Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Kujtesa e gurëve
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kulture > Kujtesa e gurëve
Kulture

Kujtesa e gurëve

Published: November 9, 2022
Shpërndaje

Xhevdet Shehu

 

Të rrëmbyer nga ngjarjet e aktualitetit, nga zhvillimet e mërzitshme politike, shpesh na ikin ngjarje të rëndësishme kulturore, të cilat kurrsesi nuk duhet të na humbasin. Sidomos ato që kanë të bëjnë me trashëgiminë tonë kulturore dhe me kujtesën tonë historike. Unë po tregoj për një ngjarje të tillë që ka kaluar pothuajse pa u vënë re.

- Publicitet -

Në një nga ditët vjeshtore të muajit tetor në Tiranë, me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës, në ambjentet e Tulla-Kulture Center, u shfaq premiera e programit dokumentar  “Kujtesa e gurëve”,  kushtuar një artisti të madh me origjinë  shqiptare, Andrea Alessi, epirot nga Durrësi, një ndër artistët më të shquar të pellgut të Adriatikut, që vulosi Rilindjen në arkitekturën kroate të shek XV.

Dokumentari “Kujtesa e gurëve”, (Epirotasi i Durrësit), me  skenar të Gëzim Gjyrezit, producent Xhemal Reçin dhe me  regji të Ylli Pepos, Artist i Merituar, pasqyron jetën dhe veprën e Andrea Aleksit ( ose Alessi, sic njihet ne bote)artist i madh shqiptar i shekullit të Skënderbeut.

Zbulimi Andrea Alessi, me vepra që rrojnë edhe sot pas 600 vitesh, admirohen nga mijëra shikues e turistë nga e gjithë bota që vizitojnë Venecian, Splitin, Ankonën, apo ishujt e bukur Dalmatiane.

Vepra e tij, e shfaqur nëpërmjet dëshmive, dokumenteve, fotove dhe filmimeve si dhe fjalës së specialistëve e historianëve, me pjesëmarrjen e profesor Shyqri Nimanit, fotografit kroat me origjinë shqiptare, Luka Mjeda, të studiueses leksikografe nga Zagrebi, Meri Kunçiç si dhe falë veprës së akademikut kroat Andrija Mutnjakoviç, është një e papritur e bukur e tepër interesante për çdo shqiptar, veçanërisht për studiuesit, njerëzit e kulturës e të artit, për skulptorët, piktorët dhe arkitektët tanë.

***

Në dokumentar ka filmimeduke filluar nga qyteti i vjetër i Splitit, me  muret e gurtë të banesave të qytetit,  kalldrëmet e gurta, kisha  Sveti Duho  ku gjendet  dhe gurvarri i Andrea Alessit,  gdhendur emri, mbiemri,kombësia dhe qyteti nga është:

Andrea Alessi, epirot nga Durrësi.

Filmimet vazhdojnërrugëve e rrugicave të Splitit, më pas, ndalur  në një park të Zagrebit, fokusuar në portretin skulpturë të historianit dhe shkrimtarit Ivan Kukuljeviç, një politikan kroat i kompletuar  si  shkrimtar,  ushatarak, historian arti, iadmiruar nga populli dhe shkencëtarët kroatë deri në monumentalizimin e tij. Mjegullën e dendur të jetës dhe veprës të Andrea Alessit e çau thuajse 356 vjet më vonë,në vitin 1859, pikërisht historiani dhe shkrimtari  Ivan Kukuljeviç. Ai do të shkruante  seartisti Andrea Alessi është në radhën e parë të artistëve dalmatinë të shekullit XV. Krijimet artistike që janë ruajtur deri më sot, shkruante Kukuljeviç më 1859, janë monumente madhështore me të cilat do të krenohej çdo popull. Veprat e tij ruhen edhe sot pas 600 vjetësh.

Dokumentari zbulon detaje nëpërmjet fjalës edhe të shumë studiuesve të tjerë, të cilët shprehen se Andrea Aleksi apo Alessi, epiroti nga Durrësi,përveçse një gdhendës guri në adoleshencë, ishte edhe arkitekt dhe skulptor në rini dhe në moshën e tretë. Madje, edhe  i pasur që shiste e blinte prona toke, vreshta, prodhues verërash dhe shitës me shumicë i verërave. Të gjitha këto i ve bukur në dukje në skenarin e tij, gazetari i njohur Gëzim Gjyrezi, që sot jeton e punon ne Nju Jork.

