Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Misto Shumeli dhe 35-vjetori i një prej ngjarjeve më të rënda të periudhës së komunizmit
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Histori > Misto Shumeli dhe 35-vjetori i një prej ngjarjeve më të rënda të periudhës së komunizmit
HistoriLajmi i fundit

Misto Shumeli dhe 35-vjetori i një prej ngjarjeve më të rënda të periudhës së komunizmit

Published: November 22, 2024
Shpërndaje

Si sot 35 vite më parë 23 persona që ndodheshin në bordin e helikopterëve, studentë dhe pedagogë të Institutit të Lartë Bujqësor të plagosur, mjekë, pilotë dhe familjarë humbën jetën tragjikisht. Një nga ato viktima ishte dhe Profesor Misto Shumeli

Ishte data 22 nëntor i vitit 1989. Një autobus me studentë nga Instituti i lartë Bujqësor i Tiranës po kthehej nga praktika mësimore. Një gabim njerëzor, një defekt në motor, askush nuk mund të thotë për të vërtetën e plotë se si ndodhi një nga tragjeditë më të mëdha të atyre viteve. Ajo që dihet është se autobusi ngatërroi rrugë dhe ra në humnerë.

Por ky ishte vetëm akti i parë i tragjedisë. Dy helikopterë në bordin e të cilëve ndodheshin një grup mjekësh u ngrit nga Tirana drejt Qafës së Llogarasë. Misioni human ishte shpëtimi i jetës së studentëve dhe pedagogëve të aksidentuar.

Kështu tragjedia pati dhe aktin e saj të dytë. 23 persona që ndodheshin në bordin e helikopterëve, studentë të plagosur, mjekë, pilotë dhe familjarë humbën jetën tragjikisht.

- Publicitet -

Sot Llogaraja është ende një plagë e hapur. Ajo ditë nuk ka qenë e lehtë për askënd. Më e vështirë nga të gjithë e kanë pasur të afërmit e viktimave. Një nga ato viktima ishte dhe Profesor Misto Shumeli.

***

Në një pllajë në zemër të malit Golik ndodhet fshati Kodër,një nga fshatrat më të njohura të zonës së Rrëzës së Tepelenës. Ky fshat është i shquar për atdhedashurinë dhe etjen për dritën e diturisë që përpara do të na shpjerë siç thekson poeti ynë kombëtar Naimi. Ajo përjetësisht gdhihet dhe ngryset nga zhurma përqafuese e Drinos dhe Vjosës duke parë përballë Tepelenën me kalanë e saj legjendare. Këto vargje shprehin historinë e këtij vendi të begatë dhe të bekuar:

Kodra një i bukur fshat
Nxori djem me shpirt të lartë
Kodër pinë në gurrën tënde
Fjala jote u dha mëndje…

Kur ngjitesh për në fshat të del para shkolla dhe pllakata që mban emrin e një kolosi të arsimit dhe bujqësisë shqiptare, krenarisë së saj Prof. Misto Shumeli. Mjafton t’i përmendësh emrin dhe të kujtohen ato rreshta që janë shkruar me dashamirësi për të:

Mbi të gjithë Misto Shumeli
Si një mall në zemra ngeli
Misto me buzën e qeshur
Sot një engjëll dritëveshur.

Ato e thonë gjithçka buzëqeshjen dhe fjalën e tij të ëmbël që e bënin të dalluar nga të tjerët dhe i bënte për vete të gjithë, të afërmit dhe miqtë e tij.

Profesor Misto ka lindur në Kodër para 68 vitesh. Ishte më i vogli i fëmijëve të Sokratit dhe Frosinës, në një familje me tradita, ndjenja atdhetare dhe mbi të gjitha arsimdashëse. Ata e rritën atë në një skamje të plotë me vuajtje dhe mundime, por dashuria për shkollën, etja dhe pasioni për dije e bënë më të fortë, të kapërcente çdo vështirësi dhe pengesë.

Pavarësisht halleve të shumta i kreu studimet rregullisht,në të gjitha ciklet dhe me rezultate të shkëlqyera. Pas përfundimit të studimeve të mesme në shkollën “Abaz Shehu” në Tepelenë, iu dha e drejta e studimit në Institutin e Lartë Bujqësor(sot UBT) në Tiranë në Fakultetin e Agronomisë të cilin e mbaroi shkëlqyeshëm.

