Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Totalisht e dështuar, por RTSH kërkon rritje të tarifës e buxhet shtesë në Kuvend
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Totalisht e dështuar, por RTSH kërkon rritje të tarifës e buxhet shtesë në Kuvend
Aktualitet

Totalisht e dështuar, por RTSH kërkon rritje të tarifës e buxhet shtesë në Kuvend

Published: June 6, 2026
Shpërndaje

Kreu i Këshillit Drejtues të RTSH-së, Fatjon Hoxhalli dhe Drejtoresha e Përgjithshme Eni Vasili raportuan të premten në Komisionin parlamentar për të Drejtat e Njeriut dhe Mjetet e Informimit Publik për përpjekjet e këtij institucioni për stabilizim financiar, pavarësi editoriale dhe dixhitalizimin e arkivës, në bazë të rekomandimeve të lëna nga Kuvendi për vitin 2025.

“RTSH vijon të jetë nën presion financiar”- tha Hoxhalli ndërsa raportoi mbi shifrat e menaxhimit të buxhetit për vitin që lamë pas, duke folur për një defiçit mes të ardhurave dhe shpenzimeve.

Sipas raportit të ardhurat u realizuan në masën 86.7% të planit vjetor me mungesë prej 366 milionë lekësh në krahasim me objektivin buxhetor, ndërsa televizioni përballët me detyrime ndaj palëve të treta të trashëguara nga keqmenaxhimi i mëparshëm, dëmshpërblimet për valën e pushimeve nga puna në kohën e drejtimit të televizionit nga ish deputeti socialist Alfred Peza.

- Publicitet -

“Detyrimet që RTSH ka ndaj palëve të treta arritën në 374 milionë lekë. Analiza e strukturës së borxhit tregon një përqindje të lartë në kategorinë e të drejtave sportive me kosto të konsiderueshme, të cilat ishin planifikuar të mbuloheshin nga projeksione të paqëndrueshme të rritjes së tarifës”, tha Hoxhalli para deputetëve.

Në financimin e operatorit të vetëm publik vijon të jetë bazë tarifa mbi pajisjet marrëse nga e cila është siguruar 56.5% e totalit të të ardhurave gjatë vitit 2025, për të cilën drejtuesit e RTSH kërkuan rritje të saj.

“Tarifa është më e ulëta në gjithë Europën, më pak se 1 euro, por është tarifë që mundëson ekzistencën e institucionit”, tha Drejtoresha e Përgjithshme Eni Vasili.

Ashtu si Hoxhalli edhe Vasili tha se RTSH po përballej me një sfide të madhe financiare dhe konsideroi si prioritet kryesor administrimin dhe reduktimin e presionit të likuiditetit që rëndonte mbi institucionin.

Sipas saj po bëhej likuidimi gradual i detyrimeve të prapambetura dhe është arritur rinegocimi i afateve të pagesave për detyrime të caktuara duke shmangur penalitetet financiare.

Ajo foli për nevojën e një ristrukturimi total në bazë dhe të një raport-analize të realizuar nga EBU (Unioni Europianë i transmetuesve publikë), por ajo kërkoi mbështjen e Parlamentit për të shtuar buxhetin për realizimin e kësaj reforme.

Vasili u ndal veçanërisht tek emergjenca e financimit për dixhitalizimin e arkivës së RTSH, duke e konsideruar këtë gjë si një detyrim publik dhe si një projekt kombëtar me rëndësi strategjike.

Përsa i përket pavarësisë editoriale Vasili tha se kishte ende punë për të bërë, por theksoi se “nuk kemi presion politik që na duhet ta dëshmojmë”.

Kryetarja e komisionit, Jorida Tabaku, tha se binte dakord me shumë shqetësime të ngritura nga drejtuesit e televizionit dhe i kërkoi Vasilit të sillte në Kuvend një propozim konkret për buxhet shtesë për dixhitalizimin e arkivës.

Nga ana tjetër ajo vuri në dukje nevojën për një pavarësi editoriale nga ana e transmetuesit publik si një kërkesë e artikuluar dhe nga raportet e Bashkimit Europian.

Ndërkohë Tabaku njoftoi se Kuvendi po diskutonte nevojën për ndryshime ligjore për pavarësinë institucionale të RTSH-së duke kërkuar një formulë të re të përzgjedhjes së anëtarëve të Bordit Drejtues.

Nënkryetarja e Komisionit, Iris Luarasi, në rolin e relatores së raportit, tha se pavarësisht vështirësive të shprehura nga drejtuesit Kuvendi në analizën e realizimin të rekomandimeve të vendosura kishte konstatuar se asnjëri prej tyre nuk ishte realizuar plotësisht.

Në emër të komisionit ajo parashtroi një sërë rekomandimesh për vitin 2026 duke vënë theksin tek nevoja për një plan strategjik ku të përfshihen objektiva të qarta dhe të matshme, të shoqëruara me mekanizma raportimi gjashtëmujor, në mënyrë që reformat e nisura të mos mbeten vetëm deklarative.

Po ashtu ajo kërkoi nga drejtuesit që të sjellin në Kuvend një një plan financiar të dedikuar për përfundimin e digjitalizimit të arkivës në mënyrë që Kuvendi të ndikojë tek ekzekutivi për alokim të ri fondesh të dedikuar për këtë proces.

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
3 Comments
  • Bruno says:
    June 6, 2026 at 5:32 am

    Nuke ngopet,mashtruesja e k/hajdutit,e lindes,kerkon here pase here milionat,qe ja jepe k/hajduti,me porosine e lindes,kta te degjeneruar,brez,pase brezi,shkatrruan vendin.

    Reply
  • Buda says:
    June 7, 2026 at 9:46 pm

    RTSH duhet te reformohet dhe riorganizohet si nje organ i qeverise se nje shteti te vogel.

    Reply
  • TV QYLI says:
    June 8, 2026 at 3:47 pm

    Mbylleni mër kët stacion qesharak. Në diktaturë e shihnim nga e keqja se s’kishte të tjera. Sot nuk e begenis njeri Një stacion pa zë, pa figurë, pa informacion, nuk i hyn në punë askujt. Asnjë transmetim live për protestat. Kulmi i mashtrimit. Është i kapur fort nga ryli i fytit. Bedelat e pushtetit duan dhe rritje tarife e buxhet shtesë, pale. Yyyyyt qylaxhinj.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Këtë herë shpirti shqiptar nuk po njeh kufij: Fluturimi i Flamingove mbërrin edhe në Breshia
  • Shikoni protestat që ka shkaktuar Jared Kushner në Shqipëri. Ky mund të jetë një sinjal shprese për Europën
  • Rama poston videon me AI duke ironizuar blogerët: “Kce tash fckng btch”
  • DOKUMENTAT: Tirana zien nga protestat, “Zvërneci” shitet për 306 mijë euro
  • Teherani ironizon Ramën: Mos janë edhe flamingot agjentë iranianë

Komentet e Fundit

  1. I juaji on Kurti shpall fitoren e pestë, por LVV humb ‘shkëlqimin’ e 51 përqindëshit, rënie e dukshme e pjesëmarrjes në votime
  2. Pellazg on Rama zbulon armikun e ri të popullit: Flamingot imagjinare po i vjedhin ‘likes’ në Instagram
  3. Eh, ç'na gjeti! Opo lere.. on FOTO – SHËNIM: Këtë nuk na i bënë as grekët, as serbët, as iranianët apo osmanët
  4. nastradini on DOKUMENTAT: Tirana zien nga protestat, “Zvërneci” shitet për 306 mijë euro
  5. Dajti on Kulla e radhës që do hajë Pallatin e Kongreseve dhe lulishten përfundon me firmën e Ramës sërish në duart e familjes Berisha

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?