Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Kosova, ‘tradhtari Rama’ dhe Kurti
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Analiza > Kosova, ‘tradhtari Rama’ dhe Kurti
AnalizaKryesoreopinion

Kosova, ‘tradhtari Rama’ dhe Kurti

Published: June 19, 2023
Shpërndaje

Nga Bedri Islami

Botuar në DITA

Askush nuk mund ta mendonte se, pavarësisht se në Shqipëri dhe në Kosovë qeverisin dy forca të majta, mes tyre do të kishte një gjendje të tillë, të nderë, shpesh-herë konfliktuale dhe marrëdhëniet mes dy shteteve do të ishin me të ftohta se kurrë më parë.

- Publicitet -

Në Shqipëri qeveris e majta socialiste prej 10 viteve, në Kosovë qeveris e majta e Lëvizjes VV, prej dy viteve e gjysmë.

E majta në Shqipëri ka drejtues të saj Edi Ramën, lëvizja VV në Kosovë drejtohet nga Albin Kurti: Dy burra që kur janë me njëri-tjetrin, pra në praninë e njëri-tjetrit, sidomos kur janë në një shtet të tretë, përshfaqin marrëdhënie të afërta, nganjëherë vazhdues të një kombi, dhe kur janë në zyrat e tyre, sidomos në afërsi të militantëve, shfaqin tipare të tjera.

Cinizmi, mosmarrëveshja, turbullimi dhe jo qartësia politikë, ngutja dhe jo mendimi, shpesh-herë rendja pas fjalëve që bëjnë efekt të çastit dhe jo perspektiva, përbëjnë sherrnajën  mes tyre.

E vërteta është e hidhur: në 32 vite pluralizëm, marrëdhëniet mes dy qeverive nuk kanë qenë asnjëherë në një ultësirë të tillë. Asnjëherë më parë, edhe kur në Kosovë dhe në Shqipëri kanë qeverisur forca që i përkitnin rrymave të ndryshme politike, marrëdhëniet mes liderëve dhe dy forcave politike qeverisëse nuk kanë qenë kaq të pakta, ta pakuptueshme, drejt tendosjes së vazhdueshme, ç’ka ka bërë që edhe gjesti më normal i mirëkuptimit të kuptohet si ngjarje e pazakontë, por edhe të gërmohet se çfarë qëndron pas çdo fjalie të hedhur në Prishtinë apo në Tiranë.

Në Kosovë gjendja është më e tendosur. Janë një mijë e një shkaqe që kanë sjellë një gjendje të tillë, të cilat, duan apo nuk duan në Prishtinë, kanë ndikimin e tyre edhe në Tiranë.

Në Shqipëri aspiratat dhe dëshirat e shefit të qeverisë dhe të ekzekutivit që ai drejton, të njësuara apo jo me forcën politike që i ka dhënë mandatin, jo gjithnjë janë në sinkron me aspiratat dhe synimet e Prishtinës në rrugët që duhen ndjekur në arritjen e një qëllimi të dhënë, e po ashtu, është i mjaftueshëm vetëm ky fakt që gjërat të errësohen.

Në Kosovë, politika e Kurtit në drejtimin e marrëdhënieve me qeverisjen në Shqipëri ka pasur dredhimet e saj, synimet që nganjëherë kanë qenë kundërvënëse apo edhe janë shfaqur si përballje politike, por që nuk kanë luajtur rol në ndryshimin e drejtimit të qeverisë.

Edi Rama i takon liderëve politikë që kanë lëvizur nga e djathta ekstreme drejt së majtës progresive, më tepër si synim, se sa si dëshirë. Në dhjetë vite të qeverisjes së tij në Shqipëri si kryeministër, dhe në rreth 22 vite si ministër, kryebashkiaku i Tiranës dhe shefi i qeverisë, kanë krijuar edhe figurën e drejtuesit autokrat, i cili nuk ka tani për tani asnjë figurë tjetër që mund të afrohet drejt pushtetit të tij, por që në këto dekada atij i kanë krijuar edhe rrethin e domosdoshëm për të qenë njeri i politikës, për më tepër, jo vetëm brenda gardhit të tij, por të jetë i pranishëm edhe në diplomacinë përtej vendit të tij, ku është gjetur natyrshëm.

Albin Kurti i takon një brezi politikanësh që më parë se të veshë kostumin e njeriut të politikës, ka pasur mbi supe mantelin e luftëtarit revolucionar, kryengritës, përgjithësisht të majtë, që ka një fillesë, demonstratat e studentëve të Prishtinës, në tetor 1997, ku ai ishte njëri nga katër drejtuesit kryesorë të saj, së bashku me Bujar Dugollin, Muhamet Mavrajn, Driton Lajçin, të përkrahur fuqishëm nga rektori i universitetit, Ejup Statovci.

Shpesh-herë fillesa e një politikani luan rol në vazhdimin e jetës së tij, por si çdo rregull, ka edhe përjashtimet e veta. Të dy, Rama në Shqipëri dhe Kurti në Kosovë, janë të dashuruar pas pushtetit. Kanë synuar marrjen e tij dhe do të synojnë edhe më tej të jenë njerëzit e pushtetit. Kjo është në genin e tyre politik dhe do të vazhdojë të jetë.

Ngjarjet e fundit nuk sollën që nuk është ditur, dallimet mes tyre, por i bënë më të dukshme. Nëse nga njëra anë është qetësia deri në mospërfillje e veprimeve politike të Prishtinës ndaj shtetit shqiptar; në anën tjetër është jo vetëm rezistenca, por edhe shfaqja publike ndaj asaj që ndodh në Shqipëri, për Shqipërinë dhe sidomos në lidhje me Kosovën.

Rama nuk shfaqi mërzinë e tij nëse Kurti, në vizitat e tij në Tiranë të deri pra disa viteve anoi shumë më tepër nga opozita, sidomos ndaj dyshes Meta-Berisha. Ai  e mendoi këtë si një treshe politike që synoi të krijohej për largimin e tij nga pushteti. Nuk e mori seriozisht as vizitën e parë të Zonjës Osmani në rolin e presidentes së Kosovës, kur ajo, pasi dërgoi mesazhet e saj në takimet me opozitën, për më tepër në fjalën e saj në Parlament, hodhi dorashkën e saj, që ngjau me një dorashkë të ardhur nga një kohë tjetër dhe që i ngjante atyre të Ballit Kombëtar të vitit 1942. Ai, si duket e kuptoi se kjo ishte një lojë e përkohshme dhe nuk e ndryshoi rrjedhën që nga shumë kush pritej të ndryshonte. Dështimi i Lëvizjes VV në zgjedhjet politike të vitit 2021, shpallja e liderit të opozitës, Berisha, ‘non grata’, fjalimet marroqe dhe qëndrimet e lajthitura të ish-presidentit Meta ndaj mendimit politik të Shteteve të Bashkuara, e ndihmuan atë të pastronte rrugën politike.

