Nga Bedri Islami
Botuar në DITA
Në ditët e fundit, thuajse në të gjitha mediat, kryefjala ishte ngritja e kullës pas Teatrit të Operës e Baletit, një histori e shpifur, që kishte zënë gropën e saj prej tri dekadave, për të ri ardhur përsëri në rendin e ditës.
U tha gjithçka për të: kush e miratoi ngritjen e saj, kush qëndron pas atyre që e kanë marrë përsipër, roli i oligarkëve dhe lidhja e tyre me politikën, u shfaq përsëri Berisha i vogël dhe babai i tij, heshtën mediat e opozitës, pasi e dinin biznesin politik që ishte bërë, heshtën edhe oligarkët, njëri nga të cilët kishte paguar për një operacion të vështirë në Austri të shefit të Foltores, pastaj u njoh kundërshtimi i shefit të Foltores, kësaj here përmes zëdhënëses së tij, hynë në lojë dhjetëra të tjerë, të varur dhe të pavarur, përsëri iu kthyen ditëve të shkuara, një forcë e re politike protestoi disa ditë pranë sheshit të ndërtimit, njerëzit u ankuan se po prishet edhe një mjedis i gjelbër, shefi i qeverisë heshti disa ditë, pastaj, si në është në natyrën e tij, shpotiti diçka dhe heshti për diçka tjetër, çka e bërë edhe më lëmsh gjithçka tjetër, për t’u gjendur para një befasie të re të politikës, kur shefi i Foltores mori në mbrojtje shefin e qeverisë, për të hedhur gunën e fajit mbi kryetarin e bashkisë, dhe dy të tjerë.
Pastaj mediat hapën defterët e vjetër të ardhurave të oligarkëve, shikuan se si janë rritur, pikërisht atëherë kur pas tyre qëndronte hija e Shkelzen Berishës, si janë dhjetëfishuar e njëqindfishuar, si shteti, edhe pse e di se kush qëndron pas tyre, përsëri i ka ushqyer, i ka rritur dhe i ka rrahur krahët.
Ndërsa poshtë, te militantët, pasionet politike janë rritur, dhe nuk mund t’i lënë të mos rriten, ndryshe si mund të qëndrojnë në politikë, në shkallët sipërore të politikës, ndodh qetësia e marrëveshjeve. Mos më prek, nuk do të prek.
Sidoqoftë njerëzit e kuptuan edhe një herë se nuk kishin qenë të gabuar kur kishin besuar se mes “ të fortëve” në politikë, ashtu si mes “ të fortëve” në oligarkinë financiare, ka pasur e vazhdon të ketë gjithnjë një lidhje të brendshme, pleksur me përplasje, pas të cilave duket se po bëhet kiameti; përkëdhelie, si zotërinj që nuk ndahen dot nga njëri tjetri.
Kulla që do të ngrihet në mes e Tiranës më kujtoi një thënie të dikurshme nga dramat e Kol Jakovës, “kulla e barit nuk do të digjet!” A është kulla që po ngrihet një “kullë bari?”
Nejse, ajo do të ngrihet. Sado të protestojë Arlind Qorri, ajo do të ngrihet. Edhe sikur të gjitha partitë e vogla të mblidhen së bashku, të bëjnë peticione, të protestojnë, të zënë rrugët, ajo përsëri do të ngrihet. Sepse për ngritjen e saj kanë rënë në një mendje “ të fortët” e politikës. Ata bëjnë ligjin, ata sundojnë. Pikë!
“Kulla” vetëm se nxori në dritë një çështje të hershme : ne kemi tri dekada e gjysmë që qeverisemi nga të njëjtat “ kulla” të politikës dhe ata, që qëndrojnë ne bashin e tyre , as nuk i ul kush, as nuk i zbret kush, as i zëvendëson kush. Ata mbetën më të lartë se sa kulla e quajtur “ Mali i Tiranës”, ata, në fakt janë vetë mali.
Në 33 vite pushteti është ndarë “bujarisht” mes dy-tre vetëve. Shkurtinat e drejtimit të qeverisjes vetëm se kanë vërtetuar teoremën se një popull i shtypur, qoftë nga diktatura e shtetit, qoftë nga diktatura e rrugës, qeveriset nga një grup njerëzish, të cilët mund të hedhin mbi ne shiun dhe diellin, të na bëjnë të heshtim, ose sikur protestojmë.
