Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Kontestimi i zgjedhjeve, Vuçiç: Opozita në Serbi t’i jap fund grevës
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Kontestimi i zgjedhjeve, Vuçiç: Opozita në Serbi t’i jap fund grevës
AktualitetRajoni

Kontestimi i zgjedhjeve, Vuçiç: Opozita në Serbi t’i jap fund grevës

Published: December 24, 2023
Shpërndaje

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç i kërkoi të dielën një grupi udhëheqësish të opozitës t’i japin fund grevës së urisë, një javë pas zgjedhjeve parlamentare, fituese e të cilave doli Partia Përparimtare Serbe në pushtet.

“Pra, le t’u kthehen detyrave të tyre, mund të organizojnë protesta çdo ditë. Mendoj se në nëntë vitet e kaluara, gati shtatë vjet kam protesta të përditshme para Presidencës. Çdo ditë kemi një lloj proteste”, tha presidenti serb.

Pesë udhëheqës të opozitës janë në grevë urie, pasi aleanca opozitare “Serbia kundër dhunës” paraqiti prova për mashtrime zgjedhore në Komisionin e Zgjedhjeve në Serbi. Opozita thotë se i është rrëmbyer fitorja për pushtetin lokal në Beograd dhe u ka kërkuar institucioneve evropiane të mos i njohin rezultatet e zgjedhjeve në Serbi, derisa të përfundojë një hetim i plotë ndërkombëtar për parregullsitë gjatë votimeve.

- Publicitet -

Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara thanë se procesi zgjedhor në Serbi duhet të përmirësohet ndjeshëm, ndërsa theksuan se “funksionimi i duhur i institucioneve demokratike të Serbisë është në thelb të procesit të anëtarësimit të saj në bllok”.

Të hënën Misioni i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë tha se “trysnia ndaj votuesve, angazhimi vendimtar i presidentit serb Aleksandar Vuçiç, si dhe përparësitë e partisë në pushtet kanë dëmtuar procesin zgjedhor në tërësi”.

Zyrtarët e pushtetit ngulën këmbë se zgjedhjet e parakohshme të 17 dhjetorit ishin të lira dhe të ndershme me gjithë kritikat dhe tensionet politike pas votimeve. \Voa\

 

p.k\dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Ndahet nga jeta shkrimtari i njohur hungarez Péter Nádas
  • Kolltuku dhe Njeriu: 26 gushti i Migjenit dhe prapanicat që shtypin fytyrën e së ardhmes
  • Kombëtarja shqiptare zhvlerësohet me 30 milionë euro
  • Foto-lajm: Droga brenda burgut 313 u fsheh te makaronat e gatuara
  • “Edhe kryeministri merr pjesë”: Nga 25 vite burg në Belgjikë, te qelia e SPAK, profili i njeriut që zgjidhte kriza miliona euro

Komentet e Fundit

  1. Pordha e Shurrelit on Kolltuku dhe Njeriu: 26 gushti i Migjenit dhe prapanicat që shtypin fytyrën e së ardhmes
  2. ana on Kolltuku dhe Njeriu: 26 gushti i Migjenit dhe prapanicat që shtypin fytyrën e së ardhmes
  3. Besniku on Kolltuku dhe Njeriu: 26 gushti i Migjenit dhe prapanicat që shtypin fytyrën e së ardhmes
  4. Gani USA on Kolltuku dhe Njeriu: 26 gushti i Migjenit dhe prapanicat që shtypin fytyrën e së ardhmes
  5. Kokpalari 21 janarit on Kolltuku dhe Njeriu: 26 gushti i Migjenit dhe prapanicat që shtypin fytyrën e së ardhmes

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?