Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Kryemadhi dhe Meta kërkojnë Edi Ramën dëshmitar në gjyq
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Analiza > Kryemadhi dhe Meta kërkojnë Edi Ramën dëshmitar në gjyq
AnalizaPolitike

Kryemadhi dhe Meta kërkojnë Edi Ramën dëshmitar në gjyq

Published: July 29, 2026
Shpërndaje

Monika Kryemadhi deklaroi se mesazhet e administruara nga SPAK prej telefonit të saj tregojnë se ajo nuk ka ndikuar për të ndihmuar të afërmin e saj, biznesmenin Adrian Shatku dhe, duke përjashtuar ish-bashkëshortin Ilir Meta nga këto çështje, kërkoi që të thirret si dëshmitar kryeministri Edi Rama dhe të tjerë ish-funksionarë me të cilët ka pasur komunikime, që të pyeten nëse ajo ka ushtruar ndikim.

Monika Kryemadhi paraqiti të mërkurën para Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë parashtrimet e saj lidhur me provat dhe dëshmitë që kërkon të administrohen nga gjykata në kuadër të akuzave të ngritura prej SPAK ndaj saj dhe ish-bashkëshortit Ilir Meta, bazuar në mesazhet telefonike dhe email-et e administruara në telefonin e sekuestruar në banesën e të pandehurës tjetër, Fatime Kryemadhi.

Prokuroria e Posaçme vlerëson se, nga verifikimi i komunikimeve të administruara në celularin e Kryemadhit, kjo e fundit dhe Meta kanë ndikuar tek ish-kreu i AKEP, Pirro Xhixho, për favorizimin e biznesmenit Adrian Shatku për lidhjen e një marrëveshjeje interkonjeksioni me kompanitë e tij. Shatku është i afërm i Kryemadhit. Sipas SPAK, Kryemadhi komunikonte edhe me drejtorët, ndërkohë që përgjigjet dhe informacionet që merrte si anëtare e komisionit dhe si politikane, i kaloheshin edhe Shatkut.

- Publicitet -

E pandehura Kryemadhi deklaroi se i duhej të lexonte mesazhet e administruara si prova prej prokurorisë një e nga një, duke pretenduar se ato, në kontekstin e plotë të tyre, kundërshtojnë akuzën e ngritur prej SPAK. Sipas saj, akuza është e ndërtuar me interpretime dhe deduksione të ngritura mbi mesazhe të sekuestruara në mënyrë të paligjshme dhe, për rrjedhojë, duhej t’i shtjellonte të gjitha mesazhet.

Ajo vërejti se, megjithëse vetë SPAK vlerëson se është parashkruar vepra penale për çështjen që ka të bëjë me fibrat optike, sektor në të cilin kërkonte të investonte Shatku, e parashtron atë në kërkesën për gjykim. Kryemadhi parashtroi se komunikimet duhet të lexohen në rend kronologjik, prej nga vërtetohet se nuk provojnë ndikim të paligjshëm, por tregojnë debat institucional.

Lidhur me një mesazh ku ajo i shkruan Shatkut se materiali u ishte shpërndarë të gjithë ministrave, Kryemadhi pretendoi se nuk mund të jetë provë për ndikim, ashtu si vlerëson prokuroria, pasi dokumenti nuk u miratua.

Ajo parashtroi se mesazhet tregojnë se kishte zvarritje dhe burokraci të institucioneve, ndërsa nuk kishte asnjë ndikim, por diskutime institucionale.

Kryemadhi pretendoi se pjesë të mesazheve janë shkëputur, duke sjellë humbjen e logjikës së bisedës dhe se janë keqinterpretuar.

Ajo sqaroi se çështja për fibrat optike ishte diskutuar pasi ai sektor ishte monopol dhe Shatku kërkonte që t’i jepej mundësia të investonte ai dhe subjekte të tjera.

