Nga Lindita Çela
Kush qëndron pas projektit më të diskutuar turistik në Shqipëri. Nga kompanitë guaskë në Amsterdam te pronarët e tokave në Pishë-Poro, dokumentet zbulojnë rrjetin e interesave që mbështet investimin miliardësh nën hetim nga SPAK.
Llogaritë bankare të kompanisë “Albania Land Development” u sekuestruan me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme më 2 qershor 2026, por dy institucionet që vendosën mbi këtë masë, prokuroria dhe gjykata, deklaruan se në këtë fazë të “hetimit” nuk kanë njoftim për të ndarë me median.
Mendohet se shuma e sekuestruar është 200 mln dollarë në një bankë të nivelit të dytë, në kuadër të hetimit që SPAK ka nisur mbi projektin turistik luksoz në Zvërnec, i lidhur me Jared Kushner, dhëndrin e presidentit amerikan Donald Trump.
Hetimi ka nisur mbi dyshimet ngritura se tjetërsimi i pronësisë së tokës gjatë vitit 2024, i hapën rrugë zhvillimit të projektit në një nga zonat më të ndjeshme mjedisore të Shqipërisë.
Kompania, në pronësi të sipërmarrësve nga Katari, vëllezërve Moutaz dhe Ramez Al-Khayyat, ka blerë sipërfaqet e tokës ku planifikohet ndërtimi i resortit dhe konsiderohet një hallkë kyçe në realizimin e investimit.
Projekti përfshin ishullin e pabanuar të Sazanit dhe qindra hektarë të peizazhit të mbrojtur Vjosë-Nartë, një ekosistem bregdetar me rëndësi të veçantë për biodiversitetin.
Megjithëse investimi është lidhur publikisht me kompaninë “Affinity Partners” të Kushnerit dhe investitorët nga Katari, leja e zhvillimit është miratuar për kompaninë “Zvërnec South Adriatic Development” sh.p.k.
Sipas të dhënave zyrtare, kompania ka adresën në katin e 12-të të kullës European Trade Center (ETC) në Tiranë. Dokumentacioni publik tregon vetëm një administrator shqiptar, Andi Jorgji, dhe një kapital fillestar prej 5 milionë lekësh.
Ndërkohë, projekti është shoqëruar me kundërshtime të forta nga qytetarë dhe organizata mjedisore. Protestat nisën në fund të muajit maj, pasi në zonën e Zvërnecit u vendosën gardhe që kufizuan hyrjen e banorëve dhe turistëve në plazh. Demonstratat janë shtrirë edhe në Tiranë, ku protestuesit kanë kërkuar ndalimin e projektit, mbrojtjen e zonës së mbrojtur dhe transparencë mbi procedurat që i hapën rrugë investimit.
Tensionet u rritën pas publikimit të pamjeve ku roje private të sigurisë shfaqeshin duke dhunuar dhe tërhequr zvarrë një protestues. Pas incidentit, autoritetet revokuan licencat e dy kompanive të sigurisë private, arrestuan një roje sigurie dhe morën masa ndaj drejtuesve lokal të policisë.
Ndërsa kryeministri Edi Rama ka deklaruar se investimi do të vijojë pavarësisht hetimeve, çështja po tërheq vëmendje të gjerë publike për shkak të përmasave ekonomike të projektit, hetimeve mbi pronësinë e tokës dhe rëndësisë mjedisore të zonës ku ai pritet të zhvillohet.
Drejtorët hije të projektit
Më 13 gusht 2024, në vapën e rëndë të Tiranës, një zyrtar regjistrimi në Qendrën Kombëtare të Biznesit shtypi butonin “Aprovo”. Në atë sekondë lindi zyrtarisht shoqëria “Zvërnec South Adriatic Development” sh.p.k. Zyrat e saj u vendosën lart, në katin e 12-të të kullës European Trade Center (ETC), përgjatë Bulevardit Bajram Curri. Gazetarët e “shteg.org” nuk gjetën asnjë shenjë të kësaj kompanie me një emër që premton zhvillim ndërkombëtar. E vetmja gjë që rezulton në letër është një administrator shqiptar të quajtur Andi Jorgji dhe një kapital fillestar prej 5,000,000 lekësh.
Gjurmët e letrave të çojnë drejt veriut të Europës, në një zyrë sterile “kutie postare” në katin e parë të World Trade Center në Amsterdam, ku dy persona në hije, një shtetas rus dhe një shtetase bullgare, thurën një rrjet kompanish me vlerë “1 Euro”.
Për të kuptuar se si u projektua kontrolli i Zvërnecit, duhet të kthejmë kohën pas, saktësisht dymbëdhjetë ditë përpara se kompania shqiptare të hapej.
Është data 1 gusht 2024. Ndërsa në Shqipëri flitej nën zë për planet e mëdha të resorteve në Pishë Poro, në Amsterdam të Holandës regjistrohet një kompani e quajtur “Universal Properties Projects B.V.”. Adresa e saj është “Strawinskylaan 1431, 1077XX Amsterdam”. Ajo nuk ka zyra fizike, as punëtorë dhe as fabrika. Është një kompani “guaskë” (shell company). Kapitali i saj i themelimit është 1 Euro.
Kjo kompani me vlerë sa një kafe e thjeshtë u krijua me një qëllim të vetëm, të zbriste dymbëdhjetë ditë më vonë në Tiranë dhe të blinte 100% të aksioneve të kompanisë shqiptare “Zvërnec South Adriatic Development”, duke injektuar atje kapitalin prej 5,000,000 lekësh.
Në industrinë offshore, kompanitë guaskë vendosen gjithmonë brenda njëra-tjetrës, si kukullat ruse “Matrioshka”.
Dokumentet e Orbit tregojnë se shoqëria 1-euroshe “Universal Properties Projects B.V.” zotërohet plotësisht nga një tjetër entitet më i vjetër dhe më i sigurt, “Interroyal B.V.”, e cila ndan saktësisht të njëjtën adresë: “Strawinskylaan 1431, Amsterdam”. E krijuar më 10 qershor 2004 me një kapital prej 18,000 eurosh.
Kontrolli kapital i Interroyal B.V. ndahet mes dy personave që ligjërisht mbajnë statusin Pronar Përfitues Fundor.
Nikita Maximovich Vinogradov, një shtetas rus i lindur më 7 shkurt 1991, i cili kontrollon mbi 25% të aksioneve në hije, dhe Zoya Georgieva Gyurova, një shtetase bullgare e lindur më 17 tetor 1988, e cila gjithashtu kontrollon mbi 25% të aksioneve.
Të dy këta persona nuk janë investitorë të pasurive të paluajtshme që kanë zbritur në Vlorë me shpurën e investitorëve strategjikë. Ata janë “drejtorë” profesionistë.
