Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: KUJDES, kjo është monedha euro false që është futur në qarkullim (bisedat me shpërndarësit në Tik Tok)
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Ekonomi > KUJDES, kjo është monedha euro false që është futur në qarkullim (bisedat me shpërndarësit në Tik Tok)
EkonomiKryesore

KUJDES, kjo është monedha euro false që është futur në qarkullim (bisedat me shpërndarësit në Tik Tok)

Published: July 2, 2023
Shpërndaje

Qindra mijëra euro false dyshohet se qarkullojnë në tregun e Kosovës dhe mund të kenë hyrë në Shqipëri me shërbimet turistike, gjatë sezonit veror.

Ardian Pajaziti nga Prishtina thotë se është përballur vetë me monedha të tilla.

“Duke blerë bukë dhe duke qenë furrë e lagjes… Punëtorja me mirësjellje më ka treguar se paratë janë fals. Monedha ka qenë 2 euro. Kjo përvojë më ka bërë të jem më e kujdesshme se çfarë monedhash pranoj në shërbime të ndryshme”, thotë Pajaziti për Radion Evropa e Lirë.

- Publicitet -

“E kupton që monedha metalike 2 euro është false, sepse është më e lehtë, pra dallon trashësia dhe diametri. Imazhi i saj është më i dobët dhe ndonjëherë ka ndonjë shkronjë të deformuar”, thotë bashkëqytetarja e saj, Fjolla Vukshinaj, e cila po ashtu ka hasur në para false.

Praninë e parave false e konfirmojnë edhe aksionet e policisë së Kosovës për konfiskimin e tyre dhe arrestimin e falsifikuesve.

Nga janari deri në prill të këtij viti, policia ka iniciuar 363 raste për veprën penale “falsifikim i parasë”.

Monedha 2 euro false të konfiskuara nga Policia e Kosovës

Në një aksion më 13 prill u konfiskuan 10.600 euro false. Të gjitha paratë e konfiskuara ishin monedha prej 2 eurosh.

Në një tjetër aksion në dhjetor u konfiskuan 63 mijë euro false. Një shumë prej 375.000 eurosh false – që të gjitha bankënota prej 100 dhe 50 eurosh – u konfiskua në vitin 2021.

Kohë më parë u arrestua edhe një grup kamerierësh, të cilët u zunë duke shpërndarë para false te klientët në rajonin e Prizrenit.

Nga vijnë paratë false?

Së paku në dy raste të konfiskimit të mijëra eurove false nga Policia e Kosovës, origjina e tyre ishte Maqedonia e Veriut dhe Turqia.

Në grupe të ndryshme në rrjete sociale, po ashtu, pretendohet se në shumë raste paratë false vijnë prej jashtë Kosovës.

Aplikacione në Tik Tok që shpërndajnë para false

Në aplikacionin TikTok ka një numër profilesh që reklamojnë paratë false. Poshtë këtyre njoftimeve ka qindra komente të personave me emër e mbiemër, që kërkojnë të blejnë vlera të ndryshme të parave false.

Në periudha të ndryshme këtë vit, Radio Evropa e Lirë bisedoi me dy profile që kanë qenë ndër më të ndjekurat: “Blejpareks” dhe “Parefallsks”.

Që të dy personat që pretendojnë se i menaxhojnë këto faqe, thonë se mund të sjellin para false në çfarëdo shume që kërkohet, por nuk tregojnë se prej ku.

Bisedat në Tik Tok

Për t’u dukur si blerës potencial, REL-i komunikoi me ta duke përdorur gjuhë jostandarde.

I pyetur se a ka para false në shitje dhe se kur mund t’i sjellë ato, “Blejpareks” u përgjigj: “Mundem me t’i sjellë në Kosovë nesër. Vijnë me postë. Postës ja jep paratë”.

REL-i kërkoi nga ai 1.000 euro dhe e pyeti se sa kushtojnë.

“Blejpareks”: 100 euro

REL-i: A vijnë me siguri?

“Blejpareks”: Po, po. Mos ke merak. Seriozë jemi ne. Në atlete i fusim.

REL-i: E unë me ia pagu postierit 100 euro, do të thotë?

“Blejpareks”: Po. E ai t’i jep ty [paratë].

Profili tjetër në TikTok, “Parefallsks”, pasi pyetet nëse mund t’i dërgojë 300 euro me urgjencë, siguron që po, por thotë se shuma minimale e parave false që mund të dërgohet, është 500 euro.

“Parefallsks”: Po vëlla, por me 50 euro i merr 500 euro [false] vëlla. Shuma më e vogël te ne është kjo…

Për të mos kryer vepër penale, REL-i nuk porositi para false nga këto dy profile, për të konfirmuar nëse ato dërgohen vërtet ose jo.

Megjithatë, në bazë të komenteve në profilet në TikTok duket se shumë qytetarë mashtrohen.

n.s. / dita

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Rama në Korçë për takimin mbi reformën territoriale, i pranishëm edhe djali i tij Greg
  • Haga i dënoi me 81 vite burg, Kurti reagon pas vendimit për ish-krerët e UÇK-së
  • Ringrihet sërish Bordi i Transparencës
  • “Sot u dënuan çlirimtarët”, vajza e Jakup Krasniqit shpërthen pas vendimit në Hagë
  • Përgjimet dhe akuzat për tregti armësh, reagon kompania: Ron Yeffet nuk na përfaqëson, përgjimi ishte i paautorizuar

Komentet e Fundit

  1. Lala on VIDEO: Vendimet e Hagës, si reaguan ish-krerët e UÇK kur u komunikuan dënimet përkatëse
  2. demo on Përgjimet dhe akuzat për tregti armësh, reagon kompania: Ron Yeffet nuk na përfaqëson, përgjimi ishte i paautorizuar
  3. Gas Gas on Gjykata e Hagës shpall Hashim Thaçin fajtor e dënon me 25 vite burg. Dënohen edhe ish-krerët e tjerë të UÇK-së
  4. muçua I tanes on Qeveria premton rritje pensionesh në prag të zgjedhjeve vendore
  5. nilo on Përgjimet dhe akuzat për tregti armësh, reagon kompania: Ron Yeffet nuk na përfaqëson, përgjimi ishte i paautorizuar

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?