Sipas Kryemadhit, kur Shatku kishte dërguar një email ku shkruante se investitorët po humbisnin durimin, ajo i kishte dërguar një mesazh ku i sugjeronte që të ndiqte rrugën zyrtare, duke dërguar shkresë me postë në dikasterin përkatës.

“Orientimi i një subjekti për t’iu drejtuar një institucioni kompetent, nuk është ushtrim ndikimi. … Nuk i kam kërkuar ministrit të Transportit të marrë vendim në favor të Adrian Shatkut; përkundrazi, i kam thënë Shatkut të ndjekë rrugën zyrtare. … Nuk provohet marrëveshje korruptive e ndikim i paligjshëm”, deklaroi Kryemadhi dhe shtoi se këto rrethana tregojnë për ndjekjen e procedurës administrative zyrtare nga ana e Shatkut.

Kryemadhi këmbënguli se akuza ndaj Metës lidhur me mesazhet e shkëmbyera prej saj me persona të tjerë është e pabazuar. Ajo nënvizoi se kishte shkëmbyer mesazhe me kryeministrin Edi Rama për këtë çështje. Po ashtu, nënvizoi se email-et i dërgoheshin edhe gjyqtares dhe ish-anëtares së Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, Albana Shtylla, e cila në vitin 2014 ka mbajtur postin e Sekretares së Përgjithshme të Kuvendit të Shqipërisë.

Po ashtu, vërejti se ngritja e grupit të punës lidhur me kërkesën e Shatkut rrëzon pretendimin e prokurorisë se ajo kishte ndërhyrë. Kryemadhi tha se komunikimet që kishte pasur me një prej anëtarëve të grupit të punës ishin kryer një vit para se të formohej ai grup pune.

Në mënyrë të përsëritur gjatë seancës, ajo theksoi se nuk qëndron asnjë provë që të vërtetojë akuzën e SPAK për ndikim, por e kundërta, se gjithçka është bërë në rrugë zyrtare.

Kryesuesi i trupit gjykues, Erjon Bani, i kërkoi disa herë që parashtrimet dhe kërkimet e provave të jenë të lidhura me objektin e akuzës, por Kryemadhi këmbënguli të parashtronte me detaje mesazhet e shkëmbyera, duke pretenduar se provohej e kundërta e asaj çfarë pretendon SPAK.

Sipas Kryemadhit, ajo nuk kishte kryer asnjë komunikim me Metën për këto çështje dhe u shpreh se nuk ka arsye që të ngrihet akuzë ndaj tij.

Ndërkohë, kërkoi që të thirren për të dëshmuar të gjithë personat me të cilët ka shkëmbyer mesazhe dhe email-e për çështjet që lidhen me biznesmenin Adrian Shatku. “Nëse dokumentacioni administrativ nuk ka shkelje dhe nëse akuza mbështetet në interpretimin e mesazheve, atëherë dëshmia e këtyre personave është e rëndësishme”, pohoi Kryemadhi.

Ajo kërkoi që të shqyrtohen nga gjykata të gjitha mesazhet dhe email-et dhe të thirret Adrian Shatku për të sqaruar objektin e komunikimeve mes tyre, se përse ai i shkruante vazhdimisht. Tjetër që kërkoi të thirret të dëshmojë është edhe kryeministri Edi Rama, për të shpjeguar lidhur me komunikimet që kishin pasur, si dhe pse kishte nënshkruar një vendim të qeverisë në vitin 2014 dhe një vendim të KKT-së. Po ashtu, kërkoi që Rama të pyetet nëse ishte ndikuar prej saj.

Kryemadhi kërkoi që të thirren e të pyeten si dëshmitarë edhe ish-ministri i Transportit dhe Infrastrukturës, Edmond Haxhinasto; ish-ministrja e Shtetit për Inovacionin dhe Administratën Publike, Milena Harito; Ermal Topalli, që ishte pjesë e grupit të punës për trajtimin e kërkesës së UNIFI të administruar nga Shatku, lidhur me projektin për fibrat optike; ish-kreu i AKEP, Pirro Xhixho; Albana Shtylla; Ema Çoku dhe Elona Guri.