Kur gazetarët kërkuan për biografinë publike të Nikita Vinogradov apo Zoya Gyurova, sistemi Orbis nxjerr një fjalë të thjeshtë e të ftohtë: “No data available”. Ata nuk ekzistojnë në konferenca biznesi, nuk kanë intervista dhe as profile publike. Megjithatë, ata kontrollojnë miliarda në letra.
Dokumentet zbulojnë se Nikita Vinogradov është zyrtarisht Drejtori i Përgjithshëm (“Algemeen Directeur”) i Dutch Trust Management B.V. që nga viti 2019. Kjo kompani trusti është “makineria” që administron adresën “Strawinskylaan 1431” dhe që mbron sekretet e klientëve në mbarë botën. Zoya Gyurova është partnerja e tij ekzekutive në të njëjtin bord.
Ata janë specialistë të krijimit të paravanëve ligjorë. Vinogradov mban 7 role aktive në 6 kompani të ndryshme holandeze, ndërsa Gyurova menaxhon një rrjet edhe më mbresëlënës me 12 role aktive në 10 kompani të ndryshme.
Se sa të fuqishëm janë këta dy “menaxherë hijesh”, këtë e tregojnë dy fije të tjera të padukshme që zbulon regjistri i Orbit. Njëra që të lidh me pushtetin gjeopolitik të Pekinit dhe tjetra me atë të Tiranës.
Gjurmët e pronarëve përfitues të projektit në Zvërnec
Në një fotografi grupi të publikuar nga vizita në Zvërnec, Ivanka Trump dhe Kryeministri Edi Rama shfaqen së bashku me disa pjesëmarrës të tjerë, mes të cilëve është i pranishëm edhe Musa Kastrati.
Mëngjesin e 30 majit, në telefonat e disa mediave në vend u shpërnda deklarata e kompanisë “Zvërnec South Adriatic Development”, në të cilën thuhej se po përballej me një fushatë dezinformimi dhe përpjekje për të diskredituar projektin turistik në Zvërnec. Sipas saj, investimi prej mbi 4 miliardë eurosh po zhvillohet në përputhje me ligjin, mbi prona private të blera ligjërisht dhe me mbikëqyrjen e institucioneve shqiptare.
Kompania thekson se projekti synon të krijojë mijëra vende pune, të respektojë standardet mjedisore dhe të kontribuojë ndjeshëm në ekonominë shqiptare, ndërsa premton se dokumentacioni teknik dhe mjedisor do të bëhet publik pas përfundimit.
Ndonëse deklarata u paraqit si një reagim zyrtar i kompanisë zhvilluese, gjurmët e shpërndarjes së saj çojnë edhe te aktorë të tjerë. Sipas burimeve të “shteg.org”, dokumenti u qarkullua fillimisht nga stafi i marrëdhënieve me publikun të Kastrati Group, përpara se të publikohej në faqen zyrtare të kryetares së Bashkisë së Vlorës.
Përfshirja e emrit të grupit nuk kalon pa u vënë re, sidomos në dritën e fotografive të publikuara nga vizita e Ivanka Trump në Zvërnec, ku mes personave që e shoqëronin shfaqej edhe Musa Kastrati, djali i biznesmenit Shefqet Kastrati.
Kompania Kastrati Group nuk iu përgjigj pyetjeve për koment. Po ashtu, as Bashkia e Vlorës dhe institucionet e tjera të shtetit shqiptar të përfshira në këtë projekt.
Shteg.org nuk mundi të kontaktonte asnjë prej përfaqësuesve të “Zvërnec South Adriatic Development”, por pronarët përfitues të saj, shtetasi rus Nikita Vinogradov dhe bullgarja Zoya Gyurova, referuar dokumenteve të OpenCorporates, rezultojnë po ashtu si pronarë përfitues edhe në “AIR BP ALBANIA”, një kompani me objekt veprimtarie tregtimin e karburanteve të avionëve, me seli të zyrave qendrore në Aeroportin Ndërkombëtar “Nënë Tereza” dhe atë të Aeroportit të Kukësit.
Përfshirja e tyre vjen si rrjedhojë e strukturës korporative të shoqërisë holandeze United World Technologies B.V. (e cila zotëron 50% të aksioneve të Air BP Albania). Kjo kompani operon përmes një modeli të mbyllur “Trust-i”, ku pronësia e plotë kontrollohet nga fondacioni menaxhues Stichting Administratiekantoor United World Technologies dhe administrohet nga Dutch Trust Management B.V. Për shkak të kësaj strukture fiduciare, ku investitorët e fundit kapitalë apo përfituesit realë nuk identifikohen nominalisht në regjistrat publikë, ligji parashikon që si pronarë përfitues të regjistrohen pikërisht përfaqësuesit ligjorë të strukturës më të lartë, që në këtë rast janë Gyurova dhe Vinogradov.
Analiza e kompanive të tjera që kjo dyshe përfaqëson në Holandë tregon se roli i tyre shkon përtej administrimit formal të disa shoqërive. Dokumentet e regjistrit Orbit zbulojnë dy lidhje domethënëse që ndihmojnë për të kuptuar peshën e tyre në botën e korporatave ndërkombëtare: njëra të çon drejt interesave të lidhura me gjigantin shtetëror kinez të energjisë, ndërsa tjetra drejt një prej rrjeteve më të fuqishme të biznesit në Shqipëri.
Dokumentet e provojnë se më 25 nëntor 2025, shtetasi rus Nikita Vinogradov dhe bullgarja Zoya Gyurova u emëruan që të dy si anëtarë të Bordit të Drejtorëve të kompanisë “Bestuurder; Directeur B” në kompaninë “SOIHL Netherlands Investment B.V.”. Edhe këto kompani kanë po të njëjtën adresë në Amsterdam, rrugën Strawinskylaan 1431.
Ky entitet është krahu i investimeve offshore i “Sinopec Overseas Investment Holding Limited”, gjiganti shtetëror i naftës dhe gazit i qeverisë së Kinës. Në këtë bord, “pronarët përfitues” të Zvërnecit ulen krah për krah me zyrtarë të lartë kinezë si Ning Li dhe Baosheng Zhang, duke menaxhuar flukset e naftës kineze.
Dokumenti i Orbit për Zoya Gyurova tregon një lidhje të dokumentuar të nivelit të parë me Klodian Allajbeu.
Gyurova ka shërbyer në bordin e kompanisë “Media A.B.C. Holding B.V.”, një entitet i regjistruar midis Holandës dhe Cambridge-it në Britaninë e Madhe. Përmes këtij pozicioni, dokumentet investigative e lidhin atë direkt me rrjetin e kontrollit të Spitalit Amerikan në Shqipëri, duke përfshirë personat e lidhur të Nivelit 2 si Dr. Iris Allajbeu, Mario Karaj, Andrei Christian Krikliwy dhe Samsara Hamzaraj.
