shqiptar nisi masivisht ne fillim te marsit te fliste per virusin dhe masat qe duheshin marre, qeveria e krye-trapit vendosi aty nga data 11 mars per ndalimin e avioneve nga jashte, nje mase qe u zbatua vetem ne fund te marsit, biles ndonje linje avioni bente fluturime ne Rinas edhe ne fillim te prillit, 7. dalja ne vere e ‘mutantit’ tjeter, delta-s, nje virus shume me vdekje-prures ky nga ai i pari, provoi se virusi koronal kishte me shume mundesi te kish dale nga nje laborator.
Nwse kjo eshte e vertete, gjithkush mund ta mendoje vete se nga cilet laboratore ka dale covidi 19, nga ata kineze per te krijuar probleme ne Whutan, apo ata perendimore per te krijuar probleme ne Kine!
Virusi Korona nuk eshte izoluar e as do izolohet kurre si pathogen, sepse nuk ekziston. I gjithe mashtrimi nisi nga Kina, me urdherat e Globalisteve per te vene ne veprim Operacionin Global te Plandemise, i cili erdhi direkt pas simulimit te nje Pandemie Globale me emrin Event 201 ku moren pjese kryesisht Bill & Melinda Gates Foundation, WHO ( World Health Organisation), John Hopkins University, GAVI Alliance dhe Forumi Ekonomik Boteror. Si e dinin gjithe keta para Pandemise se do kishte nje Pandemi ne te ardhmen? Po eshte llogjike te mendosh se e kishin para planifikuar. Dhe ashtu ndodhi. Disa Muaj pas event 201, u shpall Pandemia nga WHO. Ka dhe nje fakt te rendesishem e interesat historik rreth provinces se Wuhanit. Nga Wuhan dekada me pare, filloi Revolucioni Kulturor Kinez. Kjo mund te mos kete lidhje me Plandemine, por ka shume lidhje se si mendon Kulti i Globalisteve. Revolucioni Kinez – Revolucioni Boteror diktatorial teknologjik.
E bene me a pa dashje kjo nuk duhet por Coronavirusi doli nga laboratori ne Kine ku qe heret filluan vdekjet masive ne Wutan e qe OBSH u turperua keqas se synoi fshehjen e publikimit te tyre deri kur plasi Pandemia anembane botes.
(Me pas doli se Kreu i OBSH ai i famshmi Fauci ishte aksioner neper firma kineze) Sa per ndonje entuziast pas shpetimit te jeteve ne Shqiperi nga Rama kjo eshte qesharake : Nga dritaret e Shefqet Ndroqit u hodhen e vdiqen 5 te semure me Covid per ti shpetuar asaj “Shendetesise falas” aty brenda. Dhe me e turpshmja, u genjye paturpesisht duke fshehur edhe numrin e larte te te vdekurve me Covid.
Nje pushtet qe genjen edhe per numrin e te vdekurve eja besoje pastaj kur flet per te gjallet!
Fëndë degjo mjeket se je hajvan i pagdhendur
Virus te tjere po vijne dhe me shume vdekjeprures
O, Mjeku, asnje “fjale mjeku” nuk ka ne ligjerimin tend!!! Gjithesesi, te drejten qe te shprehesh, apo “luash edhe ti luftrash” me politike si gjithe njerezia, e ke me pash….. Jepe edhe ti kontributin tend ne kete histori, sepse ka nevoje shume shoqeria per te!!! Nje porosi, mos harro te fillosh te shash mbasi te lexosh kete….. , ndryshe do te me ndryshoje mendje se je vertet adhamudh……
C0VID -19 e leshuan nga laboratori
Kinez -Amerikan.
E kam theksuar ne dita qe diten e pare.
Eshte variant gripi.
Virus I gripit eshte me I rrezikshem se te gjitha viruses qe njihet deri sot.
Ai ndryshon forme .
Kur doli nga laboratori ,kuptohet si qeni qe del nga zinxhiri,e keni te shkruar ne dita kete.
Virusi doli ne natyre dhe u perplas me viruse te tjera virusengrenes.Prandaj I bie fuqia .
Vaxinat.Ishin stimulates per imuniteti.
Ne trupat qe nuk jane ushqyer me ushqim mediteran, imuniteti ishte I dobet.Kujto edhe shetitjet ne ajer te paster.
Inkubitimi me oxygen I I vdiq.
Rregulli nr.1 kunder gripit,
Caj me bollek dhe aspirina ( e ndaluan dhe ketu me lind dyshimi ,qellimi per t’i vrare)
Experience ime.
Gjate kesaj periudhe kishte jave qe trupi ma kerkonte aspirine ,qe shkoi deri 3 ne dite 300mg dhe caj me bollek dhe shetitje ne park dhe mish derri e vere.
Nuk mungonte e gime c’ dite prej 75 vitesh.
Molle me bollek per 70 e kusur vjet c’do dite.
Bravo mali , je shumë më i saktë se Phonix 🤣
Po Demo Kontvidi ç’mendim ka për Koronën e Virusajve ?? 🤣
@Mjeku, Anthony Fauci nuk ka qene dhe eshte kreu i OBSH-se,( WHO ),. Kreu eshte Tedros Adhanom. Fauci eshte drejtori i NIAID ( National Institute of Allergy and Infectious Diseases ) ne Amerike si dhe keshilltari shedetesor kryesor i Trump dhe Biden me pas. Ke ngaterruar pak receten doktor.
Po keta bejne estrade me jeten e njeriut. Ka me humor se ato rastet me Ebolen. U deshen te semureshin disa punonjes te shendetesis me orgjine spanjolle dhe nje zezak afrikan qe hyri i semur ne amerike qe te deklaronin se e kane ilacin/vaksinen.
Sa per kete Covid duket e kishin terezitur mire. Te kishe ndonje semundje (diabet ose semundje zemre) zor se e hidhje. Shume njerez e kane kaluar rende ose kane humbur njerzit e afert. Keshtu nuk besoj se eshte nje “fake news”. E bene me dashje ose jo kete do tregoj koha nese do dali ndonjeher.
demo mendon se vaksinat qe solli edi rama ishin efikase dhe shpetuan jete.
Për njerëzit nuk ka rëndësi nëse u krijua virusi Covit 19 apo e krijuan! Fakti është, se Virusi egziston dhe kanë ndodhur vdekja e miliona njerësve. Edhe po ta kenë krijuar ÇFAR MUND TË BËJNË NJERËZIT? Asgjë. Ai, që e ka krijuar thotë:”Nuk besojnë? Ta shohin ata, që nuk besojnë dhe, hedh në treg një mikrob më të rrezikshëm se “Covit 19”. Mosbesimi nuk është zgjidhje! Njerëzit besojnë në shkncë dhe, shkenca thotë: “Ka virus 19, se kanë vdekur njejrëz”.Tjetër është kush e përhapi dhe kush mban përgjegjësi, por virusi egziston!