Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Kroatët bojkotojnë blerjet për shkak të rritjes së çmimeve
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Kroatët bojkotojnë blerjet për shkak të rritjes së çmimeve
AktualitetBote

Kroatët bojkotojnë blerjet për shkak të rritjes së çmimeve

Published: January 25, 2025
Shpërndaje

Shitjet në Kroaci ranë më 24 janar pas një bojkoti mbarëkombëtar të blerjeve, në shenjë proteste për rritjen e çmimeve të produkteve ushqimore dhe inflacionit të lartë në këtë shtet ballkanik, treguan shifrat zyrtare.

Protesta, që u nxit nga grupet e konsumatorëve, synoi rritjen e presionit ndaj shitësve me pakicë që ata i fajësojnë për rritjen e inflacionit.

Thirrja për bojkot u shpërnda nëpër rrjetet sociale përmes së cilës iu bë thirrje kroatëve që të “mos blejnë asgjë”.

- Publicitet -

Deri në orën 11:00, dyqanet kishin lëshuar 40 për qind më pak fatura krahasuar me periudhën e njëjtë të premten e kaluar, tha përmes një njoftimi administrata tatimore e shtetit.

Qarkullimi i përgjithshëm ishte 47 për qind më i ulët krahasuar me javën e kaluar, shtoi kjo administratë.

Rreth mesditës, vetëm disa konsumatorë po blinin në një supermarket në qendër të Zagrebit, ku zakonisht është i mbushur me njerëz gjatë ditës, raportoi AFP-ja.

“Shitësit nuk do të dëmtohen financiarisht, por ky është një mesazh i rëndësishëm simbolik se rritja e çmimeve duhet të ndalet”, tha për AFP-në, Danko Horvat, qytetar nga Zagrebi.

Grupet e konsumatorëve u shprehën të kënaqur me përgjigjen e publikut.

Bojkoti tronditi shitësit, tha Josip Kelemen, nga grupi për mbrojtjen e konsumatorëve “Halo, inspektore”, që bëri thirrje për protestë.

“Njerëzit ndihen të mashtruar”, tha Kelemen. “Edhe ata që janë të pasur na kanë mbështetur, edhe ata ndihen njësoj”.

Bojkoti po ashtu është mbështetur nga partitë opozitare, sindikatat e tregtisë, disa persona të njohur si dhe nga dy ministra.

Raportimet e mediave lokale dhe postimet në rrjetet sociale kanë shfaqur dyqane të zbrazura në mbarë Kroacinë.

Bojkotimi i së premtes është mesazh i rëndësishëm nga qytetarët që do të merret parasysh, tha kryeministri kroat, Andrej Pllenkoviq, raportoi transmetuesi publik, HRT, më 24 janar.

“Është një mesazh i rëndësishëm nga qytetarët që ata monitorojnë dhe krahasojnë çmimet dhe vlerësojnë se disa nga këto çmime janë të papranueshme krahasuar me produktet e ngjashme apo të njëjta që janë jashtë vendit. Në ditët e sotme, teknologjia na lejon që me lehtësi të krahasojmë çmimet e produkteve me çmimet në vendet tjera. Mesazhi i qytetarëve është i rëndësishëm dhe do të merret parasysh kur do të përcaktohen masat për kufizimet administrative të çmimeve për disa produkte, masa që Qeveria do t’i miratojë javën e ardhshme”, tha Pllenkoviq gjatë një mbledhjeje të Qeverisë.

Sipas ekspertëve, inflacioni në Kroaci gjerësisht është nxitur nga sektori i fryrë publik i shtetit, nga norma e lartë e Tatimit mbi Vlerën e Shtuar – norma më e lartë në Bashkimin Evropian – si dhe nga popullsia e Kroacisë që po plaket e po tkurret.

Në dhjetor të vitit të kaluar, inflacioni vjetor në Kroaci arriti në 4.5 për qind – më i larti në Eurozonë, ku mesatarja e inflacionit është 2.4 për qind.

Sipas të dhënave zyrtare, paga mesatare neto në Kroaci në nëntor ishte 1.366 euro.

Grupet e konsumatorëve janë ankuar vazhdimisht se në Kroaci çmimet janë rritur vazhdimisht që kur shteti miratoi euron si monedhë të saj në janar të vitit 2023.

REL

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Miratohet paketa e mbështetjes për familjet e policëve të rënë në detyrë dhe të plagosurit
  • “Askush nuk na përmend”
  • “Pastruesi” në dosjen Aruba, roli i tepelenasit që mbulonte “gabimet” e grupit kriminal
  • Ankohet Rama: Po më sulmojnë me adresa false
  • Tre shqiptarët e zhdukur prej dy ditëve, gjenden të pajetë

Komentet e Fundit

  1. Dajti on Dy “zbulime” nga zv.ministri i Ekonomisë: Jetojmë më mirë se në komunizëm dhe pse ka rënë euro
  2. Dajti on Braçe: Të qëllosh me vezë deputetin është krim
  3. o frate on Kronologjia e plotë, si u lirua një i dënuar për vrasje
  4. Kadiu on Braçe: Të qëllosh me vezë deputetin është krim
  5. Arlinda Ymeraj on Jennifer Lopez koncert në Tiranë? Gonxhja: E kemi refuzuar, kërkoi 2 milionë euro garanci për protestat

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?