Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: “Kujdes ku shkel”, DASH i kthehet keq Vuçiçit, pasi e quajti analistin e njohur amerikan “agjent shqiptar”
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Bote > “Kujdes ku shkel”, DASH i kthehet keq Vuçiçit, pasi e quajti analistin e njohur amerikan “agjent shqiptar”
BoteKosovë

“Kujdes ku shkel”, DASH i kthehet keq Vuçiçit, pasi e quajti analistin e njohur amerikan “agjent shqiptar”

Published: January 10, 2023
Shpërndaje

Departamenti amerikan i shtetit reagoi ashpër ndaj sulmit të presidentit Aleksandar Vuçiçt kundër njërit prej njohësve më të mirë të politikave të Ballkanit, analistit dhe profesorit Edward Joseph.

Nuk ka vend në shoqëritë demokratike për taktikat e njollosjes kundër qytetarëve, sikurse ato që janë përdorur ndaj Joseph, është mesazhi i postuar në faqen e Twitterit të DASH-it.

Zërat e pavarur dhe organizatat e shoqërisë civile promovojnë llogaridhënien dhe transparencën, nënvizohej aty.

- Publicitet -

“Ne vlerësojmë ata që ndërtojnë shoqëri paqësore në Ballkanin Perëndimor”, thuhet në mesazhin e shoqëruar me një fotografi të Josephit së bashku me ndihmës sekretarin amerikan të Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, Gabriel Escobar.

Gjatë një paraqitjeje në televizionin Prva, Vuçiçi e quajti Josephin, profesor në Universitetin Johns Hopkins dhe ish-kreu i misionit në Kosovë të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Europë, “një agjent shqiptar”, më tej, ai e etiketoi edhe më fjalë ofenduese dhe deklaroi se eksperti i Ballkanit, merr “shumë para nga lobi shqiptar”.

Zemërimin e tij e kishin ngjallur pohimet e Edwards për REL lidhur me barrikadat e ngritura në veri të Kosovës për gati tre javë, se Vuçiçi “po manipulonte Shtetet e Bashkuar dhe Bashkimin Europian”, dhe se qetësia e vendosur pas heqjes së tyre do të zgjasë vetëm deri kur “presidenti serb të vendosë se i duhet një krizë e re në Kosovë”.

Pas akuzave të Vuçiçit, Joseph shkroi në Twitter se ato janë “krejtësisht të rreme” sa i përket lidhjeve të pretenduara financiare mes tij dhe “lobit shqiptar”.

“ Vuçiç nuk ka dëshmi për t’i mbështetur këto akuza serioze sepse lidhje të tilla nuk ka dhe nuk ka pasur asnjëherë. Qëndrimet e mia janë produkt i dhjetëra viteve në terren – në të gjitha konfliktet në Ballkan, përfshirë edhe vitet e luftës”, ka shkruar ai.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
7 Comments
  • Mos e beso po deshe, por eshte e vertete. says:
    January 10, 2023 at 7:10 pm

    Ne histporine boterore asnjehere agjentet aktiv nuk deklarohen pro, ata fillojne e llapin pasi dalin ne pension.

    Reply
  • Lesh lesh says:
    January 10, 2023 at 7:12 pm

    Po te mori ne mbrojtje DASH verteton qe je agjent, por agjent i rregjur dhe me shume vlere.