Është fakt, i pranuar edhe nga Berisha, që pas shpalljes së tij “non grata” nga Departamenti Amerikan i Shtetit dhe Britania e Madhe, çdo kontakt publik ose jo publik, mes tij dhe zotit Kurti apo Osmani, nuk ka ndodhur. Kalimi i “Rubikonit” kishte ndodhur vetëm një herë dhe nuk mund të përsëritej.

Kurti, njeri që e njeh politikën, për më tepër ndër të paktët lider në Kosovë që njeh edhe filozofinë e politikës moderne evropiane, e di fare mirë se atij i mjaftojnë qëndrimet e papërcaktuara ndaj Departamentit Amerikan të Shtetit, shpërthimet e panevojshme politike ndaj drejtuesve të këtij Departamenti, nxitja që i është bërë mohimit të vlerave që ka sjellë në vazhdim prania amerikane në rajon e sidomos në Kosovë, saqë nuk mund të bënte edhe një shenjë tjetër distancimi, takimet dhe konsultat me zotin Berisha apo Meta, apo edhe përtej saj, krijimin e një fronti të përbashkët politik.

Zhvillimet e tanishme, si anulimi i Mbledhjes së Përbashkët të dy qeverive, drafti i shefit të qeverisë shqiptare për Bashkësinë e komunave me shumicë serbe në Kosovë, deklarimet e zotit Kurti për to, hedhja poshtë e draftit ende pa e lexuar, nxitja e një grupi militant për të protestuar përballë selisë kryeministrore, theksi gjithnjë e më agresiv i përkrahësve të tij në mediat sociale, qëndrimet e një grupi këshilltarësh rreth tij dhe të financiar nga qeveria e tij, përgjithësisht të ardhur nga rrethi i sipërm i Lëvizjes VV, krijimi i një fronti të përbashkët mediatik me figura mediale të lidhur me opozitën dhe që predikojnë luftën dhe krijimin e një fronti antiamerikan në Kosovë, si e kishin kërkuar edhe në Shqipëri – të gjitha këto kanë qenë shkaqe, por jo të panjohura për ftohjen deri në këtë pikë të marrëdhënieve mes dy qeverive.

Një analist pranë Kurtit dhe himnizues i tij, edhe kur ai kollitet, ministra dhe këshilltarë ministrash, disa herë kanë trajtuar figurën e shefit të qeverisë së shtetit shqiptar si njeriu i Vuçiçit, tradhtar i kombit, i shitur dhe kjo frymë, që nuk ka të bëjë vetëm me Ramën apo forcën e tij politike, po vjen e rritet.

Megjithëse kurrë nuk kam qenë për “Ballkanin e Hapur” si vijë politike në këtë pjesë të Ballkanit dhe qëndrimin e kam bërë të njohur, pavarësisht se tani shumë diplomaci euroatlantike e njohin si një mundësi, në Kosovë, përmes nxitjeve politike, të jo rastësishme, gjithçka trajtohet si thikë pas shpine që i bëhet Kosovës.

Nga ana tjetër, çdo qëndrim i politikës aktuale në Kosovë ndaj politikës perëndimore, trajtohet si një braktisje që po i bëhet perëndimit, si mosmirënjohje, ndryshim i kursit politik të Prishtinës, çaste fëmijërore të Kurtit dhe të ministrave të tij. Por, fakt është se qëndrimi zyrtar i shtetit shqiptar nuk ka shkuar kurrë, asnjëherë në etiketime publike dhe as të nëndheshme për qëndrimin atdhetar apo kombëtar të qeverisë Kurti.

Nëse pjesë të botës mediatike të lidhur me qeverinë Kurti dhe pjesë e Lëvizjes VV kanë dëshirën e tyre, që Edi Ramën ta cilësojnë si tradhtar të kombit dhe të ushqejnë këtë ide kudo që kanë mundur, që median kritike ndaj veprimeve të qeverisë së Prishtinës t’i trajtojnë si shitje të interesave dhe të shitur te qeveria, duke shkruar se “Edi Rama dhe larot e tij”, ç’ka nuk ndodh kurrë në Tiranë, kjo është vazhdë e asaj që buron nga zyrat qeveritare dhe jo dëshirë vetjake.

Nëse Kurti ka linjën e tij të vetëvendosjes edhe në planin e marrëdhënieve me shtetet perëndimore dhe shteti shqiptar është në të njëjtën linjë me Perëndimin, kjo nuk është tradhti e as braktisje, kjo është ndihmë, pasi shteti Amë përcaktohet për të qenë pranë tyre jo si njësi territoriale apo qeverisje e një pjese të kombit, por si pjesë e një koalicioni shumë më të madh, ku është edhe shtëpia e përbashkët e dy shteteve tona, deri sa të ketë liderë të vërtetë që të bëjnë bashkimin e kombit.

Nëse qeveria Kurti bën pjesë të stafit të saj mediatik, të cilët një ditë do e braktisin edhe vetë politikën e tij, figura që kërkojnë me çdo kusht krijimin e kombit kosovar në Kosovë, në vend të kombit shqiptar, ëndërr e vjetër e Beogradit, është detyrë e kujtdo të thotë të vërtetën se kjo nuk është rrugë e drejtë.

Nëse pranë qeverisë Kurti afishohen njerëz që bëjnë thirrje për shkëputje nga Shtetet e Bashkuara dhe krijimin e miqësive të tjera, është detyrë e shtetit shqiptar dhe e kujtdo të thotë se kjo nuk është rruga e duhur.

Nëse qeveria e Shqipërisë, më parë se të ia dërgojë qeverisë së Kosovës draftin e saj, ia dërgon kancelarive të tjera, është detyrë e kujtdo të shkruajë e të thotë të vërtetën se, më parë se vëllezërit t’i jepet komshiut, ata i tregojnë hallet dhe idetë njëri-tjetrit.

Cinizmi, loja e fjalëve, mos përfillja , nxitja e një pjesë ndaj tjetrës, krijimi i miteve të rremë, zaptimi i foltoreve dhe largësia, bllokimi i mallrave dhe thirrjet delirante të bllokimit të plazheve shqiptare, mospërfillja e njërës pjesë ndaj tjetrës, kërkimi për të qenë lider mbi palët, asnjëra prej tyre nuk të dërgon drejt mendimit të përbashkët politik dhe veprimit konkret në rrafshin kombëtar.

Liderët janë të përkohshëm, por në këtë përkohshmëri ata duhet të bëjnë detyrën e tyre. Të paktën aq sa u takon.

Rama dhe Kurti kanë përgjegjësinë e tyre për të afruar pjesë të një kombi. Asnjëri prej tyre, pavarësisht kohës, nuk është i përjetshëm në politikë. Koha do gjykojë secilin.

—–

©Copyright Gazeta DITA

Ky artikull është ekskluziv i Gazetës DITA, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar DITA dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
42 Comments
  • Aleksander Thana says:
    June 19, 2023 at 11:50 am

    Albin Kurti ka at shpirteror agjentin serb sal breshka, bashke me osmanlleshen. Sado te kultivuar te jene bartin injorancen dhe fodullekun tradicional kosovar. E Kane treguar dhe e shfaqin çdo dite obsesionin antishqiperi.