Sipas dokumenteve të referuara, Vinogradov dhe Gyurova shfaqen në role drejtuese dhe përfaqësuese në struktura korporative jashtë Shqipërisë, të cilat lidhen edhe me kompani aktive në vend, ndërsa mënyra e ndarjes së pronësisë përfituese mbetet e ndërmjetësuar nga struktura të ndërlikuara juridike ndërkombëtare.
“Wag the Dog”
Kur një kryeministër del përpara kamerave për të menaxhuar një krizë të madhe publike, ai zakonisht ofron një zgjedhje: midis vizionit të tij për progres dhe “prapambetjes” së kritikëve të tij. Pas javësh të tëra tensioni në bregdetin e Vlorës, Edi Rama zgjodhi pikërisht këtë rrugë.
I gjendur përballë një dallge zemërimi popullor, të ndezur nga videoja e një protestuesi që tërhiqej zvarrë pas një gardhi me tela me gjemba në Zvërnec, Kryeministri shqiptar mbajti një fjalim të gjatë dhe emocional. Ai pranoi se dhuna e rojeve private ishte “e neveritshme”, njoftoi shkarkimin e menjëhershëm të Drejtorit të Policisë së Vlorës për relativizim të ngjarjes, hoqi licencën e kompanisë private të sigurisë dhe urdhëroi arrestimin e rojeve.
Por përtej menaxhimit të incidentit fizik, fjalimi i Ramës hapi perden e një beteje shumë më të madhe gjeopolitike dhe korporative. Nga njëra anë qëndron narrativi zyrtar i qeverisë për një investim elitar prej 4 miliardë eurosh dhe, nga ana tjetër, qëndrojnë dokumentet e ftohta të regjistrave tregtarë dhe inteligjencës korporative Orbis.
Edi Rama e vizatoi projektin e Zvërnecit si biletën e Shqipërisë për në “Ligën e Kampioneve” të turizmit global. Ai hodhi poshtë me forcë ato që i quajti “legjenda të përhapura me shumë helm”, thashethemet se toka po i falej Izraelit për të sjellë palestinezët, apo se “ca rusë në bashkëpunim me oligarkët shqiptarë po rrafshojnë zonën për të ndërtuar pallate”.
Sipas Ramës, e vërteta është tërësisht ndryshe dhe e mbikëqyrur rreptësisht:
Kryeministri deklaroi se negociatat kanë nisur që në vitin 2023. Ndërsa ishulli i Sazanit është tokë publike ku shteti po kërkon të jetë ortak, toka në Zvërnec është 100% pronë private e regjistruar në hipotekë prej shumë vitesh.
Rama specifikoi se pasuritë objekt zhvillimi janë në pronësi të shoqërisë “Albania Land Development”, e cila si ortak ka vetëm shoqërinë “Sazan Holding”. Në majë të këtij zinxhiri, sipas tij, qëndrojnë dy bashkëpronarët e gjigantit “Power Holding” nga Katari. Paratë, tha ai, janë të mbikëqyrura në mënyrë strikte “euro për euro” nga Agjencia Kundër Pastrimit të Parave dhe partnerët ndërkombëtarë.
Kryeministri tha gjithashtu se Pishë-Poro nuk është park kombëtar i paprekshëm (si Vjosa), por një peizazh i mbrojtur i Kategorisë së Pestë (IUCN), që lejon bashkëjetesën e natyrës me turizmin e nivelit të lartë. Ai zbuloi se Këshilli Kombëtar i Territorit (KKT) e kishte rrëzuar masterplanin e parë në shtator 2024, sepse ishte shumë intensiv. Vetëm në mars të vitit 2026 u pranua një projekt tërësisht i rikonceptuar, ku u hoq marina dhe u vendos një brez mbrojtës nga vija e lagunës.
Rama këmbëngul se nuk ka asnjë projekt arkitektonik të miratuar. Leja e infrastrukturës e dhënë në prill 2026 ishte thjesht për “rrugë kalimi të përkohshme”, që studiot mjedisore të vendosin pajisje për të studiuar biodiversitetin. Për të mbrojtur këtë vizion, investitorët (të promovuar globalisht nga Jared Kushner) kanë angazhuar pesë nga studiot më elitare të arkitekturës në botë: BIG (Danimarkë), Kengo Kuma (Japoni), Jean Nouvel (Francë), Emre Arolat (Turqi) dhe K-Studio (Greqi), duke sjellë marka si AMAN, Cheval Blanc dhe Atlantis.
Kryeministri Rama e krahasoi zemërimin e publikut me skenarin e filmit “Wag the Dog”, ku një krizë dhe një luftë me Shqipërinë fabrikohen nga mediat përmes simboleve të rreme (si gardhi me tela). Ai argumentoi se makineritë në terren thjesht po merreshin me gurë për të hapur rrugë kalimi për pajisjet e studimit mjedisor, pasi “studimi mjedisor akoma nuk është bërë”.
Kryeministri nuk dha shpjegime pse kompania e zhvillimit u nxitua të ngrinte një gardh të rrethuar me tela me gjemba dhe të përdorte dhunë aq agresive përmes rojeve private, sa të detyronte shtetin të ndërhynte me shkarkime të nivelit të lartë të policisë, nëse leja e prillit 2026 ishte thjesht për rrugë kalimi të përkohshme mjedisore dhe asgjë nuk është finale.
Kush e pagoi “faturën”?
Dritan Brako, me profesion inxhinier hidroteknik, diku nga mesi i dhjetorit u kontraktua nga administratorja e kompanisë “Zvërnec South Adriatic Development”, Isida Çela. Ai nënshkroi një kontratë për nisjen e punës për vlerësimin e ndikimit në mjedis për projektin, për të cilin kompania ka siguruar një leje zhvillimore për një sipërfaqe mbi 466 hektarë.
Inxhinieri i tha “shteg.org” se është kontraktuar nga znj. Isida Çela, por tashmë në realizimin e studimit janë bashkuar edhe ekspertë të tjerë dhe se puna është ende në fazën paraprake.
“Për të realizuar një studim duhen minimumi 6 muaj kohë, por mund të shkojë edhe dy vite”, thotë Brako, sipas të cilit projekti ka pësuar shumë ndryshime nga aplikimi i parë që është dorëzuar.
Bazuar në dokumentacionin e aplikimit, projekti “Zvërnec Peninsula – Kompleks Multifunksional” përfshinte njësi shërbimesh, banimi dhe hotelerie nga 1 deri në 8 kate, por edhe objekte banimi, shërbimesh, hotelerie, rekreacioni, si dhe mole parkimi të mjeteve ujore.
Inxhinieri thotë se projekti ka ndryshuar, megjithatë ende po punohet për ndikimin në mjedis që do të ketë zhvillimi i tij, duke pasur parasysh që do të zhvillohet në zonën e mbrojtur “Pishë Poro-Nartë”, shpallur me VKM-në Nr. 596, datë 25.09.2024, “Peizazh i Mbrojtur Ujor/Tokësor” (Kategoria V), në monumentet natyrore “Laguna Limopuo” dhe “Kodrat Molasike të Zvërnecit”.
