Gazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Lajmi i fundit
Lajm i mirë për Shqipërinë, Çekia shkatërron Poloninë. Edhe Franca ‘i shkul’ gjethet tulipanëve
Aktualitet Sport
Alarmi i gjeofizikantëve: Afrika po ndahet në dy kontinente dhe një oqean i ri po lind!
Aktualitet Kuriozitete Lifestyle Soft
Avokati i Bllakos: Akuza për korrupsion nuk ekziston, çështja penale ndaj tij duhet pushuar!
Aktualitet Kronike
Messi feston Botërorin me golin e 800-të personal, Laporta e josh: Derën e Barcelonës e ka të hapur
Aktualitet Sport
Vrasja në Belgjikë/ Kush është spiuni “Fati”, që sipas të penduarit Nuredin Dumani, shiti “Arjanin e vogël” te Çopjat
Aktualitet Kronike
Aa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Jeta në cift
  • Kopertina
  • Arkiva
Duke lexuar: Kualifikueset Euro 2024, Sylvinho: Kam parë 240 ndeshje për të zgjedhur 23 lojtarë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Aa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Jeta në cift
  • Kopertina
  • Arkiva
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kosovë
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Sport > Kualifikueset Euro 2024, Sylvinho: Kam parë 240 ndeshje për të zgjedhur 23 lojtarë
Sport

Kualifikueset Euro 2024, Sylvinho: Kam parë 240 ndeshje për të zgjedhur 23 lojtarë

Published 18 Mars, 2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Trajneri i Kombëtares shqiptare, Silvinjo ka dalë në një konferencë për mediat në prag të grumbullimit të lojtarëve për sfidën me Poloninë.

Ditën e djeshme, trajneri më i ri i kombëtares sonë, Sylvinho, publikoi listën me të gjithë të përzgjedhurit e tij për ndeshjen e parë kualifikuese.

“Fillimisht është një nder të jem këtu si trajneri i kombëtares së Shqipërisë. Dua të falënderoj federatën që më ka lejuar mua dhe stafit të udhëtoj në Europë e jashtë saj, të vizitoj lojtarët, të shoh ndeshjet. Janë dy muaj punë intensive, më shumë se 240 ndeshje të shikuara. Po flasim për 60-70 lojtarë të vlerësuar, pastaj shumë punë për të arritur te 23 lojtarët. Mendojmë se është një grumbullim për të shkuar të bëjmë një ndeshje. Aty duhet të kuptojmë gjithçka, puna është kjo, jemi të lumtur nga ajo që kemi parë, nga ajo që na ka lejuar federata, të udhëtojmë e të shohim lojtarët. Dua të falënderoj edhe Shtëpinë e Futbollit, jetoj në Tiranë dhe është kënaqësi të vij këtu, këtu kam bërë stërvitje në fushë me disa të rinj vetëm për të kuptuar nëse kishte ndonjë gjë apo problem, por tani presim lojtarët.

Fillimisht Mehmeti është më i ri, po bën një rrugëtim shumë të mirë duke luajtur në Championship. Ai është lojtar krahu, i aftë, i ri, duhet të zhvillohet e përmirësohet. Asani është një i majtë, ku kishim mungesa, është një mesfushor sulmues i cili ka një rrugëtim të rëndësishëm në Hungari. Sot ka shënuar tre gola. Po ndjekim atë dhe shumë të tjerë. Kemi vlerësuar 70 lojtarë. Rreth 15 ditë më parë, ishim të gjithë në 8.30 të mëngjesit për ta parë që luante në kampionat, është një punë që duhet bërë. Pastaj mendoj dhe është e drejtë, që kemi 23 lojtarë dhe kemi menduar për një ndeshje, mund të bëjmë rreshtime të ndryshme se kemi lojtarë për shumë skema loje. Ende duhet të kuptojmë ndjesinë e parë, të shohim të hënën”

Mihaj, Dokaj, Çekiçi kanë qenë në grumbullimet e fundit, por së fundmi s’janë, a mund të jenë në një grumbullim tjetër?

“Ne na duhet të bëjmë zgjedhjet tona, por të gjithë ata që përmendët janë shumë të rëndësishëm, do të na ndimojnë në të ardhmen, por ne kemi bërë zgjedhje vetëm për ndeshjen me Poloninë.”

Problem është porta, meqënëse portiertët tanë Strakosha dhe Berisha nuk kanë asnjë minutë në ekipet e tyre.

