Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Kryeministri izraelit përshëndet rrëzimin e Assad: Ditë historike!
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Bote > Kryeministri izraelit përshëndet rrëzimin e Assad: Ditë historike!
BoteLajmi i fundit

Kryeministri izraelit përshëndet rrëzimin e Assad: Ditë historike!

Published: December 8, 2024
Shpërndaje

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu përshëndeti rrëzimin e presidentit sirian Bashar al-Assad , duke folur për një “ditë historike”, të cilën ai ia atribuoi goditjeve të ushtrisë së tij ndaj mbështetësve të Damaskut, Iranit dhe Hezbollahut në Liban.

Gjatë vizitës së tij në një zonë pranë kufirit me Sirinë , Netanyahu tha se ka urdhëruar ushtrinë izraelite të pushtojë territorin në zonën neutrale për të garantuar sigurinë e Izraelit.

“Ne nuk do të lejojmë që asnjë forcë armiqësore të vendoset në kufijtë tanë”, theksoi ai.

- Publicitet -

Ministri i Mbrojtjes Israel Katz tha se vendimi për të vendosur forcat ushtarake në zonën neutrale të kontrolluar nga OKB-ja u mor për të mbrojtur komunitetet izraelite në Lartësitë Golan.

Katz tha se Izraeli është i vendosur të mbrojë këto komunitete.

Rënia e Bashar al-Assadit ishte e paimagjinueshme vetëm një javë më parë, kur rebelët filluan fushatën e tyre nga baza në Idlib, në veriperëndim të Sirisë.

Assad erdhi në pushtet në vitin 2000 pas vdekjes së babait të tij Hafez, i cili sundoi vendin për 29 vjet – dhe ashtu si djali i tij, me një dorë të hekurt. Assad junior trashëgoi një strukturë politike të kontrolluar fort dhe represive. Në fillim, kishte shpresa se ai mund të ishte ndryshe – më i hapur, më pak brutal. Por ato shpresa ishin jetëshkurtra.

Assad do të mbahet mend përgjithmonë si njeriu që shtypi brutalisht protestat paqësore kundër regjimit të tij në vitin 2011, të cilat çuan në një luftë civile. Më shumë se gjysmë milioni njerëz u vranë, gjashtë milionë të tjerë u shndërruan në refugjatë.

Me ndihmën e Rusisë dhe Iranit, ai shtypi opozitën dhe mbijetoi. Rusia përdori fuqinë e saj të frikshme ajrore ndërsa Irani dërgoi këshilltarë ushtarakë në Siri dhe Hezbollahu, milicia që Irani mbështet në Libanin fqinj, vendosi në Siri luftëtarët e vet të mirëstërvitur.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
2 Comments
  • cifut says:
    December 8, 2024 at 3:18 pm

    Foli Hitleri i kohes se sotme.

    Reply
  • chp says:
    December 8, 2024 at 3:47 pm

    Kam qene ,jam ,dhe do te jem anti islamik & anti arab …por me keto qe kane bere izraelitet ne Gaza ect ect ( nen miopine kriminale te Perendimit) te pakten kishte nje gje pozitive..Sepse kam pyetur gjithmone ..Pse Hitleri u tregua kaq i pameshirshem me Cifutet…Nazi-Njetanjahu e ka dhene pergjigjen keto dy vitet e fundit duke ja kaluar dhe Hitlerit…Turp !

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Gjykata e Lartë e Brazilit rrëzon kërkesën për lirimin e Ervin Matës
  • Kur pushteti ndihet i kërcënuar, krijon armiq. Kur gjithçka tjetër dështon, kriminalizohet kritika
  • “Prit, të shoh lajmet”, detajet nga çastet e negociatave për dorëzimin e Nertil Buzit
  • Irani dhe SHBA ndërpresin luftimet, çmimet e naftës shënojnë rënien më të madhe që nga prilli
  • Shehaj mori dokumentin e klasifikuar, reagon Rama: Tentoi të ikte me vrap njësoj si ballistët

Komentet e Fundit

  1. IMER BAZE on VIDEO: ‘Më shumë policë se protestues’: Aktivistët paqësorë shoqërohen dhunshëm
  2. Parku Rinia on Kuvendi miraton borxhin prej 302 milionë USD me SHBA, teksti mbahet sekret
  3. Vl on Ekonomia e Ballkanit, Shqipëria kampione në ndërtim, Serbia në teknologji informacioni
  4. Qytetar i zakonshem on Rama: Nuk jap dorëheqje, le të vijnë poshtë penxheres sime deri në 2029
  5. Parku Rinia on 302 milionë dollarë borxh për të ‘shpëtuar’ Samitin: Prapaskenat pse u votua me ngut huaja me SHBA

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?