Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Kryetarja e Kuvendit vizitë zyrtare në RMV: Anëtarësimi në BE, prioritet strategjik
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Lajmi i fundit > Kryetarja e Kuvendit vizitë zyrtare në RMV: Anëtarësimi në BE, prioritet strategjik
Lajmi i funditPolitike

Kryetarja e Kuvendit vizitë zyrtare në RMV: Anëtarësimi në BE, prioritet strategjik

Published: September 23, 2024
Shpërndaje

Me ftesë të Kryetarit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, zhvilloi këtë të hënë një vizitë zyrtare në RMV.

Gjatë takimit me Kryetarin e Kuvendit, Afrim Gashi, Kryetarja Spiropali nënvizoi se “Shqipëria është për fuqizimin e marrëdhënieve të shkëlqyera dypalëshe me RMV, si një shembull bashkëpunimi në rajon e më gjerë.

Shqipëria mbështet përspektivën europiane të RMV sepse anëtarësimi në BE është prioritet strategjik i dy vendeve tona.

- Publicitet -

Si partnerë në NATO, do të vijojmë të bashkëpunojmë e kontribuojmë për sigurinë e stabilitetin në rajon e më gjerë.

Ne mbështesim përfaqësimin e drejtë e proporcional të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, nxisim kontributin e tyre si një faktor demokratizimi, zhvillimi, integrimi euroatlantik dhe stabiliteti dhe, bashkë me maqedonasit në Shqipëri, rolin si ura lidhëse, miqësie e bashkëpunimi mes dy vendeve tona.

Presim ndryshimet kushtetuese, ende të paarritura, të  realizohen. Shqipëria dhe RMV-ja do të vijojnë të jenë pjesë aktive në nismat rajonale, si Fondi i Ballkanit Perëndimor, Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal, Procesi i Brdo-Brijunit, Procesi i Berlinit, RYCO, BSEC, NAI, MARRI etj.

Intensifikimi i  marrëdhënieve parlamentare mes dy Kuvendeve do t’i shërbejë fuqizimit të bashkëpunimit politik, ekonomik e tregtar dypalësh dhe miqësisë mes popujve tanë”.

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, vlerësoi bashkëpunimin e shkëlqyer mes dy vendeve dhe nënvizoi se Shqipëria ka mbështetur vazhdimisht Maqedoninë e Veriut dhe është i vetmi vend fqinj me të cilin nuk kemi probleme. Bashkëpunimi na e bën më të lehtë rrugëtimin drejt BE.

Sot hapëm dyert për rritjen e bashkëpunimit mes dy Kuvendeve në të gjitha nivelet, mes komisioneve e deputetëve.

Bashkëpunimi parlamentar do të nxisë bashkëpunimin dypalësh politik, ekonomik, tregtar, energjetik, infrastrukturor, arsimor, kulturor etj.

i.b./dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Përfitoi 190 mijë euro nga donacionet duke mashtruar se vuante nga leukemia, arrestohet i riu
  • I mbijetoi fundosjes së Titanikut, unaza me diamant shitet për shumën marramendëse
  • “Të gjithë jemi në shënjestër”, Rutte jep alarmin: NATO përballë 4 shteteve
  • Ndrecaj sfidon Ramën: Nuk më lëkund dhe nuk më dikton dot, do të mbroj Veliajn për aq kohë sa ai dëshiron
  • Kurti kërkon statusin e vendit kandidat në BE: Nuk po kërkojmë favor

Komentet e Fundit

  1. Mario on 3 mijë familje peshojnë sa 500 milionë familje (ose 17% e PBB-së botërore): Taksa Zucman, IA dhe media, manifesti që sfidon mbipushtetin e pakicës
  2. Phoenix on 3 mijë familje peshojnë sa 500 milionë familje (ose 17% e PBB-së botërore): Taksa Zucman, IA dhe media, manifesti që sfidon mbipushtetin e pakicës
  3. fshatari.pafshat on Gjuha u bë shteti i parë i shqiptarëve, para se ai të vinte në 1912
  4. Vl on U lirua nga burgu dhe u vra një javë më pas, ekzekutimi i 60-vjeçarit në Fier dhe gjurmët që çojnë drejt Vlorës
  5. anti25642654censurë on Beteja e 17 nëntorit për Tiranën në arkivat amerikane: Një ofertë e heshtur për grusht shteti që u refuzua në fushëbetejë

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?