Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Çfarë është “veto presidenciale”: Kërdia e mesmandatit i dha goditje të fortë, por Trump ka ende pushtet për dy vitet e ardhshme
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Bote > Çfarë është “veto presidenciale”: Kërdia e mesmandatit i dha goditje të fortë, por Trump ka ende pushtet për dy vitet e ardhshme
BoteLajmi i fundit

Çfarë është “veto presidenciale”: Kërdia e mesmandatit i dha goditje të fortë, por Trump ka ende pushtet për dy vitet e ardhshme

Published: November 5, 2026
Shpërndaje

Nga Anthony Zurcher

​Ndërsa vala e fitores në përmasa të mëdha e demokratëve në zgjedhjet e mesmandatit përfshiu gjithë Amerikën, llogaria zyrtare e Shtëpisë së Bardhë publikoi një fotografi në rrjetin X ku shfaqej një Donald Trump me pamje të rreptë, në këmbë pas tryezës së tij në Zyrën Ovale.

“Trump është ende presidenti juaj,” shkruhej në përshkrimin e fotos.

- Publicitet -

Kjo është lloji i mesazhit që Trump me siguri dëshiron të përcjellë – ai i një presidenti plotësisht në krye të detyrës dhe të pafrenuar, me gjithë humbjen dramatike elektorale.

Ajo që mbeti pa u thënë është se edhe pa kontrollin e Kongresit, presidentët amerikanë vazhdojnë të kenë pushtet të gjerë që mund ta ushtrojnë. Dhe Trump ka treguar tashmë se është më shumë se i gatshëm të shtyjë kufijtë e autoritetit të tij ekzekutiv.

Megjithëse do të bëhet gjithnjë e më e vështirë për të që të përdorë kompetencat që ka në dispozicion, shumë nga lëvizjet e tij më të rëndësishme janë bërë para zgjedhjeve përmes urdhrave presidencialë dhe jo përmes ligjeve të miratuara nga Kongresi. Pavarësisht faktit se ky i fundit ishte i kontrolluar prej republikanëve.

Këtu përfshihen tarifat e vendosura si ndaj aleatëve ashtu edhe ndaj kundërshtarëve, por edhe operacionet ushtarake të ndërmarra në Venezuelë dhe Iran.

Gjithashtu ai shkurtoi njëanshëm shpenzimet federale të miratuara nga Kongresi në të gjithë aparatin shtetëror.

Edhe me shumicë demokrate në Dhomën e Përfaqësuesve dhe në Senat, Trump mund të vazhdojë të ndjekë veprime të tilla (e madje më shumë se kaq) në dy vitet e mbetura të mandatit të tij.

Nëse demokratët përpiqen ta kufizojnë atë përmes legjislacionit, Kushtetuta i ofron Trump-it një përgjigje veçanërisht të fuqishme – veton presidenciale, e cila mund të rrëzohet vetëm nga shumica parlamentare më të mëdha se ato që do të zotërojnë demokratët.

​Sidoqoftë, vetëm sepse disa nga këto kompetenca mbeten ende në duart e Trump-it, kjo nuk do të thotë se ai do ta ketë të lehtë për ta bërë këtë. Legjione demokratësh të rinj po drejtohen drejt Uashingtonit me premtimin për t’u kundërvënë çdo lëvizjeje të tij. Por pengesa të mëdha mund të vijnë nga vetë radhët e Trump-it.

Për dy vjet, presidenti ka shfaqur një kontroll të hekurt mbi Partinë Republikane, duke mbajtur në rresht anëtarësinë e tij partiake në Kongres dhe në të gjithë SHBA-në përmes një kombinimi kërbaç-karrotë shpërblimesh politike dhe kërcënimesh të ashpra.

Ka shenja se ky kontroll po dobësohet.
​Disa republikanë kanë filluar të tregojnë gatishmëri për të kritikuar vendimet e tij në një mënyrë që pak kush do të guxonte ta bënte vetëm muaj më parë. Vetë zëvendëspresidenti i tij, JD Vance, shkroi një postim të gjatë në rrjetet sociale ku fajësonte luftën në Iran, të cilën Trump e nisi bashkë me Izraelin, për humbjen e thellë të republikanëve të martën.

CTë gjithë e dinë pse humbëm. Dhe çdo bisedë e ndershme se ku do të shkojmë që këtej e tutje duhet të nisë prej aty.” – shkroi Vance.

—

Anthony Zurcher është korrespodent i BBC për Amerikën e Veriut

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Çfarë është “veto presidenciale”: Kërdia e mesmandatit i dha goditje të fortë, por Trump ka ende pushtet për dy vitet e ardhshme
  • ​Fundi i një monopoli 31-vjeçar: Fitorja e bujshme që rrëzoi një nga bastionet më të forta politike në Shtetet e Bashkuara
  • 05 nëntor 2026
  • Pse fitorja e demokratëve në SHBA paralajmëron telashe edhe për projektet Kushner-Rama në Shqipëri
  • Shpërthim i fuqishëm në një apartament në Elbasan, një viktimë dhe disa të dëmtuar

Komentet e Fundit

  1. Ethem Tralalaj on Progres-Raporti 2026 i Komisionit Europian kritikon Shqipërinë
  2. ¿? on Ta zemë se operacioni ndëshkimor i Kryeministrit funksionoi…
  3. demo on Marta Kos: Mali i Zi, në BE në 2028. Çfarë thotë për Shqipërinë
  4. Lesi on ​Mali i Zi refuzon anëtarësimin e “kategorisë së dytë” në BE, kërkon të drejta të plota
  5. nastradini on Humbje e rëndë e Trump

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?