Ishin ato rezultate që e mbajtën Miston pedagog në atë universitet ku punoi 15 vjet me përkushtim, aftësi profesionale e punë kërkimore shkencore.

Ky pasion dhe vullnet shpërthyen në përmasat e një shkencëtari të guximshëm dhe të suksesshëm. Ka kryer studime pasuniversitare në Itali dhe ka marrë pjesë aktive në veprimtaritë kombëtare për të dhënë mendime të vlefshme për zhvillimin e bujqësisë,agronomisë në veçanti.

Për arritjet e suksesshme në fushën pedagogjike dhe në atë shkencore në vitin 1984 iu dha atij titulli “Doktor i Shkencave”.

Pedagog dhe shkencor por mbi të gjitha njerëzor, kështu e kujtojnë Profesor Miston ish studentë, kolegë, bashkëkohës, miqtë dhe familja e tij e shtrenjtë. Komunikimi, sjellja dhe marrëdhënia me ta e bënë pedagogun e ri Misto Shumeli në një nga figurat më të vlerësuara të Universitetit Bujqësor të Tiranës.

Këto virtyte të larta njerëzore që ai dispononte u ka mbetur njerëzve në mbresa të cilët pa përjashtim e kujtojnë dhe pas kaq shumë vitesh me dhimbje e respekt të madh. Sepse auditorët ishin familja e dytë për të dhe diçka e pashmangshme në jetën e tij.

Por jeta ka ligje të hekurta,ajo ta rrëmben atëherë kur nuk e pret. Ajo u tregua e padrejtë me profesorin buzagaz.

Pak histori nga tragjedia

Në 22 nëntor 1989, ndodhi një aksident tragjik. Ishte e para ngjarje e kronikës së zezë që kapërceu kufijtë shtetërorë të ish-Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë. Që shkoi tej me rrapëllimë, duke u emetuar nga antenat e përsëritësit radio-televizivë të mbarë botës me drithërimën e dhimbjes. Shkurt e shkurt e dha edhe televizioni i vetëm shtetëror në emisionin e lajmeve të mbrëmjes.

Spikeri, me një ton funebër, tha se kishin humbur jetën gjithsej 23 njerëz, pasi ishte rrëzuar, në fillim në afërsi të Himarës një autobus me studentë të Institutit të Lartë Bujqësor dhe më tej ishin përplasur në Vuno e Llogara edhe dy helikopterët ushtarakë, që tentuan të mbartnin për në Tiranë të plagosurit. Të gjithë të shuar, asnjë i mbijetuar….

Dita

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • “Organizuan dhe nxitën qytetarët për të bllokuar rrugën drejt aeroportit të Rinasit”, Policia procedon penalisht 19 protestues
  • SONDAZHI / 57 përqind shohin përjashtim dhe grabitje: Bregdeti sipas Ramës, një mall luksi që po ndan shoqërinë në dy kampe
  • Mesazhi i SHBA në kulmin e protestave: Investitorët duan rregulla të qarta dhe garanci, jo klientelizëm
  • Gazetarja: Emri i Berishës dhe i familjes vijon të jetë në listën “non grata”
  • Tri të vërteta të thjeshta (për kryeministrin)

Komentet e Fundit

  1. Rexha on Mesazhi i SHBA në kulmin e protestave: Investitorët duan rregulla të qarta dhe garanci, jo klientelizëm
  2. готовая диссертация on A e dini se Viktor Hygo shkruante lakuriq?
  3. Bruno on “Po dëmtoni turizmin dhe imazhin e Shqipërisë”, Rama: Ja kush do jenë dy përfituesit nga kjo protestë
  4. SPAKU on Nën akuzë për trafik droge dhe pastrim parash, historia e vilës së Ilir Shtufit ku jeton Shkëlzen Berisha
  5. Ppsh on Mesazhi i SHBA në kulmin e protestave: Investitorët duan rregulla të qarta dhe garanci, jo klientelizëm

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?