Kur loja fillon e prishet, atëherë ndodhin ngjarje tragjike. 21 janari është njëri shembull. Me gjakftohtësinë më të madhe, në mesin e Bulevardit kryesor të Tiranës u vranë katër protestues, njëri me duar në xhepa, tjetra duke vëzhguar kamerat TV, i treti duke u përkujdesur për një shok të tij, dhe i fundit, duke u kthyer në shtëpi. Ndodhi gjë, pas kësaj? Asgjë!. Shefi i qeverisë së kohës vazhdoi të qeverisë, duke u mburrur se mund të kishte vrarë 33 apo 333 vetë, se ata i ishin afruar gardhit të qeverisë, pra i ishin afruar pushtetit të tij.
Tjetri, ai që i mblodhi njerëzit asaj dite tani vazhdon të dërgojë karafila të kuq në vendet e vrasjeve, të marrë për dore të afërmit e të vrarëve, të betohet se do të bëjë diçka, në fillim betohej për ndëshkimin e krimit, pastaj se do të ketë drejtësi, tani se çështja do i kalojë gjykatës, një krim që as SPAK nuk e mori përsipër gjykimin, pasi kemi të bëjmë me pataten më të nxehtë të politikës sonë.
Në politikë qëndrojnë kullat e të njëjtëve. U nisën si fillestarë, për t’u bërë të përjetshëm në postet e tyre. Mund edhe të mos kenë pas vetes as dhjetë vetë, por janë në politikë, dalin në ekrane tv dhe flasin për politikën e madhe, i qajnë hallet popullit që e rropi pushteti i kohës, pastaj hipin në makinat e tyre të shtrenjta dhe ia mbathin në vilat në Gjirin e Lalzit, ku takohen me kolegët e krahut tjetër, pinë birra, bëjnë humor, sikur të mos ishin duke u zënë një ditë përpara në sallën e parlamentit.
Opozita fut në zgjedhjet vendore një filo nacionalist grek, i dyshuar për vrasjen e ushtarëve shqiptarë, qeveria , duke bërë se nuk ka gisht në çfarë ndodh lejon arrestimin e kandidatit, i cili pa këtë arrestim nuk do të mund të fitonte asnjë ditë, përmes aktit mobilizohen gjithë nacionalistët e skajshëm të shtetit fqinj, mbushen autobusët, njerëzit janë gati të rrihen, pastaj, të dyja palët flasin për ndjenjat kombëtare. Për pronat, dashurinë për vendin.
Pika që nuk u bie! Atdheun ata e duan vetëm kur e shesin!
Pse ndodh kështu në këtë Shqipërinë tonë? Si është e mundur që tri dekada e gjysmë sillemi vetëm rreth disa emrave të politikës, që kanë ngritur kullat e tyre të ngujimit më të larta se sa “Mali i Tiranës”?
Kaq i paaftë është ky vend që nuk nxjerr dot një elitë të re të politikës shqiptare, që të mund të kthehet besimi se edhe Shqipëria do të bëhet? Kaq e pranueshme lirisht është largesa e shqiptarëve më rrugët e botës dhe shefi i qeverisë kënaqet kur poston foto të italianëve që vijnë për disa në Shqipëri? Duke i krahasuar me ikjet tona masive?
Nuk e di ai se këto që vijnë pas dhjetë ditëve kthehen, të kënaqur ose jo, ndërsa qindra mijëra vetë që ikën, do të vijnë edhe disa vite, e ndoshta fëmijët e tyre do të kenë vetëm mallin e etërve të tyre? Nuk i thotë gjë askujt se vitin e shkuar, më shumë se 77 mijë shqiptarë morën të drejtën e qëndrimit dhe të punësimit në vendet e Bashkimit Evropian, e që , bashkë me fëmijët e tyre mund të bëhen njëqind mijë.
Si të shpërngulet për një vit e gjithë Shkodra e sotme: E mendoni dot Shqipërinë pa Shkodrën, pa Vlorën, pa Korçën? I vetmi qytet që rritet është Tirana. Deri kur? Do të mund të vijë një ditë që edhe Tirana të rrijë në kuotat e saj. Nga një shkak i thjeshtë: nuk ka kush të vijë.
Është e vështirë të perceptosh një shtet tjetër, pas komunist, që në 33 vite të ketë të njëjtën klasë drejtuese politike. Një populli shtruar është e lehtë të qeveriset.
Ndryshimet kushtetuese të vitit 2008, kur dy shefat u morën vesh për dy minuta, të zhveshin presidentin e vendit nga kompetencat, të bëjnë zgjedhjen e tij si një lojë shahu, të rritin fuqinë e vet duke u kthyer në zotët e politikës së përjetshme – vetëm kaq?
