Presidenti kroat, Zoran Milanoviç u zgjodh për një mandat të dytë. Pas numërimit të pothuajse të gjitha votave, pothuajse 75 për qind e votuesve votuan për kandidatin e Partisë Socialdemokrate në opozitë.
Dragan Primoraç nga Bashkimi Demokratik Kroat (HDZ) në pushtet mori rreth 25 përqind. “Faleminderit Kroaci !” tha Milanovic në festën pas zgjedhjeve në një qendër kulturore në Zagreb. “Unë e shoh këtë fitore si njohje të punës sime gjatë pesë viteve të fundit dhe si një mesazh nga populli kroat për ata që duhet ta dëgjojnë atë,” shtoi ai, duke iu referuar qeverisë së kryeministrit Andrej Plenkoviç, me të cilin ka konflikte.
58-vjeçari Milanoviç ka drejtuar qeverinë kroate nga viti 2011 deri në vitin 2016 dhe u zgjodh në presidencë për herë të parë në vitin 2020. Dy javë më parë ai humbi me pak vota rizgjedhjen për një mandat të dytë në raundin e parë të votimit me 49 për qind. Por më pas Milanoviç hyri në balotazh si favorit i qartë kundër Primoraç në vendin e dytë. Sipas Komisionit Qendror Zgjedhor, pjesëmarrja e votuesve të dielën në votime ishte pothuajse 44 për qind – pak më pak se në raundin e parë të votimit.
Milanoviç kritik i politikës pro-ukrainase
Primoraç e kishte kritikuar vazhdimisht Milanoviçin gjatë fushatës zgjedhore si një “kukull pro-ruse” dhe e kishte akuzuar atë për minimin e besueshmërisë së Kroacisë në BE dhe NATO. Presidenti kroat, Milanoviç e ka dënuar pushtimin rus të Ukrainës, por ka kritikuar vazhdimisht mbështetjen ushtarake të Perëndimit për Kievin. Milanoviç kundërshtoi gjithashtu një program në të cilin ushtarët kroatë në Gjermani do të ndihmonin në trajnimin e ushtarëve ukrainas.
Kreu i shtetit kroat nuk mund të vërë veton ndaj ligjeve në Kroaci, por i dëgjohet fjala në politikën e jashtme, atë të mbrojtjes dhe sigurisë. Gjatë mandatit të tij të parë në detyrë, Milanoviç u përplas vazhdimisht me kryeministrin aktual Plenkoviç për politikën e jashtme. Të dy politikanët kanë mosmarrëveshje të forta dhe vazhdimisht ofendojnë njëri-tjetrin publikisht.
DW
Ky qen bir qeni mos eshte nga serbet e Kninit ?
Po ç’të ha bytha ty demo me presidentin e Kroacisë a i vrarë ?
E ka mirë demua , se kroatët janë me “prejardhje ilire” . Marrëzia më e madhe dhe e pa dëgjuar ndonjëherë ; të bësh ilirë popullsinë më sllave të sllavëve të jugut . Quaje po deshe demon me mënd e me kulturë .
Urime presidentit kroat !
Nuk e njoh mirë historinë e Kroacisë në veçanti dhe as atë të Jugosllavisë .
Por dihet se Hitleri , para se të sulmonte BRSS , sulmoi Jugosllavinë , por hasi rezistencë të madhe që e vonoi nja dy muaj dhe dimęri i ashpër e gjeti në dyertë e Moskës.
Kroacia, për turpin e saj , nuk bęri asnjë rezistencë dhe e shpalli veten pjesë të Gjermanisë ( Rajhut te Tretë ) .
Por Kroacia nxori Titon , që konsiderohet nga antifashistet më të mëdhenj , pas Stalinit, Ruzveltit dhe Çerçillit .( Titua me baba kroat e nënë sllovene) ….
jO,OR DASHI jOOOO!Kur vete ne spital ti,ben analizat e gjakut.Ato te tregojne sa je i semure dhe cfare semundje ke.
