Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish sot ndaj protestave madhështore të qytetarëve që kërkojnë largimin e tij.
Teksa thotë se i respekton protestat, ai shprehet se atyre tubimeve i janë bashkuar edhe figura, që kreu i qeverisë i quan me mendje të cekët, që mendojnë “se u bë deti kos”.
Kryeministri shprehet se tubimet kanë humbur lidhjen me kauzën fillestare dhe po dëmtojnë imazhin e Shqipërisë, sezonin turistik dhe klimën e investimeve në vend.
Reagimi i Edi Ramës:
Protestuesit janë të lirë të protestojnë paqësisht për çfarë të duan, si të duan e deri kur të duan, por pa dashur t’ju bëj moral nuk kam se si mos t’u them:
1. Kjo protestë nuk ka më asnjë lidhje me Sazanin a me Zvërnecin, sepse i gjithë dokumentacioni i procesit dhe e gjithë qasja e dokumentuar qeverisë, tregojnë qartë që qeveria është në lartësinë e interesit publik e të standarteve dhe praktikave më të mira ndërkombëtare.
2. Kjo protestë po godet imazhin e Shqipërisë dhe sezonin turistik, duke ushqyer perceptimin negativ e të pavërtetë të një vendi jomiqësor ndaj mjedisit, jomikpritës për investimet e huaja dhe te pasigurtë për turistët. Anullimet e rezervimeve të hoteleve dhe bllokimet e rrugëve paralajmërojnë një sezon jo pozitiv ekonomikisht, për shumë e shumë familje e njerëz që kanë lidhje direkte apo indirekte me zinxhirin e vlerës së industrisë së turizmit.
3. Kjo protestë që arrin e degradon në një turmë të drejtuar nga mendje të liga dhe duar të këqia drejt rrugës së aeroportit, duke bllokuar natën në rrugë mijëra njerëz në lëvizjen e tyre të lirë, ka brenda saj pikërisht atë të keqen e madhe të ekstremizmit që frymëzon bullizimin online dhe prishjen me pahir të ritmit të jetës së shumicës.
4. Keqardhje për të rejat e të rinjtë e zhgënjyer nga marshimi qorrazi drejt Rinasit me shijen e lirisë e të pavarësisë së tyre dhe në emër të një revolucioni imagjinar, derisa e kuptuan edhe vetë se çfarë budallallëku kishin bërë duke i shkuar mbrapa skuthave të infiltruar nga forcat destruktive, brenda a jashtë, të cilat po bëjnë çmos për ta dëmtuar sa më shumë Shqipërinë. Uroj që të zgjohen sa më parë nga ky jerm dhe të shkëputen një orë e më parë nga mendjet e liga dhe duart e këqia që tanimë e kanë marrë në kontroll protestën.
5. Kjo protestë ka ekzaltuar edhe shumë personazhe me një emër të dëgjuar në mexhelisin e jetës publike. Me mendjet e tyre të cekëta ata i janë bashkuar asaj me mënyra të ndryshme, në bulevard apo në kanalet sociale e mediatike, me idenë se deti u bë kos, qeveria po mbytet, një orë e re erdhi për lugët në brezat e tyre.
Por nëse ka përfitues të vërtetë nga kjo protestë, ata janë vetëm dy: Qeveria Shqiptare, e cila do të nxjerrë patjetër mësimet që i duhen nga pjesa e çiltër e protestës, duke adresuar si duhet shqetësimet legjitime të asaj pjese dhe Partia Socialiste, e cila kur të shpërndahet mjegulla do t’i zhgënjejë rëndë të gjithë kundërshtarët e saj, duke u shfaqur më e madhe dhe më e fortë në qendër të skenës politike të Shqipërisë.
j.l./ dita

Kater Biologe specialiste te Mjedisit ne UT,shprehen sot se ne Zvernec nuk duhet kryer asnje investim.Edi Rama pergjigjet,qe Flamingot u kthyen ne lagune vetem kur erdhi ne pushtet Ai me qeverine e tij.
