Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Korrupsioni në Kadastër. Rama: Ndjesë qytetarëve për çudirat me pronat, fajtore PS. Ja çfarë ndodh me sportelet nga 3 korriku
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kryesore > Korrupsioni në Kadastër. Rama: Ndjesë qytetarëve për çudirat me pronat, fajtore PS. Ja çfarë ndodh me sportelet nga 3 korriku
KryesorePolitike

Korrupsioni në Kadastër. Rama: Ndjesë qytetarëve për çudirat me pronat, fajtore PS. Ja çfarë ndodh me sportelet nga 3 korriku

Published: June 30, 2023
Shpërndaje

 

 

Duke u kërkuar falje të gjithë shqiptarëve që kanë kaluar në zinxhirin e torturave në Kadastër, kryeministri Edi Rama ka konfirmuar pak më parë se korrupsioni dhe influenca politike mbi Kadastër ka qenë shumë të pranishme, duke bërë që banka e pronës së patundshme të shqiptarëve, të mos jetë e sigurt.

- Publicitet -

Por sipas tij, reforma e nisur do ndihmojë në transformimin e Kadastrës, duke e kthyer në atë që duhet të jetë institucioni në të vërtetë.

“Dua ta them me gojën plot dhe kokën ulur, se sot është koha për të kërkuar një ndjesë shumë të madhe nga PS të gjithë atyre qytetarëve që kanë kaluar tortura. Kjo ndjesë është ndjesa e një kryetari partie fajtore, natyrisht nuk është e gjithë partia, por në radhë të parë është udhëheqja e partisë që ka dhënë shembullin më të shëmtuar për të gjithë të tjerët”, tha Rama.

Sipas tij, nga e hëna e datës 3 korrik mbyllen sportelet e kadastrës dhe mbaron regjimi 30 vjeçar i letrave, vulave, shefave! Gjithçka online me nënshkrim e me vulë elektronike! Praktika, “të paguash për të marrë shërbimin apo të shërbesh duke u paguar”, do të arkivohet si pjesë e historisë së dhimbshme të së shkuarës

 

 

Pjesë nga fjala e Kryeministrit Edi Rama

Arsyeja pse unë doja ta bënim këtë takim të hapur, duke ftuar edhe disa ministra, deputetë dhe kryetarë bashkish është për të thënë disa të vërteta të rëndësishme, që janë të vërtetat e shumë njerëzve, që gjatë gjithë kësaj periudhe, kanë hasur me situata dhe me procese absurde, deri në dhimbje.

E vërteta e parë është se ne nuk kemi arritur edhe pse kemi pasur një kohë të gjatë në dispozicion, që ta transformojmë kadastrën në atë që ajo është në të vërtetë. Kadastra është bankë. Njësoj si banka qëndrore, njësoj si bankat e nivelit të dytë. Dhe si çdo bankë, Kadastra nuk është një “fole” për qoka, për gjithë çfarë lloj njerëzish që nuk kanë asnjë lidhje me atë pune.

E vërteta e hidhur është se kadastra është vonuar në radhë të parë nga ju. Deputetë, ministra, kryetar bashkisë. Për të vazhduar me tutje, të gjithë ato që kanë sadopak pushtet, që i kanë dhënë vetes të drejtën të interferojnë me kadastrën. Që nga influenca me drejtuesit, punonjësit apo të tjerët deri në imponim, duke e penguar të bëhet ajo që duhet të jetë, banka e sigurtë e pronave të patundshme të qytetarëve.

E vërteta tjetër e hidhur është e shkuara e tmerrshme, me harta të konsumuara nga palosjet dhe çpalosjet dhe tituj pronësie të lëvizshëm sipas interesave nga papërgjegjshmëria e plotë nga persona që futet nga persona për ta bërë atë punë, por janë injorantë.

Situata jonë në këtë aspekt ishte me katastrofikja në Europë. Janë bërë shumë përpjekje dhe askush nuk e mohon këtë. Por askush nuk e mohon edhe faktin që ne sot  jemi në kushtet kur nuk kemi arritur atë që duhej të arrihej.

Padiskutim aktori i gjithë kësaj historie të zymtë është korrupsioni, paraja, por ajo shprehja kur gjenerali shkul një mollë, ushtarët marrin gjithë pemët kanë bërë për shkak se influenca politike mbi kadastrën e deputetëve, e kryetarëve të bashkive dhe e të tjerëve ka qenë shumë e pranishme, atëherë të tjerët kanë bërë njëmijëfishin.

Dua ta them me gojën plot dhe kokën ulur, se sot është koha për të kërkuar një ndjesë shumë të madhe nga PS të gjithë atyre qytetarëve që kanë kaluar tortura.

Kjo ndjesë është ndjesa e një kryetari partie fajtore, natyrisht nuk është e gjithë partia, por në radhë të parë është udhëheqja e partisë që ka dhënë shembullin më të shëmtuar për të gjithë të tjerët.

E vërtetë që Kadastra është institucioni i vetëm në Shqipëri që bashkëjeton me kërcënimet. Kjo ndjesë sot është një ndjesë që mezi kam pritur që të vijë dita ta bëj, por nuk e kam bërë më parë se kam i ditur që e nesërmja do të jetë po njësoj.

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • 18 qershor 2026
  • Kryeministri ynë “sociolog” – Të kërkosh llogari nuk është dhunë
  • Protestuesit marshojnë në ditën e 18-të të protestës
  • Largimi i deputetes Marjana Koçeku nga Partia Socialiste ka hapur një “Kuti Pandore”
  • Parlamenti Europian kërkon ‘moratorium ndërtimesh’ në zonat e mbrojtura në Shqipëri: A është kjo e detyrueshme për qeverinë shqiptare?

Komentet e Fundit

  1. K R on Qëndrimi i KE-së për Zvërnecin pritet me zhgënjim
  2. K R on Qëndrimi i KE-së për Zvërnecin pritet me zhgënjim
  3. Pensionisti i Porcelanit on Parlamenti Europian kërkon ‘moratorium ndërtimesh’ në zonat e mbrojtura në Shqipëri: A është kjo e detyrueshme për qeverinë shqiptare?
  4. Valbona on Largimi i deputetes Marjana Koçeku nga Partia Socialiste ka hapur një “Kuti Pandore”
  5. Deni on Qëndrimi i KE-së për Zvërnecin pritet me zhgënjim

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?