Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Kremlini po përpiqet të sigurojë pajisje ushtarake, Kim Jong Un gati për t’u takuar me Putinin
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Kremlini po përpiqet të sigurojë pajisje ushtarake, Kim Jong Un gati për t’u takuar me Putinin
AktualitetBote

Kremlini po përpiqet të sigurojë pajisje ushtarake, Kim Jong Un gati për t’u takuar me Putinin

Published: September 5, 2023
Shpërndaje

Një zyrtar amerikan tha të hënën se udhëheqësi i Koresë së Veriut Kim Jong Un mund të udhëtojë së shpejti në Rusi për t’u takuar me presidentin Vladimir Putin, ndërsa Kremlini përpiqet të sigurojë pajisje ushtarake për luftën e tij në Ukrainë.

Zyrtari, i cili nuk ishte i autorizuar të trajtojë çështjen publikisht dhe foli me agjencinë e lajmeve Associated Press me kusht që të mos i përmendet emri, tha se Shtetet e Bashkuara besojnë se Kim Jong Un të udhëtojë brenda muajit.

Zyrtari tha se Shtetet e Bashkuara nuk janë të sigurta se ku dhe kur do të zhvillohet takimi, por qyteti port i Paqësorit, Vladivostok, do të ishte një vend i mundshëm duke pasur parasysh afërsinë e tij relative me Korenë e Veriut.

- Publicitet -

Zëdhënësja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare Adrienne Watson, vuri në dukje të hënën se ministri rus i Mbrojtjes Sergei Shoigu udhëtoi në Phenian kohët e fundit dhe u përpoq të bindte Korenë e Veriut që t’i shesë municion artilerie Rusisë.

“Kemi informacione se Kim Jong Un pret që këto diskutime të vazhdojnë, duke përfshirë angazhimin diplomatik të nivelit të udhëheqësve në Rusi”, tha zëdhënësja Watson.

Ajo shtoi se Shtetet e Bashkuara po i bëjnë thirrje Koresë së Veriut “të ndërpresë negociatat e saj për armët me Rusinë dhe të respektojë angazhimet publike që ka bërë Pheniani për të mos i ofruar apo shitur armë Rusisë”.

Ministri rus Shoigu tha të hënën se të dyja vendet mund të mbajnë stërvitje të përbashkëta ushtarake.

Shtëpia e Bardhë tha javën e kaluar se kishte informacione nga shërbimet e zbulimit që tregonin se presidenti rus Putin dhe udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim, shkëmbyen letra pas vizitës së ministrit Shoigu.

Zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare, John Kirby tha se letrat ishin “më shumë në nivel sipërfaqësor”, por se bisedimet ruse dhe koreano-veriore për shitjen e armëve po përparonin. / VOA

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Pushteti i padukshëm
  • PËRGJIMET: Fiks Fare infiltron një gazetare, zbulon se Balluku vazhdon të drejtojë Ministrinë
  • BE nga Dayton 1995 te Haga 2026!
  • Këshilli i Sigurisë përforcon alibinë e Ramës për Vlora Hysenin
  • Iluzioni i bumit të produktivitetit nga Inteligjenca Artificiale

Komentet e Fundit

  1. Ramalluku i Surrelit on USB-ja e sekreteve dorëzuar në Vjenë dhe “prapaskena” e një pjese të fjalimit të Ramës në Rinas
  2. Dajti on Një sfilatë turpi
  3. 1thundrak on Hakerat publikojnë fatura dhe lista numrash telefonikë që dyshohet se lidhen me agjentë të SHISH
  4. Berlin on FOTO: Arbëreshët e Siçilisë, hallet e sotme të një populli që kaloi detin 500 vjet më parë
  5. nastradini on Kuvendi i Kosovës miraton deklaratën për ish-krerët e UÇK-së: Kundërshtojmë aktgjykimin e padrejtë

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?