Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Publikohen kriteret për zgjedhjen e kryetarit të Komitetit Kombëtar të Organizatës së Veteranëve dhe Pasardhësve të LANÇ
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > Publikohen kriteret për zgjedhjen e kryetarit të Komitetit Kombëtar të Organizatës së Veteranëve dhe Pasardhësve të LANÇ
KronikeKryesore

Publikohen kriteret për zgjedhjen e kryetarit të Komitetit Kombëtar të Organizatës së Veteranëve dhe Pasardhësve të LANÇ

Published: March 21, 2023
Shpërndaje

Është publikuar procesverbali i mbledhjes për zgjedhjen e Kryetarit të Komitetit Kombëtar të Organizatës së Veteranëve dhe Pasardhësve të LANÇ të Popullit Shqiptar, “Nderi i Kombit”.

Komisioni në mbledhjen e parë të datës 28.02.2023 diskutoi statusin e komisionit si organ i përkohshem i propozuar nga Kryesia e Komitetit Kombëtar si edhe u përcaktuan detyrat e tij.

Në mbledhjen e dytë te datës 09.03.2023 u diskutua për kriteret dhe procedurat për zgjedhjen e kandidatit për kryetar.

- Publicitet -

Në mbledhje u përcaktuan dhe miratuan kriteret për kandidatin pèr kryetar si dhe u përcaktua proçedura e përzgjedhjes.

DOKUMENTI I PLOTË:

Proces verbal i mbledhjes për përzgjedhjen e Kryetarit të Komitetit Kombëtar të Organizatës së Veteranëve dhe Pasardhësve të LANÇ të Popullit Shqiptar, “Nderi i Kombit”.

Komisioni në mbledhjen e parë të datës 28.02.2023 diskutoi statusin e komisionit si organ i përkohshem i propozuar nga Kryesia e Komitetit Kombëtar si edhe u përcaktuan detyrat e tij.

Në mbledhjen e Komisionit morën pjesë sh. Murat Dardha – n/kryetar, sh. Vjollca Trebicka – n/kryetare, sh. Elidiana Canaj – n/kryetare dhe sh. Pelivan Hysi – anëtar i kryesise & kryetar i Komitetit te Veteranëve per Tiranën.

Në mbledhjen e dytë te datës 09.03.2023 u diskutua për kriteret dhe procedurat për zgjedhjen e kandidatit për kryetar.

Në mbledhje u përcaktuan dhe miratuan këto kritere:

KRITERET

  1. Kandidati të jetë veteran i LANÇ, ose pasardhës i drejtpërdrejtë i një veterani të LANÇ.
  2. Të jetë një personalitet publik i njohur, me një figurë morale të pastër, i padënuar penalisht pas vitit 1990.
  3. Të përfaqësojë denjësisht në publikun shqiptar dhe në marëdhëniet me institucionet dhe organizatat qeveritare e joqeveritare, vendase dhe të huaja, organizatën më të madhe e më të rëndësishme në vend, Organizatën e Veteranëve dhe Pasardhësve të LANÇ të Popullit Shqiptar, “Nderi i Kombit”.
  4. Të jetë afirmuar publikisht në mbrojte të vlerave të LANÇ (të ketë kontribuar me botime, pjesëmarrje në konferenca etj).
  5. Të ketë kryer arsim universitar dhe të dijë një gjuhë të huaj.
  6. Të ketë aftësi drejtimi, organizimi dhe një vizion të qartë për punën e Organizatës, si dhe të njohë e të zbatojë me korrektësi Statutin dhe Rregullat e brendshme të Organizatës.
  7. Të dëshmojë se është bashkëpunues, të dëgjojë e të vlerësojë mendimet e bashkëpunëtorëve të tij në Kryesi si dhe të anëtarëve të organizatës.

Komisioni njëkohësisht përcakoi dhe proçedurat që do të ndjekë gjatë funksionimit të tij.