    Reply
  • Ramsi i pari KM shqiptar ne Beograd pas 70 vitesh says:
    June 19, 2023 at 12:06 pm

    Albin Kurti i qendron besnik asaj te cilen i ka premtuar Kosoves e qe eshte votuar prej kosovareve – Vetvendosjes.
    Edi Rama i qendron besnik vellazerimit me Vucicin, gje qe e ka treguar qarte gjithmone duke nisur se pari me vajtjen ne Beograd fill pas asaj ndeshjes skandaloze te futbollit atje ku lojtaret shqiptare u nxorren me shkelma nga fusha.
    Albin Kurti pra eshte pasqyra ku Edi Rama duket mjaft qarte i shtremberuar aty poshte tavolines se Open Ballkan te Vucicit, e natyrisht per kete nuk ka faj Pasqyra…

    Reply
  • Lazar says:
    June 19, 2023 at 12:10 pm

    Ti z.Thana flet si e ema e Zeqos ne maj te thaes.Po keshtu sic shkruan ti edhe un mund te mendoj se. ti je agjent i asfalise greke ..Shko qethu …

    Reply
  • FAZLLIQ-qires i familjes Berisha says:
    June 19, 2023 at 12:25 pm

    Që e ‘nerumja’ ‘DITA’ ta marre vesh se ‘ash na ‘NATË’!

    ‘Pak dritë,Pak drite….!’

    EDvin-Albinin konsiderohn
    ‘Te M A J T Ë…!?’
    Islamiku Bedri!Ke shku per lesh
    Apo te kane hy DJAJTË !?

    EDvin-Albini,tru shpelare
    xhihadiste ,’djem’ te SALISË
    Integraliste te rrezikshem
    ne sherbim te xhihadit-SERBISE!

    Edhe me Idjoti sKipetar
    qe s’eshte ‘kemb e DHISË’
    Mjafton mos jete qorr, shikoje
    perberjen e komisionit ‘SIGURISE’!

    Dikur ky komision drejtohej
    nga Fazlliq,Qires i familjes se SALISE
    Sot nga Saliane,MulNoka,Mona
    bordello gjiriz i krushke SERBISE!

    Kush nuk kupton pas 3 dekadash
    Se EDvin-Sali Muti
    Jane ‘Tre MoskeDHJERË’
    Oeshte idjot o ka shitur NDERË!

    Nuk behet fjale per ca mender ‘Fatosa’
    Qe nuk dine ç’eshte shteti VATANI
    ish ‘çuna blloku’ e ‘çuna TirOne’
    por tragjikisht per Bedri ISLAMI!

    Reply
  • Dhimbia e madhe Popull says:
    June 19, 2023 at 12:40 pm

    Fatkeqesi KOMBETRE e *ARES dhe FARES*ne kete *TRAGJEDI te IMPORTUAR…* mblidni mendien o SHQIPTARE* qe Ju ka besuar nje POPULL i TERE!- Behuni *Nje MENDIE ATDHETARE..O SOT O KURRE!* Mbare atdheu therret! Me Dhimbjen e *MADHE POPULL*-THERRESIM! Nga org *Pasardheit Veterane*-Toronto.
    Faleminderit Gazetes *DITA*- me PENEN e Beri Islamit e komentuesit Aleksander Thana..sa sjelle.

    Reply
  • Filoeuropiani says:
    June 19, 2023 at 12:40 pm

    Kete ceshtjen e Kombit Kosovar (me platforme fetare te cilen duhet ta theksosh mire) po e trajton pak si kalimthi sikur te jete nje muhabet pijanecesh qe do harrohet pasi te dalin avujt e alkolit.
    E keni kuptuar se deri ku keni arritur?!

    Reply
  • demo says:
    June 19, 2023 at 2:14 pm

    Lere cfare thote AY, TRADHTARI RAMA,gjoja me tallme.
    Tradhtar eshte tamam, le ta mbaje Tradhtine..Keshtu tha edhe per Visin e Kavajes,,Trafikanti Visi,,por doli tamam edhe trafikant edhe ca me teper i kerkuar nga Interpoli,ME TRE PROCESE TE HAPURA.
    Keshtu tha edhe per Gjushon,por Gjusho eshte non grata,ne burg,Keshtu tha edhe per Tahirin,,keshtu tha edhe per mushkonjat e Divjakes,por dollen Arropllana pe Verteti.
    S`ka cfare merr Kthese tani qe i ka dale boja Rame Tradhtarit.Gjoja ata policet po behen sebep per Allnimin me Vucon,.O te dhjefsha miqesite e tuja nderkombetare! Edvini si tradhtar kerkon ti fale Mitrovicen Serbise,kerkon te krijoje ne Trupin e Kosoves edhe Mitrovica te tjera,te quajtura Zajednica .
    Mbahu Albin!
    Gjithe Shqyptaria eshte me ty!

    Reply
  • redaktori says:
    June 19, 2023 at 3:16 pm

    Si osht ky muhabet o Bedri… Nuk po ja varin me shkrimeve te tua apo i ke kaluar ne karantine komentet?

    Reply
  • Aldrinp says:
    June 19, 2023 at 3:31 pm

    Hedhja e draftit poshte pa e lexuar..!?
    Sa te paguan Ramuti o Bedri?
    Po Ramuti nuk e keshilloi draftin ne Prishtine, po me njerez “speciale” nga Vucici
    NJe nga ata qe lexuan draftin ishte Maqedonasi, dhe jo Kosova Albin
    Nuk keni fare cipe kur diskutoni per ndyresite qe beni vete, dhe ja lini ne dere Albinit
    Kete ndyresi qe beri Ramuti e qendisi para disa vitesh me Ramushin, dhe ky e telendisi publikisht
    Apo harrove darken te Vila Luksoze e Thacit ku jepej e merrej me Ramushin te ndahej Veriu?
    Si jeni kaq vrroma, po po vrroma te ndyra?
    Harrove qe Ramuti e shiti menjehere Pavaresine e Kosoves, sic po shet te Shqiperise me Detin dhe Himaren minoritare, dhe po ben njeren qe te mohoje qe Lufta e UCKse nuk eshte e vertete?
    Ai e tha vete me gojen e tij, Kosova eshte produkt i SHBA. DMTH qe UCKja ka luftuar nje mut, dhe qe THaci dhe Ramushi i paskan rene bilbilit si Gjici..
    Ti vete ku ke qene?
    Ne ca “ultesire”, qe na i pershkruan mardheniet Kosove Shqiperi si Ultesire
    Cope idioti i pafytyre
    Ne sherbim te tradhetise, se ju ka paguar Rama qe me Detin Grek, qe me shitjen qe po i beni Shqiperise ne Hage,. qe kur trumpetonit si arritje te madhe Delimitimin, dmth dhenien e Detit Greqise, si nje sukses te Rames. Kete ke bere dhe ketu, ke paraqitur qeverisjen e Rames si sukses
    Sukses i nje qeverie qe nuk ka kufij shteteror, qe nuk ka flote detare dhe roje bregdetare.
    Sepse i ka shitur te gjitha
    Dhe ju i thoni politikan i suksesshem
    Thoni tradhetar i suksesshem
    Beni sarkazem me Tradhetine per ta mbuluar.
    Plere