Të rritësh fuqinë tënde nuk do të thotë të përpiqesh të bësh grusht shteti kur nuk je në pushtet; nuk do të thotë të lash duart si Pons Pilati kur njeriu yt më i afërt në pushtet arratiset nga Shqipëria, kur të arrestohen ministra e zëvendës, dhe, në pritje, dosje të tjera që porsa janë hapur. Ka përgjegjësi individuale, por edhe drejtuese. Për njeriun që ke zgjedhur me gisht, pavarësisht se dihej se çfarë bënte dhe njihej pasuria e tij, të paktën duhet të kërkosh ndjesë. Se institucionin e dorëheqjes nuk e njeh askush. Edhe ai që e njohu, më tepër duket se e shiti!
Nuk mund të shemben kullat e oligarkëve, nëse më parë nuk shemben kullat e politikës. Të parat janë të mbështetura nga të dytët. Të dytët ushqehen pastaj nga paratë e të parëve.
Më gjeni një njeri që qëndroi më shumë se katër vite në politikë dhe nuk është i pasur? Nuk ka vilën e tij në bregdet? Nuk ka fëmijët në shkollat elitare jashtë vendit? Tre fëmijët e Ilir Metës e gjezdisen Londrën më shumë se sa Skraparin, që ndoshta as nuk e njohin. Po të tjerët? Korbi, korbit , nuk ia nxjerr sytë!
Kulla e re e Tiranës, jam i bindur, do të ngrihet. Ashtu si jam i bindur se kush qëndron pas saj. Por kullat e politikës do të bien vetëm kur ata të duan vetë… e si duket nuk kanë mend të bien!
—–
©Copyright Gazeta DITA
Ky artikull është ekskluziv i Gazetës DITA, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar DITA dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

FARAONI RRAMASAIS:
Nga e Hena ne te shtune
Meloni ishte tek Une
Nga e shtuna ne te Djele
Jam pushim Karagjyzel
Nuk e rruaj per Greqi
Se kam Vucon ne Serbi
Erdoganin ne Turqi
Kam Olafin n`Gjermani
Kam Borrela kam Lajcaker
Kam Michella,Stanislaver
Kam dhe nje luvgat nga varri
Xhebrahil Escobari
Italia dhe Meloni
Si Xhulieta nga Veroni
Une i djegur nga pasioni
Si Romeo poshte ballkoni.
Mos kujtoni se s`kam tjeter
Kam edhe nje mik te vjeter
Ne Paris kam doren tone
Presidentin Makaron.
Belleri ne burg te rrij
Se ka bere hajduteri
I pangopur si Ari
Bleu vota shpi ne shpi
Miku im Micotaqi
Mos u bej kaq farmaqi
Per Bellerin nje tru peshk
Djeg Jorganin per nje plesht.
Nga e Hena ne te Enjte
Te gjithe vjedhin per vehte
Nga e Premtja ne te shtune
Vjedh Ay qe dua Une,
Micotaqis miku im
Belleri punoi qesim
Kusuret t`i mbaje per vete
Pae vodhi diten e Premte?
Pordhë,pordhë
nga ISTIKAMI
Pordhe pleqsh
Bedri ISLAMI !?
Kush akoma ndihet shqiptar
dhe di ç’far eshte nfjala KRIM
Poqese i kan ngel pakeze tru
kupton qe .eshte sinonim i EDVIN!
Pas 3 dekadash pa Zot e shtet
ish Shqipnia ‘shprehje GJEOGRAFIKE’
Kthyer ne ne çiflig te krereve te ISIS
‘Tre moskeDhjere’:EDvin-Sali-LIKE!
Pas 30 vjetesh ‘SS’-Serbi Sali
eshte kadaver ,idhull pa KRENA
Pandemija qe po zhduk sKiptaret
jane EDvini me Xen ‘sy PESHKAQENA’!
Kush idjot s’kupton akoma pas 3 dekadash
dreken qe shtron ‘kali Trojes’ ne GREQI
Shqip:”Kerkuam 30 vjet ‘kurve Europen’
ngelem pa Ballkan e pa SHQIPERI!
Dhe tere kreret e krimit korrupsionit
tashme kane nje emer e nuk ështe ENVERI
Por jane buratine agjenturash xhihadiste
biberaj berish Beogradi,EDvin-‘THONJPAPRERI’!