Brako po ashtu sqaroi se edhe çështja e pronësisë së projektit është e dokumentuar sipas certifikatave të lëshuara nga Agjencia Shtetërore e Kadastrës, ndërsa për të ekziston edhe një Vlerësim Strategjik Mjedisor (VSM).
Ky vlerësim, i cili i hap rrugën ligjore ndërtimeve në peizazhin e mbrojtur, nuk u pagua nga investitorë të Nju Jorkut apo llogari transparente të Katarit. Ai u porosit dhe u financua drejtpërdrejt nga një mozaik përfituesish vendas, një aleancë e pazakontë mes bankave me histori të përgjakshme, biznesmenëve të lidhur me pushtetin, kompanive nën hetim për pastrim parash dhe emrave të skeduar për lidhje me mafian italiane.
Deri në vitin 2022, ata kontrollollonin së bashku një parcelë gjigante prej 1,536 hektarësh në zonën e mbrojtur.
“Qendra Kërkimore për Zhvillimin Rural, me kërkesën e subjekteve private pronarë, në proporcione të ndryshme të sipërfaqeve në zonë, ka kërkuar Vlerësimin Strategjik Mjedisor”, thuhet zyrtarisht në dokumentet që i hapën rrugë ndërtimit të aeroportit të Vlorës.
Dokumentet e lidhura me Vlerësimin Strategjik Mjedisor zbardhin emrat e vërtetë që qëndrojnë pas regjistrimeve të tokës në këtë perimetër strategjik.
Pronari më i madh i tokës në këtë zonë të mbrojtur është një bankë e nivelit të dytë në Shqipëri. Ky institucion financiar mban në portofolin e tij plot 600 hektarë.
Një nga njerëzit më të pasur në Shqipëri, Vasil Naçi, kontrollon përmes kompanisë së tij Agna Sha 240 hektarë të tjerë. Portofoli i tij shtrihet nga tregtimi i pijeve energjetike dhe pasuritë e patundshme, e deri te sektori i ndërtimit dhe energjisë.
Një sipërfaqe e barabartë zotërohej nga kompania “Singapore Europe Real Estate” (S.E.R.E.), pjesë e konglomeratit në pronësi të biznesmenit Samir Mane.
Biznesmeni Gazmend Demi, posedon 180 hektarë në këtë zonë. Pjesa tjetër e tokës brenda 1,536 hektarëve të projektit mjedisor mbulon histori që kanë kaluar nëpër zyrat e prokurorive për krime të rënda.
Kompania Adhenis sh.p.k., në pronësi të Artur Shehut, kontrollon 150 hektarë brenda zonës së mbrojtur. Pronat e përfituara nga Shehu në bregdetin e Vlorës kanë qenë prej vitesh objekt i hetimeve intensive nga prokuroria shqiptare, ndërkohë që emri dhe e shkuara e tij janë lidhur në dosje investigative me operacionet e pastrimit të parave të mafias italiane.
Në këtë rrjet pronësish figuron edhe një kompani e krijuar në vitin 2012 nga një shtetas indian dhe shqiptari Denis Alimehmeti. Në gusht të vitit 2015, Prokuroria shqiptare hapi një procedim penal për pastrim parash ndaj Alimehmetit, pas sinjalizimeve për transaksione me vlera jashtëzakonisht të mëdha në llogaritë e tij. Ndonëse hetimet u pushuan në vitin 2017 me argumentin se nuk provohej evazioni fiskal, kalimi i këtyre kapitaleve mbi letrat e zonës së mbrojtur mbetet një pikëpyetje e madhe.
Nga ana tjetër, në Zvërnec vijon prej vitesh një konflikt i pazgjidhur pronësie.
Rreth 250 familje pretendojnë të drejta mbi këto toka, qoftë si pronarë të hershëm, qoftë si përfitues të akteve të njohjes së pronësisë të lëshuara në bazë të ligjit 7501. Mosmarrëveshjet kanë prodhuar një sagë të gjatë gjyqësore, e cila ende nuk ka marrë fund. Pas një vendimi të Gjykatës së Lartë, çështja është rikthyer për rigjykim në Gjykatën e Shkallës së Parë, ku po rishqyrtohen pretendimet mbi sipërfaqe të konsiderueshme kullotash dhe pyjesh.
Në një zonë ku interesat ekonomike po rriten me shpejtësi, fati i këtyre pronave mbetet ende i paqartë, ndërsa banorët vazhdojnë të presin një zgjidhje përfundimtare nga drejtësia.

Lindita Çela është gazetare shqiptare e rrjetit ndërkombëtar investigativ OCCRP. Ajo është e njohur për raportimet e saj të përpikta dhe të guximshme mbi krimin e organizuar dhe korrupsionin në Shqipëri. Me një karrierë që shtrihet për mbi dy dekada, Çela është konsoliduar si një figurë e rëndësishme në fushën e gazetarisë investigative, duke fituar vlerësime si në nivel kombëtar ashtu edhe ndërkombëtar për punën e saj.

ZVËRNECI ME INVESTITORË RUSO-BULLGARË DHE ASNJË LIDHJE DIREKTE ME KUSHNER!
Projekti për zhvillimin e një zone turistike në zonën e Zvërnecit ku është deklaruar një vlerë mbi 4 miliardë euro është një nga investimet më të mëdha në Shqipëri. Ndërsa në publik vitin e fundit është përmendur kjo zonë si e lidhur me emrin e Jared Kushner dhe Ivanka Trump, por në realitet struktura zyrtare e kompanive tregon një tablo tjetër pronësie dhe kontrolli. Në krye të strukturës së investimit qëndron kompania holandeze Universal Properties Projects B.V., e regjistruar në Amsterdam dhe pronarët sipas regjistrave të pronarëve përfitues të depozituar në Shqipëri, struktura e pronësisë ndahet mes dy individëve:
* Nikita Maximovich Vinogradov
* Zoya Georgieva Gyurova
Këta dy investitorë janë me origjinë Ruse dhe Bullgare, ndërsa profili i tyre publik dhe historiku financiar mbeten enigmë. Në Shqipëri projekti i ketyre individëve po zhvillohet përmes kompanisë Zvërnec South Adriatic Development, e regjistruar si subjekti përgjegjës për zhvillimin në zonën e Zvërnecit dhe Nartës. Sipas deklarimeve publike ditën e sotme nga ana e kompanisë dhe euforia e faktorëve politik lokal për ta aplifikuar këtë deklaratë:
* investimi parashikohet të kalojë 4 miliardë euro;
* projekti përfshin zhvillim turistik, rezidencial dhe hoteleri;
* pritet të krijojë mbi 10 mijë vende pune.