    Reply
  • demo says:
    January 10, 2023 at 7:42 pm

    Ne Historine Boterore Serbia qe nga krijimi ka pushtuar tokat shqiptare dhe ka assimiluar popullsine shqiptare.Politika e krijimit te konflikteve,te agredimit,te sajimit te VICKAVE te elementeve serbe,,sic ishte dhe ky LLAHTAR I VENDOSJES TE TARGAVE, ka qene politike Permanente me qellim Rrembimin e territorit te Shqiptareve deri ne zhdukjen perfundimtare. Ne 1877 fill pas fitores se ushtrise ruse ne frontin Bullgar,Ushtria serbe sulmoi qendren e Vilajetit te Kosoves,qytetin shqiptar te Nishit dhe Rrethinat,krahinat e Kurshumlise,Sanxhakut,duke spastruar Ethnikisht,me terror,vrasje,grabitje,nje territor sa gjysma Kosoves sotme.Me themelimin e Lidhjes Prizrenit,duke u trembur nga nje kundersulm i ushtrise se Lidhjes Shqiptare,tronditen komisjonin Nderkombetar te Kongresit Berlinit me vuajtjet e popullsive serbe ne Kosove,Me vuajtjet e klerikeve serbe qe nuk ushtronin dot detyren prej shqiptAREVE MUSLIMANE. Serbet e Prizrenit hodhen derrin e therur ne xhami te Prizrenit,qe shqiptaret muslimane te kacafyteshin me shqiptaret katolike te Prizrenit.
    Sot nuk derr ne xhami,por ka paramilitare serbe qe qellojne me plumba forcat e sigurise te Kosoves dhe krijojne barrikada kur arrestohet Agresori.Rrethojne shqiptaret per ti lincuar fizikisht dhe moralisht,,dhe ky nuk ka te drejte as te mbrohet,,sepse turma agresive serbe demostrojne fuqishem :-Na mbroni nga shqiptaret! Te gjitha keto i ka pare Edwards,,dhe ka folur PARA SE TE DALE NE PENSION,OR TI SHKJA I BESUESHEM.

    Reply
  • I paemer says:
    January 10, 2023 at 8:34 pm

    Vucic eshte kaq agresiv me akuzat e tij, sepse ka aleate Aleks Sorosin, i cili po zevendeson te atin ne drejtim te aktivitetit politik ne favor te Beogradit zyrtar, si dhe nje qendrim te dyzuar ne DASH dhe BE ne raport me Kosoven.

    Situata e luftes ne Ukraine dhe perpjekjet e Perendimit per mosperhapjen e saj ne Ballkan, u pane nga Vucic si moment i pershtatshem per ta hedhur Kosoven ne tryezen e bisedimeve te paqes me Putinin, me synim ndarjen e saj.

    Kosova ka dhene shume ne nje shekull, gjak, djerse dhe pasurite e saj per serbet qe kryen genocid mbi shqiptaret, ndaj nuk ka me asnje borxh per te blere paqen e lirine e merituar….

    Kjo e vertete e thene nga nje diplomat amerikan serioz terboi Vucicin e dishepujt e Milloshevicit ne Beograd…

    Reply
  • Alban Dega says:
    January 11, 2023 at 6:40 am

    DY KOMENTET E PARA DUKET SE I KA SHKRUAR GEBELSI I HITLERIT TE BALLKANIT SLLOBODAN MILLOSHEVIC, ALEKSANDER DACIC VUCICI

    Reply
  • Ppsh says:
    January 11, 2023 at 9:20 am

    DASH te kete kujdes se vucic nuk eshte pa vlla qe ja din hallin atij dhe e kupton ate

    Reply
  • Qaniu says:
    January 11, 2023 at 1:23 pm

    Jo, dy komentet e para jane shkruar ne Ambasaden ruse te Bathores.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • ZYRTARE: Pasues i Guardiolës, Enzo Maresca nënshkruan si trajner i Manchester City deri në 2029
  • “I proceduar për 8 vepra penale”, Rama nxjerr të dhëna për një nga organizatorët e protestës
  • Gara për mineralin e rrallë kthehet në biznes familjar? Investigimi i NYT zbulon fijet private të Trump në kontratën e Kazakistanit
  • A mund të jetë Edi Rama një nga viktimat e ardhshme kolaterale të trumpizmit?
  • Të shtëna me armë në Pogradec, plagoset i riu me precedentë penalë

Komentet e Fundit

  1. Aldrin on Plagët e buldozerëve mbi ‘Folenë e Zogjve të Egër’ në Zvërnec
  2. Epo kjo pune on Mirësevini në “shtëpi”!
  3. Chelsea on Kontakt i rrallë SHBA-Rusi, Ministrat e Mbrojtjes bisedë telefonike me njëri-tjetrin
  4. Zdromsi on Çfarë ndodhi në Gjykatë me Metën? Cakrani: Nuk do të jem më avokat i tij, ka humbur mirëbesimi
  5. Luani. on Greqia njofton misionin e parë hapësinor, emri Adrianos Golemis ngjall kuriozitet dhe polemika

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?