Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: I fiksuar pas Hitlerit, nofka e tij i dha emrin bandës, kush ishte Dmitry Utkin që humbi jetën me Prigozhinin
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Bote > I fiksuar pas Hitlerit, nofka e tij i dha emrin bandës, kush ishte Dmitry Utkin që humbi jetën me Prigozhinin
BoteKryesore

I fiksuar pas Hitlerit, nofka e tij i dha emrin bandës, kush ishte Dmitry Utkin që humbi jetën me Prigozhinin

Published: August 24, 2023
Shpërndaje

Në mesin e atyre që kanë humbur jetën së bashku me liderin e Wagner, Yevgeny Prigozhin, në një aksident me avion pranë Moskës, ishte Dmitry Utkin.

Ai shpesh përshkruhej si themeluesi ose bashkëthemeluesi i grupit mercenar, megjithëse roli i tij i saktë ishte i diskutueshëm.

Utin thirrej “Wagner”, sipas kompozitorit të preferuar të Hitlerit.

- Publicitet -

Faqja investigative “Bellingcat” shkroi në vitin 2020 se Utkin kishte “një magjepsje obsesive me historinë e Rajhut të Tretë” ndërsa një raport tjetër i fundit e përshkruan atë si “të zbukuruar me tatuazhe të shumta naziste”.

Grupi Wagner, me sa duket u emërua sipas nofkës së tij.

Megjithatë, sipas një raporti të vitit 2020 nga Qendra për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare, një institut amerikan, “nuk mund të verifikohet nëse Utkin inicioi themelimin e grupit Ëagner apo ishte vetëm një drejtues i dikujt tjetër”.

“Bellingcat” tha se kishte të dhëna me burim të hapur që sugjeronin se ai ishte “punësuar për të maskuar origjinën e tij shtetërore”.

Vetë Prigozhin e pranoi themelimin e grupit vetëm në shtator 2022, pasi kishte paditur më parë organet e lajmeve që e lidhën me të.

Si SHBA-të ashtu edhe BE kanë vendosur sanksione ndaj Prigozhin dhe Utkin për rolin e Wagner në Ukrainë.

Në fillim të viteve 2000 ai shërbeu 10 vjet si komandant i Brigadës së Dytë Spetsnaz të GRU-së në kufirin e Estonisë përpara se të tërhiqej nga ushtria.

Megjithatë, sipas ish-bashkëshortes, atij i ka munguar jeta në fushën e betejës.

I parë apo dëgjuar rrallë në publik, ai u pa për herë të fundit në një video të postuar nga Prigozhin në korrik, në të cilën bosi i Wagner iu drejtua luftëtarëve në Bjellorusi, ku ata u dërguan pas kryengritjes së tyre të ndërprerë një muaj më parë.

Në video, Prigozhin prezanton një burrë për të cilin thotë se është Utkin.

Ishte hera e parë që komandanti filmohej duke folur me trupat e tij.

“Ky nuk është fundi, ky është vetëm fillimi i veprës më të madhe në botë, e cila do të vazhdojë shumë shpejt”, thotë Utkin në video.

“Dhe mirë se erdhët në ferr”, shton ai, fjalët e fundit në anglisht.

Raportet nga kanalet e mediave sociale ruse të lidhura me Wagner sugjerojnë se anëtarë të tjerë të udhëheqjes së Wagner mund të kenë qenë gjithashtu në fluturimin fatal.

Sipas Fontanka, një gazetë lajmesh në Shën Petersburg që ka mbuluar gjerësisht operacionet e Prigozhin, pasagjerët e tjerë në bord ishin një kameraman, menaxheri i logjistikës së Wagner dhe stafi personal i sigurisë së Prigozhin.

Ata u emëruan si Sergey Propustin, Evgeniy Makaryan, Aleksandr Totmin, Valeriy Chekalov dhe Nikolay Matuseev.

Chekalov u sanksionua nga SHBA-të muajin e kaluar për lidhjet e tij me Prigozhin dhe për lehtësimin e dërgesave të municioneve në Rusi.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
1 Comment
  • 3D says:
    August 24, 2023 at 9:53 am

    Ky është vetëm fillimi i rrëshqitjes tëshovinizmit rus drejtë kaosit të mbrendshëm imperialistët rusomdhenjë të njejtën luftë që bënë me Armeninë kundër Azerbejxhanit sot po të njejtën perendimi u këthen përmes Ukrainës Rusia po shkonë drejtë e në rrëmujë o në grushtë shtet kjo është logjika e zullumit i vetmi shkëputet prej së trashi thotë populli

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Temperaturat në rritje, apeli i mjekëve: Kujdes! Shmangni daljet në orët e pikut
  • Botërori 2026: Anglia ndalet, Uruguai gabon! 7 kombëtaret që kanë siguruar kualifikimin
  • “Askush s’më kuptoi, muret po shemben”, Rama poston foton e çuditshme të vetes dhe këngë si Neroni që dogji Romën
  • Kreu i Veteranëve të UÇK: Dritan Goxhaj nuk ka qenë anëtar i organizatës, firma e letrës
  • Trump zgjat me një vit gjendjen e emergjencës kombëtare në Ballkanin Perëndimor, lihen në fuqi sanksionet

Komentet e Fundit

  1. K R on I quajti ‘hordhi pushtuese’, retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse
  2. Janinë on I quajti ‘hordhi pushtuese’, retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse
  3. Kohë on I quajti ‘hordhi pushtuese’, retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse
  4. Drini on “Askush s’më kuptoi, muret po shemben”, Rama poston foton e çuditshme të vetes dhe këngë si Neroni që dogji Romën
  5. Rexha on I quajti ‘hordhi pushtuese’, retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?