Fazlliqi eshte Haxhi Qamili ne versionin poet, jepi Xhikeeee hahahahahahahaaaaaaaaaaaaa
OK B.ISLAMI:
1.Si ushtarak që kam kën para hapjes në “KAL” të Saliut Fatkeqsi Kombëtare-Politiqën,Ju citoi se “.. DERRI NUK VRITET ME ÇIFTE..” Që do të thot edhe me argumentet e Tua shumë reale.
2.Shpesh kam argumentuar se..FATKEQSIA NR.1 ËSHTË SB DHE NR.2 ËSHTË DREJTËSIA E TREDHUR PREJ TIJ 92 100 % DHE NR.3 MEDJET E KAPURA PREJ TIJ 99 %.
3.Nëse E Rama qëndron në pushtet për 3 mandate edhe pse me disa të arrestuar për korrupsion dhe,mundet 4,5..Arsyeja është:
•Për ER nuk ka dosje krimi me zë e figurë siç ka për opozitarët 33 vjeçar me 101 dosje në sirtarët e SPAK.
•Edhe nëse ER kërkon të ikë..nuk e lejon SHBA+BE(Them unë),Pasi nuk mundet që Shqipëria në NATO ti dorëzohet Sb,Im,Lb..3 POLITIQËNVE MË KORRUPTIV QË KA NJOHUR SHQIPËRIA NË 111 VITE SHTET.Dhe siç shihet nuk ka një person tjetër në të gjitha krahët e politikës që të udhëheqi vëndin.Ndaj njërzit ikin e ikin nga syt këmbët..!
•Në Shqipëri nuk ka OPOZITË.Por nië bandë hajdutësh,Koministësh e spiunesh që Sb i mblodhi kur kishte nevoi për të rrëzuar KOMINIZMIN E VDEKUR ME E.HOXHËN,Me Ramizin që futi në burg për kafet e pira me Nexhmien.. për të dal vet në krye të një PARTIE MË SHUMË SE KOMUNISTE,Duke zbatuar KATOVICËN..!
•Kështu,Sb zbatoi taktikën PËRÇA E SUNDO,VERIU KUNDËR JUGUT,KANUNIN E LEK DUKAGJINIT,TEORIN SHOCK të shkatërrimit të pasurisë Kombëtare të 46 viteve mbi 350 mild.$.Dhe nga 1992-2023 lëshoi në VARR MBI 20.000 të vrarë me urdhërin e tij dhe jo me dorën e tij.Ndaj,Sb thot..” UNË JAM SB OR BUDOLLEJ.” Ky është Sb që DASH e futi në listën e zezë.Por vetën kaq.Ndërsa Ai dhe Dhkodrani i SPAK Arben Kraja i kërkojnë fakte DASH,Kur faktet janë ATY..!Dhe Sb rreket me DASH,ANGLINË,SPAK+GJKKO,90 % TË POPULLIT.
4.Dhe vim tek FATKEQSIA NR.2:
-Drejtësia ka vdekur që në 1992 dhe nuk bëhet më..lëre seç thot SHBA..e cila investon dhe e monitoron.
-Nëse DASH po kërkon arrestimin e peshqve të mëdhej,e ka fjalën pikë sëpari për Sb dhe së dyti për LikeSpiunin..!
• Athere Pse SPAK+BKH+GJKKO nuk zbaton direktivën Amerikane..!?
• Arsyeja është shumë e thjeshtë:
1.Nuk kërkon një trazirë të dytë më ballkan..e para Kosova me një Sali të dytë në krye kundër SHBA+BE.
2.Se DREJTËSIA(Si më lartë)KA FRIKË NGA LEPURI..e jo më nga një KUÇEDËR ME SHUMË FIJE TË LIDHURA ME ARMIQT E DHQIPËRISË në më shumë se 100 vite..!
•Dhe rati me GREQINË që ju argumentuat është një i tillë..!
-Të tjerat..janë shumë dhe duhen volume të tëra,Shumicën DITA i ka sqaruar.
-FLM BI DITA.
OK B.ISLAMI:
1.Si ushtarak që kam kën para hipjes në “KAL” të Saliut Fatkeqsi Kombëtare-Politiqën,Ju citoi se “.. DERRI NUK VRITET ME ÇIFTE..” Që do të thot edhe me argumentet e Tua shumë reale..!
2.Shpesh kam argumentuar se..FATKEQSIA NR.1 ËSHTË SB,NR.2 ËSHTË DREJTËSIA E TREDHUR PREJ TIJ 92 100 % DHE NR.3 MEDJET E KAPURA PREJ TIJ 99 %-2005.
