Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Ku është më e rrezikshme të jesh shofer: Ja ku pozicionohet Shqipëria
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Ku është më e rrezikshme të jesh shofer: Ja ku pozicionohet Shqipëria
AktualitetRajoni

Ku është më e rrezikshme të jesh shofer: Ja ku pozicionohet Shqipëria

Published: January 12, 2024
Shpërndaje

Pa dyshim që drejtuesit e mjeteve, veçanërisht në zonat e pazhvilluara, përballen me problematika të ndryshme. Specialistët e Pozicionimit Global (Global Positioning Specialists), me bazë në Mbretërinë e Bashkuar, dhe studimi i tyre botëror “Vendet më të rrezikshme për të qenë shofer”, hetuan cilësinë e rrugëve, numrin e vdekjeve në rrugë dhe statistikat e krimit të automjeteve motorike në 60 nga vendet më të varura nga makinat në mbarë botën në një kërkim për të gjetur se ku është më e rrezikshme të jesh shofer.

Në këtë publikim gjejmë të renditur edhe Shqipërinë në vend të 33-të mes 60 vendeve të marra në analizë. Ky raport e ka vlerësuar cilësinë e rrugëve në Shqipëri me 3.9 pikë, ku vlera 1 përfaqëson rrugët jashtëzakonisht të pazhvilluara, dhe vlera 7 do të thotë rrugë e gjerë dhe efikase ose ndër më të mirët në botë.

Një tregues tjetër që raporti analizon është edhe shkalla e vdekjeve nga aksidentet rrugore për 100,000 banorë, ku në Shqipëri rezulton të jetë rreth 15 fatalitete. Nga ana tjetër është vlerësuar gjithashtu edhe shkalla e vjedhjeve të automjeteve rrugore në raport me numrin e popullsisë, ku në vendin tonë janë vjedhur rreth 14 mjete për 100,000 banorë. Shqipëria rezulton të jetë ndër vendet me shkallën më të ulët të vjedhjeve të automjeteve në raport me numrin e popullsisë.

- Publicitet -

Libani zuri vendin e parë si vendi më i rrezikshëm në botë për të qenë shofer, me një shkallë të lartë të vdekjeve prej 22.6 të tilla për 100,000 banorë, kushte jashtëzakonisht të dobëta të cilësisë së rrugës dhe një shkallë vjedhjeje automjetesh motorike prej 179 vjedhjesh për 100,000 banorë.

Uruguai u zbulua si vendi i dytë më i rrezikshëm për të qenë shofer, dhe ndiqet nga Kolumbia, Kosta Rika dhe Greqia në vend të 5-të si ndër vendet më të rrezikshme për të qenë shofer. Ndër vendet e tjera të Europës që renditet mes 20 shtetet më të rrezikshme gjejmë Italinë në vend të 9-të, Letoninë, Çekinë dhe Bullgarinë.

Singapori dhe Zvicra renditen si vendet më pak të rrezikshme për të drejtuar një mjet rrugor. Këto vende janë vlerësuar për cilësi të mirë të rrugëve dhe shkallë të ulët të fataliteteve dhe vjedhjeve.

Në nivel rajoni Maqedonia e Veriut është pozicionuar në vend të 32, pra më dobët se Shqipëria, ndërkohë Serbia është renditur në vend të 41.

p.c. / dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • 09 qershor 2025
  • Artan Dulaku: Investimi në Zvërnec do ndryshojë Shqipërinë
  • VIDEO: Shqipëria e bukur është në shesh
  • Këtë herë shpirti shqiptar nuk po njeh kufij: Fluturimi i Flamingove mbërrin edhe në Breshia
  • Shikoni protestat që ka shkaktuar Jared Kushner në Shqipëri. Ky mund të jetë një sinjal shprese për Europën

Komentet e Fundit

  1. prehistoriku on VIDEO: Shqipëria e bukur është në shesh
  2. Vlora 97 on VIDEO: Shqipëria e bukur është në shesh
  3. I juaji on Kurti shpall fitoren e pestë, por LVV humb ‘shkëlqimin’ e 51 përqindëshit, rënie e dukshme e pjesëmarrjes në votime
  4. Pellazg on Rama zbulon armikun e ri të popullit: Flamingot imagjinare po i vjedhin ‘likes’ në Instagram
  5. Eh, ç'na gjeti! Opo lere.. on FOTO – SHËNIM: Po këtë kush na i bëri? Grekët, serbët, apo iranianët?

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?