Pikërisht mbi bazën e ideve, kërkimeve, shpesh të natyrës investigative dhe shkrimit të tij, Ylli Pepo ndërtoi një film te bukur, krejt ndryshe nga filmat dokumentarë që shohim shpesh,  ku ka vetem pershkrime dhe monotoni te te treguarit. Ndersa këtu, në dorën e Ylli Pepos, mjeshtrit tonë të njohur kineast, ndjekim me frymën pezull ngjarjet, punën kolosale, artin e veçantë në stilin e Rilindjes Italiane të Epirotasit tonë nga Durrësi.

Tepër origjinal e befasues është prologu, hapja, i filmit. Me mjete shprehëse të gjetura me një montazh të shpejtë e muzikë plot mister hyjmë në atmosferen e kohës e në të papriturat qëdo të hasim gjatë filmit, ku, kuadër pas kuadri, zbulohet vepra kolosale e Aleksit, krejt e panjohur deri më sot për publikun e gjërë.

Jeta e tij kaloi nga një varfëri e plotë e një familjeje emigrante deri në bërjen pjesë dhe shoqërimin me elitën e familjeve të pasura e të kulturuara të Zadarit, Shibenikut, Trogirit, Splitit,  Anconës në Itali në arqipelagun e Tremitit dhe në ishullin Rab të Kroacisë.

Do të ishin gurët e daltuar që krijuan një dialog me studiuesit kroatë, të cilët hodhën në letër fakte, ndjesi personale dhe interpretime në studimet dhe librat e tyre. Ato janë të shumta dhe flasin me detaje për talentin e këtij epiroti nga Durrësi.

Në këtë det studimesh kroatë për një shqiptar, dallojnë  dy shqiptarë që kanë gërvishtur dhe ngulitur në memorjen tonë Andrea Alessin, Profesor Ramadan Sokoli  në Tiranë dhe Profesor Shyqri Nimani, në Prishtinë.

Megjithatë dhjetë faqe të shkruara në total, pesë në librin “Figura të shquara” të Profesor Ramadan Sokolit në vitin 1965, i cili u botua dhe u shit në një kohë rekord dhe pesë faqe të tjera në librin “Artistët shqiptarë të rilindjes italiane” më 2019, nga profesori në Prishtinë Shyqri Nimani,  janë fare pak apo aspak për të bërë të njohur Andrea Alessin në një popullsi disa milionë shqiptarësh në Shqipëri, Kosovë, Mal të zi dhe në Maqedoninë e Veriut, edhe miliona të tjerë të  shpërndarë në Europë, Amerikë, Turqi e Australi.

Andrea Alessi,siç shkruan ai vet në gurin e tij të varrit,  ka lindur në qytetin e Durrësit më 1425.

Durrësi ishte një qytet që kishte histori dhe kulturë të lashtë. Edhe nën administrimin Venedikas, Durrësi ka pasur një zhvillim ekonomik e kulturor.Madje kish pasur edhe universitetin e tij.

Familja Alessi emigroi në Zadar.  Nuk dihen arsyet. Mbase i druheshin dyndjeve turke, mbase kishte punë apo mbase ishte jeta më e lirë.

Në dokumentar shfaqet Zadari i vjetër me shtepitë dhe rrugët e ngushta. Të gjitha të ndërtuara me gurë të latuar, porti, ndërtesat zyrtare të vjetra si dhe universiteti i Zadarit.

Qyteti vete ka një histori tëlashtë. Ndryshe nga qyetet e tjera dalmatinë të themeluar nga grekët, Zadariështë themeluar nga fiset ilire të liburnëve në shekullin VIII para erës së re. Këmbimet e produkteve bujqësore blegtorale dhe peshkimi bënë që Zadari të ishte në ambicjet e më të fuqishmëve. Në vitin 614 ka qenë kryeqyteti i dalmatinëve.  E pushtuar, së pari nga mbretëria e bizantit, ka qenë nën zotërimin e venecianëve si dhe nën mbretërinë hungareze.Më 1409 mbreti hungarez Ladislav i Parë,  ia shiti Zadarin venecianëve.