Pavarësisht përmasave të projektit, deri më tani nuk janë bërë publike:
* burimet konkrete të financimit;
* bankat apo fondet investuese;
* raportet e auditimit financiar;
* garancitë që mbështesin vlerën e deklaruar të investimit.
Në projekte të kësaj madhësie zakonisht kërkohet transparencë e plotë mbi strukturën financiare dhe investitorët, gjë që deri tani nuk është bërë publike në mënyrë të detajuar. Pavarësisht pretendimit që kjo pronë eshtë private transparenca duhet të prevalojë komentet dhe paragjykimet! Prandaj ngrihet një pyetje shumë e rëndësishme:
Kush e financon realisht projektin 4 miliardë euro në Zvërnec dhe cili është burimi i kapitalit pas strukturës së kompanise guacke. Një dokument historik i Regjistrit të Pronarit Përfitues për kompaninë “Zvërnec South Adriatic Development”, e cila lidhet me projektin e madh turistik në zonën e Zvërnecit, nxjerr në dritë një të dhënë të fortë: në ekstraktin e datës 13 gusht 2024, si pronar përfitues indirekt me 50% figuron Nikita Maximovich Vinogradov, me shtetësi ruse, ne vitin 2017 ka regjistruar nje kompani per tregeti me materiale druri ne Sankt-Peterburg (Leningrad), i njohur me pseudonimin OLEG ne The Federal Security Service of the Russian Federation. Sipas dokumentit, kontrolli ushtrohej përmes kompanive Universal Properties Projects B.V. dhe Interroyal B.V., pjesë e një zinxhiri shoqërish të regjistruara jashtë Shqipërisë. Kjo ngre pikëpyetje të reja për transparencën e projektit në një nga zonat më të ndjeshme bregdetare të vendit, ku banorët dhe aktivistët kanë protestuar kundër rrethimit dhe ndërhyrjeve në terren. Në të dhënat më të fundit, Vinogradov rezulton i regjistruar si shtetas holandez, ndërsa bashkë me të del edhe shtetasja bullgare Zoya Georgieva Gyurova, secili jo me 25 %, por me nga 50% pronësi përfituese. Por fakti që në dokumentin historik ai shfaqet si shtetas rus i jep çështjes së Zvërnecit një dimension edhe më të fortë politik, ekonomik dhe publik qe ka ngritur alarmin ne Inteligjencat e BE sidomos pas implikimit te Jared Kusher ne kete mesele. Zoja dhe Nikita te FSB se Putinit nuk jane persona te panjohur sic shkruhet ne kete postim, por kane adrese ne Bullgari, le te pyesin SPAK dhe Autoritetet investiguese shqyptare respektivisht ambasaden bullgare dhe ambsaden ruse ne Tirane:
ZOJA GEORGIEVA GJUROVA PARTNERE ME NIKITA MAXIMOVICH VINOGRADOV
Profesione: Avokate bullgare, biznesmen me lende druri rus
Numeri personal: 1700767610, 780731559500
Adresa: Zyre avokatie, Sofie, zip 1618, lagjia “Manastyrski Livadi”, rruga “Bjalla lilia” Nrt. 4, kati 1, kati 3
Telefoni: +359 885 316333
E-mail: [email protected]
Çfarë çudirash ndodhin me pronat dhe pronarët në këtë vend.
Në këtë vend nuk ka ligje për tokën, ligjin e ka bërë Maliqi sipas interesave të një grupi mafioz.
Në një sipërfaqe të caktuar toke si pronar njihen:
Pronarët e vjetër me dokumente të rregullta. (dokumente të trashëguara nga të parët)
Pronarë njihen edhe ata që kanë përfituar nga ligji 7501
Më në fund pronarët Kapo Bandë njihen dhe mafiozët të lidhur me politikën me qindra hektarë tokë që si mirret vesh filli.
Ky është modeli ” më i përparuar i demokracisë”së planetit tokë, ku ajo që përbën shtyllën kryesore të ligjit në këtë sistem, prona, katandiset si gjë koti, ku me të luhet si pa të keq, si lojërat e fëmijëve.
Si mund të jetohet e të investohet në këtë vend?….
Ku janë ligjet, si zbatohen ato?
A ka shtet në këtë hapësirë gjeografike me emrin Shqipëri?
Pasi të ndërtohet RESORTI nga i zoti VËNDIT & Miliardierët e Familjes TRAMP..do ju përgjigjen SHPIFSVE botror më shumë të vëndit të non gratës se sa GREK,SLLAV,RUS,IRANIAN.etj
Përpara E.Rama.
News Albania
FLM DITA
Ooooo kapterr Ethemi,perdite MUT do hash ????
Eh mor kapterr! Te shkoi jeta duke hedhur parrulla. Se sa per shkrimin merret vesh lehte sesa ke kuptuar.
Ethemo, pse mer burr fut spec djegs n’myth qy menot ene eksitohesh kaq shum e nuk i ma dot pordhat. A ti nigjo gruja kto pordhat qi bo ti?
VR:
-Po laxoj dhe po çuditem se nuk e kan kuptuar akoma se kush e bëri BADËRDINË-KRIMIN ME PRONAT NË SHQIPËRI NGA 1992..NDAJ PO DALIN NË SHESH EDHE FËMIJTË 2,3,7,8 VJEÇ..1 HUMBI DJE NË TURMËN PA KOKË:
1.A u bë krimi me pronat me ligjin 7501 e më pasë me kuvëndin e Saliut me vota të vjedhura me gjak 1996.?
2.A ishte Saliu President 1992-97 në krye të KLD që KRIMINALIZOI DRRJTËSINË ME KURSE 6 MUJORËSH.?
3.A ISHTE DREJTËSIA E TIJ DERI 2013 QË SHPËRNDAU PRONA PA KRITER DUKE SHITUR NË PALOSJE 2-3-4 HERË.?
4.A I KAPI VETINGU 85-90 % TË MAGJISTRATVE TË TIJ PËR KORRUPSION DHE ASNJËRIT NUK JU SEKURSTRUA PASURIA.?
5.A KA SALIU ME DHËNDRIN 60 PRONA DHE ASNJËRI NUK ËSHTË ARRESTUAR.?
6.KUSH I SHPËRNGULI VERIORËT NGA MALET NË JUGË TË VËNDIT PËR TU VRARË MBI 16.000 NJËRZ.?
7.KUSH I SHKATËRTOJË 540 ND/JE EKONOMIKE MBI 350 MIL.$.?
8.KUSH E THEU EMBARGON E NAFTËS 6000 TON NË DITË 93-97 PËR JUGOSLLAVI..?
9.KUSH E DHA NAFTËN,MINERALET,HECET..ME KONPESION.?
10.A I ZHBËN DOTË QEVERIA VENDIMET GJYQSORE .?
11.KUSH ËSHTË KANCERI NË SHQIPËRI QË DUHET FLAKUR MË PARË.?