    Reply
  • Denis Beqiri says:
    June 19, 2023 at 3:40 pm

    O IDIOT Shqiperia eshte me USA se pa te nuk do kishte Kosov sot por shpellaret si puna juaj nuk e kane kuptuar ende,

    Reply
  • Korabi, France says:
    June 19, 2023 at 4:02 pm

    Me gjithe respektin qe kam për ju zoti Bedri,në shumë pika te këtij shkrimi nuk jam dakort. Por kryesorja qe nuk jam dakort asht kur i krahasoni dykryeministrat Rama- Kurti. Në fakt ata kanë dy gjana të përbashkëta: Titullin “ Kryeminister” dhe qe flasim shqip. Për te tjerat janë te ndryshëm si nata me ditën.
    E dyta asht se jo vetem qendrimi zyrtar i Qeverise se Shqipnise por edhe opinjoni i mbare shoqerise nuk asht armiqsore ndaj Kosoves e qeverise Kurti sa asht në Kosove dhe qe ushqehet si nga Presidendja e Kosoves por edhe nga Kurti.
    Mendimi im( qofsha i gabuar) se kosovarët e duan Shqipërinë për të mbajt flamurin kuq e zi dje për ta kaluar pushimet në bregdetin shqiptar.

    Reply
  • Nik says:
    June 19, 2023 at 4:40 pm

    Z. Islami, je shume i njeanshem! Kur pershkruan rrugen e gjate te Albinit si politikan, kalon perciptazi rolin prijes te Albinit student ne Demostratat e Studenteve ne Prishtine kunder shtypjes serbe. Ai u be embleme e asaj Levizje, sigurisht pa mohuar kontributin e bashkestudenteve te asaj gjenerate! Qellimisht nuk e permend qe Z. Kurti u mbajt ne burgjet serbe nje kohe te gjate dhe von pas çlirimit te Kosoves, nen trysnine nderkombetare u lirua nga burgu. Levizja Vetvendosje me gjithe disa veprime te teperuara, u be nje shkolle orgjinale politike jo vetem ne Kosove por dhe me gjere. Idealet e VV kane qene dhe jane nje Kosove vertet e Pavarur, me demokraci te forte dhe e begate e bashkuar me Shqiperine ne nje te ardhme te pershtatshme.
    Nga ana tjeter Rama vjen aty afer Bllokut, mbajtja e tij ne Institutin e Arteve nuk ishte e mundur pa dhenien nje dore nga Blloku. Sigurisht u çfaq si nje publicist i spikatur por dhe me prirje te theksuara anarkike! Qe ne fillim u perpoq te perfshihej ne politike por deshtoi sidomos per ekstremizmat e teperuara qe shfaqte. U largua si emigrant disa vite dhe u be Nano shkaktar ta fuse ne qeverine e tij nga dritarja! Nuk mohohet puna e tij sidomos dy mandatet e tij te pare si kryebashkiak i Tiranes. Dihet qe Rama nuk eshte as i majte as i djathte, thjeshte nje pragmatist pa kufi per pushtet! Eshte paradoks i madh qenia e tij ne krye te PS! Nuk ka ardhur fare ne menyre te natyrshme ne politike si ka Ardhur Z. Kurti.
    Pushteti i gjate tash e ka degraduar plotesisht Ramen dhe kjo çfaqet ne te gjitha aspektet, qeverrisja rrokopuje, teresisht e korruptuar, ekonomia bloze, dhe skandalet e pa parashikuara te tij ne raport me Kosoven. Z. Islami je thjeshte nje besnik i verber i Rames. Z. Malaj ka shkruar me afer te vertetes per raportet e sotme Rama-Kurti. Meso nga z. Malaj!

    Reply
  • era says:
    June 19, 2023 at 5:10 pm

    Nuk i a vlen te te komentoj sepse kam frike se do prish fjalorin; Mbeshtes komentin e Nik; Ti hedh teza qe Kurti nuk i ka artikuluar kurre por perkundrazi ka thene te kunderten, qe misioni i tij eshte bashkimi i kombit. Mjeshter manipulimi. Shkruan se nuk ke qene per Ballkanin e hapur, por sot shume shtete e shohin si mundesi. Te besojme se je naiv apo trutallash dhe nuk e kupton qe ballkani i hapur i mentorit tend shperfill Kosoven, nenshtron Shqiperine e me tej, dhe favorizon vetem serbine; Etalon per drejtesine e vendimeve paske Europen a thua se ke lind sot dhe nuk e ke dit qe Shqiperia eshte cope cope cope, po prej kesaj europe. Mbase je i pajtuar dhe i detyruar e shkruash ne kete menyre.

    Reply
  • Feniks says:
    June 19, 2023 at 6:04 pm

    Bedri,gazeta DITA eshte bere e pa besueshme sepse eshte bere totalisht ne mbeshtetje te Rames!
    Jo me kot ju bllokoni komentet ne shkrimet problematike nga frika e reagimin kritik te lexuesve!
    Jam I majte,jam votuar tere jeten per PS ,por Edi Rama sot eshte nje DIKTATOR ,QE SHTYP DHE SHFRYTEZON SHUMICEN E POPULLIT SHQIPTAR!
    Rama nuk qeveris ,por SUNDON!
    Sot ne Shqiperi nuk funksionon demokracia dhe shteti ligjor dhe qytetaret shqiptare trajtohen nga administrata njelloj si zezaket dikur ne SHBA ne kohen e KU KLUS KLANIT!
    Lagjet e Tiranes,vecanerisht lagja nr.14 me mbi 100 Mike banore eshte thjesht nje GETO se prej 8 vjetesh diktatori antishqiptar Veliaj nuk ka ndertuar asnje cerdhe,kopesht,shkolle, lulishte,parqe,kende lojrash,fushe sportive,biblioteke,qender kulturore,stola dhe tavolina pushimi bile asnje kosh mbeturinash etj!
    Si diabetik,nje site me ra sheqeri shume,m’u keputen gjunjet,u mbulova me djerse,m’u erresuan syte,por NUK KISHTE ASNJE STOL NE RRUGE QE TE ULESHA E TE MERRJA FRYME!
    E kujt I duhen tere ato zbukurime we I beni qendres se Tiranes kur lagjet ne brendesi,aty ku banojne shumica e qytetareve eshte si GETO?
    Mijra femije,te rinj dhe te moshuar ngrysin diten sikur te ishin rober lufte ne kampet e perqendrimit nazist sepse nuk kane asnje element jetik publik pervec shtepise dhe kafeneve!
    Sherbejini popullit e jo pushtetit tuaj te korruptuar e diktatorial!

