Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Kosova heq kufizimin e importeve të mallrave nga Serbia, Kurti: Do të ketë kontrolle të shtuara
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kosovë > Kosova heq kufizimin e importeve të mallrave nga Serbia, Kurti: Do të ketë kontrolle të shtuara
KosovëLajmi i fundit

Kosova heq kufizimin e importeve të mallrave nga Serbia, Kurti: Do të ketë kontrolle të shtuara

Published: October 7, 2024
Shpërndaje

Qeveria e Kosovës vendosi të heqë masën e ndalimit të importeve të mallrave nga Serbia, mes shqetësimeve se refuzimi mund ta lërë Kosovën jashtë proceseve të rëndësishme siç është Procesi i Berlinit.

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, konfirmoi të hënën se qeveria do të lejojë hyrjen e mallrave nga Serbia nëpërmjet vendkalimit kryesor kufitar në Merdarë.

“Republika e Kosovës e ka ndërruar masën e sigurisë nga kufizimi te kontrolli i shtuar, derisa të na vijnë skanerët. Në momentin që na vijnë skanerët atëherë ata vendosen në të gjitha pikat kufitare, por derisa nuk na vijnë skanerët ne do ta hapim një pikë kufitare e cila do ta ketë kontrollin e shtuar për shkak se masat që i kemi ne janë masa të sigurisë”, tha kryeministri Kurti gjatë një konference për shtypin.

- Publicitet -

Qeveria e Kosovës ndaloi importet e mallrave nga Serbia në qershor të vitit 2023, si një masë sigurie pas situatës së krijuar me arrestimin e tre pjesëtarëve të policisë së Kosovës nga forcat serbe, të cilët më pas u lanë të lirë nën trysninë perëndimore.

Kryeministri i Serbisë, Millosh Vuçeviq, tha të hënën se vendimi i Kosovës për heqje e ndalesës për mallrat nga Serbia largon tensionin që ka ekzistuar për kohë të gjatë, duke theksuar se “gjëja më e rëndësishme tani është që serbët të furnizohen me ushqime dhe ilaçe”.

Kryeministri serb Vuçeviq tha se mbështet secilin veprim që ndikon në përmirësim të kushteve të jetesës për serbët në Kosovë duke vënë thënë te përpjekjet e diplomacisë gjermane që ta vë në pah fazën e re të marrëveshjes së CEFTA-s.

Kryeministri Kurti këmbënguli se masat e qeverisë së tij nuk kanë qenë asnjëherë tregtare. Diplomacia perëndimore dhe së fundmi posaçërisht Gjermania i kanë kërkuar në vazhdimësi qeverisë heqjen ndalesës duke theksuar se ajo është kundër parimeve të Marrëveshjes për Tregti të Lirë të Evropës Qendrore, të njohur si CEFTA, ku bën pjesë edhe Kosova krahas pesë vendeve tjera të Ballkanit Perëndimor dhe Moldavisë.

Në këmbim Kosovës i është ofruar përfaqësim në CEFTA me emrin e saj – me fusnotë dhe jo përmes Misionit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK), siç është aktualisht si dhe mbështetje për sigurimin e skanerëve që do të kryejnë kontrollet e maunave që hyjnë nga Serbia.

“Ne besojmë që ndryshimi i masës që e bëjmë është mese i mjaftueshëm që pasnesër në CEFTA dhe të hënën në Proces të Berlinit të kemi sukses të plotë”, tha kryeministri Kurti.

Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë nëpërmjet një njoftimi për media mirëpriti vendimin e qeverisë duke theksuar se ndalesa e importit të mallrave nga Serbia kishte ndikim negativ në interesat tregtare amerikane dhe evropiane, si dhe ishte në kundërshtim me frymën e CEFTA-s dhe zotimet e Kosovës në kuadër të procesit të integrimit.

Procesi i Berlinit, që këtë vit shënon dhjetëvjetorin e themelimit, është një nismë e hedhur që në vitin 2014 nga ish kancelarja gjermane Angela Merkel, me synim thellimin e bashkërendimit ndërmjet vendeve të Ballkanit Perëndimor si dhe mbështetjen e procesit të anëtarësimit të këtij rajoni në Bashkimin Evropian.