12.A KA NË BOTË NJË POLITIKAN TË SHPALLUR NON GRATA 100 % FAMILJARISHT.?
13.CILA PARTI DUHEJ TË NXIREEJ JASHTË LIGJIT PËR 97,98 DHE DREJTUESI SAJ NË BURG PËR JETË.?
14.KUR PARTIA KUMBET ZGJEDHJER 11 HERË RRESHT KUSH E KA FAIN PARTIA APO KRYETARI.?
-100 TË TJERAT MË VON.?
EL.News Albania
FLM DITA
Ethemo e pask fut specin djegs me gjithe kavanoz ene e paske krrujt mire.
Shum falimnerit DITA.
Nuk merret vesh kush eshte pronari,ai qe e ka trashegim nga baba apo ai qe e ka narre me 7501.Lind pytja cfare do benin minoritaret Greke nese do zbatohej ligji,prona te shkonte te i zoti,a do dilnin Greke ne Zvernec,po te lexosh komentet ne shtypin Grek u gezuan shume me ate qe shikojne te ndodhi ne Shqiperi.
Artikull shume i sakte, pothuajse shterues. Sqaroi shume nga veprimet mafioze per “pushtimin” e bregdetit shqiptar, por jo vetem. Nje terr i vertete qe mbulon investimin ne Zvernec! Dhe KM jone megaloman, i disekuilibruar e mbron me fanatizem.
O BAJGE e Enverit, o Ethem Kapteri i Partise se Punes:
GANGSTERIT EDI RAMA I KA HYRE FRIKA NE BARK DHE PO BEN SHURREN NE BREKE NGA PARRULLA QE KANE HEDHUR PROTESTUESIT: “BURG, BURG, BURG PER SALI BERISHEN”, SEPSE I KA RENE ALIBIA ME SALI GERDECIN DHE SALI SEKRETARIN APO SALI VARKARIN E ENVERIT, QE ESHTE BAJGE NGA DORA JUAJ
dhe:
Po keshtu ka mbetur lakuriq ALIBIA e mashtrimit enverist me Miliardieret e familjes Trump, qe do te investojne mbi $4 miliarde dollaro ne Sazan, apo Zvernec, sepse pronaret e regjistruar ne Shqypni jane agjente te sherbimeve ruse FSB te Putinit me zyre dhe adrese ne Sofje, Bullgari. Pse nuk i bie telefonit te publikuar me siper ti o BAJGE fanatike? Pse nuk i shkruan nje E-Mail te publikuar me siper qe te verifikosh pronaret e vertete te Zvernecit o Ethem Kapteri i Partise se Punes? Pse nuk verifikon ti o BAJGE enveriste regjistrin shqyptar me NIPT dhe adrese regjistrimi ne Tirane, per te mos hedhur llogje budalli ne kete forum te nerum te gazetes DITA dhe per te mesuar o DUDUM fanatik, se Kushneri dhe Ivanka e Trump jane vetem KARREMA te Edi Rames per te vjedhur cdo llokme te Shqypnise? Po nuk ishte po ky gangsteri Edi Rama qe e quajti Trump si “Fatkeqesia dhe kercenim per Boten”? Po nuk ishte po ky hajdut enverist, cuni i Kristaqit, KILLERIT te Enverit qe korruptoi FBI e SHBA si nje kryeminister FAQEZI duke paguar nje spiun te Sigurimit te Enverit? Megjithate ja kush eshte dhenderi “miliardier” i Trump, Jared Kushner qe te mbyllesh HALEN e bedelit te hajnise:
Jared Kushner punoi si investitor në pasuri të paluajtshme në New York City, veçanërisht përmes biznesit familjar Kushner Companies. Ai mori përsipër kompaninë në vitin 2005 pasi babai i tij, Charles Kushner, u dënua me gjoba dhe burg për akuza penale. Jared u takua me vajzën e Trump, Ivanka rreth vitit 2005, dhe çifti u martua në vitin 2009 pasi Ivanka kishte nderruar disa burra me pare. Ai gjithashtu u përfshi në industrinë e gazetave pasi bleu The New York Observer në vitin 2006. Ai u regjistrua si fans demokrat dhe dhuroi para për politikanët demokratë derisa u regjistrua si i pavarur në vitin 2009 dhe përfundoi si Republikan në vitin 2018. Ai luajti një rol të rëndësishëm në fushatën presidenciale të Donald Trump në vitin 2016, dhe në një moment u pa si menaxheri de facto i fushatës së tij. Rreth zgjedhjes së Trump, Kushner u akuzua shpesh për konflikte interesi, duke përfituar nga propozimet e politikave për të cilat ai personalisht mbrojti brenda administratës së parë Trump.
HE MO ETHEM BOLJA E ENVERIT DO ME PER KUSHNER “MILIARDIERIN” E TRUMP?
sepse:
Kjo histori per shqyptaret e paditur dhe te corroditur nga BAJGAT e Enverit qe i quanin Armet Kimike te Asadit si “Karamale Bamiresie” nga mashtruesi Obama dhe Kulcedrat prane tij,
vazhdon:
Shkrim shterrues. Plot me të dhëna të paditura më parë për shumicën e njerëzve. Marifete pas marifetesh. Të gjitha me firmën e Ramës dhe në rastin më të mirë nën hundën e tij. Shihet qartë se gjarpërit kapital nuk i shihen këmbët. Prandaj manifestuesit kanë të drejtë. Shqipëria nuk është në shitje që të pasurohen edhe më shumë këto plehrat Kastrati, Naçi dhe kompani. Shteti i Ramës është shteti i oligarkëve, jo i popullit që banon këtu. Për mua gabimi fillestar ka qënë privatizimi i tokës. Toka duhej të kishte mbetur publike. Një tokë që ka qindra milionë vjet që ekziston dhe del dikush dhe thotë se kjo tokë është e imja se ma ka falur xhaxhi Sulltani! Kromi, bakri, uji, nafta, toka janë prona kombëtare dhe nuk duhen privatizuar kurrë. Po çfarë t’i bësh! Në këtë botë jetojmë ku peshku i madh ha të voglin. Sidoqoftë manifestimet duhet të vazhdojnë pa ndërprerje deri sa Rama të shporret.
Po të jenë të vërteta sa thuhen në shkrim investimi duhet pezulluar derisa drejtësia të nxjerrë investitorët e vërtetë. Kuvendi duhet të miratojë një ligj që ndalon investimet në Shqipëri nga investitorë anonimë ofshor e oflesh. Investitorët krahas kërkesave ligjore për kushtet që duhet të plotësojnë, duhet të shfaqen me emër e mbiemër.