    Reply
  • AHU says:
    June 19, 2023 at 6:13 pm

    BLA BLA BLA
    PIKA QE STE RA
    MBETE GJITHE JETEN
    VEC ME TALLAVA

    DHE VETE E KUPTON
    PORSE MIRE STE VJEN
    QE TA THUASH TROC
    ALBINI PO SHKELQEN

    SA GJYSMA E TIJ
    RAMA PO TE ISHTE
    PROBLEME KOSOVA
    TANI SDO TE KISHTE

    TI THUA CA GJERA
    QE TURP TI MENDOSH
    ME ALBININ RAMEN
    DON TE KRAHASOSH

    E QUAN LIDER
    BILE BOTEROR
    KE PARE SHUME FILMA
    DUKET ME HORROR

    SESHTE POLITIKAN
    RAMA E THOTE VETE
    ESHTE NJE ANARSHIST
    QE SBEN KURRE PERPJETE

    PO NA AHU ZHBEN SI KOMB
    TE GJITHE E PRANOJME
    DYHET TE NXITOJME
    KOMBIN TA SHPETOJME

    Reply
  • demo says:
    June 19, 2023 at 8:28 pm

    Hiiqi thojzat Bedri!
    Eshte tradhtar tamam.
    Cka eshte e Padyrueshme tek ky kryeminister,eshte kembengulja per t`i ngulur dhembet Kosoves,,megjithese disa here ja kane perplasur deren ne ftyre.
    A ka turp ky njeri?
    a ka turp ky Rezil,ky felliqsire qe behet i rendesishem vetem kur futet ne Pazare allishverishesh me Trojet Kombetare.
    Or idjot,qe luan birin e kurves!Kosova nuk pret projekte Zajednicash prej teje!
    Nuk te ka dhene kpuce te kuqe per te bere pazare me serbet,,as per lirimin e policeve!
    Car mutin do ti! pse jargavitesh ti?

    Reply
  • !!? says:
    June 19, 2023 at 8:34 pm

    “Po më vriten serbët e Mitrovicës nga plumbat e targave të Albin Kurtit,” dha alarmin vëllau Vuçiç para 5 vjetëve dhe mbasi mblodhi urgjentisht Këshillin e siguris së Serbis, i futi sa krahu Noc Rokun e ultimatumit NATO, rreshtoj armatën e Arkanëve kanibal serbë në kufi me Kosovën nën inspektimin e gadishmëris për luftë të ambasadorit dhe atasheut ushtarak rus, me “grykën e topave dhe tankeve futur në dritare ” të Kosovës, gati për të realizuar parullën serbe “Bit albancij”, duke shkelur e shqyer me zinxhirat e tankeve krijesën e sa po pjell nga diplomacia serbo ruse Open Ballkan që e kishte mar si fëmijë e adoptuar për të rritur Edi Rama me idenë e tij që

    “Pse moreeee….. edhe tani si para 100 vjetësh serbët dhe shqipëtarët do të rrin në dritare duke ruajtur me dyfek në dorë për të vrar nejri tjetrin moreeeeee………”, dhe

    kur serbët jo dyfekun por grykat e topave dhe tankeve sapo i futën në dritare të Kosovës për të vrar shqipëtarët që po “masakrojnë serbet me plumbat e targave”, duke shtypur dobiçin e adoptuar që po përkundëte plot dashuri Edi Rama në djepin diplomatik të tij, ai Edi Rama pati radhën të jepte alaramin në sinkron me alarmin e vëllaut Vuçiç:

    “Po më prishet qumshti i freskët i blegtorëve shqipëtarë që eksportohet në Serbi moreeee… duke pritur …….26 miljonë orë në dogana. Ndihmë SHBA, ndihmë BE të shpëtoni Open Ballkan që të shpëtoj qumshti pa prishur moreeee…..”.

    Dhe me këtë gënjeshtër që nuk mashtrohet asnjë teleshmën se asnjë pikë qumësht të blegtorëve shqipëtar nuk shkonte në Serbi, vrapuan të alarmuar me urgjencë në Tiranë diplomatët Eskobar dhe Varhell, direkt e nga shkallët e avionit kryeministri Ramai çoj në një resort në Elbasan ku kishte trajtuar me respekt duke i bër të gjitha nderet si vet ai Rama di edhe agjentin e FBI, frendin e tij në kuptimin shqip, Mc Gonigal dhe

    të nesërmen diplomatët e SHBA dhe BE , për të shpëtuar qumshtin e gënjeshtrës së trash diplomatike të Edi Ramës, deklaruan shpëtimin nga ngordhja të dobiçit serbo rus Open Ballkan adoptuar nga Edi Rama.

    Po këta diplomat vrapuan në Kosovë dhe i dhan ultimatum Albin Kurtit që të ndërpriste raprezaljet me plumbat e targave reciproke duke vrar serbët e Mitrovicës dhe duke provokuar si luftënxitës, destabilizues, hajni, komunist, taliban, agjent i Milosheviçit, person i vështir……që ishte, Serbin paqsore të Open Ballkanit të posa shpëtuar dhe mbasi kaluan me avion mbi armatën serbe me motorrat e tankeve dhe avioneve ndezur, përshndetën nga qielli me respekt diplomatik edhe ambasdorin dhe atasheun rus që po inspektonin përhapjen e armatës në vijën e nisjes së sulmit për të pushtuar Kosovën dhe

    mbasi u pritën me nderim në një resort turistik nga vëllau Vuçiç plot nderim dhe respekt, të nesërmen ngritën në këmb Borelin, Blinkenin dhe Stoltenbergun e NATO që së bashku me Edi Ramën e kapn prej fyti destabilizuesin e Ballkanit , Albin Kurtin duke e paralajmëruar që të mos ta mërzis zotin Vuçiç me reciprocitetin e targave se vuan nga nevrat dhe mund të hedh në erë Ballkanin , Europën, duke i thën troç Albin Kurti që

    “Targat kosovare për shtetasit e Kosovës nuk do të pranohen në Serbi, ndërsa ato serbe do ti pranosh për shtetasit serbë të Kosovës dhe nuk ka reciprocitet se nuk janë njëlloj shqipëtarët dhe serbët, nuk jeni njëlloj ti dhe Vuçiçi në projektet tona diplomatike” dhe i shkreti Albin uli kokën që

    ti vinin mbi kurriz Serbska respublika të Kosovës duke realizuar këto ditë me protestat e Kobrave të forcave komandao të zbulimit ushtarak Serb, agjentëve të Vulinit dhe njësisë të forcave Wagner mar urgjentisht nga ministri Vulin nga fronti i luftës në Ukrainë, maskuar si protestues për të destabilizuar veriun e Kosovës dhe duke ja faturuar këtë destabilizim Albin Kurtit, dhe mbi protetën agresive të ushtarakëve të maskuar si protestues,

    horri kombçfarosës , kusari Edi Rama, antishqiptari i përbetuar, vëllau i tij, gebelsi i kanibalit të shqiptarve Milosheviç, Aleksandër Vulin, të dy në bashkpunim të ngusht me horrat Mc Gonigal të diplomacis së SHBA dhe BE, të organizojnë grusht shteti të mir pregatitur që të rrëzojn qeverin Kurti dhe

    nën maskën e stisur me djallëzi të asociacionit të komunave serbe të bëhen bashkë pronarë për të grabitur pasurit e veriut të Kosovës që edhe ata të radhiten në radhët e miljarderëve të kësaj bote ku individë të caktuar pasurohen duke u bër kusarë dhe kusarët moderrnë sot për të vjedhur bëhen kryeministra, presidentë ……..dhe diplomat dhe luajnë edhe politikën ndërkombëtare për interesat e trastës së tyre të kusaris duke pështyrë me diplomacinë e tyre të flliqur parapopujt e mjerë të Ballkanit , jo vetëm shqipëtarët që janë të dënuar prej tyre të çfarosen si komb, por duke pështyrë edhe popullin serb që do të mar si shpërblim Noc Rokun e kusarve të grushtit të shtetit për rrëzimin e Albin Kurtit, grusht shteti që po mbështetet fuqimisht edhe në mediat shqipëtare nga gazetarët pjesëtar në komplot që kan në gjak urrejtjen ndaj kombit shqipëtar duke ndihmuar në shpërbërjen e tij për llogari të kusarëve ndërkombëtarë të llojit Rama, Vuçiç, Mc Gonigalë të diplomacis të SHBA dhe BE.

