Krishtlindja, e njohur gjithashtu si Kërshëndella apo shkurt “Kshnellat” ndër besimtarët e krishterë, është një nga festat më të rëndësishme fetare në botën e krishterë. Ajo festohet çdo vit më 25 dhjetor nga shumica e të krishterëve, ndërsa në kishat e Lindjes kremtimi bëhet më 7 janar, për shkak të përdorimit të kalendarit Julian. Pas Pashkëve, Krishtlindja konsiderohet festa më e madhe dhe më domethënëse për të krishterët.
Rëndësia e kësaj feste nisi të rritet gradualisht, veçanërisht pas vitit 800, kur Karli i Madh u kurorëzua perandor pikërisht në ditën e Krishtlindjes, duke i dhënë kësaj date edhe një peshë të veçantë historike dhe politike në Evropën mesjetare.
Një festë e besimit, familjes dhe paqes
Sot, Krishtlindja kremtohet me një sërë traditash të njohura: shfaqjen e skenës së lindjes së Krishtit (presepi), zbukurimin e pemës së Krishtlindjes, shkëmbimin e dhuratave dhe kartolinave, si dhe mbledhjen e familjes rreth tryezës festive. Në shumë vende, kjo festë shoqërohet edhe me figurën e Shën Kollit apo Plakut të Vitit të Ri, i cili simbolizon bujarinë dhe gëzimin, veçanërisht për fëmijët.
Krishtlindja është një festë që përcjell mesazhe të forta paqeje, dashurie, faljeje dhe solidariteti. Për besimtarët, kjo periudhë ka një rëndësi të veçantë shpirtërore dhe familjare, pasi lindja e bebit Jezus ndodhi pranë familjes së tij, duke e kthyer familjen në një simbol qendror të kësaj feste.
Lindja e Jezus Krishtit
Krishtlindja përkujton lindjen e Jezus Krishtit, i cili nga të krishterët besohet si Biri i Perëndisë dhe Perëndia i mishëruar, i zbritur në tokë për shpëtimin e njerëzimit nga mëkati. Sipas Ungjijve të Lukës dhe Mateut, Jezusi lindi nga Virgjëresha Mari në Betlehem. Maria dhe bashkëshorti i saj, Jozefi, ndodheshin atje për shkak të regjistrimit të popullsisë të urdhëruar nga perandori romak August.
Sipas besimit të krishterë, lindja e Krishtit ishte parathënë nga profeci të shumta, të cilat pohonin se Mesia do të vinte nga shtëpia e Davidit për të sjellë shpëtimin e botës.
Data e Krishtlindjes dhe kuptimi i saj
Edhe pse data e saktë e lindjes së Jezusit nuk përmendet në Dhiatën e Re, 25 dhjetori është pranuar tradicionalisht si dita e Krishtlindjes nga shumica e kishave të krishtera. Kjo datë është kthyer në një simbol universal të paqes dhe shpresës, duke u festuar jo vetëm nga besimtarët, por edhe si një festë kulturore dhe shoqërore në shumë vende të botës.
Krishtlindja në Kishën Katolike dhe Ortodokse
Në Kishën Katolike dhe në shumicën e kishave ortodokse që përdorin kalendarin gregorian – përfshirë Kishën Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë, si dhe kishat greke, rumune, bullgare dhe qipriote – Krishtlindja festohet më 25 dhjetor. Ndërkohë, disa kisha ortodokse që ndjekin kalendarin Julian e kremtojnë festën më 7 janar.
Pavarësisht dallimeve kalendarike, mesazhi i Krishtlindjes mbetet i njëjtë: paqe mes njerëzve, dashuri, shpresë dhe besim për një botë më të mirë.
j.l./ dita

Te gjithe shqiptareve te krishtere nga zemra ju uroj – gezuar Krishtlindjen.
Dhiata e Re është Ungjilli. Dhiata e Vjetër është Bibla. Herbert Uells, autori i romaneve “Njeriu i padukshëm”, “Lufta e botëve”, “Makina e kohës”, “Skicë e Historisë Njerëzore” etj etj ka thënë për Krishtin se ai ka qënë “revolucionari i parë mbi Dhé”: – “Në qoftë se ke dy këmisha, njërën jepja atij që nuk ka”, “Më lehtë hyn gamilja në vrimën e gjilpërës se i pasuri në mbretërinë e Zotit”, “Kush vret me shpatë, nga shpata do vdesë”, etj etj. Mesazhi i paqes dhe i dashurisë që shpërndau Jezu Krishti mbi Dhé ishte i paparë dhe i padëgjuar për kohën. Prandaj edhe e kryqëzuan. Shumë njerëz të shquar e kanë cilësuar Jezu Krishtin (Isain) si “Njeriu më i Madh mbi Dhé”. Sidoqoftë urimet më të mira për festat e fundvitit, Krishtilindjen dhe Vitit të Ri, gjithë atyre që besojnë apo jo, si dhe gjithë të krishterëve dhe myslimanêve shqiptarë.
Gezuar e per shume vjet Krishtlindjet!!!
Dobic i madh ishte.
Pershendetje @katarakti. Po, ky eshte Jezu Krishti. Por sipas njerezve te shquar ama, jo sipas atyre te “shquarve” qe flasin nga “avllitë” e religjioneve apo ideologjive. Ka nga ata studjues te shquar qe qe te Jezu Krishti gjejne dy figura gati krejtesisht te kunderta: Jezusin dhe Krishtin. Ç’ka do te thote se me Krishtin eshte spekulluar mbi Jezusin.
Ne fakt 25 dhjetori ishte festa romake e Sol Invictus. Feste pagane. I rilindjes se Dielli, pas solsticit dimeror. Fitorja e drites mbi erresiren. Fiks kjo date, Dues Natalis Solis Invicti. Fitorja e lindjes se diellit. Eshte si puna e 29 nentorit, ku ca e festone se “iku gjermani” , ca se fituam dhe e zbuam gjermanin e ca e mallkojne se nuk zbarkoi inglizi. Ne bektashi jete festojme ne gusht nje tjeter feste pagane ne Malin e Tomorrit dhe se cfare pleksin me kete feste Te kulluar pagane Abas Aline nuk e kuptoj fare. Lajmi me I gezueshem I vitit te Ri eshte ai 50 mije lekeshi I kaposhit per pensionistet, po rrezik edhe ky tender mund te dale fiktiv dhe gjysmat e lekeve ti marrin ata parukieret e Dielles