Instituti IGENEA i Gjenetikes ne Zvicer ka nxjerre Tabelat e perberjes gjenetike te popujve te Ballkanit,dhe Bosnjaket,Kroatet dhe Maqedonasit,dalin vetem 15% sllave,kur shqiptaret poshte Drini dhe grekerit jane 20% sllave.Dalin perkatesisht 45 dhe 35% gjak Ilir,me Ilire se cdo popull tjeter ne Ballkan.Romaket e lashte i quanin Iliret e Bosnjes dhe Kroacise,Proprii e Dicti. Pasardhes te vertete te Maqedonasve te lashte dalin Maqedonasit e sotem me 30% jo grekerit me 1%.Pasardhes te Thrakeve dalin Bullgaret me 56% dhe jo rumunet qe jane populli me sllav i rajonit bashke me serbet ne kuote te barabarte 30% dhe Cudia qe tronditi boten shkencore,,,populli i Kosoves gjenetikisht eshte populli me i Lashte AUTHOKTON I EVROPES ME 59% te prejardhjes nga banoret e pare qe sollen bujqesine ne Evrope,ketu e 8 mije vjet te shkuara.Bashke me Basket e Spanjes,Kosovaret jane qosheja oxhakut te Europes.Te tjeret jane ardhacake ne faza te ndryshme.Ketyre u besoj une,jo lloqeve te tua.Gjys i mesuari,Fasada,shtirraqeria,boshi i llustruar,jane me keq se Analfabeti.Sepse analfabeti nuk i fut hundet atje ku nuk i takon.
Pjesa bregdetare e Kroacisë (sidomos dalmatët) me shumice jane ilir te sllavizuar.
Eeee pra Mollosi,Kjo eshte,Te lumte!,Dalmatet Kroate ruajten deri ne fund te shek.XIX edhe gjuhen.Te famshmen Dalmatishte,,Nje Vulgate Latine me substrakt Ilir,qe bamiresit tane Austrogjermane e mblodhen nga folesi i fundit kroat.Sot eshte Pasuiri Boterore e Njerezimit.Shkencetari me i madh i Gjuhes,ne nivel Ballkanik SOT ,etimologu Aristotel Spiro ka bere nje zbulim te bujshem,dUke krahasuar Ilirishten Dalmate,Shqipen,Rumanishten,Ate cka deshmohet nga Thrakishtja e shek VI arriti ne perfundim se:Rumanishtja dhe Vllahishtja Ballkanike nuk jane rezultat i vendosjes se koloneve Romake ne Daki,Myzi,Thraki etj(sic pranohej deri sot).por eshte ndikim i drejtperdrejte i Ilirishtes se romanizuar.Kete Zbulim Spiro e verejti npm,sistemit te nyjezimit,,qe dikur ne Arkeologjine e Gjuhes,Ilirishtja i ka pasur parafjale.
Dhe eshte turp te permend qe pasuesi i Cabeut,Gjuhetari i nivelit boteror,Aristotel Spiro,,nuk eshte ende Anetar i Akademise se Shkencave te Tiranes.
demo,kush eshte Aristotel Spiro?
Aristotel Spiro eshte pedagog i Historise se Gjuhes ne UT,i lindur ne Dropull.Duke qene student exelent ne Universitetin e Elbasanit, Emerohet Pedagog i Gjuhesise Historike ne Ate Universitet,Pas 90 emigroi ne eqi ku punoi si Avokat dhe pedagog ne Universitetin e Athines.Aktualisht vazhdon mesimdhenien si pedagog ne Universitetin e Tiranes dhe Bashkepunetor shkencor ne Akademine e Shkencave.Eshte njohes i thelluar ne nivel shkencor i Greqishtes se vjeter dhe te Re,i Latinishtes ,Rumanishtes,Anglishtes,Frengjishtes dhe Italishtes.Ka botuar disa libra dhe studime per Historine e Gjuhes dhe Letersise.
Flmnd!