    Reply
  • Ilir says:
    June 19, 2023 at 9:10 pm

    Shihni gjendjen e komentuesve pa emer, pa din e Iman ketu, dhe mendoni…si mund te lejohet pastaj legalizimi i kanabisit…?! Zoti ju ruajte!

    Reply
  • SPAK says:
    June 19, 2023 at 9:53 pm

    Albini nuk eshte kokforte eshte femije nga trute! A e dini se si i shajne nenat Greke Serbe,Maqedonse femijet e tyre kur zemerohen? Mos u bej kokforte si shqiptar!

    Reply
  • Arber says:
    June 19, 2023 at 10:01 pm

    Besoj e ke nga pervoja vetijake …..po?

    Reply
  • ce says:
    June 20, 2023 at 5:30 am

    Sa kohe ne vetcvendosjen e Albin kurt kundrapedalit do sundojne sharebajgat e neveritura Mimoza kusari hunderrja e Gjakoves, dhe Albulena neonazistja qe beri thirrje fashiste qe turistet kosovare te braktisin shqiperine per turizem ne shenje mospajtimi me Edi Ramen, kosova e ka marre drejtimin e gabuar. Kjo pleher e politikes ne Kosove Albulena hijena qe i rafte panuklla mbrenda, beri nje thirrje qe meriton ti hiqet e drejta per te hyre ne teritorin shqiptar sa te jete gjalle dhe te shpallet non grata ne Shqiperi bashke me Mimoza hunderren kusaren e Gjakoves tashme te urryera perjetesisht nga shqiptaret bashke me baldosen qe kane nje urejtje patologjike per gjigandin tone Edi Rama me reputacion te madh nderkombetar taman si Napoleon Bonaparti i Ballkanit. Kurse Albin kurt kundrapedali i braktisur totalisht nga ShBA dhe Be dhe nga lideret e Europes dhe i mbyllur ne zyren e tij duke u bere leksione trushplareve te vetcvendosjes.

    Reply
  • demo says:
    June 20, 2023 at 6:02 am

    Kush shet babe e kush shet fmi,
    Kush shet gru e robt e tij,
    Kush fut hasmin ne shtepi
    Shet Atdheun me kufi,
    Per ATE nuk ka lavdi
    As ne Bote,as n`kombetari,
    Shume shume do ta kujtojne.
    si nje klown,PAZARXHIII.

    Reply
  • !!? says:
    June 20, 2023 at 6:37 am

    SPAK je patjetër poliagjent i Greqis, Serbis, Maqedonis dhe spiun patronazhist i gestapos zgjedhore të Edi Ramës infiltruar për subversion për llogari të grushtit të shtetit të bandës Rama, Vuçiç, Mc Gonigal për të rrëzuar Albin Kurtin nga qeverisja.

    Albin Kurti është këmbngulës dhe po jep maksimumin që të mos zhbëhet investimi strategjik i demokracive perëndimore që me forcat ajrore të NATO i shtypn kokën kuçedrës së armatosur të Arkanëve serbë duke shpëtuar popujt dhe vëndet e Ballkanit nga kafshimi i teritoreve të tyre nga kjo kuçedër dhe duke e bër Kosovën e shumëvuajtur nga barbarit shekullore të kanibalëve serbë të Europës moderne.

    Joooo…..Albin Kurti po përballet ndaj po asaj kuçedre të shovinizmit serb që ka veshur lëkurën e qënjgjit paqsor dhe me dinakri, mbasi ka gllabëruar me sukses Serbska Respublika të Bosnjes, po bëhet gati të gllabëroj me dhëmbët e saj Serbska Respublikën e Kosovës që të rrëmbej përsëri provincën e Kosovë Metohisë që me kushtetutën serbe është pjesë e natyrshme e Serbis sikurse ka zbuluar tashma “patrioti” i zotit Bedri, Rama që …….o zot gjykoji tradhëtarët e paturpë ……..Shqipëria qënka pjesë e natyrshme e Italis.

    Albin Kurti nuk po i kundërvihet SHBA dhe BE as investimit politik strategjik të tyre, shtypja e kokës së Armatës pushtuese dhe shovinizmit agresiv serb me luftën e NATO dhe shpalljen e Kosovës së pavarur por po i kundërvihet Mc Gonigalëve të SHBA dhe BE, horra që ngrysen e gdhihen në resortet e Vuçiçit dhe Ramës duke konsumuar nderet e tyre dhe, mbasi mbushin trastat me para “borxh” prej tyre

    kanë zbuluar që problemi i diplomacisë perëndimore nuk qënka njohja e pavarsisë së Kosovës nga Serbia, jooooo…….kjo as nuk po përmëndet fare, është harruar prej tyre, por daullet e tyre diplomatike bjen deri në qiell për njohjen nga Kosova të Sërpska Respublika me president një Dodik tjetër mik të Putinit, me parlament, polici, ushtri, zgjedhje të pavarura, me politikë të jashtme …….tamam si ajo e Bosnjes dhe kanë arritur në përfundim që bombardimi i NATO ka qën krim dhe kan kërkuar edhe falje të sinqert Serbis për këtë krim.

    Albin Kurti po përballet me një komplot individësh që nuk përfaqsojnë strategjin politike të SHBA dhe BE për Ballkanin por përfaqsojnë projektet e tyre individuale për të grabitur bashkë me horrat që sundojn e vjedhin pa mëshirë popujt dhe vëndet e Ballkanit, për tu pasuruar bashkë me ta dhe në shënjestër janë pasurit e Kosovës veriore dhe ja pse ata me të gjitha mjetet, protesta destabilizuese të pararojës së armatës serbe maskuar si protestues, kërcënime direkte individuale për Albin Kurtin, kërcënime për pushtimin e Kosovës me armatën serbe, veprime subversive me grabitje personash nga nëpërkat Kobra të armatës serbe në bashkpunim me Wagnerët rus aktiv në veri të Kosovës, bashkërendim me diplomacin ruse në përputhje të plotë me ta me projektin e Donbasit serb të Kosovës dhe aktivizimi agresiv i gazetarëve për të bër medjat pjesë e grushtit të shtetit për rrëzimin e qeveris Kurti së shpejti.