Takimi i radhës pritet të mbahet me 14 tetor dhe nga njohës të zhvillimeve politike në rajon vlerësohet si e vetmja agjendë evropiane e rëndësishme për Ballkanin Perëndimor, që përfshin të gjitha vendet e rajonit dhe i trajton ato në mënyrë të barabartë./ VOA

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
6 Comments
  • demo says:
    October 7, 2024 at 3:51 pm

    Lum Kosova qe te ka.
    Mjere Ne,qe na rane per pjese Bishat e shpellave dhe psikollasturet e Bllokut.

    Reply
    • prec ulaj says:
      October 7, 2024 at 4:23 pm

      Albini eshte mashtrues, ky eshte gjunjezim i Kosoves para Serbise.
      Tani Serbija do fusi dyfishin e mallrave , tashme pa dogane, kjo do veshtiresoj eksportet e shteteve fqinje ne Kosove, si Shqiperia, Maqedonia, Mali i Zi.
      Ky i eshte dorezuar komplet Serbise, po i lutet.

      Reply
  • Moisi Golemi says:
    October 7, 2024 at 4:29 pm

    Pederasti i Serbisë.

    Reply
  • mali says:
    October 7, 2024 at 4:44 pm

    Prec ulaj.
    Vendimet e Kurtit jane vendime te bisnesmeneve kosovare.
    Ti je I pa afte te kuptosh perendimin qe kryeministri eshte sherbetor I popullit dhe I bisneseve vendas.
    Po te sjell nje shembull te koheve te fundit.
    Prodhuesit polake u ngriten kunder qeverise me qellim te ndalonte qeveria importin e prodhimeve ukrainase sepse I konkuronte dhe ata nuk kishin ffitime.
    Qeveria u bind sepse ishte zgjedhur nga polaket per te permiresuar jetesen e
    tyre.
    E kupton c’do te thote kryeminister?
    Ti dhe sera tende kenaqeni me fotot e Rames ane e mbane globit dhe gure ne traste thote populli.
    Nuk ke faj se ashtu je ritur, servile ndaj njeshit sepse je I pa afte te cash ne jete.

    Reply
    • prec ulaj says:
      October 7, 2024 at 7:01 pm

      Te njeten mendje me ty ka edhe ky i Mamurrasit me poshte, ky patrioti im.
      Jeni grup i organizuar per te lobuar kunder Shqiperise dhe UCK.

      Reply
  • Ardi Mamurrzaku says:
    October 7, 2024 at 4:53 pm

    ALBIN KURTI ESHTE SHPRESA E FUNDIT E TE GJITHE SHQIPTAREVE KUDO QE JANE…..!
    ESHTE I VETMI QE MUND TE NA BASHKOJE KOMBIN, DERI DJE THUHEJ NUK TE LEJON USA – EVROPE,NDERSA JANE POLITIKANET E TIRANES QENUK DUAN…..!

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • VIDEO: Shqipëria e bukur është në shesh
  • Rama: Kush më quan tradhtar është pa din e iman
  • Detaje nga dita e nëntë e protestës, mijëra qytetarë në shesh, përplasje me të rinjtë e PD; Reuters jep live protestën
  • Rama i përgjigjet Iranit: Ju nuk mund ta falni Shqipërinë për atë që bëmë
  • Kush është ambasadorja re e BE-së që pritet të emërohet në Tiranë

Komentet e Fundit

  1. Bujar Kanapari on Ky mund të jetë një sinjal shprese për Europën
  2. Bujar Kanapari on Ky mund të jetë një sinjal shprese për Europën
  3. 1 on FOTO – SHËNIM: Po këtë kush na i bëri? Grekët, serbët, apo iranianët?
  4. capi on Protestat për Zvërnecin, reagon delegacioni i BE: Mbro natyrën, sa je në kohë!
  5. capi on Rama zbulon armikun e ri të popullit: Flamingot imagjinare po i vjedhin ‘likes’ në Instagram

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?