“Të dy unë i kam takuar, nuk kanë luajtur me ekipet e tyre, por kanë shumë eksperiencë dhe shumë të rëndëishëm, është e rëndësishme që e ndjejnë fanellën dhe ata i plotësojnë kriteret. Ka edhe lojtarë si Muçolli që na bën punë, do e mbaj në vëzhgim nëse do të jetë në të ardhmen.

Pjesë e punës së një kombëtareje është kështu, ne kemi marrë 23 lojtarë, ndoshta mund të bëjmë zëvendësime për shkak dëmtimesh. Ne ecim para dhe mendojmë se duhet të luftojmë për çdo pikë, në çdo fushë, duhet të luftojmë për çdo pikë. Nëse duam të kualifikohemi, këtë duhet të bëjmë. Ata janë të fortë, janë mësuar të luajnë në Botërorë dhe Europianë, janë një ekip i rëndësishëm. Ne do të përgatitim ndeshen dhe do të shkojmë të luajmë, kemi 7 ditë stërvitje dhe e përsërit që çdo pikë për ne është e rëndësishme. Duhet të shkojmë atje me dëshirë, zemër e shpirt se kështu luhet futbolli. Është ana taktike dhe teknike, por është e rëndësishme shpirti e zemra. Ajo është shumë e rëndësishme për rrugëtimin tonë, jo vetëm për një ndeshje, me siguri do të shkojmë të luftojmë për secilën pikë.

Letër si De Biazi? Teknologjia ka ecur para, nuk do të shkruaj letër, por me teknologji para se të vinjë në kombëtare, lojtarëve do t’u mbërrijë diçka e rëndësishme, 30 sekonda që duhet të kuptojnë shpirtin që kemi ne këtu. Nuk dua të them më shumë, është diçka e brendshme, por me siguri do t’u mbërrijë.”

Sot ke një ide më të qartë për lojtarët e Kombëtares, të trembin mungesat që kemi?

“Ka një ndryshim me periudhën kur erdha, se njihja mirë skuadrën. Është bërë një punë e madhe, i kemi idetë e qarta, me zor presim të hënën kur të fillojmë nga puna. Do nisim punën gradualisht, jam njohur me ambientin dhe çfarë pres në të ardhmen. Mungesat do të na penalizojnë, nuk më pëlqen të qahemi për mungesat dhe problematikat që mund të kemi.”

Mungesat na penalizojnë, mos vjen shembulli që në Kombëtare mund të futesh edhe pa luajtur në fushë, si Berisha dhe Strakosha?

“Po flasim për dy portierë të rëndësishëm, problematika qëndron. Ne do ti vlerësojmë gjërat në fushë, do shohim portierët në stërvitje, nëse japin përgjigjen e duhur do luajnë. Kanë shumë eksperiencë nëse janë në formën e duhur do aktivizoj njërin. Gabime mund të bëjë dhe Polonia, do ti shohim të gjithë me imtimësi në stërvitje.”

Ornela 18 Mars, 2023
Shpërndaje këtë artikull
Facebook TwitterEmail Printo

Lajmi i Fundit

  • Lajm i mirë për Shqipërinë, Çekia shkatërron Poloninë. Edhe Franca ‘i shkul’ gjethet tulipanëve
  • Alarmi i gjeofizikantëve: Afrika po ndahet në dy kontinente dhe një oqean i ri po lind!
  • Avokati i Bllakos: Akuza për korrupsion nuk ekziston, çështja penale ndaj tij duhet pushuar!
  • Messi feston Botërorin me golin e 800-të personal, Laporta e josh: Derën e Barcelonës e ka të hapur
  • Vrasja në Belgjikë/ Kush është spiuni “Fati”, që sipas të penduarit Nuredin Dumani, shiti “Arjanin e vogël” te Çopjat

Komentet e Fundit

  1. intelektuali në NJË MARRËVESHJE “PAR EXCELLENCE”
  2. intelektuali në Rama për BBC: T’i vësh krimit një vulë etnike është në vetvete një krim
  3. Tironci në Rama për BBC: T’i vësh krimit një vulë etnike është në vetvete një krim
  4. Tironci në NJË MARRËVESHJE “PAR EXCELLENCE”
  5. intelektuali në Rama për BBC: T’i vësh krimit një vulë etnike është në vetvete një krim
Gazeta DitaGazeta Dita

© Copyright Gazeta Dita 2022. Te gjithe te drejtat e rezervuara

Removed from reading list

Hiq
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?