Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Ku rradhitet Shqipëria në kërkimin shkencor në Europë?
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Uncategorized > Ku rradhitet Shqipëria në kërkimin shkencor në Europë?
Uncategorized

Ku rradhitet Shqipëria në kërkimin shkencor në Europë?

Published: November 20, 2023
Shpërndaje

Në një kohë kur shkencat dhe inovacioni po zhvillohen me një ritëm të shpejtë, duket se Shqipëria po renditet e fundit në rajon për kërkim shkencor. Studimi i prestigjiozes Science mat artikujt e botuar në të gjitha vendet e Europës në fushën e fizikës, biologjisë, kimisë, matematikës, mjekësisë, bioteknologjisë, inxhinierisë dhe shkencave të tokës e hapësirës.

Sipas numrit të botimeve shkencore të publikuara, e cila funksionon si parametër i matjes së kërkimit shkencor, Shqipëria renditet e fundit në Europë. Shqipëria rezulton me 6 artikuj të botuar për 100 mijë individë, që përllogaritet si niveli më i ulët në të gjithë Europën.

Në një vështrim rajonal, kryeson Serbia me 69 artikuj për 100mijë individë, Mali i Zi ndjek me 50, Maqedonia e Veriut me 21 dhe Kosova me 15. Shqipëria ka treguar një mungesë të dukshme të investimeve në kërkim dhe zhvillim krahasuar me vendet e tjera të rajonit. Kjo ka sjellë një hendek të thellë në kapacitetin shkencor dhe inovativ të vendit.

- Publicitet -

Në një kohë kur shkenca dhe teknologjia luajnë një rol kyç në zhvillimin ekonomik dhe social, mungesa e përpjekjeve serioze për të fuqizuar këtë sektor po bëhet një pengesë e rëndë për Shqipërinë. Ndërkaq, vendet e tjera të rajonit po përfitojnë nga investimet e tyre në kërkim dhe zhvillim për të ndërtuar një ekonomi më inovative dhe të qëndrueshme.

Sipas ekspertëve të fushës, një nga problemet kryesore është edukimi shkencor i kufizuar dhe mungesa e programeve të specializuara në nivelet e larta të arsimit. Studentët shqiptarë shpesh janë të detyruar të kërkojnë mundësi për shkollim dhe trajnim jashtë vendit për të përfituar nga njohuritë dhe teknikat më të fundit në fusha të ndryshme shkencore.

Gjithashtu, një tjetër problem që ka ndikuar në renditjen e ulët të Shqipërisë në kërkim shkencor është mungesa e bashkëpunimit ndërkombëtar dhe e lidhjeve të dobishme me institucione dhe organizata të tjera shkencore. Kjo e ka bërë të vështirë pjesëmarrjen aktive të shkencëtarëve dhe studentëve shqiptarë në projekte ndërkombëtare dhe shkëmbim të njohurive.

 

p.c. / dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Nga Hannah Arendt në ditët tona, Hungari 1956 – reflektim mbi ngjarjet
  • Protesta shqiptare, nuk ngjan me të tjerat…
  • Shifra dhe analizë: Pse Shqipëria nuk zhvillohet pa rininë
  • U dënua me 25 vjet / E bija e Jakup Krasniqit: Babai po refuzon kontrollet mjekësore në Hagë
  • VIDEO / Berisha konfirmon Ramën: Pas protestës jam unë

Komentet e Fundit

  1. Vlora 97 on “Arrestoje, por mos e qëllo në kokë”
  2. T on ​As nami, as gogoli. Përgjigjet që jep Kushtetuta për pyetjen ‘apokaliptike’: Po iku ky, kush vjen?
  3. Rn'S Bn'L on ​As nami, as gogoli. Përgjigjet që jep Kushtetuta për pyetjen ‘apokaliptike’: Po iku ky, kush vjen?
  4. ANA on U dënua me 25 vjet / E bija e Jakup Krasniqit: Babai po refuzon kontrollet mjekësore në Hagë
  5. K R on Deutsche Welle: Nga Greqia shkoi te Irani dhe Rusia, tani është Antifa. Kush po ia “lëviz” fijet Ramës?

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?