    Joooo…..Albin Kurti është patrioti që po përballet me komplotet e horrave që duan të zhbëjnë strategjin e politikës së jashtme të SHBA dhe BE dhe e kundërta e tij është Edi Rama që pa pik turpi deklaron publikisht Shqipërin si pjesë e natyrshme e Italisë sikurse ishte kur u pushtua nga gjyshi i neofashistes Meloni, fashisti Musolini ashtu sikurse nuk ka përmëndur me dinakri prej skuthi kurr në deklaratat e panumërta të tij dhe dokumentat e marrveshjes Open Ballkan termin shteti i Kosovës duke aluduar që Kosova të futet në këtë organizat jo si shtet i pavarur por si pjesë e natyrshme kushtetuese e Serbis.

    Reply
  • redaktori says:
    June 20, 2023 at 6:40 am

    Albin Kurti premtoi Vetvendosje dhe u votua nga kosovaret per Vetvendosje. Albini pra po punon per ate qe ka premtuar e eshte votuar, asgje me shume.
    Se ky qendrim dinjitoz i Albinit nxjerr me qarte ne dukje Edi Ramen te palos me dysh aty tek tryeza Open Ballkan e Vucicit, ky nuk eshte faji i Albinit.
    (Aq sa ka faj pasqyra se del e shtremberuar figura)

    Reply
  • Fadil says:
    June 20, 2023 at 7:24 am

    PËRPARA!

    Jo, Asociacion njëetnik!
    Për serbët çetnikë,
    Albini,
    JO! Dorëheqje!

    Shqipëri-Kosovë, Përpara, në REVOLUCION,
    Të mposhtim,
    çdo të keqe!…
    20 qershor, 2023

    Reply
  • Fadil says:
    June 20, 2023 at 7:25 am

    PËRPARA!

    Jo, Asociacion njëetnik!
    Për serbët çetnikë,
    Albini,
    JO! Dorëheqje!

    Shqipëri-Kosovë,
    Përpara, në REVOLUCION,
    Të mposhtim,
    çdo të keqe!…
    20 qershor, 2023

    Reply
  • Dhimbia e madhe Popull says:
    June 20, 2023 at 10:47 am

    Komentues Atdhetare me Ju me vjen Mbare….Po!?
    * MJERI UNE i mjeri ke te qaj me PARE:
    *Malon e kam Nip e Selmane e kam Djale*?!
    Po ju them si GJYSH:
    UNITET; qe ATDHEU Yne;
    Miresi te KETE!
    Dhimbi e madhe POPULL
    Me zemer ju THERRET!
    Behuni SHQIPTARE te VERTETE!

    Dhimbia e madhe POPULL!

    Reply
  • korçari says:
    June 20, 2023 at 4:24 pm

    Pa shume fjale interesi i Shqiptarise eshte i lidhur ngushte me USA te prej se ciles kemi sot ekzistencen e kombit shqiptar.Pra Kosva duhet te bindet se ajo ekziston nga aleanca me USA dhe BE apo te zgjedhe provincial Kurtin i cili “si shkemb graniti” perleshet me dallget dhe po e izolon Kosoven nga çdo aleat miqesor i saj.Pra per injorantet shtrohet pyetja :A behet Kosova me Kurtin …apo me USA dhe BE…te tjerat jane çeshtje idiotesh trushpelare qe shohin filma me lufte nga divani kur jane te qete se ne Kosove jane USA…

    Reply
  • Nik says:
    June 20, 2023 at 4:36 pm

    Bravo K(orç)ARI!

    Reply
  • korçari says:
    June 20, 2023 at 4:59 pm

    Nik nuk jam shprehur per njerez si puna jote pasi nuk mund te diskutosh me trushpelare ku me injorancen e tyre e kane te pamundur te diskutojne e te rrahin mendime te ndryshme por e kalojne ne personale, shajne e ofendojne pasi e kane me te lehte…sharja nuk kerkon tru

    Reply
  • E.v says:
    June 20, 2023 at 5:29 pm

    Qepni gojen se kosovaret se kan bo ate qe sali berisha, enver hoxha,ramiz alias, fatos nano, edi rama,ilir meta e kan bo prej 78 vitesh, skan vjedh e vra popullin e vet.ju shqiptaret keni vra ato shqiptare qe deshen kosoven e si gjenden varret.ju jugu e veriu i keni perdor ndjenjat kombetare te kosovareve , jugu ka shfrytezu nacionalizmin, veriu Dialektin malok

    Reply
  • Jeta says:
    June 20, 2023 at 6:22 pm

    .MBYLLE O KORCAR
    PER GJERA QE TI
    NUK JA KE HABERIN
    ME MIRE BJER E FLI

    KUR NUK MESUAR
    QE KISH AMERIKE
    ARBERIA JONE
    ISHTE NE ZENIT

    KU QE AMERIKA
    KUR KURVE EUROPA
    NJE SHEKULL ME PARE
    NA NDAU NE COPA

    LA VEC PER MESHIRE
    NJE COPE SHQIPERI
    NE NA DO VERTET
    PSE SNA NDIH TANI

    TE NA JAP CNA MORREN
    SI GJITHE TE TJERET
    TE ECIM PERPARA
    VETE TI KEMI FRERET

    EDHE ME BEN PRIFT
    DHE MJEKREN .MA RUAN
    IKEN PERGJITHMONE
    ATO KOHE MBARUAN

    SE NJE PRIND I MIRE
    PJELLES I JEP KRAH
    PER TE FLUTURUAR
    SI DI VETE E LA

    PER INATIN TONE
    THONE PERENDIA
    SHQIPERINE KRIJOI
    SKA PUNE NJEREZIA

    ESHTE NE DOREN TONE
    QE TA PROSPEROJME
    EGZISTENCEN TONE
    VETES JA DEDIKOJME

    MIQESI PAFUND
    NUK KA EGZITUAR
    INTERESI BOTEN
    SOT E MBAN NE DUAR

    NJE KENGE KORCARE
    CE NGROH ZEMREN TIME
    DHE NE SJAM I MIRE
    JAM PER VETEN TIME

    Reply
  • Nik says:
    June 20, 2023 at 7:04 pm

    Rrofsh “AHU”, e meriton K(orç)RI, ështe i “qut” qerratai!!! Nje nga mbetjet e shumta kokeboshe te “Internacional Socialiste”!!!!!

