Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Konkurrimi për Universitetin\ Nesër nis aplikimi online për maturantët, thirrja për degët që duhet të zgjidhni
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kryesore > Konkurrimi për Universitetin\ Nesër nis aplikimi online për maturantët, thirrja për degët që duhet të zgjidhni
KryesoreShoqëri

Konkurrimi për Universitetin\ Nesër nis aplikimi online për maturantët, thirrja për degët që duhet të zgjidhni

Published: July 28, 2023
Shpërndaje

 

Duke nisur nga dita e nesërme dhe deri më datë 3 gusht, çdo maturant mund të aplikojë në portalin “U-Albania” për të zgjedhur listën e degëve me të cilat do të konkurrojë për të fituar të drejtën e vijimit të studimeve të larta përgjatë vitit të ri akademik 2023-2024.

Rezultatet e provimeve të maturës, mesatarja e gjimnazit, por edhe statistikat e viteve të kaluara i ndihmojnë maturantët që të orientohen më mirë në degët që duan dhe degët që mund të arrijnë.

- Publicitet -

Në një postim në rrjetet sociale, Ministrja e Arsimit dhe Sportit Evis Kushi i fton maturantët që të ndjekin studimet e larta në universitetet e Shqipërisë dhe të përfitojnë nga programet e studimit të përbashkëta apo të dyfishta të hapura në kuadër të procesit të ndërkombëtarizimit, si dhe veçanërisht programet e shpallura prioritet kombëtar, në të cilat mund të përfitojnë përjashtim nga tarifat dhe bursë mujore sa paga minimale.

 

Postimi i plotë i ministres së Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi, me apelin për maturantët:  

Të dashur maturantë dhe ju të rinj e të reja që dëshironi të vazhdoni studimet e larta në Shqipëri!

Duke filluar nga nesër, datë 29 korrik e deri në datën 3 gusht, portali UAlbania do të jetë i hapur për aplikimet tuaja në programet që dëshironi të ndiqni.

Ky është një moment shumë i rëndësishëm për të gjithë ju, pasi zgjedhja që do të bëni do të përcaktojë drejtimin profesional dhe të ardhmen tuaj.

Në varësi të rezultateve të deritanishme dhe preferencave që keni, unë ju ftoj të vlerësoni edhe programet e studimit të hapura në kuadër të procesit të ndërkombëtarizimit, si dhe veçanërisht programet e shpallura prioritet kombëtar, në të cilat mund të përfitoni përjashtim nga tarifat dhe bursë mujore sa paga minimale. Këtë vit përfitues të këtyre bursave do të jenë studentët pavarësisht notës mesatare, por gjithmonë duke plotësuar kriteret e pranimit për çdo program studimi.

Gjithashtu këtë vit, për herë të parë ju vjen në ndihmë edhe kredia studentore, e cila do të mbulojë tarifën e studimit dhe kostot e jetesës për ndjekjen e një programi studimi, të ciklit të parë ose të dytë.

Uroj sa më shumë prej jush t’i shfrytëzoni maksimalisht këto mundësi, për të vazhduar studimet në Shqipëri e pas diplomimit të jetoni, punoni e jepni kontribut për Shqipërinë tonë.

 

 

 

p.k\dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • E dashur Europë…
  • Mbaji shënim!
  • Botërori 2026: Sot Francë-Spanjë, Mbappe kundër Yamal për një vend në finale
  • FOTO: Ministri “prish festën” e Brukselit: Tre kapitujt sot po mbyllen përkohësisht
  • Shkarkohet drejtoresha e Postës në Durrës, dyshohet se u vodhën 3 milionë euro

Komentet e Fundit

  1. K R on FOTO: Ministri “prish festën” e Brukselit: Tre kapitujt sot po mbyllen përkohësisht
  2. K R on Pas flakës do ngrihen hotele dhe vila? Dyshime se zjarri në kodrën e Gjirit të Llamanit ishte i qëllimshëm
  3. K R on ‘Protestuesit përfaqësojnë vlerat e BE, jo qeveria’, Strik: ‘Stop çdo aktivitet në zonat e mbrojtura, nuk funksionon si thotë Rama’
  4. K R on Pas flakës do ngrihen hotele dhe vila? Dyshime se zjarri në kodrën e Gjirit të Llamanit ishte i qëllimshëm
  5. Ik mër legen on Protesta që sfidoi tubimet partiake, roli i shtresës së mesme dhe personave me ‘karrierë të konsoliduar’

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?