3.Nëse E Rama qëndron në pushtet për 3 mandate edhe pse me disa të arrestuar për korrupsion dhe,mundet 4,5..Arsyeja është:
•Për ER nuk ka dosje krimi me zë e figurë siç ka për opozitarët 33 vjeçar me 101 dosje në sirtarët e SPAK.Nuk mundet të arrestohet babai se futet në burg i biri..Si në Komunizmit..!
•Edhe nëse ER kërkon të ikë..nuk e lejon SHBA+BE(Them unë),Pasi nuk mundet që Shqipëria në NATO ti dorëzohet Sb,Im,Lb..3 POLITIQËNVE MË KORRUPTIV QË KA NJOHUR SHQIPËRIA NË 111 VITE SHTET.Dhe siç shihet nuk ka një person tjetër në të gjitha krahët e politikës që të udhëheqi vëndin.Ndaj njërzit ikin e ikin nga syt këmbët..!
•Në Shqipëri nuk ka OPOZITË.Por nië bandë hajdutësh,Koministësh e spiunesh që Sb i mblodhi në 92 kur kishte nevoi për të rrëzuar KOMINIZMIN E VDEKUR ME E.HOXHËN,Me Ramizin që futi në burg për kafet e pira me Nexhmien.. për të dal vet në krye të një PARTIE MË SHUMË SE KOMUNISTE,Duke zbatuar KATOVICËN..!
•Kështu,Sb zbatoi taktikën PËRÇA E SUNDO,VERIU KUNDËR JUGUT,KANUNIN E LEK DUKAGJINIT,TEORIN SHOCK të shkatërrimit të pasurisë Kombëtare të 46 viteve mbi 350 mild.$.Dhe nga 1992-2013 lëshoi në VARR MBI 20.000 të vrarë me urdhërin e tij dhe jo me dorën e tij.Ndaj,Sb thot..” UNË JAM SB OR BUDOLLEJ.” Ky është Sb që DASH e futi në listën e zezë.Por vetën kaq.Ndërsa Ai dhe Shkodrani i SPAK Arben Kraja i kërkojnë fakte DASH,Kur faktet janë ATY..!Dhe Sb rreket me DASH,ANGLINË,SPAK+GJKKO,90 % TË POPULLIT.
4.Dhe vim tek FATKEQSIA NR.2:
-Drejtësia ka vdekur që në 1992 dhe nuk bëhet më..lëre seç thot SHBA..e cila investon dhe e monitoron
ATË..!
-Nëse DASH po kërkon arrestimin e peshqve të mëdhej,e ka fjalën pikë sëpari për Sb dhe së dyti për LikeSpiunin..!
• Athere Pse SPAK+BKH+GJKKO nuk zbaton direktivën Amerikane..!?
• Arsyeja është shumë e thjeshtë:
1.Nuk kërkon një trazirë të dytë në ballkan..e para Kosova me një Sali të dytë në krye kundër SHBA+BE.
2.Se DREJTËSIA(Si më lartë)KA FRIKË NGA LEPURI..e jo më nga një KUÇEDËR ME SHUMË FIJE TË LIDHURA ME ARMIQT E SHQIPËRISË në më shumë se 100 vite..!

5.800 TV E PORTALE I KA KAPUR SB-2005.E.RAMA NUK KA ASNJË.A është zotësi e S.Berishës që ka kapur 2 pushtetet kryesore GJUHË-GJATË DHE TË ARRESTIMIT..? PO.
6.Në 2025 edhe pse do humbi zgjedhjet 100 % përsëri,Sb nuk ikën nga copa e partisë që do krijoi nga frika e sekuestros së pasurisë familjare..dhe të HA-LE-ATËVE.
7.Dhe pas vdekjes natyrale,Sb do i ngrihet busti ku do Ai.Askush nuk i ndal militantët e tij vandal…që i ngre në kup të qiellit..” Me militantët e Laçit e të Mamurrasit e rrëzoi qeverinë e PS për 7 minuta..!
-Të tjerat..janë shumë dhe duhen volume të tëra,Shumicën DITA i ka sqaruar.
-FLM BI,DITA.
O Ethem Bolja ti kujton se po ta postosh hajvanllekun 3 here behte gje e mençur. O Ethem, o debil.
@¿? – E cudi mor burr’, keta idiotet marrin perher gra te mira e te bukura. Ne te mencurve se ku na bin ca gra debile….
hahahahaaaaaaaaahaaaaaaaaaahaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaa
Kur u martua ky “ky i mencuri”,dergoi njerez tek une te pyesnin per nusen.
-Qytetare jane keta te fisit te nuses?
-Po,i thashe.-Ju kemi dhene shpirt.
@lato hahahahahahahaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaa