Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Kthjellime dhe vranësira të shpeshta, parashikimi i motit për sot
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Lajmi i fundit > Kthjellime dhe vranësira të shpeshta, parashikimi i motit për sot
Lajmi i funditRajoni

Kthjellime dhe vranësira të shpeshta, parashikimi i motit për sot

Published: December 23, 2023
Shpërndaje

Orët e para të mëngjesit do të jenë nën ndikimin e kthjellimeve dhe vranësirave të shpeshta ku më të theksuara do të jenë në skajin verior të vendit duke rrezikuar reshje të izoluara shiu e dëbore por duke filluar që nga mesdita dhe në vijim pritet përmirësim i dukshëm i situatës atmosferike në të gjithë Shqipërinë duke rikthyer motin e kthjellët dhe vranësirat e lehta e kalimtare.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje në të dy vlerat ekstremale ditore duke u luhatur nga 1°C më e ulëta deri në 17°C më e larta në rang vendi. Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 30 km/h në sipërfaqen e tokës dhe mbi 40 në det të hapur me drejtim, verior dhe veriperëndimor duke gjeneruar në brigjet detare dallgëzim 3 ballë.

Kosova

- Publicitet -

Masat ajrore me origjinë kontinentale kanë bërë që i gjithë territori i Kosovës të dominohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike ku kthjellimet do të jenë dominante por parashikohet që pasditja dhe mbrëmja të sjellin herë pas here kalime vranësirash të lehta nëpër të gjithë territorin e Kosovës, megjithatë nuk priten reshje.

Mbetet problematike situata e mjegullës në orët e para të mëngjesit. Ndërkohë temperaturat e ajrit do të rriten me 2 gradë C si në mëngjes dhe në mesditë duke u luhatur nga 0 gradë C deri në 9 gradë C. Era do të paraqitet e lehtë dhe mesatare, duke arritur shpejtësi maksimale mbi 35 km/h nga drejtimi kryesisht veriperëndimor.

Maqedonia e Veriut

Republika e MV do të vijojë nën ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike, me kthjellime dhe vranësira të lehta e kalimtare ku më të theksuara, kthjellimet paraqiten në zonat jugore dhe jugperëndimore ndërsa zonat lindore do të kenë vranësira disi më të dukshme. Kjo situatë atmosferike do të jetë deri vonë pasdite kur pritet largim i vranësirave nga i gjithë territori i MV.

Për sa i përket temperaturave të ajrit do të pësojnë rritje të ndjeshme në të dy vlerat ekstreme ditore duke u luhatur nga 0°C deri në 13°C. Era do të fryjë e fortë përgjatë gjithë ditës duke arritur shpejtësinë maksimale mbi 65 km/h nga drejtimi verior dhe verilindor.

Europa

Rajoni i Balltikut si edhe Europa Lindore do të paraqiten nën mbizotërimin e masave ajrore të paqëndrueshme duke bërë që reshjet e dëborës dhe ngricat të jenë prezente përgjatë gjithë-24 orëshit. Po ashtu kalimi i një sistemi frontal nga Antlantiku i Veriut drejt Europës Qendrore do të sjellë vranësira dhe reshje shiu e dëbore por në sasi të pakta ndërsa moti i kthjellët do të mbizotërojnë në Europën Jugperëndimore, Gadishullin e Ballkanit, brigjet e detit Egje dhe brigjet e detit të Zi, si pasojë e aktivizimit të Anticiklonit të Azoreve.

 

p.c. / dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Rama vijon të relativizojë temën e pronësisë: I ka dalë pronari edhe Teatrit të Butrintit
  • Totalisht e dështuar, por RTSH kërkon rritje të tarifës e buxhet shtesë në Kuvend
  • Asfalia greke, UDB, rusët, Albin Kurti dhe iranianët: A është kjo e vërteta e protestës së Tiranës?
  • Fundi i “vetmisë në majë”: Kur revolta nuk ka fytyrën e Berishës, por plagët e një Shqipërie të vjedhur
  • “Ai na tha që jemi grekë…” Edhe i riu me aftësi ndryshe, në protestë

Komentet e Fundit

  1. Labi on Guacka e Zvërnecit
  2. 1thundrak on Fundi i “vetmisë në majë”: Kur revolta nuk ka fytyrën e Berishës, por plagët e një Shqipërie të vjedhur
  3. 1thundrak on Fundi i “vetmisë në majë”: Kur revolta nuk ka fytyrën e Berishës, por plagët e një Shqipërie të vjedhur
  4. 1thundrak on Rama: Edhe sikur 500 mijë të mblidhen në shesh, nuk tërhiqem (çfarë i tha gazetari italian)
  5. Detari on Rezulton me 1.2 milionë metra në zonën e mbrojtur, biznesmeni i lidhur me Zvërnecin fiton koncesionin Milot-Balldren

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?