Mbrojtësi ligjor i të pandehurit Ilir Meta kërkoi që deklarimet e Kryemadhit dhe provat e dëshmitë e kërkuara prej saj të vlerësohen nga gjykata në drejtim të pafajësisë së të përfaqësuarit prej tij.

Ai kërkoi po ashtu që të pyeten lidhur me këto çështje e pandehura Monika Kryemadhi, kryeministri Edi Rama, Milena Harito dhe Pirro Xhixho. Po ashtu, avokati i Metës e cilësoi të paligjshme marrjen dhe kontrollin e celularit të Kryemadhit pa marrë më parë leje nga Kuvendi.

Në vijim, avokati i Metës kërkoi që të pyetet ekspertja financiare nëse i ka pasur të gjitha aktet kur ka hartuar analizën financiare, për të cilën tha se është e pabazuar.

I pandehuri Ilir Meta paraqiti deklarime, ku ndër të tjera theksoi se ai ka qenë dhe është kundër monopoleve. Meta deklaroi se do të kishte qenë absurde të ndërhynte për Shatkun, pasi, nëse do të kishte pasur dijeni për çfarë kërkohej, do të kishte iniciuar ndryshim ligjor. “Ai ka kërkuar heqjen e monopolit e të vendoste një shërbim në interes të të gjithëve dhe të futeshin të gjithë. Po ta dija, do të inicioja një ndryshim ligji dhe nuk kishte nevojë të merresha me Haxhinaston apo me Ermal Topallin”, deklaroi Meta, duke theksuar se këtë gjë do ta kishte zgjidhur me ligj në Parlament. “Por nuk kam pasur asnjë lloj ndërgjegjësimi apo interesi për këtë gjë”, tha Meta, ndërkohë që e cilësoi ndalimin e tij si rrëmbim të sajuar politikisht, para zgjedhjeve.

Gjykata shtyu seancën për më 10 shtator, në orën 11:00.

SPAK e akuzon Metën për aferën CEZ-DIA, kontratën e lobimit të LSI-së në SHBA dhe, së bashku me ish-bashkëshorten, për ndikimet për llogari të biznesmenit Samir Mane dhe Adrian Shatkut në këmbim të favoreve, pamundësinë financiare për blerjen e dy apartamenteve në ish-Bllok dhe mosdeklarimin e shpenzimeve – akuza që janë kundërshtuar nga Meta dhe Kryemadhi si të pabazuara dhe të inskenuara nga kundërshtarët politikë.

Edmond Hoxhaj – Reporter

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
8 Comments
  • Inceneratori says:
    July 29, 2026 at 5:05 pm

    Pasi vodhén dhe vrané,,,,dhe iu duk vetja si pronaré té késaj republike,,,,menduan se té gjithé kundérshtarét, ishin si Dritan Prifti apo Belegu, qé i hoqén qafe si deshén.
    A merren „zotérat“ zvarré nga makina né rrugé dhe pas 2 vjetésh qeli,,llomotisin me pamjen e kanibaléve pas xhamave té gjykatés??
    Po po, merren.
    Tani kérkojné mikun e tyre si déshmitar. Çojuani, le té shkojé tu flasè nga ajo ané e xhamit, qé akoma ka mundésiné tu flasé. Nuk i dihet,,,mbase dikur do ndajné ambjentet e akomodimit, si shoké té ngushté, né anén tjetér té xhamit. Me rrota kjo boté,,,,dhe gjithmoné morrat shqiptaré,,,qé pasi heqin zhulin e thonjve apo pantallonat e leshit qé sollén nga provinca,,,iu duket vetja mbretér. Sémundje e vjetér kjo,,,,vetém burgu ua nxjerr.