Fale Protestave IMAZHI I SHQIPERISE eshte ne krye te Mediave Boterore,(pa pagese)
Fale protestave Turizmi Ekologjik ka filluar te shtohet .,Zverneci do te behet MEKA e Ambjentalisteve te Botes,qe do vizitojne lagunen e Nartes per te pare 300- flamingot Spartane,qe po luftojne heroikisht kunder pushtimit Ediramist.
Jeten e japim,Lagunen nuk e japim.
Proteste “Heroike” ! Hahhhahhhahhhhh
Proteste “heronjsh”! hahhahhahhahahaaaaahhhh
Proteste “heronjsh” seç diijne ç’te kerkojne … hahhahhhhaaahhhhhh
Proteste koti ku “heronjte” dijne te njohin vetem anarkine !! hahahhhhaaaaaaaahhh
Madheshtore ?1? … protestat.. ?1?….
…. sa u pelqen vetja ketyre… Jane pak delirante…, pos s’ka gjE !
Turizmin dhe Shqiperine,po e demton ti,e ortaku jote,plaku 85 vjecar i vicidolit,me ju edhe kopeja,e madhe e hajdutve tuaj.Kuptojeni tani me,ju ka ardhur fundi,mjafte 35 vjete,mashtruat vollet,parate e taksapaguesve,e pronat e popullit e vendit.Prandaj erdhi momenti,protestuesit nuke ju falin,do detyroheni,te thyeni qafen,do ju merren parate e pasurite,qe keni vjedhur,e plackite,ju e hajdutve tuaj.
Edhe po u demtua, cfare pastaj? Se mos jabe leke te shqiptareve te thjeshte, nje tufe hajdutesh qe kane vjedhur vendin perfitojne prej tyre….
Dhe per sa u perket komenteve nencmuese ndaj ketyre protestave: ato jane madheshtore, nje nga te paktat gjera ne historine e shqiperise per te cilen mund te ndihemi krenar.
Protestuesit te mire a te keqij, nuk pranojne te vdesi skllever, por por u tregojne sulltaneve se ata jane gjalle. Nuk jane sahanlepires adminsitrate, frikacake komentesh, te tremburit qe kane edhe vete turp nga frika e tyre dhe ne mungese te argumenteve me tru bejne sarkazma cinike.
Protestuesit jane te rinj e studente. Jo prostata te zmadhuara njerezish qe rrojne vetem nga sahani i sulltan Rames apo satrap Berishes. Ata jane burra e gra qe kane bythe te luftojne per dinjitetin e tyre dhe te mbajne vendin e tyre qe maskarenjte e zorraxhinjte “e mencur” dhe “investitored strategjike” duan tua rrembejne pa pike turpi.
Ata kalamaj mbase nuk dine cfare kerkojne – por e dine mire cfare nuk duan. Nuk pranojne qe tu laje surratin peshtyma e horrave ordinere qe shume shqiptare jane gati ta puthin. Jane te lire ne tru, jane zogj pylli, jo pula qe rrine ne kafaz.
Ne 1991 une isha aty kur rrezuan bustin e Enverit – ishalla keta te rinj mbarojne punen qe brezi jone nuk ja doli.
Shqiperi e Re! – Kisha 30 vjet pa qene krenar per atdheun tone te frikacakeve dhe sahanlepiresve. Keta kalamaj jane ndryshe, ata jane pjesa me e mire e vendit per te cilin po filloj te ndihem prape krenar.
Do dëmtohet turizmi i hoteleve të ngritura me lekët e drogës dhe korrupsionit mbi detin e Sarandës dhe Ksamilit, mbi toka që jua zaptuan pronarëve të ligjshëm me makinacione ligjesh 7501 the falsifikime dokumenta pronësie.
E çi duhet popullit ky turizëm me çmime ushqimesh që janë dhjetfishuar me plazhe që u është vënë trau dhe nuk të lënë të futesh pa paguar €30 si Kakomeja. Me shtretër plazhi 4000 lekë dita!
Në Hale vaftë