Profesor Shyqri Nimani, tregon se familja Alessi në vitet e para të emigrimit kishte vështirësi financiare ndaj e punësoi Andrean e njomë në moshen 10 vjeçare në punishten e mjeshtrit Pjetër Troja. Madje profesor Nimani ka konstatuar se ka ndeshur edhe me një kontratë punësimi të Andreas minoren dhe bosit Pjetër Troja.

Në studjon e Pjetër Trojës,  Andrea Alessi ka mësuar vizatimin, gjetjen e gurit për ndërtim apo për relieve zbukurimi deri në skulpturë, të cilat erdhën pas modelimit me argjile.

Në moshën 20 vjeçare në vitin 1445, Andrea Alessi e ndjente veten të formuar si mjeshtër gdhendjeje  guri dhe zbukurimi, ndaj edhe u shkëput nga Pjetër Troja.

Viti 1445, një ngjarje e shënuar për Andrea Alessin. Në këtë vit ai u njoh me një mjeshtër të daltimit të gurit, skulptor me shumë emër, Juri Dalmatinaç që njihet edhe si Giorg Shibeniku. Ai ishte një nga talentet e kohës. Ishte një kombinim i shkëlqyer në marrëdhëniet e tyre.

Pasi punoi tre vite me Shibenikun, Andrea Alessi vendoset në Split, por asnjëherë nuk u shkëput nga Shibeniku skulptor.

Arsyeja e vendosjes në Split? Sigurisht intuita, historia dhe kultura që e kishinshtyrë të merrte një vendim, të largohej nga Giorg Shibeniku dhe të shihte të ardhmen e tij.

E pikërisht në këte qytet Andrea Alessi u përball me sfidën e të mbijetuarit, të rritjes së reputacionit dhe të shkëlqimit të tij.

Me njëçekiç, një daltë dhe me një kompas ai e mposhti fortësinë e gurit. E bëri gurin si lodër fëmijësh në duart e tij. I dha format gjeometrike, floreale dhe njerëzore.Kamera hyn në këto detaje të imta, duke dhënë të plotë vlerën e artit të tij.

Andrea Alessi ishte mjeshtër i arrirë që në moshën  27 vjeç.

Profesoresha Tonia Andriç e Universitetit të Splitit,shkruan se Andrea Alessi ka dizajnuar ndërtesa religjoze, ndërtesa publike, shtëpi banimi. Ka marrë pjesë në rinovimin e katedrales së Splitit, ka punuar një seksion të Shën Katerinës në kishën domenikane të Splitit, nëkapelen e Shën Jerome, lokalizuar në Marjan Hill të Splitit.

Studiuesi Emil Hilja, profesor i universitetit të Splitit, konstaton se në ndërtimin e banesave në Split, janë gjetur dokumente ku ka qenë arkitekt dhe ndërtues Andrea Alessi.

Spliti ishte për Andrea Alessin qyteti  ku arriti të bëhej shtetas,  qyteti ku shkëlqeu, qyteti ku provoi talentin e tij. Prej këtej ai rrugëtonte në Ankona dhe ishujt Tremiti  të Italisë, në ishullin Rab e Trogir tëKroacisë.

Studiuesja Tonia Andric ka vërejtur se ai arriti të hynte në elitën e Splitit dhe ndërtoi marrëdhënie me të pasurit, klerikët, noterët dhe avokatë.

Profesor Shyqri Nimani tregon se ishin pikërisht elita e ishullit Rab të Kroacisë që pasi kishin dëgjuar për talentin e tij e ftuan të realizonte disa punime.

Andrea Alessi arriti një nivel artistik të tillë sa që nuk kërkonte më punë.Ishin fisnikët e pasur, klerikët dhe kishat që kërkonin Andrea Alessin.

Profesor Shyqri Nimanitregon se zbukurimet në kishën e Shën Mërisë,  janë nga veprat më tëçmueshme të opusit të tij  krijues.

Maksima e profesor Nimanit nuk është një rastësi. Ai është sudiues i vyer i historisë së kombit shqiptar dhe veçanërisht i historisë së artit të rilindjes italiane ku kanë kontribuar edhe artistë shqiptarë të harruar nga akademitë e shkencave në Tiranë dhe në Prishtinë.