RESORTI I TRUMP SI RESORTI I ALBARIT TE ALLAHUT AKBAR NE DURRES
Pse po perpiqet Edi Rama te mbuloje hajduterine makaber enveriste ne Sazan dhe Zvernec me gjethe fiku alla Trump? Kur pronesine e tokes ja ka falur dy agjenteve te FSB sovjetike te Putinit me nje kompani guacke te regjistruar ne Shqypni me NIPT dhe adrese ne kerrthize te Tiranes, njesoj sic fshehu fushat e naftes qe i fali Deripaskes se Putinit dhe mikut te tij, Mc. Gonigal, hajdutit te korruptuar te FBI? Te ben pershtypje qe jo vetem krimineli Sali Berisha, por dhe te gjithe gazetaret dru me pre albaneze jane futur ne brimat e miut nga frika e Kushnerit, qe njihet si biznesmeni me i deshtuar ne SHBA? Pse keshtu? Prandaj historia e Kushnerit, per ata qe duan te mesojne te verteten e mashtrimit te Edi Rames
vazhdon:
“Në vitin 2017, Kushner u emërua si këshilltar i lartë i Trump dhe si drejtor i Zyrës së Inovacionit Amerikan, dhe mbajti të dyja pozicionet derisa Trump u largua nga detyra në vitin 2021. Emërimi i tij u pasua ne median amerikane dhe nderkombetare nga shqetësime për nepotizëm dhe korrupsion. Pas dënimit të babait të tij në vitin 2005 për 18 akuza penale, duke përfshirë kontribute të paligjshme në fushatë, evazion fiskal dhe manipulim të dëshmitarëve dhe burgosjes së mëvonshme midis 4 marsit 2005 dhe 25 gushtit 2006, Kushner mori një rol shumë më të madh në biznesin familjar të pasurive të patundshme. Kontaktet e Kushnerit me zyrtarët rusë u vunë nën shqyrtim si pjesë e një hetimi më të gjerë federal mbi ndërhyrjen ruse në zgjedhje. Përpara takimit me komitetet e inteligjencës së Senatit dhe Dhomës së Përfaqësuesve, Kushner dorëzoi një dokument prej 11 faqesh që përshkruante kontaktet e tij me figura ruse gjatë fushatës dhe pas zgjedhjeve. Në qershor 2016, një agjent i FSB ruse, Emin Agalarov thuhet se i ofroi Jared Kushner, informacione kompromentuese mbi Hillary Clinton nga qeveria ruse nëse ai do të takohej me një avokat të lidhur me Kremlinin. Një takim secret u zhvillua më 9 qershor 2016. Sipas Raportit Mueller, Kushner mbërriti në takim dhe u acarua shpejt, duke i dërguar një mesazh CIA se kjo ishte një “humbje kohe”, mirpo sulmet kibernetike të Komitetit Kombëtar Demokrat u zbuluan më vonë atë javë.
vazhdon:
vazhdon:
“Pasi babai i saj u zgjodh president, shitjet globale të mallrave të Ivanka Trump u rritën ndjeshëm. Më 6 prill 2017, të njëjtën ditë që Kushner dhe Ivanka darkuan me presidentin kinez Xi Jinping dhe gruan e tij në një darkë të organizuar nga presidenti në Mar-a-Lago, qeveria kineze miratoi përkohësisht tre marka të reja tregtare për markën Ivanka Trump duke i dhënë asaj të drejta monopoli për të shitur bizhuteri, çanta dhe shërbime spa të markës Ivanka Trump në ekonominë e dytë më të madhe në botë. Ivanka aplikoi për markat tregtare në vitin 2016 për shkak të shqetësimeve në lidhje me përhapjen e mallrave të imituara dhe të falsifikuara që shiten nën emrin e saj në Kinë, ndërsa fushata presidenciale e babait të saj përparonte. Në mars 2026, përfaqësuesi Robert Garcia dhe senatori Ron Wyden i dërguan letra Shtëpisë së Bardhë duke kërkuar informacion mbi marrëdhëniet e biznesit të Jared Kushner në Lindjen e Mesme. Ligjvënësit cituan raportet se firma private e kapitalit e Kushnerit, Affinity Partners, po kërkonte miliarda dollarë investime nga qeveritë rajonale, ndërsa ai njëkohësisht shërbente si negociator për administratën në të njëjtin rajon. Në prill 2026, demokrati Jamie Raskin ka hapur një hetim gjithëpërfshirës që detajon se Affinity Partners kishte grumbulluar me praktike antiligjore, ne konflikt te hapur interesi $6.16 miliardë dollarë në asete, duke përfshirë $1.2 miliardë dollarë të fituara vetëm në vitin 2025. Në mars të vitit 2024, gjatë një paraqitjeje në Shkollën Harvard Kennedy, Kushner e përshkroi Rripin e Gazës si “pronë të vlefshme bregdetare” dhe sugjeroi zhvendosjen e palestinezëve në shkretëtirën Negev ose Rafah ndërsa territori “pastrohej” nga krijesat pa vlere. Komentet tërhoqën kritika ndërkombëtare. Vëzhguesit e të drejtave të njeriut dhe zyrtarët palestinezë argumentuan se propozimet e Kushnerit mbështesnin zhvendosjen me forcë ose spastrimin etnik, ish-presidenti amerikan Donald Trump promovoi një plan për të transformuar Gazën në një vendpushim luksoz “Riviera”, i lidhur gjerësisht në mbulimin dhe manipulim total mediatik me vërejtjet e Kushnerit. Vizioni i ZHVILLIMIT, (HA-HA-HA si ZHVILLIMI i Zvernecit per krijesat pa vlere te Shqypnise) i cili përfshinte zhvendosje në shkallë të gjerë të banorëve të Gazës, u dënua nga udhëheqësit palestinezë, qeveritë arabe dhe grupet ndërkombëtare të të drejtave të njeriut si në kundërshtim me ligjin ndërkombëtar. Në vitin 2004, babai i Kushnerit u deklarua fajtor për tetëmbëdhjetë akuza për mashtrim tatimor, shkelje zgjedhore dhe manipulim dëshmitarësh. Jared Kushner u hakmor ndaj motrës së tij, e cila ishte një dëshmitare bashkëpunuese e Drejtesise në këtë rast. Çështja kundër Charles Kushnerit u ndoq penalisht nga Chris Christie, i cili më vonë u bë Guvernator i New Jersey-t dhe, për një periudhë ishte pjesë e ekipit të fushatës zgjedhore të Donald Trump në vitin 2016. Christie më pas pretendoi se Jared Kushner ishte përgjegjës për shkarkimin e tij nga detyra si hakmarrje për dërgimin e babait të tij në burg. Në vitin 2017, deklaratat federale sugjeruan se Jared Kushner dhe gruaja e tij Ivanka Trump kishin asete me vlerë të paktën $240 milionë dollarë dhe respketivisht per Ivanken në $740 milionë dollarë. Ata gjithashtu kanë një koleksion arti, që vlerësohet të jetë me vlerë qindra miliona dollarë, që nuk u përmend fillimisht në deklaratat financiare, por Zyra e Etikës Qeveritare e SHBA ka thënë se deklaratat e azhurnuara janë në përputhje me rregulloret dhe ligjet. Kushner u diagnostikua me kancer në tiroide në tetor 2019 dhe iu nënshtrua trajtimit për të gjatë administratës së parë Trump. Në gusht 2022 ai iu nënshtrua një operacioni të dytë në tiroide. Në shtator 2025, prestigjozja “Forbes” raportoi se Kushner ishte bere nderkohe multi-miliarder.”