    Reply
  • Eh sa ka zanoti says:
    July 29, 2026 at 5:51 pm

    Hajde shoku se vetëm ti mund t’na shpëtosh nga burgu parajsa ku po kalojmë pushimet.

    Reply
  • Five company says:
    July 30, 2026 at 4:45 am

    Nqs. Edi vjen se bashku me Arben Ahmetaj per investimin ne inceneratorin e Tiranes dhe Elbasanit, deshmite per miljona € te zhvatura ne menyre te padrejte, “do te hidhte drite mbi aferen..”
    Inceneratori, vjen ere e keqe, ” dirty money”, ku asnje nuk fut doren ne xhepin e tij, perseri quhen ” dirty money”, por…fibra optike??!!..Me duket se ketu nuk eshte afera e fibrave. Eshte afera e plehrave qe digjen nen driten e dielliet se Inceneratori, me duket se nuk ju punon. !!!
    Post Scriptum :Krahas Edit, edhe Arben Ahmetaj! Koha e akuzes, kur filloi studimi dhe projekti i Inceneratorit. Tallim ” bythen” apo gjykojme??!!

    Reply
  • PodCazzo Rama says:
    July 30, 2026 at 6:57 am

    Aha, lodhen kot! Nuk e dergon Endri Fuga manekinin e tij neper ballafaqime elektorale as ne salla gjygjesh sepse atje nuk e ka nen kontroll e nuk ja ka gadi fjalimet qe tja mesoje permendesh qe ai tja recitoje si papagall.
    Edi Rama eshte nje bufon qe reciton monologje me vehten te podcazzo e tij Flasim ose me mire Pjerdhim.

    Reply
    • 1thundrak says:
      July 30, 2026 at 8:34 am

      Fshatar koke cepsh bashke me te bukuren e dheut koke granaten kerkoni edhe Ermal Beqirin se mos ju ndihmon.

      Reply
  • Greta says:
    July 30, 2026 at 7:29 am

    O Ilir “floriri”…. Akoma nuk e ke kuptuar, që ta futën “kollaren”, Rama me Berishën ?….Ata shijojnë jashtë “plaçkën” e vjedhur, kurse ty, ta shijojnë të tjerë….

    Reply
  • 1thundrak says:
    July 30, 2026 at 11:15 am

    Fshatar koke cepsh bashke me te bukuren e dheut koke granaten kerkoni edhe Ermal Beqirin se mos ju ndihmon.

    Reply
  • 1thundrak says:
    July 30, 2026 at 1:10 pm

    Fshatari kokecepsh tao skrapari dhe e bukura e mutit.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Gjashtë “jo” që testojnë të ardhmen e LDK-së. Kriza në Prishtinë shkon përtej emrit të kandidatit për President
  • Çfarë fshihet pas dorëheqjes së Evis Salës?
  • 4iG dhe SpaceX nënshkruajnë marrëveshjen e parë në Europë për prezantimin e komunikimeve satelitore Starlink me pajisjet mobile
  • Rama shpjegon dorëheqjen e Evis Salës
  • Homazhet e Serbisë për vdekjen e Mlladiçit s’janë as të nderuara, as dinjitoze

Komentet e Fundit

  1. Dashi on Pasojat e përplasjes politike të Varshavës me Kievin po ndihen në rrugët e Polonisë
  2. demo on “Top sekret 2”, dokumenti që trazoi debatin fetar në Kosovë
  3. Socialpis i ndershëm... on Ministrja e Shëndetësisë jep dorëheqjen nga kabineti i Ramës, zëra se nuk pranoi të firmoste monopolizimin e ilaçeve
  4. Toni on VIDEO: Momenti kur dhunohet kamerieri nga pronarët e hotelit në Golem, i riu: Kërkova pagën
  5. sfilitje.com on Gruaja që tentoi të vriste Leninin më 1918

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?