Në qytetin e Trogirit,Andrea Alessi arriti pikën më të lartë të amplitudës së talentit të tij njërin nga shkëlqimet e talentit të tij.

Trogir është një ishull fare pranë tokës dhe lidhet me tokën nëpërmjet një ure.Eshtë pothuaj një qytet i gurtë në të cilin mund të jenë derdhur miliona orë pune për ta daltuar gurin në formë kubike, floreale dhe njerëzore. Janë ndërtuar shtëpitë në të cilat ka edhe zbukurime, relieve që u përkasin familjeve të pasura.Pallati Cipiko në të cilin punoi Andrea Alessi, ka zgjatur si kohë afro 200 vjet. Një pallat gjigand që përfshin disa pallate më të vegjël.

Studiuesi Andrea Mutnjakoviç, i intervistuar në film  thekson relievin e Andrea Aleksit në kishën e Trogirit si të parën vepër të Rilindjes në Kroaci, vepër e cila ishte përkrah rilindjes italiane ndërkohë që vendeve të tjera të Europes  u duheshin disa dhjetëvjecarë për të përqafuar rilindjen italiane dhe europiane..

Në Split dhe në Trogir,  Andrea Alessi kishte arritur afirmim të plotë si arkitekt, ndërtues dhe skulptor.

Më 1505, dy vjet më pas nga gdhendja  që i bëri  gurit të varrit të tij ai ndërroi jetë po në Split aty ku ai sfidoi të gjitha provat.

Ndoshta nuk e kish parashikuar që një ditë ai do të  monumentalizohej në studime, në leksione univesitetesh e në vepra akademikësh.

Me punën e talentuar e të kujdesshme në montazhin e Gjergji Panos, nën kujdesin e redaktores Valentina Hysi e profesionalizmit të producentes ekzekutive dhe producentit me pervojë të gjatë Xhemal Reçi, idetë dhe skenari i gezim Gjyrezit, gjetën mishërim e një realizim të plotëe dinjitoz kinematografik nën drejtimin e Ylli Pepos, që prej 55 vjetësh jep gjithmonë vepra me vlerë dhe me plot interes për publikun e gjërë.

***

Prandaj edhe kësaj radhe, ky film i tij i ri u ndoq me interes nga pjesëmarrësit në premierë, profesorë e historianë, skulptorë e arkitektë, si dhe shumë artëdashës, të cilët vlerësuan veprën e këtij artisti të madh me origjinë shqiptare, pothuaj krejt i panjohur nga vetë shqiptarët, duke u shprehur me admirim për punën e bërë nga realizuesit e dokumentarit.

Dokumentarë të tillë njohës, me vlera për historinë e artit dhe tëkulturës shqiptare, realizuar me profesionalizëm, duhen mbështetur e inkurajuar nga të gjitha strukturat shtetërore dhe jo vetëm.

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • “E keni kokën e mbushur plot me gënjeshtra”, Rama përplaset me gazetaren nga Rumania
  • Irani i kundërpërgjigjet Ramës: Dëgjo qytetarët që thërrasin “Rama ik” dhe mos shpik armiq imagjinarë
  • Zbardhet zhdukja e 34-vjeçarit në Tiranë, u mor peng dhe dyshohet se është ekzekutuar
  • GJKKO dënon me 2 vite e 4 muaj burg bashkëpunëtorin e drejtësisë
  • Telat me gjemba rrethojnë edhe Baks-Rrjollin në Velipojë

Komentet e Fundit

  1. Drini on Telat me gjemba rrethojnë edhe Baks-Rrjollin në Velipojë
  2. protestuesi on Këtë herë shpirti shqiptar nuk po njeh kufij
  3. Leu aka k*r me zyle on Shqipëria e bukur është në shesh
  4. 1thundrak on Detaje nga dita e nëntë e protestës, mijëra qytetarë në shesh, përplasje me të rinjtë e PD; Reuters jep live protestën
  5. Qukapiku on Detaje nga dita e nëntë e protestës, mijëra qytetarë në shesh, përplasje me të rinjtë e PD; Reuters jep live protestën

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?