Pergatitur dhe huazuar nga AI – Inteligjenca Artificiale ne internet
Problemi i Tokes jo vetem qe nuk zgjidhet me Pronaret e Rames, por komplikohet me teper.
Zverneci duhet te jete prone shteterore ne vijen Bregdetare.
Sazani nuk eshte mall pa zot, qe e gjeti Vana ne shkreterire si Robinson Kruzoi dhe hopa doli e hipi maje Sazanit dhe e cpalli toke te lire.
Ka zot ky vend, apo nuk nuk ka.
Nese nuk ka zot, Rama te marri Rreckat dhe te qerrohet, sepse nuk e kemi vene aty te na e nxjerri Shtetin copa copa neper huliganer dhe mafioze, por qe ti dali Zot dhe te na mbroje Trojet dhe Interesat Kombetare.
Pa keto nuk ka zhvillim
Rama qe po shet dhe Detin doli Patriot i madh,
Si qenka kjo puna e Patriotizmit dhe rrezikut grek ne Protesta kur eshte Rama qe i jep Detin Greqise?
Ky vënd sigurisht që ka zot, por jo ty një rrugaç I fëlliqur e qen I zgjebosur racë jevgu . Yyyyyy thyej qafën mut – muti aldrin kokë loqia bosh nga trutë .
Rrace jevgu je ti, plere e ndyre qe verdallisesh si putane neper breket e Rames.
Po te kishte zot ky vend, Rama do ishte te shtate penxherete.
Nje Avni Rustem i ben derman atij dhe juve bashke
Qelbesira te ndyra
këta qe shkruajne ketu gjithe diten e dite per dite jane deshtake te frustuar,as gruaja nuk ju a var . Racë hajvanësh,kujtojne se po zgjidhin hallet e botes me inteligjencen e idiotit. Keta te gazetes i ndjellin se klikime duan
Shabono ene ty nuk ta paska dhone gruja sot m’duket, apo i kishin ardh ato t’mujit, se paske gjet kohen me e bo i pordh ktuna.
Se mos ta var ty gruaja o Shabon ! Nuk ka mundesi qe ta vari gruaja perderisa ti shkon mbas Rames dhe ke bere kerkese per te bere HORMONET ! Pyete nje here se ç’thote gruaja jote dhe familja jote per ty pastaj fol per te tjeret .
Shume koment i detajuar dhe me informacion. Eshte nje liber “House of Trump, House of Putin” ku flitet me hollesi per nderhyrjen e shtetit mafioz rus ne zgjedhjet e vitit 2016. Ruset i kishin premtuar Trumpit demtimin e reputacionit te Hilary Clinton nepermjet pislliqeve qe dine ti bejne aq mire. Ne liber del shpesh prezenca e Jared Kushner ne shume takime te dyshimta me ruset.
Edhe pronat publike jane prona te shqiptareve, jo te te huajve. Perse Sazani nuk mbrohet ashtu si mbrohet Zverneci? I vetmi ishull qe kemi. Ku jane shqiptaret dhe vlonjatet? Pse heshtin? Shume aktuale eshte ajo kenga labe e Dukatit qe i kendon Sazanit, apo qe e qan Sazanin:
O Sazan pse rri me vete?
Apo ke halle dhe derte.
Halle dhe derte kam shume.
Si do behet kejo pune?!
qenka pronar edhe gaz demi, ortaku olsi rames
Simptoma me e pare e te semurit mendor eshte REALITETI VIRTUAL. Psiko krijon nje realitet te vetin ku jeton,gjykon,vepron,,pamvaresisht realitetit objektiv.Edi Rama ka krijuar realitetin e tij dhe nuk ka Miljona ne shesh,qe ta tundin.Ne trurin e semure Ai e quan veten Padron te ketij vendi.Mund te zaptoje te shese e te dhuroje cfare te doje nga cifliku i tij.Pushtetet e tjara si Gjyqesori,Presidenti,Parlamenti,do te jene vetem ne sherbim te tij,perndryshe i paralizon(si ka paralizuar SPAKUN per arrestimin e Balukut,)Nje Autokrat i semure mendor eshte me i rrezikshem se nje Normal…vazhdon..
——————————————————————————————————————————
SHQIPTARËT RRINË DHE VËSHTROJNË.
——————————————————————————————————————————
1.
JANE MBUSHUR MEDIAT GREKE ME LAJME HOMOGJENE GREKE NE ZVERNEC.
2.
JANE MBUSHUR MEDIAT GREKE ME LAJME PER TOKAT E HOMOGJENEVE GREKE.
3.
MEDIAT GREKE [FSHATIN SHQIPTAR + VLLEH] E KANE SHNDERRUAR NE NJE (HORIÓ GREK).
NGA ZVËRNEC E KANE SHNDERRUAR ME TURBOETIMOLLOGJI NË (SVERNITSA ΣΒΕΡΝΙΤΣΑ).
4.
E BENE GREKET FAQEN ZYRTARE WIKIPEDIA GREQISHT DHE ANGLISHT SIPAS OREKSIT GREK.
PA PIKE TURPI GREQISHT DHE ANGLISHT SHKRUAJNE SE JANE GREKE, KA EDHE PAK VLLEHE.
5.
NUK KANE FARE TURP T’I NDERROJNE EDHE EMRIN FSHATIT NGA ZVËRNEC NË (SVERNITSA).
PA PIKE TURPI 6 SHKRONJA TE NDRYSHUARA, MIRE C NUK KANE, PO 4 SHKRONJAT E TJERA!
——————————————————————————————————————————
———————————————————————————————————————————————
PRONAT NE RRJOLL, NE HIMARE, NE ZVERNEC, …… NË TË GJITHË SHQIPËRINË, JANË ÇËSHTJE SHQIPTARE.
———————————————————————————————————————————————
► Ardhacaket greke ne Dropull na urdherojne ketu ne Shqiperi duhet te Zbatojme ligjin 7501.
► Shqiptaret homogjene greke me Vetinteres Himare na urdherojne duhet te Mos zbatojme ligjin 7501.
► Shqiptaret Vllehe homogjene greke me Vetinteres Zvernec na urdherojne Qeveria te dale mbi Gjykatat.
———————————————————————————————————————————————
KURSE SHTETI GREK, PRONAT E SHQIPTAREVE, I MBAN NE SEKUESTRIM EDHE SHFRYTEZIM GATI 100 VJET.
———————————————————————————————————————————————