Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Kremlini akuzon Bidenin për “demonizim” të Rusisë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Bote > Kremlini akuzon Bidenin për “demonizim” të Rusisë
Bote

Kremlini akuzon Bidenin për “demonizim” të Rusisë

Published: December 7, 2023
Shpërndaje

Kremlini e ka akuzuar të enjten presidentin amerikan, Joe Biden, se po synon ta demonizojë Rusinë, për të fituar më shumë fonde prej Kongresit, për ta vazhduar luftën në Ukrainë. Sipas Moskës, këto veprime janë të barabarta me djegie të parave të taksapaguesve amerikanë në furra.

Biden u ka kërkuar të mërkurën republikanëve ndihmë ushtarake shtesë për Ukrainën, duke i paralajmëruar që fitorja e Rusisë në Kiev, ia mundëson Moskës që t’i sulmojë aleatët e NATO-s, dhe rrezikon me përfshirje të trupave amerikane në luftë.

Megjithatë, republikanët e Senatit e kanë bllokuar legjislacion të përkrahur nga demokratët, që parashihte ndarjen e miliarda dollarëve si ndihmë për Ukrainën, me arsyetimin se dëshirojnë të çojnë përpara politika më të ashpra për kufijtë.

- Publicitet -

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, e ka akuzuar Bidenin se po tenton t’i bindë ligjvënësit amerikanë që të bëjnë diçka që Moska beson se vetëm e zgjat luftën, të cilën Rusia thotë se duhet ta fitojë për ta mbrojtur sigurinë e vet.

“Ne ndjejmë shumë keqardhje që udhëheqësia amerikane vazhdon traditën e saj për ta përdorur Rusinë si mjet për çështje të brendshme”, ka thënë Peskov. Putin i ka dërguar trupat në Ukrainë në fillim të vitit të kaluar, duke e nxitur një luftë që ka vrarë dhe plagosur mijëra njerëz, dhe ka rezultuar me përballjen më të madhe në mes të Rusisë dhe Perëndimit, në gjashtë dekada.

Perëndimi i ka dhënë Ukrainës më shumë se 246 miliardë dollarë ndihma dhe armë, mirëpo kundërofensiva ukrainase ka dështuar që t’i japë frytet e pritura, dhe Rusia vazhdon të kontrollojë rreth një të pestën e territorit ukrainas. Presidenti rus, Vladimir Putin e quan luftën si “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën.

Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra. Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre.

 

p.c. / dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • VIDEO: E frikshme çfarë i ndodh rojes së Makronit, por sjellja e habitshme e kolegut ka një shpjegim
  • Bashkimi Evropian i vendos në qendër të negociatave Kapitujt 23 dhe 24
  • Gruaja që ka sjellë ngërçin më të madh të integrimit evropian të Shqipërisë dhe copëtimin moral të forcës politike që e lartësoi
  • Grevë e përgjithshme dhe ndërprerje masive pas 14 vjetësh, ndërsa Spanja i afrohet zgjedhjeve parlamentare
  • Rruga e ndërlikuar drejt një qeverie të re në Izrael

Komentet e Fundit

  1. Fjalë me vend on “Ndihmë ekonomike në këmbim të votave për Sarën”, deputetja e Elbasanit merret e pandehur nga SPAK, por e mohon
  2. 1 on Gjykata i shpall të pavlefshme certifikatën e shkollës, zv.presidenti jep dorëheqjen
  3. Simon Tota on Strasburgu merr vendim për Belerin: Arrestimi i ligjshëm, mbajtja e zgjatur në paraburgim, e pajustifikuar
  4. Aidin Rrokaj on Gjoba të shumëfishta e shoqërime për protestuesit paqësorë
  5. 1thundrak on Apeli i GJKKO rikthen në burg ish-shefin e Operacionales, çfarë iu konfiskua dhe me sa vite dënohet

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?