Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Ku ndodhet Arben Ahmetaj? Rama tregon kur ka folur për herë të fundit: “Nuk është problem firma, por tradhëtia…”
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kryesore > Ku ndodhet Arben Ahmetaj? Rama tregon kur ka folur për herë të fundit: “Nuk është problem firma, por tradhëtia…”
KryesoreLajmi i funditPolitike

Ku ndodhet Arben Ahmetaj? Rama tregon kur ka folur për herë të fundit: “Nuk është problem firma, por tradhëtia…”

Published: October 20, 2023
Shpërndaje

Kryeministri Edi Rama thotë se nuk ka dijeni se ku ndodhet ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj, i cili është shpallur në kërkim nga drejtësia për çështjen e inceneratorëve.

I ftuar në emisionin “Opinion”, Rama tha se me Ahmetajn ka komunikuar për herë të fundit para shumë kohësh. Rama përsëriti edhe një herë se çdo zyrtar që përfshihet në afera korruptive nuk do e ketë mbrojtjen e qeverisë apo të PS-së.

“Kur kam komunikuar me Ahmetajn? Shumë kohë përpara. Çfarë të kam thënë e them prapë. Aferat nuk janë pjesë e qëllimit të përbashkët, as e planit të punës dhe as e gjithë e atij mundit të bërë. Nuk janë aferat që e kanë pastruar Elbasanin, por ajo gjëja atje.

- Publicitet -

Në një punë të përbashkët, ata që duan të bëjnë një rruge dy punë, atëherë rrugët ndahen. Brenda asaj pune të madhe është dhe një aferë korruptove që po merret një organ që e kemi krijuar pikërisht për këtë punë”, tha Rama që foli edhe për sistemin e drejtësisë.

“A kam unë frikë nga SPAK? Për çfarë duhet të kem frikë unë nga SPAK? Frikë nuk duhet të ketë ai që ka firmosur dhe as ai që firmos. Frikë duhet të ketë ai që tradhton ata të cilët i kanë dhënë pushtetin e firmës.

Firmosin të gjithë njerëzit, por firmat që kanë rëndësi janë firmat që rëndësinë e marrin nga ata që na kanë votuar. Për sa kohë nuk i tradhton ata që të kanë votuar, nuk e përdor dorën që me firmën tënde të fusësh mënjanë të mira materiale të paligjshme dhe të bësh pasuri të paligjshme, s’ke pse të kesh frikë”, tha Rama.

Sa i përket pyetjes nëse është i nervozuar me SPAK për mënyrën si po heton njerëzit e tij, Rama u përgjigj duke thënë:

“Unë jam mbrojtësi dhe frymëzuesi i SPAK-ut që t’i nxjerrë ujin e zi çdo gjëje që ka marrë ujë të zi padrejtësisht në kurriz të popullit shqiptar”.

Në lidhje me ministrat e arrestuar dhe nëse ndjen përgjegjësi politike, Rama tha se përgjegjësia e qeverisë dhe partisë që drejton është që t’i krijojë mundësinë popullit që të ketë në krah ‘drejtësinë që bën drejtësi pavarësisht se kush është në pushtet’.

“E para e punës ky është viti i 10 dhe flasim këtu për ish-ministra të shumë viteve më parë dhe mund të flasim po të duash ti edhe për ministra të vitit që vjen. Ajo që po them është shumë e rëndësishme dhe shumë e habitshme në fakt se si kjo që është arritje e jashtëzakonshme për historinë e këtij vendi, që më në fund në 100 e kusur vite të shtetit shqiptar njerëzit që janë në pushtet, nuk janë të paarritshëm nga drejtësi konsiderohet tani sikur kjo është përgjegjësi.

Përgjegjësia ime tani është e kundërta, përgjegjësi ime është ajo që e kam marrë që ditën e parë që e mbaj dhe tani, përgjegjësi politike po flas se morale nuk kam fare. Përgjegjësia politike është fiks kjo, unë bashkë me të tjerët, e di sa e madhe është PS-ja, e di as shumë ministra ka pasur dhe ka. Përgjegjësia jonë është që t’i krijojmë mundësitë këtij vendi që mos ketë vetë qeveri, njerëz në pushtet dhe mes tyre dhe popullit nuk ka asgjë, por të ketë një krah të vetin që është drejtësia që bën drejtësi pavarësisht se kush është në pushtet”, u shpreh Rama.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Pse një e treta e popullsisë vuan nga një formë alergjie
  • PDK dhe AAK refuzojnë ftesën, Haxhiu: Pa marrëveshje për Presidentin, Kosova shkon sërish në zgjedhje
  • Goditën shefin e Hetimit të Krimit, arrestohen 6 persona në Sarandë, pezullohen dy policë
  • Media britanike e pyet a do anulohet projekti, Rama: Një taksist në Vlorë më tha që ata në Zvërnec janë budallenj
  • ​Mbi 100 vjeç dhe i përjashtuar nga Michelin: Historia e jashtëzakonshme e ustait të sushi-t që refuzoi botën

Komentet e Fundit

  1. Otto on Media britanike e pyet a do anulohet projekti, Rama: Një taksist në Vlorë më tha që ata në Zvërnec janë budallenj
  2. Një qytetare vlonjate on Media britanike e pyet a do anulohet projekti, Rama: Një taksist në Vlorë më tha që ata në Zvërnec janë budallenj
  3. Katiu on Media britanike e pyet a do anulohet projekti, Rama: Një taksist në Vlorë më tha që ata në Zvërnec janë budallenj
  4. Rila on Media britanike e pyet a do anulohet projekti, Rama: Një taksist në Vlorë më tha që ata në Zvërnec janë budallenj
  5. Kokpalari 21 janarit on Media britanike e pyet a do anulohet projekti, Rama: Një taksist në Vlorë më tha që ata në Zvërnec janë budallenj

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?