    Reply
  • Nik says:
    June 20, 2023 at 7:08 pm

    Doja te thosha rrofsh “Jeta” per satiren e mprehte dhe te bukuR!!! FLM

    Reply
  • demo says:
    June 20, 2023 at 8:04 pm

    S`kam informacion,qew Sundimi i Ligjit ne Veri do te sjelle Konflikt Rajonal.
    Keshtu i pergjigjet Albin Kurti,Bajlozit Hispanik Escobar.
    E degjon o Edvin Rama!Kujton se me presione me shantazhe do te trembni Albin Kurtin.
    Te dhjefsha Zajednicat,.Te dhjefsha projelktin me gjithe specialistet me te dhjere Euro-Amerikane.
    Edhe sheshin Skemderbej keshtu e projektove me Kulla,Karabina NGA STUDIO BELGE,,POR SHYQYR QE TI VODHI BERISHA ME KUTITE E lUNDRES ATO ZGJEDHJE,SE SOT NUK DO KISHIM SHESH SKENDERBEJ.
    aAAA,KUR DO TI TE BESH NDONJE DOBICLLUK,NDONJE PALACALLUK,,NE MARS VETE I GJEN SPECIALISTET.
    Albin Kurti eshte i pashantazhueshem,sepse eshte atdhetar i pakorruptuar,kurse ti je i zhytur gjer ne fyt me te gjitha hajdutlleqet,qelbsinlleqet,kurvnilluqet qe ka bota.
    Po te lavderokan sot escobarat zajednicat e edvin rames???? Tradhtari lavderohet.Tradhtarin e duan te gjithe ,,gjersa ta hedhin si limon te shtrydhur.
    Ne konferencen e Versajes,nuk u permend fare Shqiperia,do te ishte zhdulur nga faqe dheut,po te mos ishte presidenti Willson,.Por ama tre kryeministra,,Kryeministri Frances Klemanso,kryeministri Serbise pashiq dhe kryeministri Italise Ngriten lart Figyren e Esad pashe Toptanit,,kerkuan nga konferenca te demshperbleje Esadin,qe kish humbur shume nga bombardimi Durresit.
    Ja si cmohen tradhetaret nga Bota .Po te mos i kishte futur plumbin nje djale nga Libohova,,qe te kujtohej si qen.

    Reply
  • Ethem Lalaj says:
    June 20, 2023 at 9:06 pm

    PS:
    -Analizë e shkëlqyerë e Z.B.Islami.
    -Albin Kurti të zbatoi porosit e SHBA+BE+ E.Ramës.
    -A.Kurti të lër në diell Non gratën në Tiranë.

    Reply
  • LEON says:
    June 21, 2023 at 4:18 am

    Po.;Porosite e edvin Rames,,SpiroPalles dhe Taulant Palles,jane si mesimet e Partise o kapterr ushtrie pa ushtri.

    Reply
  • Aldrinp says:
    June 21, 2023 at 5:45 pm

    Nik, mos i thuaj korcar, po Gjic. Kesi fare plerash jane tradhetaret e Rilindjes. Hane pine, shkerdhehen me paret e popullit, ja fusin popullit shqiptar ne goje, dhe as qe ju prishet fare qefi i shkerdhimit nese shitet Kosova

    Reply
  • Balena says:
    June 21, 2023 at 6:02 pm

    mentealternativa1.blogspot.com/2023/03/shqiptaret-jane-sa-2-fishi-i-grekeve.html

    Reply
  • Tradhetia nuk ka brire! says:
    June 24, 2023 at 7:25 am

    Bedri Islami,pse ju te DITA-s keni shume muaj qe bllokoni komentet e lexuesve ne shumicen e shkrimeve qe ju mendoni se lexuesit do reagojne shume?
    Jeni kthyer ne sahanlepires te qeverise kur duhet te ishit opozite e perjeteshme ne mbrojtje te interesave te shqiptareve!

    Reply
  • Prec Ulaj says:
    June 26, 2023 at 7:25 pm

    Albin Kurti, njeriu i llafeve, fjaleve patetike.
    Ne fushen diplomatike, nje zero me bisht, bashke me grupin qe drejton, Vjosa Osmanin dhe Gervalla, te tre njerez te papershtatshem per diplomaci.
    Njerez me koncept provincial, o do behet keshtu si them une, ose nuk behet kurre.
    Dhe mbasi nuk behet si thote Albini, tre policeve u vene thesin ne koke, i turperojne permes gjithe Kosoves.
    Kush jua ruan nderin atyre 3 policeve tani?

    Reply
  • Arben.T says:
    July 3, 2023 at 3:48 am

    Le te fokusohemi tek problemi kryesor:

    1.
    Duhet qe Serbia te jete pjese e Komunitetit Euro-Atlantik. Po te realizohet kjo probabiliteti per nje lufte
    ndermjet Kosoves dhe Serbise ulet shume, por nuk behet zero, sepse mundesia per vendime ekstremiste nga kushdo gjithmone do egzistoje.

    2. Mendoj se popullate ne veri te Kosoves duhet ti dale frika se do keqtrajtohet, sepse Ato e dine mire sa keq jane trajtuar kosovaret per nje periudhe shume te gjate, dhe kane friken e nje hakmarje te mundeshme.

    3. Serbet e Kosoves mendoj se duhet te trajtohen si shqiptaret e Kosoves, por duhet ta kene te qarte
    se ndersa kane te gjithe te drejtat, ato nuk mund ti imponojne shtetit te Kosoves te Kosoves duke krijuar incidente destabilizuse dhe ti presin rrugen nderhyrjes se ekstremisteve radikale nga territori i Serbise.

    4. Te gjithe ato qe “rrojne ne te kaluaren” dhe kane prirje per tu shndruar ne terroriste duhet te bllokohen ne bashkepunim me nderkombetaret qe kane investuar dhe po investojne per nje zgjidhje te qendrushme dhe te parandalohet mundesia qe Serbet e Kosoves te besojne se do gjenden shkaqe qe ti godasin rende. Por ato nuk mund te ushqejne nje ender te semure se do kene me shume te drejta se Kosovaret nepermjet te nje asosacioni te formuar ne nje forme qe i krijon bindjen e rreme se nepermjet manipulimesh do krijojne situate te jashtzakoneshme qe do interpretohen nga nderkombetaret se “mjaft eshte mjaft” dhe te zone ne fillim indipendente nga Kosova dhe Sebia dhe me tej gradualisht te behen pjese e Serbise. Besoj se kjo eshte frika e Albin Kurtit, por kjo frike te shtyn te nxitohesh dhe te reagosh instiktivisht, pa u konsultuar me ato qe jani faktori primar per pavaresine e Kosoves.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Çfarë pritet t’i ndodhë ekonomisë shqiptare nëse lufta kundër drogës dhe pastrimit të parave do shkojë më tej
  • Takimet në ishullin e famshëm kanë hedhur dritë mbi një nga dyshimet më të forta të hetimit
  • Nga Sazani në Australi: Perandoria miliardere e familjes Trump ndesh në revoltë qytetare
  • Kush është zyrtari i lartë afër kryeministrit Rama që ka marrë pjesë në takimin e Arubës?
  • Takimet në Aruba dhe Monako, vetëdorëzohet në polici Erjon Rama, i akuzuar si pjesë e grupit të Artur Shehut

Komentet e Fundit

  1. K R on Leksione morali me Aruba në sfond
  2. K R on Kush është zyrtari i lartë afër kryeministrit Rama që ka marrë pjesë në takimin e Arubës?
  3. Ana on Kush është zyrtari i lartë afër kryeministrit Rama që ka marrë pjesë në takimin e Arubës?
  4. K R on Taksixhiu dhe Agjentët Grekë
  5. Një vlonjat pa parti në Londër on Taksixhiu dhe Agjentët Grekë

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?