Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Kontrabanda e floririt dhe veshjeve të markave firmato nga Franca, SPAK nisi hetimin pasuror për shoferin e MB dhe 16 të tjerët
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Kontrabanda e floririt dhe veshjeve të markave firmato nga Franca, SPAK nisi hetimin pasuror për shoferin e MB dhe 16 të tjerët
AktualitetKronike

Kontrabanda e floririt dhe veshjeve të markave firmato nga Franca, SPAK nisi hetimin pasuror për shoferin e MB dhe 16 të tjerët

Published: June 15, 2023
Shpërndaje

SPAK ka nisur hetimin pasuror për shoferin e Ministrisë së Brendshme dhe të akuzuarit e tjerë për vjedhje dhe kontrabandë floriri dhe sendesh me vlerë apo veshje të shtëpive të njohura të modës në Francë. Rreth 3 milionë euro është qarkullimi i fundit i dokumentuar i grupit kriminal me 17 persona nga të cilët 15 u arrestuan falë hetimeve të SPAK dhe Agjencisë së Mbikqyrjes Policore të mërkurën.

Prokuroria zbardhi detaje për aktivitetin e vjedhjes së objekteve të luksit si orë, çanta dhe bizhuteri në Francë, të cilat transportoheshin në Shqipëri pa i deklaruar në doganë dhe shiteshin kryesisht në Tiranë. Prokuroria ka nisur hetimin pasuror ndaj 15 të dyshuarve që dyshohet se kanë bashkëpunuar me policë kufitarë në portin e Durrësit për futjen në Shqipëri të sendeve me vlerë dhe shumave monetare, pa i deklaruar.

Hetimi ka si qëllim identifikimin e pasurive që disaponojnë të dyshuarit me qëllim sekuestrimin e tyre. Ndërkohë dy persona janë shpallur pasi ende nuk ka arritur ti lokalizojë. Aktiviteti i rrjetit kriminal ishte ndarë në dy grupe.

- Publicitet -

Rezulton se personat nën hetim pas grumbullimit të sendeve të vjedhura në territorin francez dhe shumave monetare që rridhnin nga veprimtaria kriminale, pasi i depozitonin në një hotel, ua jepnin ato në dorëzim për t’i transportuar në mënyrë të paligjshme në Shqipëri. Më pas, hynte në lojë grupi i dytë me detyra të ndara, kryesisht me aktivitetin financiar. Për realizimin e aktivitetit kriminal grupi i personave ka transportuar shuma monetare në sasi të madhe, dhe të padeklaruara nga Shqipëria-Francë.

Këto shuma të përdorura për blerjen e sendeve të luksit, kapin një shifër prej 724,386 euro, shifër kjo që i përket vetëm transaksioneve bankare, pa përfshirë këtu shumat në cash të cilat janë transportuar nëpërmjet kufirit shtetëror në mënyrë të paligjshme që kapin vlerën e 2.1 milionë euro dhe 35.000 Franga. Personat nën hetim kanë transportuar në mënyrë të paligjshme edhe rreth 3.4 kg sende të çmuara (flori).

I arrestuar është edhe shoferi i Ministrise se Brendshme Sokol Idrizaj bashkë me gruan e tij Elda Idrizaj, dhe vajzën që studionte në Francë, të cilët dyshohet se bashkëpunonin me pronarë argjendarish, për shitjen e sendeve me vlerë, si bizhuteri dhe aksesorë.

Mes të arrestuarve është edhe Vangjush Kashari, biznesmen që kryente shitjen e sendeve me vlerë, dhe shtetasit Agustin Mesuli, Altin Doda, Florjan Bakri dhe Tomor Baruti. Mes sendeve të sekuestruara janë sasi e konsiderueshme syze dielli, çanta, parfume, këpucë e kremra të markave luksoze “DG”, Louis Vuitton, Ray Ban, Giorgio Armani, Versace, Christian Dior, Hermes, Moncleir, Balenciaga, si edhe çanta apo këpucë të firmave prestigjoze. Ato mbërrinin në Shqipëri me autobusët e një kompanie turistike me qendër në Lezhë.

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • VIDEO: Rutte i tregon me gisht Trump atletet e Ramës, ja si reagon Presidenti amerikan
  • KQZ certifikon zgjedhjet në Kosovë, Vetëvendosje del fituese me 53 mandate në Kuvend
  • Televizioni publik në Hungari, i lidhur me Orban, ndërpret transmetimin me këtë mesazh
  • Rama për koncertin e Kanye West: 4 milionë euro në minutën e fundit, por Shqipëria fiton 100 milionë
  • SHBA-të nisin sulme të fuqishme ndaj Iranit, Teherani përgjigjet me raketa dhe dronë

Komentet e Fundit

  1. Phoenix on Televizioni publik në Hungari, i lidhur me Orban, ndërpret transmetimin me këtë mesazh
  2. Tirana 1967 on FAKSIMILE: U tha “zero lekë”, firmosen 4.2 milionë euro për Kanye West! Kryeministri blen me paratë e emergjencave imazhin e rinisë “së lumtur” ndërsa sheshi zien
  3. Kafshën time ma Përgojoni on FAKSIMILE: U tha “zero lekë”, firmosen 4.2 milionë euro për Kanye West! Kryeministri blen me paratë e emergjencave imazhin e rinisë “së lumtur” ndërsa sheshi zien
  4. Kafshën time ma Përgojoni on FAKSIMILE: U tha “zero lekë”, firmosen 4.2 milionë euro për Kanye West! Kryeministri blen me paratë e emergjencave imazhin e rinisë “së lumtur” ndërsa sheshi zien
  5. Ela on Arrestohet zëvendësdrejtori i Kadastrës Dibër, ishte në kërkim për mashtrim

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?