PROÇEDURA e përzgjedhjes së Kryetarit të Komitetit Kombëtar të Organizatës së Veteranëve dhe Pasardhësve të LANÇ të Popullit Shqiptar, “Nderi i Kombit”.

 Proçedurat për shqyrtimin e propozimimeve të kandidaturave për kryetar të Komitetit Kombëtar të Veteranëve dhe të Pasardhësve të LANÇ, të Popullit Shqiptar, “Nderi i Kombit”, mbështeten në nenet 17 (pika ç) dhe 23 të Statutit të Organizatës dhe pika 2 , “Detyra të veçanta të Kryetarit”, tek Rregullore e Brendshme ( ajo që është në fuqi).

  1. Pranon dhe regjistron dokumentat e kandidatëve (brenda 20 ditëve pas shpalljes në gazetë të kritereve që kërkohen të përmbushen për zgjedhjen e Kryetarit të ri të Organizatës)
  2. Shqyrton dhe vlerëson brenda 10 (dhjetë) ditëve, mbi bazën e kritereve të miratuara dokumentacionin e paraqitur nga kandidatët.
  3. Njihet me listën e antarëve të Komitetit dhe të Kryesisë së organizatës për të verifikuar kandidaturat e paraqitura.
  4. Përgatit Raportin përfundimtar lidhur me kandidaturat e përzgjedhura që plotësojnë kriteret e përcaktuara dhe ia dorëzon atë Kryesisë

Shënim:

▪ Çdo deklarim që kandidati përfshin në CV-në e vet duhet t’a shoqërojë me dokumentacionin zyrtar përkatës (diploma, dëshmi etj.)

▪ Mbledhja e radhës e Kryesisë të zhvillohet një javë pas Komisioni i ka dorëzuar Kryesisë së Organizatës Raportin përfundimtar lidhur me kandidaturat që plotësojnë kriteret për t’u zgjedhur në postin e Kryetarit.

▪ Kjo mbledhje do të përgatisë thirrjen dhe zhvillimin e mbledhjes së Komitetit Kombëtar.

Përfundimet dhe vendimet e kësaj mbledhjeje si edhe kriteret, procedurat e zgjedhjes së kryetarit të Organizatës së Veteranëve dhe Pasardhësve të LANÇ të Popullit Shqiptar “Nderi i Kombit” dhe afatet do të publikohen në gazetën “Kushtrim Brezash”.

Firmosur / Komisioni:

Av. Spartak Braho

Prof. Dr. Ksenofon Krisafi

Prof. Dr. Pëllumb Xhufi

Prof. Dr. Fatos Tarifa

Dr. Dorian Koçi

Dr. Drita Shehi

Liliana Konomi Mero

Procesverbali (Kliko)

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Eric Wendt u konfirmua nga Senati, reagon Ambasada e SHBA në Tiranë: Do të mbështesë vizionin e Trump
  • Përfshihen në aksident tre makina në aksin Lezhë-Laç, plagoset një person
  • Objekte misterioze fluturojnë me shpejtësi mbi lagje të banuara, Pentagoni publikon dosje të reja mbi UFO-t
  • Horoskopi 8 Gusht 2026, zbuloni parashikimin e yjeve për sot
  • Reshje shiu dhe temperatura të larta, si paraqitet moti sot

Komentet e Fundit

  1. Eshte MASHTRIM on Nismë për Referendum pas rreth 70 ditësh protestë: Kërkohet shfuqizimi i ligjit që cenon Zonat e Mbrojtura
  2. 1 on Dy arsyet pse Spanja ka luksin të sfidojë hapur SHBA-në dhe Evropën
  3. Dashi on Dy arsyet pse Spanja ka luksin të sfidojë hapur SHBA-në dhe Evropën
  4. demo on Dy arsyet pse Spanja ka luksin të sfidojë hapur SHBA-në dhe Evropën
  5. E on Nismë për Referendum pas rreth 70 ditësh protestë: Kërkohet shfuqizimi i ligjit që cenon Zonat e Mbrojtura

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?