Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Kriza në Francë: Macron refuzon dorëheqjen, premton gjetjen e një kryeministri të ri
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Bote > Kriza në Francë: Macron refuzon dorëheqjen, premton gjetjen e një kryeministri të ri
BoteLajmi i fundit

Kriza në Francë: Macron refuzon dorëheqjen, premton gjetjen e një kryeministri të ri

Published: December 6, 2024
Shpërndaje
French President Emmanuel Macron appears on screen as he makes a television address to the nation after Prime Minister Michel Barnier's government was toppled in a no confidence vote in parliament, in Paris, France, December 5, 2024. REUTERS/Christian Hartmann TPX IMAGES OF THE DAY

Presidenti francez, Emmanuel Macron, njoftoi se do të emërojë një kryeministër të ri “në ditët në vijim”, pas dorëheqjes së Michel Barnier, qeveria e të cilit u rrëzua pas një votimi mosbesimi në parlament.

Në një fjalim 10-minutësh drejtuar kombit, Macron hodhi poshtë presionet e opozitës për të dhënë dorëheqjen, duke u zotuar të qëndrojë “plotësisht, deri në fund të mandatit” që përfundon në vitin 2027. Ai falënderoi Barnier për përkushtimin e tij gjatë periudhës si kryeministër dhe kritikoi ashpër bllokimin e parlamentit, duke e quajtur një “front anti-republikan” të krijuar nga ekstremi i majtë dhe e djathta me qëllim rrëzimin e qeverisë.

Dorëheqja e Barnier erdhi pas një votimi të mërkurën, duke e bërë këtë rast të parin në më shumë se 60 vite që një qeveri franceze rrëzohet nga parlamenti. Macron e quajti këtë zhvillim “të paprecedentë”.

- Publicitet -

Sipas sistemit politik francez, presidenti zgjedh kryeministrin, i cili udhëheq qeverinë, por kryeministri duhet të gëzojë mbështetjen e parlamentit. Në rastin e Barnier, kjo mbështetje mungoi, duke e detyruar atë të largohej pas vetëm tre muajsh në detyrë.

Vendimi i Macron për zgjedhje të parakohshme më herët këtë vit rezultoi në një Asamble Kombëtare të fragmentuar në tre blloqe kryesore: e majta, qendra dhe e djathta ekstreme. Kjo përçarje ka bërë që të gjetja e një kryeministri të pranueshëm për parlamentin të jetë një sfidë e vështirë për Macron. Për të siguruar stabilitet, ai mund të duhet të bindë një pjesë të bllokut të majtë për të mbështetur qeverinë e ardhshme.

Presidenti ka planifikuar bisedime me liderët politikë të premten dhe premtoi një qeveri që do të reflektojë “interesin e përgjithshëm”. Ai tha se emërimi i kryeministrit të ri do të bëhet së shpejti, duke kërkuar zgjidhje për krizën politike dhe një qeveri që do të ketë mbështetjen e parlamentit.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
4 Comments
  • demo says:
    December 6, 2024 at 10:30 am

    ky miku Rames do ti vere flaken frances.Se francezet nuk jane si rrugacet e PD,qe hedhin ca molotova para bashkise deri te premten tjeter.Franceset nuk levizin nga sheshet ja vene flaken makronit,Elizese dhe gjyshes makronit deri sa te dorehiqet.

    Reply
  • mali says:
    December 6, 2024 at 3:19 pm

    Kaq me siklet e ke o z.Makron te gjesh kryeminister?
    Ja ku e ke gati Z.Rama me pervoje ne politike .
    Mere ! ,ta kemi falur.
    Ju njiheni shume mire te dy.
    Ai di frengjisht shume mire.
    Ai ka borxh qe per 4 vjet te ule popullsine e Frances me 25%.
    Keshtu shpeton nga remujaxhinjte.
    Ku do t’i coje e ke problem ? Ne kolonite franceze ne Afrike sepse po t’i zapton Kina .

    Reply
  • spata says:
    December 6, 2024 at 5:04 pm

    Ik thyej qafen se je shkaktar per shume ceshtje te politikes Evropjane.Qe nuk po stabilitet Kosova e vendet e Ballkanit perendimor,shjsqet i gjejme ne politiken fashiste te Makaronit.Shteti me armiqsor i shqiptarve qe nga koha kur i zbuam nga Korca gjate Luftes se pare boterore.Mbeshtetsja kryesore e Serbise kunder shqiptarve.Mikja e spiunve qe kane depertuar ne politken shqiprare .

    Reply
  • Arben Tashko says:
    December 8, 2024 at 4:00 am

    Doreheqja e Presidentit Makron mund te gjeneroje
    Energji Destabilizuse, Centrifugale per Francen.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Personazhi që po eliminon grupin kriminal me 23 emra, saga e hakmarrjes pas plagosjes së dyfishtë në 2025
  • Atentati në Sarandë, këmbësori që mbeti i plagosur niset drejt Tiranës me helikopter
  • Zjarret, ministri Demo takim me zjarrfikësit: Përgatitjet për sezonin e ardhshëm duhet të nisin që tani
  • Nga Prizreni në kupolën e NATO-s, kush është gjenerali gjerman që merr një nga postet kyçe të Aleancës
  • FBI dhe ekspertë të sigurisë anerikane zbarkojnë në Tiranë, zbulohet arsyeja

Komentet e Fundit

  1. labi on Qeveria i jep leje të re në Jalë biznesmenit të protestave në Rrjoll
  2. demo on Tjetër episod i rëndë kriminaliteti në Sarandë, vritet në qendër të qytetit 44 vjeçari, plagoset kalimtari i moshuar
  3. demo on FBI dhe ekspertë të sigurisë anerikane zbarkojnë në Tiranë, zbulohet arsyeja
  4. demo on BE-ja shpik “anëtarësimin e asociuar” për Kanadanë, çfarë do të thotë kjo për Shqipërinë?
  5. Gjon on BE-ja shpik “anëtarësimin e asociuar” për Kanadanë, çfarë do të thotë kjo për Shqipërinë?

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?